ATV

Category: Lajme

  • Senatori amerikan Reed shkon në KFOR, komandanti Ristuccia e informon për situatën në terren

    Senatori amerikan Reed shkon në KFOR, komandanti Ristuccia e informon për situatën në terren

    Senatori amerikan, Jack Reed, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare sot ka shkuar në një vizitë te komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

    Për këtë vizitë ka njoftuar KFOR në Tëitter, duke thënë se në takim Ristuccia e ka informuar senatorin për situatën në rajon.

    “Senatori i Shteteve të Bashkuara për Rhode Island Senatori Jack Reed i bëri një vizitë te komandanti i KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë. Gjatë takimit gjenerali Ristuccia e informoi mysafirin e nderuar për situatën e përgjithshme në terren dhe aktivitetet e KFOR-it”.

    Gjatë vizitës së djeshme që pati në Kosovë, senatori amerikan Jack Reed, ka thënë se mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës në vitin 1999 për çlirim dhe pavarësim, ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti.

    Reed është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila e ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

  • “Bon Vivant” reagon pas vdekjes së personit që u plagos në lokal, nis fushatë kundër dhunës

    “Bon Vivant” reagon pas vdekjes së personit që u plagos në lokal, nis fushatë kundër dhunës

    Lokali “Bon Vivant”, në të cilin javën e kaluar si pasojë e plagosjes, ka ndërruar jetë një person, ka dalë sot me reagim.

    Në njoftim është potencuar se janë të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në “Bon Vivant” dhe se janë thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve.

    “Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me një thirrje të fuqishme, i drejtohemi sipërmarrësve, stafit dhe çdo qytetari: dhuna dhe krimi nuk kanë qenë dhe as nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë ose kudo në Kosovë. BonVivant, një vend si shumë të tjerë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën, ka 40 puntorë në stafin e tij, të cilët janë të përkushtuar për të promovuar kulturën e civilizuar, ku njerëzit vijnë jo për të takuar dhe përballuar me të panjohurën e frikshme, por për të argëtuar dhe për të shijuar përparësitë e një jete kulturore të mirëfilltë, ku hapësirat, muzika, shërbimi dhe produktet krijojnë mundësi për ndërveprim dhe harmoni. Kohët e fundit, dhe veçanërisht këto ditë, po shohim një përshkallëzim të dhunës që po prek çdo sferë të jetës, pa dallim moshë dhe vendndodhje. Kjo po ndodh në lokale, në rrugë, në trafik, praktikisht kudo.”, është bërë e ditur nga faqja zyrtare e lokalit “Bon Vivant” në facebook.

    Po ashtu, është theksuar se “Bon Vivant” do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës “Bon Vive”.

    “BonVivant ka ndjekur me vëmendje debatin dhe kritikat publike, që në disa raste kanë ofruar reagime të shpejta dhe radikale për zgjidhjen e kësaj situate. Në disa raste, kritika është shndërruar në një lojë ku fajësia shpërndahet pa ndonjë qëllim konstruktiv. Ky lloj reagimi nuk sjell zgjidhje dhe kulturë të qëndrueshme. Ne duam të ndryshojmë këtë model dhe të krijojmë një jetë të pasur dhe të diversifikuar kulturore në Prishtinë.

    Të dashur lexues, klientë dhe bashkëqytetarë, Me qëllim që të mos qëndrojmë pasivë ndaj kësaj situate dhe të mos jemi indiferent ndaj atyre që e shohin të panjohurën në lokale, rrugë dhe sheshe si diçka të frikshme dhe kriminale, BonVivant do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës, “Bon Vive”.”, ësht% bërë e ditur tutje.

    Në thelb të fushatës “Bon Vive”, sipas njoftimit, do të jenë tri veprime të CSR (Corporate Social Responsibility) të BonVivant, si një pjesë e pandarë e identitetit të kulturës dhe jetës civile në kryeqytet.

