ATV

Category: Lajme

  • Burri nga Ferizaj kanos disa anëtarë të familjes e më pas e sulmon policin

    Burri nga Ferizaj kanos disa anëtarë të familjes e më pas e sulmon policin

    Një qytetar në Ferizaj është arrestuar fillimisht për shkak të dyshimit se ka kanosur disa persona në familje.

    Pasi policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes, i njëjti e ka sulmuar njërin nga policët. Polici është detyruar të pranojë edhe trajtim mjekësor.

    Njoftimi:

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur disa persona dhe po ashtu gjatë intervenimit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Jet Ski pësoi defekt, dy adoleshentët ngelën natën në mes të detit në Shëngjin

    Jet Ski pësoi defekt, dy adoleshentët ngelën natën në mes të detit në Shëngjin

    Dy adoleshentë janë shpëtuar nga policia pasi mbetën gjatë natës në mes të detit të Shëngjinit.

    Jet Ski-ja e tyre pësoi defekt, ndërsa policia kufitare e Shëngjinit mori njoftimin se dy të rinjtë ishin futur në detin e Ranës së Hedhun me mjetin lundrues dhe nuk ishin kthyer më në breg, duke humbur kontaktet me familjarët e tyre.

    Policia ka nisur menjëherë kontrollet dhe pas gjysëm ore është gjetur njëri prej tyre rreh 5 milje larg nga bregu, 17-vjeçari, pasagjer i Jet Ski, i cili po tentonte të dilte në breg me not, për të kërkuar ndihmë. Atij i është dhënë ndihma e parë, ndërsa më pas është gjetur edhe shoku i tij 18-vjeçar, i cili ka qëndruar në Jet Ski-në e cila rrezikonte të fundosej.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë tërhequr në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt.

    Të dy adoleshentët që u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata dhe familjarët e tyre kanë falendëruar shërbimet e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që iu ofruan.

    Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det (një shtetasi austriak dhe 3 shtetaseve nga Kosova).

  • ​Ndëshkohen 151 minatorë të Trepçës që mbajtën grevë

    ​Ndëshkohen 151 minatorë të Trepçës që mbajtën grevë

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të gjigantit të dikurshëm Ballkanik dhe më gjerë Trepça, Enis Abdurrahmani, gjatë një interviste për KosovaPress, ka bërë të ditur se borxhet e trashëguara nga menaxhmentet e kaluara, të cilat kapin vlerën mbi 20 milionë euro, Trepça Sh.A. ka arritur që në masë të madhe t’i zvogëlojë falë angazhimit dhe subvencioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Sipas tij, duke ristrukturuar disa prej njësive biznesore të ndërmarrjes, Trepça tashmë është në rrugë të mbarë dhe po kthehet fuqishëm në ndërmarrje profitabile.

    Ai përmendi progresin e madh dhe në shumë sfera të ndërmarrjes gjatë dy viteve të fundit, ndërsa potencoi mbështetjen e jashtëzakonshme nga ana e qeverisë, sidomos në investime kapitale, revitalizimin e minierave etj, vetëm që Trepça të kthehet fuqishëm në një ndërmarrje profitabile, me qëllim primar maksimizimin e profitit dhe rritjen e vlerës së aksioneve.

    “Borxhet e trashëguara janë mbi 20 milionë. Ne kemi arritur në kategori të caktuara t’i reduktojmë dhe zvogëlojmë këto borxhe, këto detyrime të ndërmarrjes. Kemi arritur të zvogëlojmë detyrimet nga kategoria e borxheve që i kemi ndaj ATK-së, mbi 4.2 milionë, i kemi zvogëluar borxhet ndaj operatorëve ekonomikë kontraktuesve mbi 2.5 milionë, kemi arritur t’i reduktojmë borxhet dhe obligimet ndaj KESKO-s dhe KEK-ut. E them edhe njëherë, falë subvencioneve që i ka dhënë Qeveria e Republikës së Kosovës, në këto dy kategori ku na ka ndihmuar, siç po na ndihmon edhe në kategorinë e pagave…Ndërmarrja Trepça Sh.A… fuqishëm po kthehet në ndërmarrje profitabile dhe tashmë veç ka arritur të ristrukturojë disa nga njësitë biznesore të saj përmes rregulloreve për sistematizim dhe nivelizim, dhe jemi në rrugë të mirë dhe të mbarë. Na presin shumë punë përpara dhe angazhime”, ka shkruar ai.

