ATV

Category: Lajme

  • Senatori amerikan: Sulmi në Banjskë ishte i mirë-koordinuar, kishte qëllim provokimin e një konflikti më të gjerë

    Senatori amerikan: Sulmi në Banjskë ishte i mirë-koordinuar, kishte qëllim provokimin e një konflikti më të gjerë

    Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili ka qenë për vizitë disa herë në Kosovë, ka thënë se ata që kanë vrarë rreshterin kosovar, Afrim Bunjaku, duhet të mbahen përgjegjës.

    Murphy ka thënë se pasojat e sulmit të 24 shtatorit kanë mundur të jenë katastrofale, duke potencuar se armatimi i rëndë që është përdorur tregon se ka qenë një sulm i mirë-koordinuar dhe që ka synuar qëllimshëm të provokojë një konflikt më të gjerë.

    Senatori amerikan ka thënë se është i shqetësuar që lirimi i Milan Radojiçiqit nga Serbia, i cili edhe ka pranuar se qëndron prapa 24 shtatorit, do të rris tensionet edhe më tej në mes të Serbisë dhe Kosovës, dhe do të minojë edhe përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve që palët kanë marrë nga Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Brukseli.

    “Vuçiq duhet të marrë hapa të menjëhershëm për de-eskalim dhe të sigurohet që do të ketë llogaridhënie për këtë akt qyqar”, ka shkruar Murphy.

  • Netanyahu: Jemi në luftë, armiku të bëhet gati të paguajë një çmim që kurrë s’e ka njohur

    Netanyahu: Jemi në luftë, armiku të bëhet gati të paguajë një çmim që kurrë s’e ka njohur

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është edhe zyrtarisht në luftë pasi terroristët e Hamasit kanë hyrë sot në jug të territorit izraelit.

    “Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë”, ka deklaruar Netanyahu.

    Ai gjithashtu ka thënë se armiku do të paguaj çmim që nuk e ka njohur kurrë më parë.

    “Armiku do të paguajë një çmim që nuk e kanë njohur kurrë më parë”, ka thënë Netanyahu.

    Në anën tjetër, terroristët e Hamasit kanë hyrë brenda territorit të Izraelit dhe kanë vrarë civilë rrugëve e në banesat e tyre.

  • S’ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar deri tani nga sulmet në Izrael

    S’ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar deri tani nga sulmet në Izrael

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Shqipëri ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.

    Në njoftim thuhet se sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

    “Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të njekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare 🇦🇱 në Izrael në numrin e kontaktit:+972 54-4806601”, thuhet në njoftim.

  • Ushtria izraelite shpall “gjendjen e gatishmërisë” për luftë

    Ushtria izraelite shpall “gjendjen e gatishmërisë” për luftë

    Ushtria izraelite ka shpallur një “gjendje gatishmërie” për luftë pasi fraksionet palestineze në Rripin e Gazës hodhën një breshëri intensive raketash herët të shtunën në drejtim të Izraelit, raporton Autoriteti i Transmetimit të Izraelit.

    Sulmet me raketa u qëlluan nga vende të ndryshme në enklavë, por sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit kapi shumë, sipas një korrespondenti të Anadolu.

    Të paktën pesë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmin me raketa në Gaza, njoftoi Autoriteti i Transmetimit izraelit.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant miratoi një “mobilizim rezervë në shkallë të gjerë”, raportoi e përditshmja Yedioth Ahronoth.

    “Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në frontin e brendshëm në përgatitje për luftime afatgjata”, tha Galant, sipas të njëjtit burim.

    Sirenat u dëgjuan në Tel Aviv, Rehovot, Rishon Lezion dhe në bazën ajrore Palmachim, sipas organeve të mediave, duke përfshirë faqen e lajmeve Walla.

    Sirenat u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Jerusalemit, ku u dëgjuan shpërthime ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit u aktivizua, sipas një korrespondenti të Anadolu.

    Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit të rezistencës palestineze Hamas, njoftoi fillimin e një operacioni me raketa që synonin vendet e armikut, aeroportet dhe instalimet ushtarake.

    “5000 raketa dhe predha u hodhën nga Gaza drejt Izraelit në 20 minutat e para të operacionit,” tha Brigada Al-Qassam në një deklaratë.

    Radio izraelite raportoi se një numër personash të armatosur palestinezë hynë fshehurazi në zonat izraelite ngjitur me Rripin e Gazës.

    Izraeli vendosi forcat e tij për t’u marrë me infiltrimin e armatosur palestinez nga Gaza, shtoi Radio Ushtria.

    Persona të armatosur të Hamasit morën kontrollin e një stacioni policie në Sderot të Izraelit, ku një numër njerëzish u plagosën në një shkëmbim zjarri, njoftoi Autoriteti i Transmetimit Izraelit.

    Përleshjet e armatosura midis fraksioneve palestineze dhe forcave izraelite po ndodhin në gardhin lindor të Rripit të Gazës, sipas një korrespondenti të Anadolu.

    Ushtria izraelite tha se ka filluar të sulmojë objektivat e Hamasit në Gaza.

    Dëshmitarët i thanë për Anadolu se persona të armatosur nga fraksionet palestineze hapën zjarr ndaj varkave izraelite pranë Rripit të Gazës.

    Fraksionet palestineze kanë qëlluar vazhdimisht me raketa drejt vendbanimeve dhe qyteteve izraelite për më shumë se një orë, shtuan dëshmitarët.

