ATV

Category: Lajme

  • Rreth 100 mijë të rinj në Kosovë nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë

    Rreth 100 mijë të rinj në Kosovë nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë

    Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion 195 mijë e 426) janë popullsi në moshë pune.

    Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se shkalla e personave joaktiv në moshë pune vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 61. 4 për qind, duke u rritur për 0,7 për qind, krahasuar me vitin 2021.

    Në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për 2022 nga ASK thuhet se janë gati 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 400 mijë janë të punësuar, rreth 60 mijë janë të papunë dhe mbi 733 mijë qytetarë janë joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

    Shqetësuese sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 98 mijë e 705 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë.

    “Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (61,4 %), duke u rritur për 0,7%, krahasuar me vitin paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 78,0 %, krahasuar me meshkujt, 44,5 %”, thuhet në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për 2022 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Po ashtu sipas ASK-së, shkalla e punësimit ishte 2,7% më e lartë sesa në se në vitin paraprak(2021), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (- 8,1%), kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-16,6%) sesa në vitin paraprak.

    Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovë për vitin 2022 është 12.6%.

    Po ashtu sipas këtij raporti, persona aktiv ishin 21 mijë 571 më pak se në vitin paraprak, persona joaktiv ishin 14 mijë e 698 më pak se në vitin paraprak, persona të punësuar ishin 20 mijë e 509 më shumë se në vitin paraprak dhe persona të papunësuar ishin 42 mijë e 80 më pak se në vitin paraprak. /kp

  • Abdixhiku: Paaftësia e Qeverisë po na kushton

    Abdixhiku: Paaftësia e Qeverisë po na kushton

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa është deklaruar rreth çështjes së sigurimit të librave shkollorë për nxënësit, e ka akuzuar Qeverinë për paaftësi, që sipas tij, po kushton.

    Në videon e publikuar nga ai në Facebook, ku shihet një qift nga Prishtina duke u përpjekur t’i sigurojë librat e klasës së tretë për fëmijën e tyre, Abdixhiku ka thënë se ky qift do të duhej të kishte brenga tjera, por shteti ka vendosur t’i ngarkojë prindërit me detyrat e vetë shtetit.

    “Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë. Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se në vend të 4.8 milionë eurove, bizneset tani do t’i përfitojnë 6 milionë euro si subvencionim.

    “Paaftësia pra kushton. Paranoja dhe më shumë. Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve. Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë. Në vend të kësaj, po merremi – merreni me mend – me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve. Do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim”, ka theksuar më tej ai.

  • Hoti: Miliona euro më shumë për librat

    Hoti: Miliona euro më shumë për librat

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se për shkak të neglizhencës e paaftësisë së Qeverisë, buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë miliona euro më shumë librat për nxënësit.

    Ai shprehet se “librat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave”.

    Prandaj, ai thotë “imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake”.

    Sipas tij, problemi me librat do të pamundësoj nisjen e rregullt të mësimit.

    Reagimi i tij i plotë:

    Miliona euro më shumë nga buxheti për libra për shkak të neglizhencës e paaftësisë.

    Shtëpitë botuese do të marrin nga libraritë, apo shitësit me pakicë, shumën e njëjtë të buxhetit sikurse që ofertuan në tenderin e qeverisë, ndoshta edhe më shumë.

    Por, librat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave.

    Për keqardhje ku ka degraduar qeverisja e vendit. Imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake.

    Është viti i dytë me radhë që mësimi nuk fillon me rregull. Vitin e kaluar qeveria ishte në luftë me sindikatat dhe u humbën shumë javë mësim. Këtë vit problemi me librat do të pamundësoj nisjen e rregullt të mësimit.

  • Kthimi i 1.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit, reagon Bajrami

    Kthimi i 1.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit, reagon Bajrami

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent që është vjedhur nga buxheti i shtetit.

    Ky reagim i saj erdhi pas kthimit të 1.1 milionë eurove të vjedhura nga thesari i shtetit.

    “Duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent e euro të vjedhura në Buxhetin e Shtetit sikurse që janë kthyer 1.1 milionë e vjedhura nga Thesari. E hajnat le të kalben në BURG” ka thënë ajo.

    Tutje, Bajrami ka shtuar se beson në organet e drejtësisë, dhe edhe sot do t’i denonconte hajnat që janë në burg.

    Kam besuar dhe besoj në organet e drejtësisë se do ta kryejnë punën deri në kthimin e çdo centi në Thesarin e Shtetit. Edhe sot dhe përgjithmonë do ta bëja të njëjtin veprim që kam bërë, duke i denoncuar HAJNAT që sot janë në burg. Dikush atëherë dhe ndërkohë e ka parë denoncimin tim si gabim dhe unë e kam pranuar këtë gabim. Prapë do ta bëja të njëjtin gabim dhe do të denoncoj kushdo që prek djersën e këtij populli”, ka thënë ajo.

  • Sot nis viti i ri shkollor

    Sot nis viti i ri shkollor

    Nxënësit e mësimdhënësit sot u rikthehen shkollave. Një ditë para nisjes së procesit mësimor, interesimi i qytetarëve për t`u pajisur me tekste shkollore për fëmijët e tyre ishte i lartë.

    “Po sot ka qenë një fluks i madh i qytetarëve që kanë qenë të interesuar për t’i blerë, gjatë tërë ditës kemi qenë shumë të angazhuar për me i shit tekstet shkollore”, thotë Arben Bajoku, menaxher i librarisë.