    “* Do të krijojë një fond donacioni, i cili do të mbushet me një pjesë të fitimit të disa produkteve dhe shërbimeve, si dhe nga kontributet e klientëve. Lokalet të tjera të gastronomisë në Prishtinë që kanë vullnet dhe besim do të inkurajohen të bashkohen me këtë fond.

    * Një ditë të caktuar në vit, BonVivant do të ofrojë falas një program të pasur për një numër të kufizuar të studentëve nga Shkolla e Mesme e Kryeqytetit, të cilët kanë treguar sjellje të mirë dhe arritje të shkëlqyera.

    * Do të inkurajojë Shoqatat Joqeveritare të Rinjëve që të menaxhojnë fondin donacioni, me synimin që të ardhurat të shkojnë tek ata që japin shembull të tolerancës dhe kundër-dhunës.

    Për fund, dikur në kryeqytetin tonë, si dhe në shumë qytete të Evropës, kafeteritë, restorantet ishin vende ku njerëzit komunikonin lirisht me të njohurit dhe të panjohurit, duke ndarë mendime dhe krijuar mundësi të reja. E panjohura nuk ishte sinonim i dhunës dhe frikës.Prandaj, BonVivant do të vazhdojë të promovojë një kulturë ku njerëzit mblidhen për të shijuar jetën dhe për të pasur një eksperiencë të mirëfilltë gastronomike . BonVivant, së bashku me shumë lokale të tjera të gastronomisë, kanë bërë Prishtinën një destinacion tërheqës për qytetarët nga e gjithë Kosova dhe për vizitorët nga jashtë, pa dallime. E panjohura nuk duhet të përshkruhet si frikësuese në Prishtinë dhe në Kosovë nuk do të jetë kurrë!”, është bërë e ditur tutje nga lokali “Bon Vivant”.

    Ndryshe, një person ka vdekur sot si pasojë e plagosjes të premten (4 gusht) në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Sipas Policisë, në “Bon Vivant” katër persona janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa, 17 janë lënduar nga thyerja e gotave-shishave të qelqit. Lidhur me rastin, një person i dyshuar gjendet në arrati./KosovaPress

  • OBSh-ja po gjurmon variantin e ri të koronavirusit “EG.5”

    OBSh-ja po gjurmon variantin e ri të koronavirusit “EG.5”

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se është duke gjurmuar variante të shumta të koronavirusit, duke përfshirë llojin e quajtur EG.5 që po përhapet në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    “OBSH aktualisht po gjurmon disa variante të COVID-19 duke përfshirë EG.5, për të cilin po publikojmë një vlerësim të rrezikut sot,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

    “Mbetet rreziku i shfaqjes së një varianti më të rrezikshëm që mund të shkaktojë një rritje të papritur të rasteve dhe vdekjeve”, shtoi Tedros.

    EG.5 është një nënvariant i variantit Omicron shumë të transmetueshëm.

    Për më tepër, ai njoftoi një seri rekomandimesh të cilat janë në fuqi për të gjitha shtetet nga e mërkura deri më 30 prill 2025.

    Rekomandimet i nxisin kombet që të vazhdojnë të publikojnë të dhëna për COVID-19, duke përfshirë vdekjet dhe rastet, duke iu përmbajtur programeve të vaksinimit dhe duke siguruar qasje të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive./AA/

  • Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve

    Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve

    Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut po zhvendoset përsëri në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 103.21 lekë. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar, kur u shënua rritja e fundit domethënëse, pas sinjaleve të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

    Javën e kaluar, guvernatori Gent Sejko, paralajmëroi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbiçmimin e lekut në kursin e këmbimit valutor. Në vijim, Banka e Shqipërisë zyrtarizoi rritjen e blerjeve të valutës të planifikuara këtë vit, në një kufi të ri prej 300 milionë eurosh, nga 220 milionë euro që ishte limiti i mëparshëm.

    Blerjet e Bankës së Shqipërisë realizohen nëpërmjet ankandeve të programuara dhe zyrtarisht nuk kanë si qëllim ndërhyrjen në kursin e këmbimit, por rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke parë forcimin e shpejtë të lekut këtë vit, Banka e Shqipërisë po e përdor këtë mekanizëm për të tërhequr një pjesë të prurjeve të mëdha të valutës në treg.