    Si rezultat i kësaj, shtoi Abdurrahmani, ndërmarrja ka arritur të nënshkruajë marrëveshje për investime kapitale mbi 15 milionë euro, si dhe për ndarje të një fondi kapital punues për ndërmarrjen.

    “Ndërmarrja Trepça Sh.A. gjatë këtyre dy viteve ka pasur progres të madh, ka bërë kthesa të mëdha nga një ndërmarrje pothuajse e falimentuar me mbi 20 milionë borxhe, kemi arritur si menaxhment, por edhe si bord, falë angazhimit të ministres së Ekonomisë të rikthejmë ndërmarrjen në trasenë e rentabilitetit… Krahas të gjitha këtyre punëve të mira që kemi bërë, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar si asnjëherë më parë që në ndërmarrjen Trepça Sh. A, të vazhdojnë investimet kapitale, të revitalizohen minierat tona, Trepça Sh.A. të kthehet fuqishëm në ndërmarrje profitabile, me qëllim primar maksimizimin e profitit dhe rritjen e vlerës së aksioneve në ndërmarrje. Si rezultat i kësaj kemi arritur të nënshkruajmë marrëveshje për investime kapitale mbi 15 milionë euro, dhe për ndarje të një fondi kapital punues për ndërmarrjen, meqë ndërmarrja ka trashëguar borxhe dhe obligime nga menaxhmentet e kaluara”, tha ai.

    Ai tha se Trepça Sh.A. ka pranuar mbi 210 praktikantë në afat kohor prej gjashtë muajsh për t’i përgatitur ata për punë, 50 prej të cilëve do të punësohen nga data 1 shtator i këtij viti.

    “Ndërmarrja ka nevojë që çdo minutë të saj të kohës ta shfrytëzojë për produktivitet, krejt ajo që na duhet është puna, angazhimi, disiplina në punë, dhe unë mendoj se jemi në rrugë të mirë të arritjes së objektivave tona si ndërmarrje dhe industri minerare që jemi…. Gjatë këtyre dy viteve, falë politikave të mira të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi arritur të zhvillojmë një rekrutim të ri për praktikantë, mbi 210 praktikantë kemi arritur t’i përgatisim për punë, me një mundësi që iu kemi dhënë për gjashtë muaj në ndërmarrjen Trepça, dhe në muajt e kaluar kemi zhvilluar rekrutimet e para, ku mbi 50 praktikantë kanë arritur të punësohen në ndërmarrjen Trepça Sh.A, dhe ata do të fillojnë punën që nga 1 shtatori i këtij viti. Tani ky është një nga faktorët kyç që ndërmarrja Trepça Sh.A. të rrisë produktivitetin e saj”, tha ai.

    Abdurrahmani sqaroi se për të gjitha këto suksese dhe të arritura të ndërmarrjes me të cilën udhëheqë, dëshmon më së miri opinioni i auditorit të pavarur, ku siç tha ai, Trepça për herë të parë prej pasluftës, merr opinion të kualifikuar.

    Në këto dy vite në ndërmarrjen Trepça Sh.A. janë bërë progrese të mëdha. Për këtë flasin dhe dëshmojnë edhe opinionet e auditorit të pavarur. Për dy vite radhazi, Trepça për herë të parë merr opinion të kualifikuar. Rrjedhimisht, për dy dekada kemi pasur mohim të opinionit të ndërmarrjes Trepça Sh.A. Një nga progreset më të mëdha është ngritja e përgjegjësisë të raportimit financiar në këtë ndërmarrje, ngritja e disiplinës në punë… Po ashtu përveç kësaj, për herë të parë Trepça Sh.A. ka pasur një bilans pozitiv, për herë të parë do të thotë ka pasur një fitim neto në historinë e saj të pasluftës. Kjo na jep kurajo dhe na premton se vitet në vazhdim mund të bëhen punë edhe më të mëdha, falë angazhimeve dhe investimeve që do të bëhen në Trepça Sh.A”, tha ai.

    Ai u shpreh se përkundër progresit të arritur deri tani, ndërmarrjen e presin punë dhe angazhime të mëdha në të ardhmen.

    Abdurrahmani foli edhe për problemet, vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballet ndërmarrja, me ç’rast tha se edhe pse janë bërë përpjekje për të zvogëluar shpenzimet operative dhe rritjen e të hyrave, Trepça ka pasur disa kriza si rezultat i faktorëve të jashtëm.

