ATV

Category: Lajme

  • Drejtoresha e ARrShU-së ankohet se kompanitë e ujësjellësit s’u kanë dërguar të dhëna të sakta

    Drejtoresha e ARrShU-së ankohet se kompanitë e ujësjellësit s’u kanë dërguar të dhëna të sakta

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka diskutuar të etjen për performancën e ndërmarrjeve të ujësjellësit, raporton Ekonomia Online.

    Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrShU), Hajrie Morina, tha se kanë kërkuar këtë takim që të konsultohet në lidhje me publikim e raportit të performancës për vitin 2022.

    Sipas saj, nga raportet e fundit të dhënat e raportuar nga ndërmarrjet nuk janë të sakat dhe janë në dilemë se a duhet që të publikohet ky raport apo jo.

    Ajo tha se që nga viti 2021 kanë kërkua që ndërmarrjet të vendosin ujëmatësit në pika që ata i shfrytëzojnë, po shumica prej tyre nuk kanë vepruar kështu, për këtë Rregullatori i’u ka dhënë përsëri afat që deri në prill të vendosen matësit.

    E sipas saj, nga raportet e fundit del që prodhimi i ujit për disa kompani është me i madh se që është deklaruar deri tash.

    “Ne e kemi parë të nevojshme me u taku me ju sepse ndodhemi pare një situate jo të lehtë që lidhet me raportimet e të dhënave të performancës, ne kemi kërkuar që kjo të jetë e mbyllur për medië. Ne kemi qenë në fazën e draftimit ku kanë dal disa të dhëna që na qesin në dilemë se a me publiku a jo raportin. Ne qysh se kemi ardhur në si menaxhment i ri në fund të viti 2021 kemi kërkuar nga ndërmarrjet instalim të ujëmatësve në të gjitha pikat që ata i shfrytëzojnë. E kemi marr prapë një aktivitet që më i pa a i plotësojnë standardet, ju kemi dhënë prapë afat që deri në prill të viti 2023 në gjitha pika që ata i shfrytëzojnë të kenë të instaluar ujë matës”.

    “Ky aktivitet që e kemi ndërmarr po rrjedh që prodhimi ujit për disa kompani është me i madh se që është deklaruar deri tash që gjë na dërgon në ndryshim të të dhënave. Dilema është na kur po e dimë që të dhënat janë të pa sakta ato që janë raportuat në 2022 jemi në dilemë si me dhënë raportin kur të dhënat janë të pasakta”, tha ajo.

    E pyetur nga kryesuesi i këtij Komisioni për gjendjen reale të raporti dhe veprimet që i kanë ndërmarr me këtë situatë, ajo tha se disa ndërmarrje janë në proces të ndëshkimit.

    “Sa i përket masave që i kemi ndërmarr, fillimisht kemi punuara në draftimin e autoritet ku aty kemi kërkuar që mu fuqizuar autoritet edhe në aspektin e ndëshkimeve ligji ka mbet më draft. Me Pejën është marr vendimi që mu ndëshkuar për mos vendosjen e matësve. Plani është që për katër ndërmarrje është me marr masa ndëshkuese por edhe Prishtina e Gjilani nuk do të ju shpejtojnë ndëshkimeve”, tha ajo.

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanj tha se është e udhës që të ftohen udhëheqësit e ndërmarrjeve që të shihet se a i kanë përmbushur premtimet.

    Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se kjo është një situatë shumë shqetësuese.

    “Duhet të jemi shumë të shqetësuar për veprimet që i bëjnë shefat e këtyre ndërmarrjeve. Nuk guxojmë tani me humb një vit kur ne kemi shpresuar që do të jetë një vit i suksesshëm. Kjo është një gjendje alarmante, nuk ka gjendje më të rëndë se sa me u mundu me ulë të dhëna”.

    “Duhet që të jetë shqetësuese për këtë Qeveri, duhet të shkarkohen të gjitha bordet që kanë tentuar që të fshehin të dhënat reale. Nëse ka ndodh kjo nuk di si të veprohet kjo. Për mua nuk guxojmë që t’i fshehin ato të dhëna çfarë do që të jenë. Ne jemi shkuar në një gjendje më të rëndë se sa e kemi pasur”, tha ai, raporton EO.

    Drejtoresha tha se historikisht këto të dhëna janë publikuar gabim dhe se sektori i ujit është sektori më i vështirë për t’u menaxhuar.

  • Miratohet në lexim të dytë projektligji për parandalimin e dhunës në familje

    Miratohet në lexim të dytë projektligji për parandalimin e dhunës në familje

    Është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

    Për miratimin e këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë. S’kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

  • Nuk votohet Rezoluta e AAK-së për punën dyvjeçare të Qeverisë

    Nuk votohet Rezoluta e AAK-së për punën dyvjeçare të Qeverisë

    Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër një rezolute të propozuar nga AAK.

