ATV

Category: Lajme

  • Gjatë gushtit nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, Durmishi flet për projektet në rajonin e Dukagjinit

    Gjatë gushtit nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, Durmishi flet për projektet në rajonin e Dukagjinit

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se me anulimin e projektit për autostradën e Dukagjinit, ia kanë shpëtuar 150 milionë euro buxhetit të shtetit, teksa njoftoi se gjatë muajit gusht pritet të nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, përcjell Telegrafi.

    Durmishi gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, foli për shkeljet që kishin gjetur në projektet për autostradën e Dukagjinit.

    “Ju e dini që ne e kemi anuluar projektin e autostradës të tipit të mbyllur Kijevë- Zahaq, sapo ne kemi ardhur në pushtet. Pas një auditimi që i është bërë vendimit të shpronësimit, nga 8 milionë euro që ka qenë vlera për shpronësime ka arritur në 22 milionë”, tha ai.

    Durmishi sqaroi se anulimi i autostradës është bërë për shkak se kanë gjetur një projekt për zgjerimin e rrugës ekzistuese.

    “Ministria e Financave e ka anuluar, ne kemi anuluar autostradën, sepse e kemi gjetur një projekt që zgjerimi i rrugës ekzistuese kushton maksimumi 90 milionë, euro, ndërsa aty kemi pasur 200 milionë kredi, 40 milionë shpronësime, si rrjedhojë 150 milionë euro shpëtojmë. Do të bëhet zgjerimi i rrugës, kemi kryer të gjitha procedurat, nga fundi muajit fillojnë punimet. Fillimisht deri në Dollc, pastaj vitin tjetër vazhdojnë punimet” tha mes tjerash ai.

    Durmishi theksoi se e kanë shumë të rëndësishme të përfundojnë zgjerimin e rrugës deri në Dollc, ndërsa njoftoi se janë duke punuar edhe në rrugën për Gjakovë.

    Duke folur për autostradën për Gjakovë, Durmishi tha se ministria e kaluar e udhëhequr nga Pal Lekaj i kishte nisur punimet pa projekt.

    “Ka probleme, sepse nuk kemi mundur t’i zgjidhnim të gjitha problemet. Kijevë-Gjakova ka filluar rruga pa projekt. Nuk i plotëson kriteret për tu bërë rrugë me katër korsi, projekt politik, elektoral”, pohoi ai.

    Në intervistën e dhënë për emisionin “Përballje”, Durmishi foli edhe për projekte tjera infrastrukturore me rëndësi, shkruan Telegrafi.

  • Kurti e falënderon Mehajn për kontributin: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë

    Kurti e falënderon Mehajn për kontributin: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë i ka uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, raporton Ekonomia Online.

    Kurti po ashtu falënderoi ish-ministrin Armend Mehaj për kontributin dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij.

    “E falënderoj edhe një herë përzemërsisht për kontributi ish-ministrin Armen Mehaj ndërkaq bashkëshortes i dëshiroj shërim të plotë”.

    Sëmundja e gruas, arsye për dorëheqjen e Mehajt

  • 41 emigrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Itali

    41 emigrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Itali

    41 emigrantë kanë vdekur në një mbytje të anijes në ishullin italian të Lampedusa, thanë të mbijetuarit për mediat lokale.

    Një grup prej katër personash që i mbijetuan katastrofës u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe ishte fundosur rrugës për në Itali.

    Katër të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, arritën në Lampedusa të mërkurën.

    Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë.

    Autoritetet tuniziane thonë se Sfax, një qytet port rreth 80 milje (130 km) nga Lampedusa, është një portë e njohur për emigrantët që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në Evropë.

    Ditët e fundit, anijet italiane të patrullimit dhe grupet e bamirësisë kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë që kanë mbërritur në Lampeduza.

  • Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës

    Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës

    Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në vlerë prej mbi 250 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

    “Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u votua unanimisht.

  • Gashi kërkon që Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

    Gashi kërkon që Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të ndërkombëtareve ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova nuk duhet që të jetë nën sanksione ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë të gjitha lëshimet por ende nuk i janë hequr Kosovës sanksionet.

    “Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet. Kosova nuk duhet që të jetë në sanksione ndërkombëtare. Është gabim strategjik dhe politik”.

    “Kryeministri Kurti ka menduar që këto punë janë hajgare. Është vështirë me ardhë deri të sanksionet por është edhe më e vështirë me ardhë deri tek heqja e sanksioneve. Tash edhe i ka ba krejt lëshimet edhe i ka sanksionet”.

  • Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat

    Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat

    Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme, do të rifillojë gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në Hagë, pritet të vazhdojnë dëshmitë e dëshmitarëve të radhës.

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve sipas kalendarit parashihet të mbahet nga data 14,15,16 dhe 17 gusht duke vazhduar tutje nga 28, 29 dhe 30 gusht.

    Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vitesh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

    Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

    Ata janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

    Deri më tani ndaj Thaçit dhe të tjerëve kanë dëshmuar 15 dëshmitare.

  • Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

    Sipas një komunikate drejtuar mediave, thuhet se të dyshuarit përmes rrjetit social ‘’Tik Tok’’ kanë mashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale.

    “Sot, me datën 09.08.2023, është zbatuar Plani Operativ përkatës ku hetuesit e S.H.K.E, në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e shtëpisë së personit të dyshuar F.S. dhe njëkohësisht i dyshuari është arrestuar. Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S.”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Tutje, Policia njoftoi se me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan është iniciuar rasti ’Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së dhe dy të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje për 48 orë./atvlive.tv/

  • Kurti kritikon sistemin e drejtësisë: Vettingu është zgjidhja

    Kurti kritikon sistemin e drejtësisë: Vettingu është zgjidhja

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

    Kryeministri Kurti tha se persona të ndryshëm me precedentë penal lëvizin lirshëm si pasojë e ngecjes së sistemit të drejtësisë.

    Ai para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri dhe vettingu është zgjidhja.

    Kurti e mirëpriti edhe letrën e ligjvënësve evropian dhe amerikan drejtuar Brukselit zyrtar dhe Uashingtonit, ku theksohet mbështetja ndaj Kosovës dhe kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë.

  • Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një person

    Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një person

    Një person është sulmuar me thikë dje në Prishtinë. Policia ka informuar se të lënduarit i është ofruar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person.

    “Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

    Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

  • Sulmohet një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Vushtrri

    Sulmohet një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Vushtrri

    Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një pjesëtarë i tyre është sulmuar fizikisht pas mesnatës, në qytetin e Vushtrrisë.

    Sipas raportit të policisë ky sulm kishte ardhur si pasojë pasi të dyshuarit kishin refuzuar që t’i binden urdhrit të Policisë së Kosovës, ku me ç ‘rast njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime.

    “Vushtrri, 08.08.2023 – 00:30. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj  kosovarë,  pasi që nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor e më pas njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Tutje, Policia njoftoi se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.