ATV

Category: Lajme

  • Nga 1 shtatori Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

    Nga 1 shtatori Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

    Shqipëria rimerr për herë të dytë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropën, drejtimin për herë të dytë të Presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB do ta konfirmojë ditën e nesërme edhe vetë ministrja Olta Xhaçka.

    “Nesër, ora 11.30 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do dalë në deklaratë për median për marrjen për herë të dytë nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit më 1 shtator 2023, thuhet në njoftim.

    Më 1 janar të vitit të kaluar Shqipëria u bë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme./rtsh.al/

  • Del në konsultim publik Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve veriorë

    Del në konsultim publik Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve veriorë

    Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë në konsultim publik Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

    “Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativave të qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, thuhet në Nenin 1 të këtij Udhëzimi.

    Sipas, nenit 4, inicimi i kërkesës për largimin e kryetarit të komunës, thotë se secili qytetarë apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës dhe se secili qytetar apo grup qytetarësh që ndërmarrin iniciativën për largimin e kryetarit të komunës, do të caktojnë një person përgjegjës që shërben si pikë kontakti.

    Ndërkaq, neni 5, thotë se në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet për qind (20%) e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

    Ky veprim kishte nxitur dhunë dhe eskalim të situatës në veri. Që nga ajo kohë Shetete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar deeskalim të situatës dhe zgjedhje të reja në veri.

    Më 10 korrik, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, kanë konfirmuar se në një takim në Bratisllavë kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.

    Një ditë më vonë ishin prezantuar edhe hapat konkretë, të cilët parashikonin tërheqjen e 25 për qind të Policisë së Kosovës nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në fund të verës dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

  • Bija e Jakup Krasniqit publikon një poezi të tij nga Haga: Burgu im qenka një vrimë

    Bija e Jakup Krasniqit publikon një poezi të tij nga Haga: Burgu im qenka një vrimë

    Gresa Krasniqi vajza e ish-udhëheqësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka publikuar një poezi të cilën e ka shkruar Krasniqi gjatë kohës sa po qëndron i paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ajo ka publikuar një foto me dorëshkrime të Krasniqit, e ndër to edhe një poezi për burgun.

    “Burgu im qenka një vrimë
    Qiell e diell i shoh copë-copë
    Aty ku bie e zgjohem përditë
    Për mua është vetëm një grope
    Veçmas për këtë moshë.” – shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.

    FOTO:

  • Basha nuk përmbahet: Klinaku, Ramushi e Lushtaku po krijojnë narrativë për vrasjen e Albinit

    Basha nuk përmbahet: Klinaku, Ramushi e Lushtaku po krijojnë narrativë për vrasjen e Albinit

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka bërë akuza të rënda në drejtim të kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj, anëtarit të PDK-së, Sami Lushtaku dhe kryeveteranit, Faton Klinaku, duke thënë se këtë tre po nxisin vrajsen e kryeministrit, Albin Kurti.

    “Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘ ëë ë ë ë ë ë , ëë !’” – ka shkruar ai.

    Më tej, Basha thotë se është i bindur që “kjo që po ndodh nuk është e rastësishme”.

    Shkrimi i tij:

    Përcjelljne narrativën që po e krijojnë!

    Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë!

    Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën!

    Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën!

    Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘ ëë ë ë ë ë ë , ëë !’

    Dhe kjo dëshmohet brenda ditës, ku na del një psikopat me emër Nuredin Gashi që inspirohet nga fatonat, lushtakët e ramushat dhe shkruan se, “ç ë ë ë ë ç ë … ë ë ëë ë ”.

    Pra këta njerëz po krijojnë situtatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta indidvid. Ata binden që Albini është tradhëtar dhe gjithashtu binden se më mirë êshtë me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që kêta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t’njejtin veprim sikur t’ishin në vendin e tyre.

    Tash a mban përgjegjësi direkte Klinaku, Ramushi e Lushtaku? Ata thonë, ‘jo more ne kemi thanë se nuk e vrasim sepse kurrë se lëshojmë Kosovën.’

    Por pyetja është, a e kanë arsyetu vrasjen e Kryeministrit për dikë që don me lëshu Kosovën?’ Absolutisht po, dhe bile e shohin si “akt patriotik” sepse Ramushi iu ka thënë se ‘Albini është njeri i Serbisë.’

    Jam i bindur që krejt kjo çka po ndodh nuk është e rastësishme!

    Pse kish me pyet dikush?

    Sepse për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht.

