ATV

Category: Lajme

  • Policia po heton tri vdekje të ndodhura dje, detaje nga raportet

    Policia po heton tri vdekje të ndodhura dje, detaje nga raportet

    Policia e Kosovës po heton tri raste të vdekjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme.

    Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Shtime dhe Mitrovicë të Jugut, raporton Indeksonline.

    Më poshtë raportet e Policisë:

    Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

    Shtime 15.08.2023-18:00. Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

    Mitrovicë Jugu 15.08.2023-15;23. Lidhur me rastin, pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë nga një lartësi, në vendngjarje ka dalur ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti nën hetime.

  • “Ky është njeriu i vetëm që mund ta mposht Aleksandar Vuçiqin”

    “Ky është njeriu i vetëm që mund ta mposht Aleksandar Vuçiqin”

    Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, është i vetmi person në skenën politike të Serbisë që mund ta mposhtë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në zgjedhje, tha nënkryetari i kësaj partie Predrag Marseniq.

    Ai tha se, sipas hulumtimeve, ka rënie të vlerësimit si të Partisë Progresive Serbe ashtu edhe të Aleksandër Vuçiqit, thuhet në një deklaratë të DSS e Re.

    Marseniq tha për televizionin “Nova S” se Jovanoviq ka njohuri dhe cilësi dhe se qytetarët e dinë këtë.

    Sipas tij, opozita duhet të ulet, të bisedojë dhe të bëjë kompromise dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe jo të akuzojë njëri-tjetrin.

    “Aleksandër Vuçiqit po i vjen fundi. Nuk e dimë nëse do të jetë pas një apo dy viti, por largimi i tij politik sigurisht që po afrohet”, theksoi Marseniq.

    Ai tha se DSS e Re beson se duhet ndryshuar qasja ndaj protestës dhe kërkesat e protestës.

    “Kërkesa jonë që në fillim është që Vuçiq të japë dorëheqjen”, theksoi nënkryetari i DSS-së së Re.

    Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq.
  • Dhunohet një vajzë në Gjakovë, policia jep detaje

    Dhunohet një vajzë në Gjakovë, policia jep detaje

    Një vajzë ka raportuar se është dhunuar dhe sulmuar seksualisht në periudha të ndryshme kohore.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:10, në Gjakovë.

    Tutje në raport thuhet se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për sulm seksual, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.

    “Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit”, thuhet në raport.

    Po ashtu sipas raportit, lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime.

  • ​Tenton të udhëtojë me dokumente të dikujt tjetër

    ​Tenton të udhëtojë me dokumente të dikujt tjetër

    Një person ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës, duke prezantuar pasaportën e dikujt tjetër.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se fjala është për një iranian i cili kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të Uruguait.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.

  • ​NATO rikofirmon mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës

    ​NATO rikofirmon mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës

    NATO veproi me shpejtësi të martën për të siguruar Ukrainën se ka mbështetjen e NATO-s pas komenteve të një prej zyrtarëve të saj të lartë.

    Duke folur gjatë një paneli diskutimi në Norvegji, Stian Jenssen, shefi i shtabit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, propozoi që Ukraina t’i jepte një pjesë të territorit të saj Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO, në mënyrë që t’i jepte fund luftës, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    “Unë mendoj se një zgjidhje mund të jetë që Ukraina të japë një pjesë nga territori dhe në këmbim të anëtarësohet në NATO” tha ai, duke shtuar megjithatë se “duhet të jetë në dorën e Ukrainës që të vendosë se kur dhe në çfarë kushtesh duan të negociojnë,” gazeta tabloide norvegjeze Verdens Gang raportoi më 15 gusht.

    Megjithatë, Jenssen vuri në dukje se kjo ishte vetëm një nga zgjidhjet e mundshme dhe jo qëndrimi i NATO-s për këtë çështje.

    Një burim zyrtar nga Aleanca ka reaguar.

    “Ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, siç riafirmuan liderët e NATO-s në Samitin e Vilniusit në korrik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe jemi të përkushtuar për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

    NATO ka thënë vazhdimisht se Ukraina duhet të vendosë për kohën dhe kushtet e paqes me Rusinë.

    Zyrtarët ukrainas në mediat sociale kritikuan vërejtjet e Jenssen.

    “Të flasësh për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të heqjes dorë nga një pjesë e territoreve të Ukrainës është absolutisht e papranueshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në Facebook.

    “Ne gjithmonë kemi supozuar se Aleanca, si Ukraina, nuk tregton territore. Pjesëmarrja e vetëdijshme ose e pavetëdijshme e zyrtarëve të NATO-s në formësimin e narrativës në lidhje me mundësinë e dorëzimit të territoreve nga Ukraina është në duart e Rusisë,” tha Nikolenko.

    Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha në platformën e rrjeteve sociale “X” se heqja e territorit në këmbim të anëtarësimit në NATO do të nënkuptonte “zgjedhje të qëllimshme të humbjes së demokracisë, inkurajimin e një krimineli global, ruajtjen e regjimit rus, shkatërrimin e ligjit ndërkombëtar dhe kalimin e luftës në brezat e tjerë.”

