ATV

Category: Lajme

  • Pyetet për Hashim Thaçit dhe Njësitin BIA, detaje nga dëshmia e Remit në Hagë

    Pyetet për Hashim Thaçit dhe Njësitin BIA, detaje nga dëshmia e Remit në Hagë

    Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Njësiti BIA i UÇK-së, i udhëhequr nga Salih Mustafa, ka mundur t’i raportojë atij dhe shtabit të tij.

    Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të mërkurën, Remi ka deklaruar se Njësiti BIA i UÇK-së është ndarë nga UÇK-ja në një moment të caktuar.

    “Zonja prokure, njësia BIA dhe brigada 153 është një shoqëri. Por, njësia BIA ka qenë e themeluar para brigadës. Unë besoj se kjo njësi ka ndihmuar në formimin e Brigadës 153. Ka qenë me ndikim nga LKÇK-ja. Ne kemi pasë kujdes me propozimet që vinin nga LKÇK-ja sepse donim t’i mirëmbanim brenda UÇK-së”, ka thënë ai.

    Prokurorja e ka pyetur Remin: “Pra, ju nuk ju kujtohet që Njësia BIA është ndarë nga Brigada 153?”.

    “Janë ndarë por nuk e di momentin kur janë ndarë. E di që Njësia BIA ka qenë njësi e veçantë që ka mundur t’i raportojë Zonës Operative të Llapit, mua dhe Shtabit tim”, është përgjigjur Komandant Remi.

    Mustafa është pyetur edhe për Hashim Thaçin. Ka thënë se atë e ka takuar në Likovc.

    “Ju keni thënë e njihja Hashim Thaçin sepse e kisha takuar njëherë më përpara, kur Kadri Kastrati, zëvendësi im u kyç në luftë. Ne kemi parë njëri tjetrin në Drenicë. A është e saktë kjo? A ju kujtohet se kush tjetër ka qenë i pranishëm në atë rast?”, e ka pyetur prokurorja, Remin.

    Remi ka thënë se në Likovc, përveç Hashim Thaçit, kishte takuar edhe bashkëluftëtar të tjerë.

    “Likovci ka qenë qendër e UÇK-së. Aty ka pasur shumë bashkëlkuftëtar. Ka mund të jetë edhe ndonjë tjetër. Por e rëndësishme që unë objektiv e kam pasur takimin e Kadri Kastratit dhe marrjen e tij në zonën time”, ka thënë Remi.

  • E mitura nisi bashkëjetesën me një mashkull, Policia e kthen në shtëpi

    E mitura nisi bashkëjetesën me një mashkull, Policia e kthen në shtëpi

    Policia e Kosovës ka kthyer në shtëpi një të mitur nga Rahoveci, e cila kishe nisur bashkëjetesën me një mashkull.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ishte raportuar se vajza kishte dalë nga shtëpia dhe se e njëjta ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin.

    “Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Vuçiq për sanksionet amerikane ndaj Vulinit: “Kokaina nuk u gjet në xhepin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë”

    Vuçiq për sanksionet amerikane ndaj Vulinit: “Kokaina nuk u gjet në xhepin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë”

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas vendosjes së shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin, në listën e zezë të Amerikës.

    Vuçiq ka thënë se sanksionet ndaj Vulinit nuk u venodsën për ndonjë krim apo për korrupsion, por për shkak të marrëdhënieve të tij me Rusinë.

    Më tej, ai ka thënë se kokaina nuk është gjetur në xhepat e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë.

    “Kokaina nuk u gjet në kabinetin e Vulin, por në Shtëpinë e Bardhë, ata kanë disa hetime për t’u marrë.” Por është shumë e rëndësishme të bëhet një hetim, mendoj se ka ndonjë anëtar të përgjithshëm që e përdorin për të shkruar diçka,” – tha Vuçiq i pyetur nëse Vulin do të mbetet në pozitën e kreut të BIA-s dhe a do të merren organet kompetente pas akuzave ndaj tij, raporton mediumi serb, Danas.

    Tutje, Vuçiq ka paralajmëruar se: “nesër ai do të diskutojë thellësisht të gjitha këto, qëndrimin e tij dhe qëndrimin e shtetit të Serbisë”.

    Kujtojmë se Vulin është futur në listën e zezë të Amerikës për shkak të përfshirjes në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe abuzimin me postet publike”.

  • Remi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

    Remi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

    Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale.

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dje dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

  • Digjet një shtëpi në Mitrovicë

    Digjet një shtëpi në Mitrovicë

    Një shtëpi është djegur të martën në Mitrovicë.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pronari i saj gjendet jashtë vendit.

    Bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.

    “Njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime.

  • Ministria e Financave nis hapjen e Zyrave të Pensioneve nëpër lokalitete të ndryshme

    Ministria e Financave nis hapjen e Zyrave të Pensioneve nëpër lokalitete të ndryshme

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se ka filluar hapjen e Zyrave të Pensioneve nëpër lokalitete të ndryshme, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për pensionistët në qendrat më të vogla të banimit.