  • Qeveria e BE-ja në heshtje për datën e takimit të shtatorit

    Qeveria e BE-ja në heshtje për datën e takimit të shtatorit

    Në fillim të javës zhvilluan një takim, e pasi e përfunduan, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, folën për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet në shtator.

    E një datë konkrete për takimin e radhës, nuk është dhënë as nga Qeveria e Kosovës.

    Nga BE-ja po ashtu nuk kanë përmendur ndonjë datë konkrete.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka refuzuar të përmendë data duke thënë se “do të shpallim datën për çfarëdo takimi të radhës të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë kur të jetë e përshtatshme”.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka përsëritur edhe thirrjet për implementimin e shpejtë dhe pa vonesa të marrëveshjeve që kanë dalë nga dialogu.

    “Ne, po ashtu, kemi thënë shumë qartë se është e domosdoshme që dialogu i lehtësuar nga përfaqësuesi i lartë dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizimin e raporteve dhe aneksit për implementim, të bëhen pa ndonjë vonesë të re” theksoi ai.

    Për një periudhë të gjatë nuk ka pasur takime në nivelin e lartë në kuadër të dialogut.

    Herën e fundit kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishin në Bruksel ishte 22 qershori, por as atëherë ata nuk patën takim mes vete.

    Në BE pohojnë se synojnë që tash situate të normalizohet në veri dhe që palët të evitojnë çdo veprim i cili mund të shkaktojë tensione të reja dhe në këtë mënyrë të ndikojë negativisht edhe në procesin e dialogut.

  • Osmani bisedoi me Lavrov, i kërkoi ndërprerjen e agresionit në Ukrainë

    Osmani bisedoi me Lavrov, i kërkoi ndërprerjen e agresionit në Ukrainë

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se në cilësinë e kryesisht të OSBE-së ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

    Osmani ka thënë se ka theksuar domosdoshmërinë e ndërprerjes së agresionit në Ukrainë, si dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij shteti.

    “Në bisedë iu referova sfidave në rajonin e OSBE-së dhe ripërsërita përkushtimin e Kryesisë së Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndërprerjes së agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

  • Rama: Duhet ta dimë nga drejtësia jo nga Greqia që Beleri është i pafajshëm

    Rama: Duhet ta dimë nga drejtësia jo nga Greqia që Beleri është i pafajshëm

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median greke ERT, u shpreh se kërcënimet e Greqisë se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, janë në mospërputhje të plotë me të drejtën sovrane të Shqipërisë për të ushtruar dhe për të zbatuar legjislacionin e vet evropian.

    Rama u shpreh se i ka kërkuar departamentit ligjor në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë bërë në rastin e Himarës kur përfundon afati i 90 ditëve që nuk është betuar kryetari i ri, duke u nisur nga fakt se në rastin e Belerit kemi të bëjmë me një rast shumë specifik.

    Sipas tij, duhet t’i lihet drejtësisë dhe jo Greqisë, për të parë nëse Beleri është i fajshëm apo i pafajshëm, shkruan Euronews Albania, transmeton Paparaci.

    “Kërcënimet për pengim të rrugës së mëtejshme te integrimit të plotë të Shqipërisë dhe anëtarësimit të saj të plotë në BE, ndërkohë që qeveria nuk ka asnjë mundësi ligjore që të hyjë në këtë proces, që t’i japë leje një të paraburgosuri që të shkojë të bëje betimin apo që të betohet në zyrë me noter siç thonë, është në mospërputhje të plotë, qoftë me të drejtën sovrane të Shqipërisë për të ushtruar dhe për të zbatuar legjislacionin e vet evropian në perimetrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe me bashkëjetesën evropiane mes vendesh që janë vende demokratike, që i përkasin të njëjtës familje vlerash dhe ku nuk mund të bëjë vaki që njëri vend t’i tregojë tjetrit se si duhet të funksionojë në një rast konkret dhe çfarë duhet të bëjë në një rast konkret njëri apo tjetri për të zbatuar ligjin në vendin e vet”.

    “Ndërkohë që siç e kam thënë, ne jemi duke studiuar rastin, pasi kur përfundon afati i 90 ditëve, normalisht sipas çfarë thuhet në ligj, qeveria duhet ta shkarkojë kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe duhet të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja. Mirëpo ky është një rast shumë specifik dhe për këtë arsye unë i kam kërkuar departamentit ligjor këtu në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë duhet të bëjmë ne dhe do të zbatojmë përsëri atë që është më e drejta”, shtoi Rama.

