ATV

Category: Lajme

  • Kjo është shtëpia ku u fsheh për tetë ditë i dyshuari për vrasjen në Klinë

    Kjo është shtëpia ku u fsheh për tetë ditë i dyshuari për vrasjen në Klinë

    Tush Frroku nga fshatin Kosh-Istog, i dyshuar se ka vrarë Anton Prelajt në Klinë, dyshohet se ka qëndruar për tetë ditë në një shtëpi të pabanuar që gjendet në Burojë të Skenderajt.

    Ndryshe Policia dje ka njoftuar se pas arrestimit të Tush Frrokajt, e pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

  • “Smart Patrol” identifikon autobusin pa regjistrim, gjobitet shoferi me 300 euro

    “Smart Patrol” identifikon autobusin pa regjistrim, gjobitet shoferi me 300 euro

    Policia e Kosovës përmes veturës me pajisje inteligjente “Smart Patrol” ka identifikuar duke qarkulluar një autobus pa regjistrim.

    Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

    Shoferit të autobusit i është shqiptuar gjobë prej 300 euro ku të njëjtit i janë konfiskuar edhe targat.

  • Ukraina çliron nga forcat ruse një qytezë strategjike në Donjeck

    Ukraina çliron nga forcat ruse një qytezë strategjike në Donjeck

    Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjeckut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës.

    Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë në rrjetet sociale se ofensiva vazhdon, shkruajnë mediat e huaja.

    “Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha Maliar.

    Kujtojmë se Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse.

  • Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

    Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët të mërkurën në Prishtinë tha se kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë për Qeverinë e Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me presion.

    Ai tha se vendi, megjithatë, nuk do të mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë.

    “Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s – dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë – pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Hovenier, shkruan REL.

    Sipas tij, kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe se një nga synimet më të mëdha strategjike është “ta shohim Kosovën që ka zënë vendin e saj, duke mbështetur Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

    “Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”, tha ambasadori Hovenier.

    “Prandaj, kërkojmë nga Kosova që tash për tash të zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, qëllimisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe”, shtoi ai.

    Hovenier iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

    Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

    Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

    Në mesin e kërkesave të BE-së, por edhe SHBA-së, është që Kosova të mbajë zgjedhje të reja në komunat veriore.

  • Arrestohet 26-vjeçari në Elbasan, tentoi t’i vidhte varësen e floririt një vajze në kishë

    Arrestohet 26-vjeçari në Elbasan, tentoi t’i vidhte varësen e floririt një vajze në kishë

    Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

    26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    – P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

    Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.

    Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të lajmi.net në Shtime

    AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të lajmi.net në Shtime

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.

    Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë.

    “Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, thuhet në raportimin e Lajmi.net.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

  • Hovenier: SHBA-ja nuk mbështet as “Shqipërinë e Madhe”, as “Serbinë e Madhe”

    Hovenier: SHBA-ja nuk mbështet as “Shqipërinë e Madhe”, as “Serbinë e Madhe”

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” e as “Serbinë e Madhe”.

    Këtë qëndrim në emër të Uashingtonit, e bëri të ditur në mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.

    Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

    Ky reagim i diplomatit vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti reagime të bartësve të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.

  • Kosova pranoi veç dy njohje të reja për pesë vjet

    Kosova pranoi veç dy njohje të reja për pesë vjet

    ë nga 4 shtatori i vitit 2020, kur Izraeli pranoi pavarësinë e Kosovës, numri i njohjeve vazhdon të mbetet 117. Lëvizje në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja, ka paralajmëruar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rrethanave politike thonë se për njohje të reja duhet më shumë punë e bashkëpunim me ndërkombëtarët.

    Më 4 shtator bëhen tri vite që kur Izraeli u bë shteti i fundit që pranoi pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje ishte siguruar nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në Shtëpinë e Bardhe, në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në pesë vitet e fundit, Kosovën shtet e pranoi vetëm edhe Barbadosi.