    Mirëpo, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se mjetet për blerjen e këtyre teksteve, prindërve në xhirollogaritë e tyre ende nuk u janë dalë.

    “Për çështjen e subvencionimit, nuk e kam asnjë informacion që dikujt kanë fillua t’i bëhet subvencionimi që do të thotë askujt nuk i kanë dal. Po presim që dalin gjatë ditës për arsyeje se një deklaratë e ministres ke që do të dalin para 1shtator e i pari fillon në 12 të natës”, “, thotë Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.

    Ndërkaq, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, thonë se me këtë mënyrë të veprimit nga Ministria e Arsimit, procesi mësimor do të dëmtohet shumë.

    “Nga ana e MASHT-it dhe Qeverisë i duket proces i lehtë, por procesi do të komplikohet kur mijëra prindër do të shkojnë të bankomatat për t’i marr parat se kemi një pjesë të madhe të familjeve nëKosovë që janë në gjendje tepër të rënd ekonomike e tash synin siç thotë populli i kanë pikërisht në ato mjete”, thotë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut..

    Ndërsa në orët e pasdites, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë përfunduar procedurat e pagesës për blerjen e librave shkollorë për 81 mijë përfitues. Ajo tha se në këtë grup hyjnë prindërit që kanë aplikuar deri më 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

    Nagavci, në një njoftim në Facebook, bëri të ditur se numri i tërësishëm i aplikimeve është mbi 115 mijë dhe se pjesa tjetër do të trajtohet me grupin e radhës, përderisa ka shtuar se janë identifikuar 75 raste me gabime nga prindërit gjatë aplikimit por ata do të njoftohen për rishikim të nevojshëm./RTK

  • MASHT-i ekzekuton pagesat për grupin e parë të prindërve për librat

    MASHT-i ekzekuton pagesat për grupin e parë të prindërve për librat

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore.

    Ajo ka thënë se në këtë grup janë 81 mijë përfitues, ndërsa numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është 115 mijë.

    Sipas saj, nga të gjitha këto aplikime janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

    Njoftimi i saj i plotë:

    Të dashur prindër,

    Sot kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues.

    Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

    Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

    Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

    Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.

  • Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’

    Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së.

    Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë.

    Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë.

  • NATO s’e njeh postin e Presidentit, Stoltenberg takohet me “zonjën Osmani”

    NATO s’e njeh postin e Presidentit, Stoltenberg takohet me “zonjën Osmani”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg më 7 shtator.

    Në njoftimin për takimin që pritet të mbahet pas një jave, blloku perëndimor ushtarak i është referuar Osmanit vetëm si “zonja Osmani-Sadriu”, pa titullin e presidentes.

    “Të enjten, më 07 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Shtyp të NATO-s.

    “Sekretari i Përgjithshëm dhe znj. Osmani pas takimit do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s”, thuhet tutje në njoftimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

    Pas takimit, ata do ta mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

    Kosova nuk ka mundur ende të bëhet pjesë e NATO-s, pasi aty janë 4 shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj.

  • KQZ-ja voton Platformën për Edukimin e Votuesve, vendos të blejë edhe klima për objekt

    KQZ-ja voton Platformën për Edukimin e Votuesve, vendos të blejë edhe klima për objekt

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Platformën për Edukimin e Votuesve dhe Trajnimin e Administratës, dokumenti ky i cili është orientues i trajnimit të Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve, raporton EO.

    Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, tha se Platforma për Edukimin e Votuesve dhe Trajnim si projekt është financuar nga OSBE, dhe parasheh që ti njoftoj votuesit për të drejtat e tyre dhe trajnimin e administratës në mënyre digjitale.

    “Kemi pasur një aktivitet ne lidhje me digjitalizimin e moduleve tona trajnuese edhe edukuese. Ky projekt do të përfshijë informimin dhe edukimin e votuesit për të drejtat e tyre dhe trajnimin e administratë së zgjedhjeve në aspekte të ndryshme, dhe përgjegjësive të tyre në proceset zgjedhore”, tha ai.

    Një vendim tjetër që u morë nga anëtarët, ishte edhe miratimi i kërkesës për blerjen e klimave për objektin e KQZ-së.

  • Afera me rezervat shtetërore, Apeli ndërprenë masën e paraburgimit për të tre arrestuarit

    Afera me rezervat shtetërore, Apeli ndërprenë masën e paraburgimit për të tre arrestuarit

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore.

    Përmes një njoftimi për media, Gjykata e Apelit ka bërë me dije se ata janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri”, është thënë në njoftim.

    Më tej, bëhet e ditur se gjykata nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar masa e paraburgimit.

    “Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit”, është thënë në njoftim, duke shtuar se gjykata e shkallës se parë ka tejkalua kompetencat kur ka vendosur masën e paraburgimit.

    “Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë konstatoi se në këtë stad të procedurës penale nga gjykata e shkallë së pare është tejkaluar kompetenca e vlerësimit e parapara sipas normave ligjore nga fakti se gjykata në aktvendimin e ankimuar është lëshuar në vlefshmërinë e ligjshmërisë se ligjeve (administrative), vendimeve të qeverisë, si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve të elementeve subjektive të dashjes në lidhje me veprat penale të cilat pretendohet të jene kryer nga ana e të pandehurve”, është thënë në njoftim.