    Sidoqoftë, sipas ekspertëve, shuma shtesë prej rreth 80 milionë eurosh që do të blihet nga Banka e Shqipërisë nuk ka shumë të ngjarë të sjellë ndryshime të rëndësishme të raporteve të kursit të këmbimit. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, por megjithatë tendenca rënëse e kursit të këmbimit ka vijuar, shkruan Oranews.

    Agjentët mendojnë se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Nga ana tjetër, edhe rritja më e ngadaltë e kreditimit dhe politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria shqiptare favorizojnë forcimin e lekut.

  • Ndërron jetë ish-Rektor i UP-së, Zenel Kelmendi

    Ndërron jetë ish-Rektor i UP-së, Zenel Kelmendi

    Ka ndërruar jetë Zenel Kelmendi, ish-Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

    Për vdekjen e tij ka njoftuar ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili ka shkruar se ka pasur përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me profesorin Kelmendin në udhëheqjen e UP-së.

    Ai në këtë postim ka ngushëlluar edhe familjen e të ndjerit.

    “Paska ndërruar jetë Prof. Zenel Kelmendi, ish Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Profesor Kelmendi ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës 1999-2004. Kisha përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me Prof. Kelmendin në udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës. U prehesh në paqen e merituar Rektor dhe profesor i nderuar. Ngushëllime gjithë familjes Kelmendi”, ka shkruar ai në Facebook.

  • Ministri Peci: Rendimentet e grurit mund të mbulojnë rreth 70 për qind të tregut

    Ministri Peci: Rendimentet e grurit mund të mbulojnë rreth 70 për qind të tregut

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se niveli i rendimenteve të grurit për këtë vit është rreth 4 ton për hektar, nga 66 mijë sosh sa kanë qenë të mbjella. Ai shtoi se nëse kalkulojnë me numrin e popullsisë ky nivel i grurit mund të mbulojë rreth 70 për qind të tregut vendor.

    Peci, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se s’ka vend për shqetësim sa i përket furnizimit me grurë, pasi edhe ka stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.

    “Këtë vit Kosova ka rekordin e të mbjellave në të gjitha kulturat, posaçërisht në sektorin e drithërave. Mbi 66 mijë hektar janë të mbjella vetëm me grurë, niveli i rendimentit sillen diku afër 4 ton për hektar Nëse i kalkulojmë me numrin e popullsisë dhe standardet ndërkombëtare sa kërkon konsumimi ditor, ne me këto të mbjella nëse e gjithë sasia e grurit dedikohet vetëm për konsum të qytetarëve, mund të themi se kemi diku rreth 70 për qind të mbuleshmërisë së tregut. Mirëpo, ka shumë raste kur fermerët nuk zgjedhin të deponojnë sasinë e grurit, por e përdorin për kafshë ose shpezë. Ajo çka mund të them është se nuk ka vend për shqetësim, tashmë kur kemi edhe një stabilizim të tregjeve ndërkombëtare”, theksoi ai.

    Në anën tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është pikë strategjike e tyre.

    Ajo tha se nuk është përfaqësuese e Bashkimit Evropian për të ditur se kur mund të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por nënvizoi se Kosova i ka ndërmarrë të gjitha hapat që burojnë nga marrëveshja e Bratisllavës për shtensionimin e situatës në veri dhe se tashmë po presin përgjigje nga BE-ja.

    “Një prej pikave kryesore në rrugëtimin tonë strategjik është forcimi i subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe avokimit për të mbrojtur Republikën e Kosovës. Kjo është puna jonë e përditshme në baza ditore që ne komunikojmë me të gjitha shtetet, njohëse dhe jo njohëse që me avancu rolin e Kosovës, por edhe të njëjtën kohë me plasu qëndrimin e Kosovës përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore”, theksoi ajo.