    Pa specifikuar emra shtetesh, lëvizje pozitive në drejtim të njohjeve të reja ka paralajmëruar në një prononcim për RTK-së ministrja e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    “Ne e dimë se sa agresive është kampanja e Serbisë dhe Rusisë, për të penguar njohjet e reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Prandaj ne asnjë prej shteteve më të cilat bisedojmë nuk e vëmë publikisht para sfidave të tilla. Por, ka lëvizje të shumta me shumë shtete”, tha Gërvalla.

    Duke folur për Radio Kosovën, në lidhje me procesin e njohjeve, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, shprehet skeptik për sa i përket sigurimit të shpejtë të ndonjë njohjeje.

    “Nuk kemi njohje dhe unë besoj se nuk do të kemi njohje të reja deri në fund të kësaj qeverie, sepse këta vetëm kanë abstenuar nga politika e jashtme. Njohjet e Kosovës nuk vijnë pa aleatët tanë, si SHBA, vendet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar apo edhe Turqia. Vetëm me koordinim me këto shtet mund të sigurojmë njohje, e për fat të keq, ne jo që nuk kemi koordinim, por kemi edhe sanksione, pikërisht nga partnerët tanë strategjikë”, tha ai.

    Stagnimi i njohjeve ndërlidhet edhe me dialogun Kosovës-Serbi, pohon politologia Arta Tahiri-Beqa, sipas së cilës, vendi duhet të fokusohet në sigurimin e njohjeve nga 5 vendet e Bashkimit Evropian.

    “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili është duke u zhvilluar, mendoj se në fazën finale do të ndikojë në njohjen e menjëhershme të Kosovës nga pesë vendet e BE-së, me çka do t’i hapej rruga Kosovë për t’u integruar në institucionet e BE-së”, tha Tahiri-Beqa për Radio Kosovën.

    Referuar ueb faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme, vetëm 21 shtete të botës e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 10 vitet e fundit.

  • Krimi bie në 5.4% në vitin 2023 në Itali

    Krimi bie në 5.4% në vitin 2023 në Itali

    Në total 1,228,454 krime u raportuan në Itali në shtatë muajt e parë të 2023, sipas shifrave të publikuara nga ministria e brendshme të martën.

    Kjo paraqet një rënie prej 5,46% në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vrasjeve të raportuara mbeti i qëndrueshëm në 195, tha ministria. Megjithatë, numri i vrasjeve që i atribuohen krimit të organizuar ra me 36,36%.

    Femicidet ranë me 7.79% në 71, nga të cilat 57 u kryen brenda familjes, duke përfshirë 35 nga një partner intim ose ish-partner intim. Në periudhën raportuese grabitjet e armatosura ishin 15,486 dhe vjedhjet në 554,975, një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2022.

    Gjithsej 434,940 persona u raportuan në polici, nga të cilët 86,543 u arrestuan. Kjo krahasohet me 490,097 persona të raportuar dhe 90,451 të arrestuar në të njëjtën periudhë të vitit 2022. /ANSA/

  • Letonia rrit sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

    Letonia rrit sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

    Letonia ka rritur sigurinë në kufirin me Bjellorusinë mes “kërcënimit të luftës hibride në rritje të shpejtë”, raportojnë mediat lokale.

    Duke akuzuar autoritetet bjelloruse se janë përfshirë në organizimin e fluksit të migrantëve të parregullt, roja kufitare letoneze tha se numri i njerëzve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin është rritur ndjeshëm ditët e fundit, sipas transmetuesit publik LSM, shkruan AA.

    Raportohet se oficerët e Gardës Kufitare gjatë festave janë tërhequr për të ndihmuar me patrullimet, transmeton KosovaPress.

    Ministrja e Mbrojtjes, Inara Murniece, urdhëroi forcat e armatosura të vendit të dërgojnë trupa shtesë në kufi për të ndihmuar rojet kufitare.

    Javën e kaluar, autoritetet letoneze njoftuan se këtë vit janë parandaluar rreth 5800 tentativa për të hyrë ilegalisht në vend, ndërsa për arsye humanitare, 292 persona kanë marrë azil.