    “Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve tona që të zvogëlojmë shpenzimet operative mbi 25 përqind gjatë vitit 2022 dhe rritjes së të hyrave mbi 17 milionë nga prodhimi i koncentratit, plumbit dhe zingut, kemi pasur disa kriza si rezultat i faktorëve të jashtëm që janë të pamenaxhueshme nga ana jonë, siç është rënia e çmimit të metaleve në bursë, kushti i paritetit mes dollarit dhe euros, edhe shumë probleme tjera si rezultat i krizës së energjisë… Dhe, krejt këta faktorë kanë prekur në formë direkte të hyrat e ndërmarrjes. Kjo është shoqëruar edhe me rënie të produktivitetit si shkak i vjetërsisë dhe zhvlerësimit të makinave produktive në miniera dhe flotacione”, tha ai.

    Kryeshefi i Trepçës ka përmendur shifrat prej 40 mijë deri në 50 mijë euro humbje ditore në raste kur sabotohet puna, andaj apeloi tek minatorët që të mos bojkotojnë, por t’i qasen punës me seriozitet dhe angazhim maksimal për të mirën e përgjithshme.

    “Një vlerë që mund të jetë e përafërt (e humbjeve ditore në rast të mos punës) varet nga shumë faktorë, mund të jetë nga 40 mijë deri në 50 mijë euro në ditë,… Në konsultim me zyrën ligjore dhe departamentet tjera, kemi marrë masat e para që çdo bojkot dhe sabotim në punë do të sanksionohet me ndalesa të ekzekutimit të meditjeve dhe shujtave ditore, dhe nëse ky bojkot dhe sabotim thellohet, atëherë i kemi masat e rregulloreve të brendshme të cilat sanksionojnë edhe me pagë deri në 40 përqind , mirëpo ligjet i kemi shumë të qarta që do të thotë se çdo bojkot dhe sabotim mbi tre ditë pune mund të shpie edhe deri në shkëputje të marrëdhënies së punës për çdo punëtor që e bënë këtë vepër… Masa fillestare është marrë ndaj 151 punëtorëve të cilët kanë bojkotuar punën, dhe një kalkulim i përafërt i masës financiare që do të merret ndaj tyre do të jetë rreth 176 euro për një punëtor, për këto katër ditë të bojkotit të punës’. ka thënë Abdurrahmani. /KP

  • Merdarë, pritje deri në katër orë për të dalë nga Kosova

    Merdarë, pritje deri në katër orë për të dalë nga Kosova

    Pritjet në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm.

    Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në katër orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në dy kilometra në dalje.

    Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, ndërkaq hyrjet deri në dhjetë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.

    Kurse, në Muçibabë pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.

  • 10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Vushtrri

    10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Vushtrri

    Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

    Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit rasti është në procedurë hetimore.

    Aksidenti ka ndodhur mes tre automjeteve, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme materiale.

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Fsh. Novolan, Vushtrri 20.08.2023-17:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me temperature të larta dhe mot me diell.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Prishtina me 17 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 32 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me mot të kthjellët dhe intervale me diell.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjakovës me 17 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 32 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 38 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Operacioni “Goditja”- Policia e arreston dy të rinj në Gjilan, posedonin marihuana në sasi prej 26 gram

    Operacioni “Goditja”- Policia e arreston dy të rinj në Gjilan, posedonin marihuana në sasi prej 26 gram

    L.H. (2004) dhe D.I. (2002) janë arrestuar në mesnatë të hënën në Gjilan, pasi dy të dyshuarve iu janë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 26.11 gram.

    Sipas PK-së, në kuadër të operacionit “Goditja”, fillimisht është arrestuar L.H. pasi të dyshuarit iu është gjetur substanca narkotike në veturë. Më pas, përgjatë hetimeve, është zbuluar se i dyshuar tjetër është edhe D.I., shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në kuadër të zbatimit të planit operacionale ,,Goditja 2023’’ njësiti për reagim të shpejtë ne bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve në Gjilan me datën 21.08.2023 rreth orës 00:30 kanë ndalur për kontrolle rutinore një automjet. Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar).Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, njofton PK-ja.

    Sipas policisë, Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’’.