    “Unë do të isha i lehtësuar nëse ne do të mundeshim që t’i linim procesit gjyqësor mundësinë të përfundonte dhe në fund të procesit të dinim nga drejtësia, jo nga Greqia nëse ky njeri është i fajshëm apo është i pafajshëm”, tha Rama.

  • Kurti: Serbia refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive

    Kurti: Serbia refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platëformën “X” për viktimat e zhdukjes me forcë, pasi sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë.

    Më shumë se 1.600 persona janë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

    Shefi i qeverisë shkroi në platëformën “X” se Serbia po refuzon t’i hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

    ”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës”, tha ai.

    “Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, u shpreh Kurti.

  • Kthehen në punë tre policët që ishin rrëmbyer nga Serbia

    Kthehen në punë tre policët që ishin rrëmbyer nga Serbia

    Tre zyrtarët policorë që ishin rrëmbyer nga Serbia, Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tashmë janë kthyer në detyrë.

    Kësisoj, ata do të vazhdojnë punën në stacionin ku kanë qenë duke punuar deri në ditën kur u rrëmbyen, konfirmoi Policia e Kosovës.

    “Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Zyrtaret policor të potencuar nga ana juaj, janë duke punuar në stacionin përkatës ku kanë punuar edhe më herët”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Sefa, Zeka dhe Mustafa, ishin rrëmbyer më 14 qershor të këtij viti nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

    Ata ishin mbajtur në paraburgim për 10 ditë, kur edhe u liruan më 26 qershor.

  • ​ZKA: Sistemi shtetëror i mangët në mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje

    ​ZKA: Sistemi shtetëror i mangët në mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar se sistemi shtetëror ka mangësi në angazhimin e hetuesve primar, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, shqyrtimin e rasteve me kohë nga organet e drejtësisë, si dhe në regjistrimin e rasteve të raportuara.

    Po ashtu sipas ZKA-së viktimat nuk kanë përkrahje sociale, në veçanti mungon përkrahja e tyre në aspektin ekonomik, si dhe mungojnë programet për trajtimin e kryerësve të veprave.

    “Procesi i auditimit identifikoi mangësi edhe në angazhimin adekuat të burimeve njerëzore, në procedurat e monitorimit dhe në mbështetjen e viktimave gjatë rehabilitimit. Gjatë intervenimit dhe ofrimit të shërbimeve emergjente, policia reagon në kohë optimale, porse ka dobësi në angazhim të hetuesve policorë, mungesë e procedurave për monitorimin e urdhrave mbrojtës, mos përcjellje e informatës te mbrojtësit e viktimave si dhe dobësi në regjistrimin e rasteve”, thuhet në raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” për periudhën 2020-2022.

    Po ashtu ZKA bën të ditur se rezultatet e auditimit tregojnë se gjykatat me vonesë i trajtojnë rastet e dhunës në familje. Gjykatat themelore ende ballafaqohen me bartje të lëndëve të pazgjidhura nga vitet paraprake, ku disa prej tyre janë që nga viti 2016. Procesi i trajtimit në procedurë penale te rastet e dhunës në familje merr kohë më shumë se një vit. Po ashtu, vërehet mungesa e angazhimit institucional në regjistrimin e të dhënave në Data Bazën Nacionale për rastet e dhunës në familje.

    “Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca vlerësoi se është e domosdoshme rritja e angazhimit institucional për të trajtuar rastet e dhunës në familje dhe shpërndarja adekuate e burimeve. Zonja Spanca tha se zhvillimi i programeve gjithëpërfshirëse për rehabilitimin e viktimave, duke përfshirë mbështetjen psikologjike dhe kompensimet materiale është me rëndësi jetike. Me përpjekje të vazhdueshme dhe angazhime për ndryshim, institucionet përgjegjëse mund të krijojnë mjedis të atillë ku viktimat e dhunës në familje mbrohen, rehabilitohen dhe fuqizohen, duke kontribuar kështu në çrrënjosjen e dhunës në familje dhe në shoqëri”, thuhet në raport.

    Sipas auditorit, pavarësisht se institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, auditimi konstatoi se nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave.

    Me qëllim të përmirësimit të sistemit shtetëror për mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje, ZKA dha gjithsej 19 rekomandime. Ndër këto, tri për Policinë e Kosovës, tri për Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, katër për Qendrat për Punë Sociale, dy për Prokurorinë Themelore, dy për Gjykatat Themelore si dhe pesë për Ministrinë e Drejtësisë.