ATV

Category: Lajme

  • ​Rama dekoron Fatos Nanon: Në këto orë të vështira meriton lutjet dhe mirënjohjen tonë

    ​Rama dekoron Fatos Nanon: Në këto orë të vështira meriton lutjet dhe mirënjohjen tonë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka urdhëruar dhënien e medaljes “Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike” për ish kryeministrin Fatos Nano.

    Mirënjohja është ndarë me motivacionin për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues e demokratik në Shqipëri.

    Gjithashtu, aty përmendet fryma liberale në udhëheqje dhe toleranca shembullore në momente tejet të vështira të jetës politike kombëtare.

    “Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, ka shkruar Rama.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri Partisë Socialiste, Fatos Nano, po përballet me komplikime shëndetësore dhe si pasojë është shtruar në spital.

    Është raportuar se 70 vjeçari ka pasur vështirësi me frymarrjen.

    Fatos Nano i cili është kryetari i parë i PS-së, ka shërbyer kryeministër i Shqipërisë në periudhat 1991, 1997-1998 si dhe më 2002-2005./KP

  • ​Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

    ​Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

    Stacioni Policor në Viti ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar 82 qese substancë narkotike. Bëhet fjalë për persona të moshës 19 dhe 20 vjeçare të cilët janë ndaluar për kontroll rutinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Vitisë.

    Ndalimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit në kuadër të zbatimit të planit operacional “Goditja 2023”.

    “Në pikë të kontrollit në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore . Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë 82 qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një 1 pako me letra mbështjellëse ‘Rizlla’, 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe tre telefon celularë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti.

  • Vdes personi që u aksidentua një javë më parë në Fushë Kosovë

    Vdes personi që u aksidentua një javë më parë në Fushë Kosovë

    Personi që u aksidentua një javë më parë në Fushë Kosovë ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur [24.08.2023] ka ndërruar jetë në QKUK-së”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”.

  • Nura: Qeveria nuk nuk na ka ndihmuar me asnjë cent, pas vërshimeve që pati në janar

    Nura: Qeveria nuk nuk na ka ndihmuar me asnjë cent, pas vërshimeve që pati në janar

    Kryetari i Skenderajt Fadil Nura në emisionin “20MIN+” tregoi se Qeveria nuk ka dhënë asnjë cent për të ndihmuar këtë qytet nga dëmet që i pati për shkak të vërshimeve në janar.

    “Fatkeqësisht deri më tani jo nga 19 janari. Neve na kanë thënë se Komisioni Qendror e ka kryer punë e tij dhe se lënda gjendet në Qeveri. Kemi tentuar të kontaktojmë, por që nuk kemi marr ndonjë përgjigje adekuate. Kemi pyetje në baze ditore në lidhje me këtë çështje nga qytetarët. Kemi pasur vonesa në intervenim nga FSK-ja.”

    “Krerët e shtetit na kanë thënë se do të jemi krahë për sanimin e dëmeve. Unë i kam vendosur në buxhetin e komunës sepse nuk ka asnjë ndihmë nga pushteti qendror.”

    “Qasja duhet të jetë instuticionale. Fatkeqësisht në parim duket si penalizim ndaj meje. Kanë buxhet të mjaftueshëm, në raste të tilla nuk pësoj unë por qytetarët që janë taksapagues”, tha Nura.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Për ditën e sotme në vendin tonë, parashikohet të mbajë mot kryesisht me kthjellime dhe vranësira, të cilat gjatë pasdites, pritet të jenë me reshje të shiut.

    Temperaturën minimale e mban Peja me 17 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 33 gradë Celsius.

    Edhe në ditën e nesërme në Kosovë pritet të ketë mot të ngjashëm me vranësira të herë pas hershme.

    Temperaturën minimale e mban Ferizaj me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Peja me 30 gradë Celsius. /atvlive.tv

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Ekonomia e Turqisë rritet me 3.8% në tremujorin e dytë

    Ekonomia e Turqisë rritet me 3.8% në tremujorin e dytë

    Ekonomia e Turqisë rritet me 3.8% nga viti në vit në tremujorin e dytë të 2023, më shumë se që ka parashikuar tregu, sipas të dhënave të publikuara nga autoriteti statistikor i vendit të enjten.

    Prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë me çmimet aktuale u rrit 60.7% nga viti i kaluar në 5.5 trilion lira turke (271.5 miliardë dollarë) në periudhën prill-qershor, tha Instituti i Statistikave Turke (TurkStat), shkruan AA.

    Ekonomistët kishin pritur që ekonomia e Turqisë të rritej me 3.5% në bazë vjetore në tremujorin e dytë.

    Shifra pasoi një rritje vjetore prej 3.9% në tremujorin e parë të 2023.

    Në bazë tremujore, ekonomia turke u rrit me 3.5% në tre muajt deri në qershor, duke u zhvendosur prej 0.1% në periudhën e mëparshme.