  • Gazetaret ukrainase mirënjohëse ndaj Kosovës – njëra tregon si i shpëtoi i biri nga raketa që nuk shpërtheu

    Gazetaret ukrainase mirënjohëse ndaj Kosovës – njëra tregon si i shpëtoi i biri nga raketa që nuk shpërtheu

    Gazetaret ukrainase që mbërritën në Kosovë nga vatra e luftës në Ukrainë vetëm pak javë më parë, Liudmyla Lukianchenko dhe Tetiana Kraselnykova, për Ekonomia Online treguan se si erdhi deri tek aplikimi në programin “Gazetarët në Rezidencë”, se si u mikpritën në Kosovë.

    Në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt, gazetaret Liudmyla Lukianchenko më nëntë gusht dhe Tetiana Kraselnykova së bashku me të birin e saj, Nazar Chaban, më pesë gusht u pritën në Kosovë.

    Ato thanë se kanë mbetur të mahnitur nga mikpritja në Kosovë, dhe për më tepër përgjigjja e tejet e shpejt ndaj aplikimit të tyre për të gjetur strehim në Kosovë ishte çështje orësh, si dhe trajtimi e kujdesi tejet serioz e i përkushtuar e karakterizoi pritjen e tyre, sipas Lukianchenkos.

    “Epo, para së gjithash, mësova për këtë program nga përfaqësuesit e Unionit tonë Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës diku në shkurt, dhe ata më thanë se ekziston një bashkëpunim i tillë midis gazetarëve. Pas kësaj, për rreth dy-tre muaj, kam studiuar me kujdes, kam parë, shqyrtuar botimet e gazetarëve tuaj, publikimet që ata kanë botuar. Epo, më dukej se ky lloj bashkëpunimi mund të ishte interesant, sepse sot gazetarët ukrainas kanë çfarë të tregojnë për Kosovën, gazetarët, Kosovën për ukrainasit. Dhe ndoshta ky bashkëpunim do të jetë shumë i dobishëm për ne. Epo, para së gjithash, u befasova shumë këndshëm nga organizatorët. Mendova se këto aplikacione do arrinin të shqyrtoheshin për dy ose tre muaj, por vendosa të aplikoja. Dhe kështu e dërgova aplikimin. Në mëngjes kur po kontrolloja informacionin se sa nga raketat tona u rrëzuan mbi Kiev atë natë, gjëja e parë që më ra në sy ishte e-maili im. Dhe pashë e-mailat, dhe nga e-mailat e para, ishte një nga një person, i cili mu përgjigj dy orë më vonë dhe më shkroi se ishin të lumtur që më panë të aplikoja për në Kosovë.

    “Ishte pak tronditëse për mua, sepse mendova se do të merrte shumë kohë. Dhe më pas ka pasur një lloj koordinimi jo shumë të shpejtë me stafin e zyrës në lidhje me organizimin e blerjes së biletave, duke diskutuar pika të ndryshme. Epo, kur erdhi koha për t’u takuar në aeroportin e Khrystyna, pashë një ekip kaq të mirë, një ekip shumë të mirë. Ishte shumë bukur që i takova. Pastaj, kur mbërrita në radio u thirr emri im dhe të them të drejtën, mendova se më thirrën në transmetim, sepse isha drejtuese e Radio Televizionit Kombëtar për gjashtëmbëdhjetë vjet. Kam pasur një tronditje të vogël dhe një lloj deja vu-je. Ndihem sikur më ka mbetur ende një këmbë në Kiev. Por atëherë disi ishim të gjithë vetëm. Momente të tilla janë të këndshme. Dhe unë jam shumë mirënjohëse për faktin që ata i menduan të gjitha pikat me shumë kujdes dhe ishin shumë të vëmendshëm ndaj nesh. Për shembull, unë, sepse jam tashmë një grua e rritur, u habita kur më pyetën të nesërmen në mëngjes se kur duhej të takoheshim në zyrë këtu se a kam fjetur dhe a kam ngrënë”, tha gazetarja nga Kievi, Liudmyla Lukianchenko.

    Gazetarja Lukianchenko ndau me ekipin e Ekonomia Online edhe detaje të pushtimit rus, nga të cilat mësuam se operacionet ushtarake kryesore po zënë vend në të Ukrainës. Lukiachenko tregoi se kur ka alarme apo granata të lëshuara në zonën ku ajo ka banuar deri para pak javësh, të gjithë njerëzit njoftohen dhe janë të detyruar të kalojnë natën në strehimore, duke shtuar se të nesërmen ata duhet të punojnë edhe pse natën apo netë të tëra mund të kenë kaluar duke fjetur në kushte të strehimoreve emergjente.

