ATV

Category: Lajme

  • Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

    Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

    Shefi për menaxhim të emergjencave në Maui të Havait, Herman Andaya, ka thënë dorëheqje, një ditë pasi e ka mbrojtur dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve pyjore.

    Andaya, i cili nuk ka pasur përvojë paraprake në menaxhim të emergjencave, i ka përmendur “arsyet shëndetësore” si përgjigje për dorëheqje.

    Disa banorë të zonës kanë thënë për mediat se një përgjigje më e fuqishme e autoriteteve do të mund të shpëtonte më shumë jetë.

    Deri më tani, të paktën 111 persona janë shpallur të vdekur, dhe qindra tjerë janë të zhdukur.

    Sistemi i sofistikuar i Mauit, i cili përfshin 80 sirena në ishull, është testuar në ditën të parë të secilit muaj, por zhurma nuk është dëgjuar edhe në ditën e përhapjes së madhe të zjarreve.

    Të mërkurën, Andaya ka insistuar se nuk pendohet për vendimin.

    Ai ka thënë se është frikësuar se sirenat – që zakonisht dëgjohen kur paralajmërohet cunami – ndoshta do t’i shtynin njerëzit që të iknin në zona më thella, potencialisht më afër zjarreve.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se Qeveria amerikane është e përkushtuar për të ofruar sa më shumë ndihma në Maui për rindërtim dhe rimëkëmbje të zonës.

  • Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në Gjermaninë jugore

    Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në Gjermaninë jugore

    Shirat e dendura në Gjermaninë jugore kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin e Bavarisë.

    Reshjet intensive dhe erërat e forta në qytetin e Nurembergut dhe rajonin e tij përreth kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë rrëzimin e pemëve dhe zhvendosjen e tjegullave të çative, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë Mittelfranken.

    Bodrumet, garazhet nëntokësore, rrugët dhe nënkalimet e shumta janë zhytur nga ujërat në rritje, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Disa automjete kanë mbetur të bllokuara në nënkalimet e përmbytura, ndërsa shumë makina janë bllokuar në rrugët e përmbytura nga uji.

    Fotot e publikuara në mediat lokale shfaqin ekipet e shpëtimit që operojnë me varka të fryra për të ndihmuar në përpjekjet emergjente.

    Ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike kanë ndodhur gjithashtu në pjesë të ndryshme të Nurembergut dhe janë zbatuar mbylljet e pjesshme të autostradës A73.

    Kompania gjermane hekurudhore Deutsche Bahn ka raportuar ndërprerje në shërbimet e trenave për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, me trenat që nuk ndalojnë më në stacionet Ulm dhe Gunzburg.

  • Arrestohet Ridvan Muharremi

    Arrestohet Ridvan Muharremi

    Policia e Kosovës e ka arrestuar Ridvan Muharremi, në lokalin e tij.

    Policia e për orë të tëra ka qëndruar duke bastisur këtë lokacion dhe banesën e Muharremit.

    Në mëngjes e së premtes Policia e Kosovës ka zbarkuar në lokalin “Bukë e Zemër”, pronë e Ridvan Muharremit.

    Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka flet-arrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

    Aksioni vjen pas publikimit të inicizimeve për skandalin e grurit dhe vajit./atvlive.tv

  • Mërgimtarët duan edhe shtetësinë e Kosovës, disa detyrohen të heqin dorë

    Mërgimtarët duan edhe shtetësinë e Kosovës, disa detyrohen të heqin dorë

    Numri i atyre që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës mbetet i lartë. Kjo ndodh kryesisht nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet ku nuk u lejohet dyshtetësia. Megjithatë, ka të tjerë që do ta donin shumë një të tillë.

    Serkan Aktashi jeton në Izmir të Turqisë, por me prejardhje është nga Drenica.

    Ka disa herë që e viziton Kosovën, vendin e të parëve.

    “Nuk e harrojmë kurrë hiç Kosovën se e kemi në gjak dhe në shpirt, vetëm fizikisht jemi duke jetuar në Turqi”, tha ai për RTK.

    Serkani, si shumë shqiptarë të tjerë, kanë arritur ta mësojnë dhe flasin gjuhën shqipe, por dëshira e tij është që ta fitojë shtetësinë e Kosovës.

    Por, ka të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia, për shkak të kushteve që përcaktojnë disa shtete të shengenit.

    Ka të tjerë që nuk kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, ngase u lejohet dyshtetësia në vendet ku jetojnë.

    Çdo vit, në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5 mijë persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

  • ​Shtiu me armë në një aheng, arrestohet personi

    ​Shtiu me armë në një aheng, arrestohet personi

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Krushevë e vogël në Klinë, pasi dyshohet se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

    “Rreth orёs 21:00, Policia ёshtё njoftuar se nё njё lokal nё fshatin Krushevё e vogёl nё Klinё, ka tё shtёna me armё. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Bëhet e ditur po ashtu se nё vendin e ngjarjes janё gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator.