  • Liria e lëvizjes për kosovarët në Bosnje dhe Hercegovinë bllokohet nga politikanët serbë

    Liria e lëvizjes për kosovarët në Bosnje dhe Hercegovinë bllokohet nga politikanët serbë

    Kur në fund vitit 2022 u nënshkrua nga kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit marrëveshja e dal nga Procesi i Berlinit, që përfshin marrëveshjen mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve akademike; marrëveshje për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA, nuk ishte menduar që ato nuk do të jetësoheshin edhe pas kaq kohe.

    Kjo marrëveshje e dal nga Procesi i Berlinit, i cili u nis në 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel ishte paraparë që të lehtësonte edhe pengesat më të imta politike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e qëllim kryesor ka lidhjen e integrimin e këtyre vendeve para se ato të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian. Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina si nënshkruese do të duhej të kalonin marrëveshjet edhe në organet e brendshme shtetërore, si Qeveria, Kuvendi e publikimi në Gazetat Zyrtare.

    Vendi i parë që i ka kaluar gjitha këto faza është Kosova dhe i pari që po i zbaton ato në praktikë, përkundër se Bosnje Hercegovina, veç se nuk i ka kaluar ato faza, dhe pavarësisht nënshkrimit të dhënë, Kuvendi i entiteti Republika Serbe, njëkohësisht anëtarja e Presidencës e ka vënë edhe veton kundër. Mos zbatimi i marrëveshjes së Procesit të Berlinit nga Bosnja dhe Hercegovina, me gjithë arsyet do të duhej konsideruar i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana e Bashkimit Evropian.

    Nga vendet e rajonit, janë qytetarët e Kosovës të cilët nuk mund të udhëtojnë në Sarajevë për shkak se politikanët serb, Millorad Dodik, kryetar i entiteti Republika Serbe, dhe anëtarja e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq e kundërshtojnë lëvizjen e lirë të kosovarëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ky kundërshtim nuk mund të konsiderohet vetëm politikë, sa edhe racist, përderisa ndër shpjegimet është edhe ajo se “çka na duhet neve shqiptarët me ardhur në Banja Llukë”. Kur marrëveshja u nënshkrua kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ishte anëtari i partisë së Dodik, SNSD, Zoran Tegeltija. Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq kishte thënë në rast se Kuvendi Popullor i RS e mbështet veton, “marrëveshjet e Procesit të Berlinit do të bien”.

    Rënia e tyre, padyshim se është në kundërshtim me frymën e vullnetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian. Takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Bled të Sllovenisë, BSF2023 do të duhej të ishte thirrje jo veç nga Kosova, por parasë gjithash nga Bashkimi Evropian që respektimi i marrëveshjeve që ruajnë e fuqizojnë frymën euro-integruese të gjashtë vendeve të Ballkanit të bëhej obligim. Ndërsa veprimet e politikanëve serb të Bosnje dhe Hercegovinës që pengojnë implementimin e zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria në Sarajevë të dënoheshin me masa konkrete nga BE.

    Liria e lëvizjes së qytetarëve është e drejtë njerëzore dhe çdo mekanizëm që pengon atë është në kundërshtim me vlerat evropiane. Çelësi i suksesit të synimit euro-integrues për vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë respektimi e implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara. Para se gjithash kjo duhet të vlej për BiH./TheGeopost

  • Kjo është Blerta, kryetarja me prejardhje shqiptare e një komune në Suedi

    Kjo është Blerta, kryetarja me prejardhje shqiptare e një komune në Suedi

    Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Suedi po deportojnë në shumë fusha të ndryshme.

    Blerta Krenzin, është shqiptarja e cila jeton dhe vepron në shtetin suedez. Ajo është kryetare e komunës Avesta, rajoni Dalarna, Suedi, shkruan albinfo.ch.

    Blerta Krenzi u zgjodh kryetare e komunës në nëntor 2022, detyrë të cilën ajo e kryen me profesionalizëm dhe përkushtim të madh. Më parë, Blerta ka qenë Kryetare e Asamblesë Komunale të Avestas.

    Ajo po ashtu është e gatshme për të rritur më tej bashkëpunimin mes Kosovës dhe Suedisë në sektorë të ndryshëm në nivel lokal.

    Sukseset e arritura nga diaspora e Kosovës janë dëshmi e qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur të bashkatdhetarëve tanë në sfera të ndryshme në skenën globale/Albinfo.ch

  • Aktivistët rusë që i rivizatojnë muralet nacionaliste në Beograd përndiqen nga regjimi serb e rrahen nga qytetarët

    Aktivistët rusë që i rivizatojnë muralet nacionaliste në Beograd përndiqen nga regjimi serb e rrahen nga qytetarët

    Një “luftë” më grafitë po zhvillohet në Beograd, thotë Piotr Nikitin, një aktivist rus kundër Kremlinit në Beograd.