    “Kryeqyteti i Ukrainës ishte dhe është agresioni rus. Pushtimi në shkallë të plotë sapo kishte filluar me operacionin special në Kiev në tre ditë. Tani kështu vazhdon lufta. Operacionet kryesore ushtarake janë në lindje. Kievi bombardohet pothuajse çdo ditë. Dmth pardje ishte forca jonë ajrore. Njëzet raketa në afrimin e Kievit, domethënë njëzet raketa për këtë. Epo, llogarisni sa kushtojnë këto raketa dhe sa na japin një dozë të tillë mirësie për Kievin çdo ditë. Epo, ishte pikërisht ajo javë që tani, në parim, për dy ditë, Kievi në Kiev është i qetë. Kur isha në Kiev, po, ishte granatime dhe ishin alarmet e para të qëndrueshme ajrore mbi qindra vendbanime. Unë jam këtu tani, por marr një mesazh në telefonin tim kur bie një alarm për sulm ajror në Kiev. Kjo është e gjitha. Domethënë, tre ose katër herë në ditë. Ose gjithçka fillon nga nata e parë deri në natën e katërt, ky granatim vazhdon. Kjo do të thotë, kur një granatim i tillë ndodh natën, njerëzit, natyrisht, nuk po flenë, ata janë në strehimore. Dhe mund ta imagjinoni ditën e punës së një personi që e kaloi natën zgjuar diku në një depo”, rrëfeu gazetarja nga Kievi.

    Gazetarja nga Kievi, Lukianchenko tha se në Kiev gjenden hiç më pak se 3 milionë njerëz, 1 milion më shumë se në tërë Kosovën. Kur bie fjala te statistikat, gazetarja tha se në fillim të luftës, në Ukrainë gjendeshin dyzet e një milion ukrainas, ndërkaq, sipas statistikave që përmend gazetarja në fjalë, kanë mbetur vetëm tridhjetë e tre milionë sosh.

    Lukianchenko insistoi që termi i saktë që duhet përdorur për çka portretizoi si tragjedi është luftë, jo konflikt dhe se një tendencë e tillë nuk është e re sidomos në Evropë.

    “E gjithë kjo jetë është një copëz e jetës në luftë, nuk është aspak ajo që kemi pasur në kohën e paqes, kur gjithçka ka qenë sipas planit. Jeta gjatë luftës nuk shkon sipas planit. Fëmija juaj nuk do të shkojë në shkollë nesër, dikush nuk do të shkojë në punë. Epo, thjesht nuk mund t’i telefononi prindërit tuaj dhe nuk do të jeni mirë. Do rrini si mbi kunja dhe gjilpëra, duke menduar për atë që ndodhi me anëtarët e caktuar të familjes. Domethënë është stres i vazhdueshëm. Dhe kur gjëra të tilla ndodhin pas një apo dy ditësh heshtje, nuk duket më se ndoshta ky nuk do të jetë fundi për ne. Por, për fat të keq, lufta vazhdon dhe ne e kemi gjatë gjithë kohës. Është më e rëndësishme të thuhet se sot në Kiev, shikova sot, hapa faqen e internetit të agjencisë sonë të informacionit Ukrinform, ku thuhet se sot vetëm në Kiev ka tre milionë njerëz, ndërsa në Kosovë janë dy milionë njerëz. Dhe Kievi është një qytet me miliona. Këta janë banorë vendas të qytetit, plus emigrantë nga lindja e Ukrainës. Këto statistika janë të marra në bazë të asaj se sa njerëz sot kanë lidhje celulare. Dhe këta tre milionë njerëz në një metropol të madh përjetojnë stres çdo ditë. Po flas për qytetin tim. Por Ukraina është shumë e madhe. Epo, nëse marrim matjet, atëherë për sa i përket madhësisë, atëherë ky është një rreth i Kievit. E vogël dhe e thjeshtë për krahasim, është e rëndësishme të ndjesh se sa është kjo një tragjedi për një vend të madh. Edhe pse në krahasim me Rusinë, mirë, jemi të vegjël dhe, ndoshta, le të emërtojmë statistika të tilla që ishin relevante në datën njëzet e katër shkurt të vitit njëzet e dytë, në fillim të pushtimit rus. Sipas statistikave, ishin dyzet e një milion ukrainas. Dyzet e një milion sot janë tridhjetë e tre milion, tetë milion janë njëzet për qind e ukrainasve. Sot jashtë vendit janë bërë emigrant. Domethënë ky rezultat del bëhet menjëherë kur dëgjojmë statistikat, del që kjo është tragjedia që ekziston në vendin tonë. Dhe kjo tragjedi nuk mund të quhet ndryshe veçse luftë. Domethënë nuk është një operacion special, nuk është konflikt, është luftë. Sepse ato çojnë në pasoja të tilla, tragjedi të tilla. Mund të quhet vetëm luftë, jo konflikt. Dhe mund t’i vini emra të ndryshëm kësaj lufte, siç bëhet sot, veçanërisht në Evropë” u shpreh Lukianchenko.