    Kanë qenë 49 deputetë që kanë votuar kundër, 19 pro dhe 3 kanë abstenuar.

    Rezoluta ka qenë e propozuar për punën dyvjeçare të qeverisë, që do të thotë se nuk është hedhur në votim që nga fillimi i vitit.

    “Më 21 shkurt kemi kërkuar që të debatohet për prioritetet e qeverisë. Fatkeqësisht asgjë nga rezoluta jonë nuk është arritur. Vazhdojnë problemet si me zhvillim ekonomik, Ligjin e Pagave dhe saga me dialogun”, është shprehur deputeti Besnik Tahiri, duke kërkuar që s’kishte kuptim që rezoluta të mos hidhej në votim.

  • S’ka kuorum, dështon votimi i një marrëveshje ndërkombëtare

    S’ka kuorum, dështon votimi i një marrëveshje ndërkombëtare

    Ka dështuar të votohet marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

    Në sallë ishin 82 deputetë të mjaftueshëm për të nisur procedurën e votimit, por jo të gjithë morën pjesë në votim.

    Kryetari Glauk Konjufca tha se mungon kuorumi, prandaj kjo pikë do të votohet në seancë tjetër.

    “Janë vetëm 72 vota, s’janë të mjaftueshme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, kjo i bartet një seance të re”, tha Konjufca.

    Këtë marrëveshje refuzoi ta votojë Grupi Parlamentar i PDK-së, ndërsa ai i LDK-së ishte pro.

  • Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

    Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

    Në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, është mbajtur Paneli IV “Ruajtja e Demokracisë: Adresimi i praktikave të prapambetura dhe joliberale në Ballkanin Perëndimor”, përcjell EO.

    Matthias Conrad, nga ambasada gjermane në Kosovë, përmendi tensionet në veri dhe rastin e tentim-revokimit të licencës së mediumit Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë.

    Ai ritheksoi se sa është e rëndësishme që të punohet sa më shumë në drejtim të ruajtjes së demokracisë dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

    “Ka progres në disa fusha, dhe regres në disa të tjera. Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, sfidën për licencën e Klan Kosovës, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja mbetet e pa kompletuar”.

    “BE-ja vetë duhet të jetë gati për raundin e ardhshëm të zgjerimit. Shoqëria civile ka zë të fortë dhe duhet ta bëjë zërin e vetë që të dëgjohet. Mungesa e një rruge të qartë drejt BE-së ka krijuar sentiment jo të lehtë në këtë aspekt”.

    “Në këtë periudhë ku demokracia po sfidohet, jo vetëm në nivelin global, duhet vazhduar të punohet sa më shumë. Kemi shumë punë për të bërë, sepse këto procese kërkojnë angazhim të madh. Kjo konferencë është shumë e rëndësishme pikërisht për këtë”, u shpreh Matthias Conrad.

    Paneli u moderuar nga Visar Xhambazi, prej “Sbunker”, që janë edhe njëri prej organizatorëve të Samiti.

  • Von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin

    Von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin

    Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në vend të kësaj preferon të ushqejë marrëdhëniet e saj me Rusinë, BE-ja nuk duhet ta detyrojë atë, tha eurodeputetja dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në një intervistë për Euractiv, duke e adresuar edhe çështjen e shqiptarëve në jug të Serbisë për pasivizimin e adresave.

    “Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE, ne nuk duhet t’i detyrojmë. Ndoshta ata duan të qëndrojnë jashtë dhe të shohin se si të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor anëtarësohen në BE. Është vendimi i tyre”, tha von Cramon. Von Cramon e ka theksuar edhe ndihmën që Bashkimi Evropian ia jep Serbisë. “Por që t’i shtysh me zor dhe t’iu bësh oferta aktraktive, pse pra Serbia ka interesa më të mëdha për të punuar me Rusinë”, tha ajo.

    Eurodeputetja ka marrë për bazë raportet e Serbisë me Kosovën për të dëshmuar se Serbia nuk është një vend i përshtatshëm për të punuar me të në BE.

    “Por kur bëhet fjalë për Kosovën, mendoj se tani është koha për të kapërcyer këtë retorikë të vjetër shumë, shumë agresive, këtë qasje të tmerrshme nacionaliste. Me këtë, ne nuk mund të punojmë së bashku në Bashkimin Evropian, nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton me këto narrativa të vjetra”, shpjegoi ajo. Von Cramon tha se ajo më parë mendonte se Serbia kishte interes për t’u anëtarësuar në BE dhe për t’u bërë një lojtar aktiv në procesin e anëtarësimit, por ngjarjet e fundit, duke përfshirë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kosovën, kanë hedhur dyshime për këtë. “Por ne duhet të shohim dhe duhet të vlerësojmë se muaji i fundit nuk ka shkuar në këtë drejtim. Dhe pas një kohe, ndoshta duhet të bëjmë një pushim,” tha ajo. Von Cramon vuri në dukje edhe mënyrën se si i trajton Serbia gazetarët, mediat, sundimin e ligjit dhe çështje të tjera. Por eurodeputetja shtoi se duhet të ketë më shumë kritika ndaj Serbisë, veçanërisht në lidhje me BE-në.