  • Petkoviq: BE nuk i shikon më me dashamirësi përpjekjet për të destabilizuar rajonin

    Petkoviq: BE nuk i shikon më me dashamirësi përpjekjet për të destabilizuar rajonin

    “Vajtimet e fundit të Vjosa Osmanit konfirmojnë se “elita ekstremiste në Prishtinë” nuk është në gjendje të kuptojë se koha kur Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij lejoheshin të bënin gjithçka ka kaluar në mënyrë të pakthyeshme dhe se BE-ja nuk i shikon me dashamirësi përpjekjet e tyre për të destabilizuar rajonin”, ka pretenduar drejtori i zyrës serbe për propagandë armiqësore ndaj Kosovës, Petar Petkoviq në një kumtesë dërguar mediave.

    “Indinjata e Vjosa Osmanit për kërkesat e vendosura që i janë parashtruar Prishtinës është pjesërisht e kuptueshme, sepse sponsorët e “të vetëshpallurës Kosovë” në të kaluarën kanë qenë të gatshëm të tolerojnë çdo papërgjegjshmëri të elitës politike “ekstremiste në Prishtinë”, por bota po ndryshon, e bashkë me të edhe bastet dhe rregullat e politikës në Ballkanin Perëndimor”, pretendohet në kumtesën e propaganduesit të Vuçiqit.

    “Në vend që Prishtina ta kuptojë këtë dhe menjëherë të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe pastaj për të mundësuar formimin e Asociacionit, ata po bëjnë të kundërtën, dhe tani, jo vetëm duke “kërcënuar” Serbinë, ata tashmë “po kërcënojnë” të gjithë të tjerët në rajon, të cilët po i rezistojnë “projektit të Kurtit” të Shqipërisë së Madhe”, shtohet në kumtesë.

    “Në të kaluarën, “e ashtuquajtura Kosovë” ishte një fëmijë i lazdruar” i Perëndimit, të cilit u lejua “çdo lloj tërbimi”, por ato kohëra kanë kaluar dhe është mirë që BE-ja e kuptoi se toleranca ndaj Prishtinës shkoi shumë larg dhe që mund të kishte pasoja tragjike”, përfundon propaganda më e re e Vuçiqit, e shprehur përmes shërbëtorit të tij Petar Petkoviq.

  • Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan, Policia fillon hetimet

    Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan, Policia fillon hetimet

    Një burrë, shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në vendin e punës, në Lipjan, njoftoi Policia e Kosovës.

    “Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orwsh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/

     

     

  • KRU “Prishtina” me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Lipjan dhe Shtime

    KRU “Prishtina” me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Lipjan dhe Shtime

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot do të nis një aksion të madh në Shtime e Lipjan për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

    KRU “Prishtina” njofton se duke filluar nga ora 10:30 do të ketë aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan.

    “Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”, është mesazhi i KRU “Prishtina”.Këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës.

    KRU “Prishtina” njofton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

  • Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

    Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

    Deri në dy orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

    Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metra për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

    Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, e që kolona shkon deri në 200 metra.

    Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

    Ndryshe, të martën në mbrëmje Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdarë.

  • Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

    Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

    Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog.

    Sikurse shumë politikanë të huaj edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar.

    Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime.

    “Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje. Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës ndërsa në anën tjetër janë duke u toleruar veprimet e Beogradit, ku pati sulme ndaj policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, si dhe u bojkotuan e zgjedhjet në veri. Mos te harrojmë dhe faktin që Serbia i mobilizoi në nivelin më të lartë forcat ushtarake”, thotë Serwer, për Tëvë1.

    Profesori amerikan thotë se në Bruksel dhe në Uashington mungon pëlqimi ndaj autoriteteve aktuale të Kosovës, prandaj sipas tij po e shohim këtë qasje më të vrazhdë ndaj Prishtinës.

    “As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk e kanë fshehur neverinë e tyre për autoritetet aktuale në Kosovë. Është e pashpjegueshme se si mund të shqetësoheni më shumë se nga cilat ndërtesa punojnë kryetarët e komunave sesa për sulmet ndaj policisë së KFOR-it dhe paqeruajtësve të NATO-s”, është shprehur ai.

    Tutje Serwer parashikon se me ndihmën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Lista Serbe do të vazhdoj të ketë kontroll mbi jetën politike të serbëve në veri, e siç thotë ai, kjo duhet të përbëj shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin.

    “Vuçiq ka dhënë shenja se do të veprojë në të njëjtën formë në veriun e Kosovës. Kjo është ajo për të cilën duhet të shqetësohen Brukseli dhe Uashingtoni. Ai po luan lojën e Rusisë, jo të Perëndimit”, ka thënë Serwer.

    Nga Brukseli i kanë kërkuar Prishtinës që së më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

    Kujtojmë që për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët në veri, kryetar komunash u zgjodhën katër shqiptarë.