    Ndërkohë, gazetarja e cila është këtu me të birin e saj, Tetiana Kraselnykova rrëfeu se si dëgjoi për programin “Gazetarët në Rezidencë” ku vuri në theks një sërë gjërash përfshi mbi të gjitha sigurinë e djalit të saj. Ajo vlerësoi se me të aplikuar në program gjithçka u finalizua e u konkretizua tejet shpejt dhe se u pritën mjaft mirë me të mbërritur në Kosovë.

    “Kur kolegët e mi më treguan për këtë program, kolegia ime dhe një mikeshë e cila së fundmi kishte ardhur në Kosovë me djalin e saj. Dhe pastaj Tanya telefonon, ju duhet kjo, dhe duhet. Këtu fëmija do të jetë i sigurt dhe një shkëmbim i tillë përvojash është i mundur. Dhe ta tregosh këtë është një shans për t’i treguar Kosovës situatën në Ukrainë, si dhe për të fituar përvojë, siç ishte rasti këtu. Ukraina që i mbijetoi luftës. Njerëzit këtu i kuptojnë ukrainasit, siç thashë tashmë. Dhe ky është një vend ku fëmija im mund të jetë i sigurt. Të mos dëgjojmë alarmin dhe të kemi frikë nga avionët që fluturojnë mbi ne dhe të kuptojmë se nëse dëgjojmë një shpërthim, është fishekzjarrë, është festë, jo rrezik. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi shoqërimi. Kur aplikova për mua ishte diçka si një mrekulli. Nuk besoja vërtet se mund të futesha në këtë program, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Një përgjigje e shpejtë është koordinim i shpejtë. Kishim vetëm më pak se dy javë në takim. Gjithçka ishte aq e shpejtë, shumë e shpejtë. Dhe kur mbërritëm në aeroport në mes të natës na pritën si mysafirë shumë të dalluar. Pas një udhëtimi të gjatë, ishim shumë të rraskapitur, të lodhur. Zbret nga avioni dhe kupton me një gëzim të madh që të presin këtu, se je e mirëpritur këtu, se je e nevojshme këtu, që ishe ende në aeroport kur pe një moment të tillë që ne të nisemi me flamurin e Ukrainës nga aeroporti”, tha Kraselnykova për EO.

    Tetiana vazhdoi me entuziazëm të flasë për mikpritjen nga njerëzit në Kosovë, duke i përshkruar si shumë miqësorë. Ajo tregoi se si ishte ndarë nga i biri vullnetarisht duke e dërguar atë të qëndrojë me prindërit e saj, me mendimin se fëmija i saj do jetë më i sigurt.

    Mirëpo pikërisht shumë afër vendndodhjes së fëmijës së saj kishte rënë një raketë e cila fatmirësisht nuk kishte shpërthyer. Ajo vazhdon të tregojë se si fëmijët që janë dëshmitarë të këtyre fatkeqësive janë viktimat më të mëdha të luftës dhe se mezi pret të kthehet në vendin e saj të lindjes.