    Sipas njoftimit, këto zyre synojnë shmangien e udhëtimit të pensionistëve nga këto lokalitete në qytetet e mëdha dhe marrjen e shërbimeve afër vendbanimit të tyre.

    “Sot është hapur zyra e parë e tillë në Mamushë, në bashkëpunim me Komunën e Mamushës, komuna e cila ka siguruar hapësirën e nevojshme për këtë zyre”, thuhet në komunikatën e MF-së dërguar mediave.

    “Kjo zyre fillimisht do të jetë e hapur së paku 2 ditë në muaj me orar të plotë dhe do të ofrojë shërbime për mbi 300 pensionistë që gjinden në këtë Komunë si dhe në fshatrat përreth kësaj komune siç Medveci, Napëërbishti dhe fshatrat tjera”, thuhet tutje. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të vazhdojë hapjen e zyrave të tilla edhe në komunat tjera të Republikës së Kosovës, për të lehtësuar ofrimin e shërbimeve për të gjithë pensionistët

  • Zhduket një grua në Viti

    Zhduket një grua në Viti

    Policia e Kosovës njoftoi se është raportuar që një grua është zhdukur në Viti që nga dita e martë.

    “Me datën 11.07.2023 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

     

  • Kusari-Lila tregon si e ka mësuar gjuhën serbe

    Kusari-Lila tregon si e ka mësuar gjuhën serbe

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ditëve të fundit ka qenë një ndër temat kryesore në media, për shkak të publikimit të përgjimeve nga gazeta Nacionale të bisedave të saj me ish-deputetin e Listes Serbe Slavko Simiq.

    Në këto audio incizime, ajo dëgjohet duke folur në gjuhën serbe.

    E ftuar në emisionin CONTEXT në ATV, ajo ndër të tjera, ka treguar edhe historikun se si e ka mësuar gjuhën serbe.

    “Unë në Kuvendin e Kosovës kam mbajtur fjalim në gjuhën serbe. Unë nuk turpërohem se flas gjuhën serbe. Në fakt e kam përvetësuar gjatë fëmijërisë time që jam rritur në pjesë, nuk jam rritur në Gjakovë. Si fëmijë jemi transferuar për shkak të punës së babit në Pejë. E kam mësuar gjuhën, në fakt pa vetëdije në komunikim me fëmijët që kemi jetu në një bllok banesor që kanë qenë të komunitetit malazez, një vajzë me të cilën kemi shku edhe në shkollën e njëjtë, dhe prej aty e kam ripërseritë, e kam rimësu gjuhën kur kam fillu punën në institucione, për arsye të nevojës së komunikimit dhe vlerës që ka një gjuhë, pa marrë parasysh gjuhë e kujt është dhe ky komunikim nuk është ndalë tek unë”, ka treguar ajo.

    Kusari-Lila thotë se nuk ndihet e turpëruar që flet gjuhën serbe dhe se për të, njohja e një gjuhe është vlerë.

    “Në mënyrën dhe formën se si unë komunikoj, është për arsyen se unë mendoj se njohja e një gjuhe është vlerë, nuk është turp edhe anatemomi në këtë mënyrë i formës së gjithçka që del, unë e kuptoj që vjen prej një procesi që është i ushqyer fillimisht me krejt atë që kemi pasur si traumë të luftës dhe pastaj me manipulim të asaj sipas tekeve. Do me thënë, nëse ne na pëlqen, nëse ne kemi bashkëpunëtorë dikën, mundemi me komuniku, ndërsa për publik flasim diçka tjetër. Unë besoj në vlerat liberale, individuale të respektimit të vlerave të secilit njeri, por gjithashtu edhe në përgjegjësinë e secilit në veprimet që i bëjnë”, është shprehur Kusari Lila. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

    Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.

    “Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së për Tanjug kur u pyet se si e komenton situatën në veri.

    Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova ka rënë dakord që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri për 25 për qind.

     

  • Javën e ardhshme takimi i Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

    Javën e ardhshme takimi i Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë në Bruksel.

    “Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim për REL në gjuhën serbe.

    Pritet që palët të pajtohen për hapat e ardhshëm që do të mundësojnë zbatimin e plotë të këtyre marrëveshjeve pa vonesa të mëtejshme, ka shtuar ky zyrtar.

    Duke iu referuar takimit joformal që Miroslav Lajçak ka pasur me Besnik Bislimin në Bratislavë të hënën më 10 korrik, burimi i REL ka thënë se është arritur një marrëveshje për hapat e parë prioritar të Kosovës në të tri fushat.

    Sipas zëdhënësit, kjo do të thotë se Kosova menjëherë zvogëlon praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, se rregullisht kryen vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe KFOR-in dhe, nëse është e nevojshme, vlerëson mundësinë e reduktimit të mëtejshëm të pranisë së tyre.

    Kjo gjithashtu nënkupton që Kosova nuk ndërmerr asnjë hap që mund të përshkallëzojë situatën, si dhe të punojë për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe të vendosë kornizën e nevojshme ligjore që ato të ndodhin.

    Takimi i paralajmëruar për javën e ardhshme do të jetë i pari që nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.