  • Presidentja Osmani dekreton guvernatorin e ri të BQK-së

    Presidentja Osmani dekreton guvernatorin e ri të BQK-së

    Presidentja Vjosa Osmani, sot ka dekretuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Ahmet Ismailin.

    Në njoftim thuhet se presidentja osmani ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.

    “Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

    Ndërkaq, Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent.

    Kjo është biografia e guvernatorit të ri të BQK-së: 

    Ahmet Ismaili ka lindur në Podujevë, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Drejtimin Banka dhe Financa të Fakultetit Ekonomik, ku edhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike në drejtimin Banka dhe Financa.

    Guvernatori në ardhje i institucionit më të rëndësishëm financiar në vend, është 39 vjeçar, i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë bashkë me familjen.

  • Zjarret kanë shkatërruar 7 mijë hektarë tokë gjatë fundjavës në Portugalinë qendrore

    Zjarret kanë shkatërruar 7 mijë hektarë tokë gjatë fundjavës në Portugalinë qendrore

    Një zjarr i cili shpërtheu të premten e kaluar në qytetin Castelo Branco në pjesën qendrore të vendit.

    Zjarret vlerësohet të kenë djegur një sipërfaqe prej 7,000 hektarësh gjatë fundjavës, tha e përditshmja franceze Le Figaro., duke cituar autoritetet përkatëse, shkruan AA.

    Ndërkohë që i gjithë vendi është në gatishmëri të lartë për shkak të zjarreve, zjarrfikësit janë mobilizuar dhe janë gati për të ndërhyrë, thuhet në njoftim.

    Mbi një mijë zjarrfikës u vendosën të hënën për të luftuar flakët në qytetet Ourem (në qendër) dhe Odemira (në jug), njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

  • Zjarr në një shtëpi të kujdesit në Francë, të paktën 9 persona vdesin e 11 të tjerë zhduken

    Zjarr në një shtëpi të kujdesit në Francë, të paktën 9 persona vdesin e 11 të tjerë zhduken

    Të paktën nëntë persona u vranë, ndërsa 11 persona u zhdukën të mërkurën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi kujdesi për personat me aftësi të kufizuara në Francën verilindore, njoftuan mediat lokale.

    Zjarrfikësit evakuuan 17 persona, por 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur, duke përfshirë të paktën një kujdestar, me pjesën tjetër me sa duket banorë në qendër.

    Qendra ishte private e dedikuar për t’u kujdesur për personat me aftësi të kufizuara, e vendosur në qytetin Wintzenheim në departamentin Haut-Rhin, e përdorur nga një grup nga qyteti i afërt i Nancy, sipas transmetuesit France Bleu, shkruan AA.

    Zjarrfikësit morën kontrollin e zjarrit shumë shpejt, por jo përpara se ai të kishte djegur 300 metra katrorë të ndërtesës prej 500 metrash katrorë.

  • Deliu-Kodra: Njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq

    Deliu-Kodra: Njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq

    Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se me bekimin e Milan Radojçiqit, Qeveria po emëron zyrtarë që cenojnë shtetin. Kjo parti opozitare teksa komentoi emërimin e djalit të Radoica Radomiroviq, i cili ishte ushtar serb deri vonë në Rashkë, theksoi se kjo aferë ka implikime direkte në karakterin e shtetit. Në konferencë për media, u prezantua një baner me tri personazhe serbe, që sipas tyre janë vlerësuar nga Qeveria Kurti. Po ashtu u kërkua nga organet ligjzbatuese të hetohet secila veprimtari e protagonistëve të aferës “Zdravo”.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka përmendur emrin e Oliver Ivanoviqit, Millan Radojçiqit dhe Radoica Radomiroviq, ku tha se të njëjtit po vlerësohen nga Qeveria.

    “Dje mediat raportuan edhe për një aderim të ri në institucionet e udhëhequra nga pushteti. Lulëzim Hetimi, kryetar i Leposaviqit nga LVV ka emëruar drejtor të birin e Radoica Radomiroviq, Nikolla Radomiroviq ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë. Prandaj, siç po e shihni tashmë afera ‘Zdravo’, nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe të Albin Kurtit. Por, është një aferë që ka implikime direkte në shoqërinë tonë dhe në shtetin tonë dhe mbi të gjitha në vet karakterin e shtetit tonë”, tha ajo.