    “Secili prej nesh përshëndetet me buzëqeshje. Njerëzit këtu janë shumë miqësorë. Takuam edhe ushtarë nga Ukraina, po largoheshim, na thanë ‘Lavdi Ukrainës!’, dhe ishte aq e dhimbshme; deri në lot. Dhe në momente të tilla kupton se ku të duhet, duhet të bësh diçka. Çdo gjë që nuk bëhet, çdo gjë bëhet në kohën e vet dhe ashtu siç duhet. Unë jam shumë mirënjohës për këtë mundësi. Çdo gjë do të rregullohet. Faleminderit! Ne jetojmë në një vend të vogël, të qetë, tashmë në qendër të Ukrainës, por me fillimin e pushtimit rus, e kuptoj që nuk ka mbetur asnjë vend i qetë në Ukrainë dhe a është e pavarur pjesa lindore e Ukrainës apo qendra perëndimore nuk dihet? Tashmë është e rrezikshme kudo. Dhe qyteti ynë u bë i famshëm, për fat të keq, si pasojë e një tragjedie vitin e kaluar, kur më shumë se njëzet njerëz u dogjën të gjallë si pasojë e një rakete ruse që goditi një qendër tregtare. Qyteti i Kremenchuk, si dhe qendra e supozuar. Në vendin tonë, raketat shkatërrojnë shtëpitë, dhe më pas gazetat, kur dëshironi që familja juaj të jetë e sigurt. Ky është djali im, e kam dërguar te prindërit e tij vetëm pak kohë më parë.
    Unë mendoja se atje do të jetë e qetë dhe paqësore. Por në kohët e fundit ra një raketë në fushën e tyre, e cila falë Zotit nuk shpërtheu dhe një fëmijë thërret, thotë ‘Ne shkuam me shokët me biçikletë për të parë si ishte raketa”, siç e kuptoni këta janë fëmijë të luftës që shohin raketa, që shohin vdekjen që mbarti Rusia. Na shkatërroi ne, kulturën tonë, jetën tonë, të ardhmen tonë, burrat, fëmijët, gratë tona pa dallim. Dhe është e frikshme të jetosh në këtë botë, të rritësh fëmijë, por jo siç thonë ata, dhe atdheu nuk mund të zgjidhet. Unë e dua vendin tim, kam lindur atje’”.

    “Dhe edhe atje disa vite më parë më pyetën pse nuk e bëre, pse nuk ike më herët? E dua shumë Ukrainën, dua të jetoj aty e vetëm të udhëtoj nëpër botë. Unë dua të shoh botën, por të kthehem të jetoj në Ukrainë. Dmth kam ardhur këtu me një shpresë të tillë që nuk do të zgjasë shumë. Por Ukraina nuk u kthye shpejt në një vend paqësor, por në një vend të pasur dhe të lulëzuar që mundi terroristët në Ukrainën tonë”, tha Kraselnykova që po qëndron këtu me të birin e saj, Nazar Chaban që pritet të dalë në klasën e katërt pas dy muajsh.

    Chaban tregoi se sa shumë lufta kishte ndikuar në jetën e tij si fëmijë, dhe se ndonëse kishte mbajtur mësim online edhe gjatë pandemisë, fillimi i luftës ua pamundësoi shumë fëmijëve të Ukrainës t’i ktheheshin mësimit fizikisht si moshatarët e tyre anë e kënd botës.

    Nazar u shpreh se lumturia për të është të shohë e ndjejë paqe dhe se shumë fëmijë nuk po mund as të qasen në mësim shkak i mungesës së internetit në shumë qytete, fshatra, zona e vendbanime në Ukrainë dhe se gjatë një bisede me kolegen e nënës së tij, Lyudmilan, tha se nuk do që të “luajë më lojën luftë e armë”, të cilën duket se prindërit ua kanë paraqitur fëmijëve si portretizim të asaj që po ndodhë tashmë gati dy vjet në Ukrainë nga pushtimi rus.

  • Ministrja Nagavci sot mban konferencë për media

    Ministrja Nagavci sot mban konferencë për media

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot do të mbajë konferencë për media në orën 13:00.

    “Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mbanë konferencë për media. Konferenca mbahet sot (21 gusht 2023), ora 13:00, kati I, MAShTI.”

    Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja, mirëpo ditëve të fundit ka pasur kritika ndaj Nagavcit për mosshpërndarjen e teksteve mësimore.

  • Kurti sot në Greqi – Merr pjesë në darkën joformale me liderë të rajonit, nesër takimi dypalësh me kryeministri grek

    Kurti sot në Greqi – Merr pjesë në darkën joformale me liderë të rajonit, nesër takimi dypalësh me kryeministri grek

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të niset drejt Greqisë, ku do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa, lajmi u bë i ditur nga mediat greke.

    Pas darkës të së hënës, të martën do të ketë takim të ndarë me kryeministrin grek.

    Ndërkohë, Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të agjendës së paracaktuar.

    Agjencia e lajmeve ANA – MPA, raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis, diçka që është sa thelbësore dhe simbolike.

    Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe presidenti serb, ish-ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

    Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.