    Deputetët e Parlamentit Evropian në vazhdimësi kanë bërë thirrje që Serbia të bashkohet me Perëndimin dhe të largohet nga Rusia në politikën e jashtme. Por Serbia ka injoruar këto thirrje dhe në situatën aktuale gjeopolitike ajo ka intensifikuar edhe më shumë raportet me Rusinë, të cilës nuk i ka vendosur sanksione siç kanë bërë shtetet e Perëndimit. Në raportin për Serbinë, eurodeputetët thonë se negociatat e pranimit me Beogradin duhet të avancojnë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat e lidhura me BE. Eurodeputetët theksuan rëndësinë e harmonizimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

    Parlamenti Evropian është i shqetësuar për uljen e fundit të mbështetjes publike për anëtarësimin në BE në Serbi, të cilën ata e konsiderojnë si rezultat i retorikës politike të gjatë anti-BE/pro-ruse të përhapur përmes mediave të kontrolluara nga qeveria dhe zyrtarët qeveritarë.Sipas raportit, ky ishte rezultat i një dështimi të madh nga përfaqësuesit e qeverisë për t’u përballur dhe për t’u pajtuar me të kaluarën e Serbisë. Eurodeputetët duan që BE të rishqyrtojë masën e ndihmës së saj financiare për Serbinë nëse mbështetja për politikat antidemokratike vazhdon dhe i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të sigurojë që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike të BE-së.

  • Haradinaj kujton heroin Ahmet Krasniqi: Përgjithmonë në kujtesën historike

    Haradinaj kujton heroin Ahmet Krasniqi: Përgjithmonë në kujtesën historike

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se Kolonel Ahmet Krasniqi përgjithmonë do të mbetet në kujtesën historike.

    “Kolonel Ahmet Krasniqi, 25 vjet në përjetësi.

    Sot në 25-vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

  • Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

    Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

    Aleksandar Vuçiq i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili paralajmëroi se presidenti serb mund të arrestohet nëse do të hyjë në Kosovë pa leje.

    “Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”, tha Vuçiq nga Nju Jorku, raportojnë mediat serbe.

    Pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiq paralajmëroi mundësinë që ta vizitojë Graçanicën, por, siç tha vetë, nëse i lejohet hyrja.

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit”, por “për pa leje”, ai tha se “dihet cilat institucione merren me të”, duke shtuar se ai do të arrestohej “pa dyshim”.

    “Më kanë keqtrajtuar djalin, do të më arrestojnë… Do të shohim kush kë dëshiron të arrestojë dhe si do të duket”, tha Vuçiq, në përgjigje të kësaj deklarate, duke vazhduar me një ton ironik.

    “Është një mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë në shenjtëroren e tij, në liturgji dhe të flasë me njerëzit e tij. Kjo është arsyeja e vërtetë e arrestimit dhe flet për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që i mbështesin. Por mirë, në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë. …populli ynë thotë – kush qesh i fundit, qesh më mirë”, tha presidenti serb.

    Ai po ashtu thotë se është shumë më i interesuar për t’i parë reagimet e Perëndimit për këtë çështje.

  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    2 mijë e 89 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 30 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

    Në 24 orët e fundit janë arrestuar 20 persona dhe 15 janë dërguar në mbajtje.

  • Parlamenti zviceran miraton ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës si burka dhe vendos gjoba për shkelësit

    Parlamenti zviceran miraton ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës si burka dhe vendos gjoba për shkelësit

    Parlamenti zviceran votoi të mërkurën për të dhënë miratimin përfundimtar legjislativ për ndalimin e mbulesës së fytyrës, siç janë burkat e veshura nga disa gra myslimane.

    Këshilli Kombëtar votoi 151-29 për legjislacionin, i cili tashmë ishte miratuar nga Dhoma e Lartë.

    Vendimi vjen pas një referendumi mbarëkombëtar dy vjet më parë, në të cilin votuesit zviceranë miratuan ngushtë ndalimin e nikabeve, të cilat lënë të çara për sytë, dhe burkat, si dhe maskat e skive dhe bandat që vishen nga disa protestues.

    Me votimin e Dhomës së Ulët, parlamenti e forcoi ndalimin në ligjin federal dhe vendosi një gjobë deri në 1,000 euro për shkelësit.

    Masa ndalon mbulimin e hundës, gojës dhe syve si në hapësirat publike ashtu edhe në ndërtesat private të aksesueshme për publikun, megjithëse lejon disa përjashtime.