    Ajo përmendi edhe audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, ku tha se duhet të jenë të shqetësuar edhe qytetarët e Kosovës.

    “U pa qartë që koordinimi në mes të Albin Kurtit dhe kriminelit Radojçiq është shumë më i thellë, është koordinim shumë i fortë se sa përpjekjet idioteske të koalicionit ‘Zdravo’ për ta minimizuar atë. Mësuam se takimet dhe komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës, për llogari të Albin Kurtit, me kriminelin dhe të kërkuarin nga drejtësia jonë, protagonistin e listës së zezë të ShBA-ve dDeliu-Kodra: Njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq
    he të Mbretërisë së Bashkuar, Millan Radojçiq, kishin qenë takime të rregullta, takime të njëpasnjëshme, jo njëherë, jo dy herë, jo pesë herë, por me dhjetëra herë. Kjo është ana që e cenon karakterin e shtetit dhe institucioneve tona publike, ku një koalicion i udhëhequr nga Albin Kurti e bën punën deri aty sa krerët e institucioneve të takohen e të koordinohen me kriminelë të kërkuar nga drejtësia”, shtoi Deliu-Kodra.

    Më tej, deputetja e PDK-së para gazetarëve shtoi se “Qeveria Zdravo” ka zgjedhur njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq.

    “U pa qartë që ‘Qeveria Zdravo’ ka zgjedhur njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq. Tash është shumë me rëndësi të dihet se kush janë ata persona për të cilët Radojçiq ka pasur votë. Në këtë banerë, i kemi vetëm tre prej tyre të cilët në njëfarë mënyre janë vlerësuar nga kjo qeveri. Pra, kush janë të tjerët që ky kryeministër dhe kjo qeveri i ka emëruar në pozicione të ndryshme me urdhrin e Radojçiq. A janë në krye të policisë, a janë ata në krye të drejtësisë, a janë ata në krye të organeve të pavarura, të agjencive ligj zbatuese? Pse Radojçiq ka pasur votë për ata njerëz, mbi çfarë motivesh dhe mbi çfarë interesash janë mbështetur ata njerëz? Kujt i raportojnë sot, i raportojnë ligjit apo Radojçiqit dhe qeverisë Zdravo”, theksoi ajo.

    Ajo deklaroi se protagonistja e “Aferës Zdravo”, Mimoza Kusari Lila ka mundësi të jetë edhe protagoniste e shumë përgjimeve të tjera për të cilat ka paralajmëruar Simiq.

    “Kërkojmë nga organet ligj-zbatuese të hetojnë secilën veprimtari të protagonistëve të ‘Aferës Zdravo’. Mbi të gjitha ajo që kërkojmë sot, kërkojmë nga organet e sigurisë që të sigurohen që përgjegjësit në krye të institucioneve publike, ata që janë emëruar nga Albin Kurti me bekimin e Radojçiqit të mos jenë duke kryer nga akt antikombëtar, antishtetëror për interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë. Të cilat interesa sot fatkeqësisht mbrohen e realizohen përmes Albin Kurtit, përmes Mimoza Kusari Lilës e përmes Millan Radojçiq”, shtoi ajo.

    Ajo përsëriti edhe kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme, ku theksoi se qytetarët duhet të ndalin “rrugën e turpit”.

    “Kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që qytetarët ta ndalin rrugën e turpit, rrugën e degradimit, ta ndalin rrugën e shthurjes që po bën ‘Qeveria Zdravo’, tash e gati tre vjet. Kërkesa kryesore e PDK-së sot është që të bëjmë përpjekje që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme për të ndalur këtë koordinim të turpshëm, për të ndalur këtë degradim të shtetit, për të ndalur këtë cenim të interesave shtetëror e kombëtar dhe këtë influencë të Radojçiqit dhe koordinim të kriminelëve serbë”, përfundoi ajo.