    Me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt. Ndërsa rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armëve”.

  • Arrestohen dy zyrtarë të MINT, për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

    Arrestohen dy zyrtarë të MINT, për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.

    Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, raporton EO.

    Ndërkohë, Policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremi.

    Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

  • Situata e sigurisë në Prishtinë, mbledhet Këshillin Komunal i Sigurisë në Bashkësi

    Situata e sigurisë në Prishtinë, mbledhet Këshillin Komunal i Sigurisë në Bashkësi

    Në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, sot do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi.

    Siç ka njoftuar komuna, jashtëzakonshmëria e kësaj mbledhjeje ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në kryeqytet.

    “Më datë 18.08.2023 në ora 10:00 në objektin e vjetër të Kryeqytetit në Sallën e Kuvendit do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Duke u bazuar në Situatën e sigurisë në Kryeqytet dhe pas shumë takimeve nga Kryetari z. Përparim Rama me përgjegjësit e sigurisë në nivel lokal, mbledhja do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Gjendja e Sigurisë në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Prishtinë më 4 gusht, një person mbeti i vrarë, ndërsa shumë të tjerë mbetën të lënduar.

  • Përfundon bastisja në banesën e Ridvan Muharremit – avokati thotë se ende s’ka flet-arrest për të

    Përfundon bastisja në banesën e Ridvan Muharremit – avokati thotë se ende s’ka flet-arrest për të

    Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen e banesë së Ridvan Muharremit, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

    “Kemi ende punë edhe pak. Ende nuk kemi flet arrest. Normal është pronar i banese pa të nuk kryhet bastisja. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohe, jemi përgatitur për të vërteten. Po keni mujt me i lexuar me përcjell para tri dite ka qenë një reagim të cilën i ka drejtuar opinionit publik përmes televizionit zotëri Ridvan, është njoftuar opinioni dhe organet e vendit”.

    “Jo s’ka kurgja, ka materiale prova të cilat në një mënyrë portali i cili tash po thonë Berat Buzhala, letë të jetë Berat Buzhala, lë të jetë kush do ky është shtet i Kosovës. Ku çdo qytetar ka të drejt ti shpreh shqetësimet e reagimet e veta. Absolut nuk dyshoj, absolut nuk dyshoj, të gjitha në mënyrë perfektë janë përgatitur me kohë”.

    “… pse bash zotëri Ridvan kur s’ka lidhje me gjitha ato punë të cilat i janë publikuar përmes portalit të Berat Buzhalës. As një pozitë nuk e ka, as një pozitë nuk e ka. Nuk është përzier ka me u njoftuar opinioni për të gjitha. Po i lirë është, jemi ende duke i kryer procedurat e bastisjes, janë do rregulla për të cilat më vonë do të jeni të njoftuar. Po ka me u ftuar me siguri ne kemi kërkuar. S’ka flet arrest”, tha avokati.

    Pas banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit, Policia e ka bastisur edhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

  • Raportohet se Policia po kryen aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

    Raportohet se Policia po kryen aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

    Policia e Kosovës ka bastisur banesën që është në pronësi të Ridvan Muharremit, i njohur si “Ridi”, pronar i furrës të shndërruar në restorant “Bukë e Zemër”, raporton Ekonomia Online.

    Bastisja e policisë ka filluar në orën 06:00 të mëngjesit të së premtes.

    Kjo bastisje vjen pas publikimit të përgjimeve rreth aferës së vajit, ku dyshohet për keqpërdorimin e 300 mijë eurove.

    Pas banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit, Policia ka kryer bastisje edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

  • Situata e sigurisë në Prishtinë, mbledhet Këshillin Komunal i Sigurisë në Bashkësi

    Situata e sigurisë në Prishtinë, mbledhet Këshillin Komunal i Sigurisë në Bashkësi

    Në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, sot do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi.

    Siç ka njoftuar komuna, jashtëzakonshmëria e kësaj mbledhjeje ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në kryeqytet.

    “Më datë 18.08.2023 në ora 10:00 në objektin e vjetër të Kryeqytetit në Sallën e Kuvendit do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Duke u bazuar në Situatën e sigurisë në Kryeqytet dhe pas shumë takimeve nga Kryetari z. Përparim Rama me përgjegjësit e sigurisë në nivel lokal, mbledhja do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Gjendja e Sigurisë në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Prishtinë më 4 gusht, një person mbeti i vrarë, ndërsa shumë të tjerë mbetën të lënduar.