    Përballë një shkolle ku pati të shtëna më 3 maj që vrau dhjetë njerëz, një mural i Vladimir Putinit është rilyer vazhdimisht për të mbështetur Ukrainën (ndonjëherë duke ndryshuar në të kuqe në flamurin e Rusisë në blu “pa gjak”). Ai që nderon Ratko Mlladiçin, një kriminel serb i luftës, shpesh shpërfytyrohet dhe restaurohet.

    Pasionet janë të larta. Pasi Nikitin kërkoi nga mediat lokale të raportojnë për ripikturimet e muralit të Putinit në të cilin ai mori pjesë, presidenti i Serbisë e përçmoi Nikitin në TV. Artisti u ndalua për 44 orë në Beograd më 13 korrik.

    Një tjetër rus kundër luftës, Ilya Zernov, u arratis në Gjermani pasi u rrah pasi kishte pikturuar mbi mbishkrimet që shkruanin “Vdekje Ukrainës”.

    Aida Coroviq, një aktiviste që u dhunua nga policët pasi hodhi vezë në muralin e Mlladiçit, mendon se shteti i sheh të dobishme grafitet e ekstremit të djathtë, shkruan The Economist.

    Ndërsa humbjet ruse në Ukrainë rriten, artistët nacionalistë të rrugës janë zhvendosur në mesazhe të tjera: homofobia (“Nuk dua babanë dhe babanë”), militarizëm (“Sparta e Serbisë”) dhe irredentizëm (“Kur ushtria kthehet në Kosovë”). Krokodil, një qendër kulturore liberale në Beograd, ka ndryshuar gjithashtu sjellje.

    Kur pikturoi mbi një mural që bënte thirrje për ripushtimin e Kosovës, nacionalistët e restauruan muralin dhe e shëmtuan selinë e saj me slogane nacionaliste. Tani themeluesi i saj, Vladimir Arsenijevic, po merr një qasje më delikate, më pak politike kundër luftës.

    Krokodil po paguan artistë për të përfshirë të rinjtë në pikturimin e një serie murale të lejuar, të cilat ai thotë se do të rrezatojnë “gjëra të buta, si imazhe të këndshme, paqësore femërore”.

    “Kur ushtria kthehet në Kosovë”, një slogan i madh u shfaq edhe në një ndeshje futbolli në Beograd ku Presidenti i Serbisë Vuçiç ishte pjesëmarrës./The Geopost

  • Austria vendos kufirin e qirave, si pjesë e luftës kundër inflacionit

    Austria vendos kufirin e qirave, si pjesë e luftës kundër inflacionit

    Qeveria federale konservatore dhe e gjelbër e Austrisë po vendos kufizime të çmimeve për një pjesë të madhe të qirave, si pjesë e luftës kundër inflacionit.

    Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej pesë përqind, tha kancelari Karl Nehammer në Vjenë. Sipas zëvendëskancelarit Werner Kogler, do të përfitojnë nga kjo 75 përqind e të gjitha qirave. Një zgjidhje përtej kësaj periudhe po hartohet aktualisht.

    Sipas të dhënave të qeverisë, pa ndërhyrje, disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme në vitin 2024 i priste një rritje prej 15 për qind e qirasë. Nehammer tha se kjo është ajo që duam të shmangim, përpara një seance të posaçme të Parlamentit austriak për rritjen e çmimeve, të kërkuar nga opozita.

    Kontroll për fitimet e mëdha

    Kjo masë është pjesë e një pakete më të gjerë për të luftuar inflacionin. Fundjavën e kaluar, qeveria njoftoi se donte të vendoste më shumë mbi të ashtuquajturat fitime të rastësishme nga kompanitë që nxjerrin fitime nga lëndët djegëse fosile. Deri tani kjo bëhej vetëm nëse fitimi ishte 20 për qind më i lartë se mesatarja e fitimit të viteve të kaluara.

    Në të ardhmen kjo vlerë do të vendoset në dhjetë për qind, u vendos. Që para verës, ÖVP dhe të Gjelbërit kishin rënë dakord t’i detyronin grupet e energjisë elektrike të paguanin më shumë.

    “Të mbajmë jetën të përballueshme”.

    Përveç kësaj, qeveria do të ngrijë në gjendjen aktuale shumë. Çmimet e taksës së autostradës dhe biletës për klimën, të cilat duhet ta bëjnë udhëtimin me tren më tërheqës, nuk duhet të rriten. “Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që njerëzit të marrin lehtësim të drejtpërdrejtë dhe që jeta të mbetet e përballueshme,” tha Nehammer.

    Në total, vëllimi i lehtësimit për qytetarët do të arrijë në 40 miliardë euro midis viteve 2024 dhe 2026, falë ndihmës direkte dhe uljes së taksave, siç është eliminimi i progresionit të ftohtë. /DW