    Aktivistët palestinezë në Rripin e Gazës shpërndanë fotografi dhe videoklipe në mediat sociale që tregojnë anëtarët e fraksioneve palestineze dhe qytetarët që “kapnin” automjetet izraelite.

    Disa foto dhe video treguan automjete izraelite që po futeshin në lagjet e banuara palestineze.

    Një korrespondent i Anadolu raportoi se një nga automjetet izraelite mbërriti në sheshin Al-Khalifa në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.

    Shkollat u mbyllën në Rripin e Gazës deri në një njoftim të dytë, sipas Ministrisë Palestineze të Arsimit në Gaza. (AA)

  • Osmani dhe Borrell diskutojnë për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

    Osmani dhe Borrell diskutojnë për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Komuniteti Politik Europian (EPC), ka takuar përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell me të cilin ka diskutuar aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

    Osmani ka shkruar në X, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së BE-së, të 27 shkurtit, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

  • Regjistrimi i popullsisë – Berisha: Kompletimi i stafit e mosfurnizimi me tabletë mund ta shtyjnë procesin

    Regjistrimi i popullsisë – Berisha: Kompletimi i stafit e mosfurnizimi me tabletë mund ta shtyjnë procesin

    Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se gjatë përgatitjes së procesit të regjistrimit janë duke u përballur me disa sfida, që sipas tij, mund të ndikojnë në mos realizimin në kohë të këtij procesi.

    Berisha tha se fillimisht kanë planifikuar që regjistrimi të bëhet përmes pajisjeve digjitale, përkatësisht tabletëve, por, sipas Berishës, operatori ekonomik që ishte obliguar t’i siguronte ato, ka kërkuar që të shtyhet data me furnizim.

    Ai me këtë rast ka përmendur edhe disa sfida të tjera që sipas tij, mund të ndikojnë në mos realizimin me kohë të këtij procesi, e që është kompletimi i stafit të nevojshëm.

    “Vazhdimisht nëpër këto afat të ngushta ne ballafaqohemi më sfida të ndryshme, një prej sfidave është tash edhe aplikimi i të interesuarve për regjistrues edhe mbikëqyrës, në shpresojmë që do të kemi numër të mjaftueshëm. Kemi edhe disa sfida të tjera, nuk është kompletuar procesi i krijimit të komisioneve komunale në tërë territorin e Kosovës, nga 38 komuna deri më tani jemi 35 komuna që janë themeluar këto komisione komunale, me tri komuna të tjera jemi në proces të krijimit. Gjithashtu edhe për shkaqe të tjera furnizimi me tabletëve përkundër asaj që data e sjelljes së tabletëve ka qenë të ndodh në shtator, operatorët ekonomik të cilët e ka fituar kërkojnë që data e furnizimit me këta tabletë mund të shtyhet. Këto mund të jenë disa prej sfidave që mund të ndikojnë në mos realizimin me kohë. Në jemi duke bërë gjithë aktivitetet sipas dinamikës edhe pse jemi me afate shumë të shkurtër dhe jemi në presion të kohës për realizimin e këtyre aktiviteteve”, tha ai.

    Kryeshefi i ASK-së, tha se mbledhja e të dhënave pritet që të filloj nga një nëntori deri më 15 dhjetor, ku më pastaj do të behet edhe publikimi fillestar i të dhënave.

    Sipas Berishës, pas këtij procesit pritet që të angazhohen akademik e studiues të ndryshëm të cilët do të punojnë në tema të ndryshme që bazën do ta kenë nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë, e të cilat sipas tij, do të publikohen në 24 libra deri në vitin 2025, raporton EO.

    “Sipas vendimit të Qeverisë mbledhja do të jetë prej një nëntori deri me 15 dhjetor, do të thotë 45 ditë në teren. Pastaj janë procesi i mbledhjes dhe ne konsiderojmë që të arrijmë me kohë që ti kryejm të gjitha këto deri me 15 dhjetor. Atëherë në fund të marsit bëhet publikimi i rezultateve fillestare. Pastaj pas kësaj do të kemi publikim e temave të ndryshme diku 24 libra do të dalin me tematik të ndryshme që ato pritet që të kryhen gjatë viti 2024, mund të kaloj edhe në vitin 2025 ku do të ketë një angazhim të madh prej botës akademike dhe prej studiuesve të ndryshëm që do të nxjerrin të dhëna të ndryshme nga baza e të dhënave të regjistrimit të popullsisë”, tha ai.

    Në gush të këtij viti Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyj fillimin e regjistrimit të popullsisë, i cili ishte paraparë që të fillonte me 1 shtator, tani ky proces pritet që të filloj me 1 nëntor. Kjo shtyrje është bërë për shkak të vonimit të procedurave për ta trajtuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

  • Rreziku në veri – ekspertët kërkojnë të shkurtohet tranzicioni i FSK-së, të rritet buxheti për armatim

    Rreziku në veri – ekspertët kërkojnë të shkurtohet tranzicioni i FSK-së, të rritet buxheti për armatim

    Ekspertët e sigurisë në vend po bëjnë thirrje që shteti të rrisë buxhetin për shtimin e kapacitete njerëzore dhe materiale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kjo pas sulmit terrorist në veri të vendit dhe pranisë së ushtrisë serbe në kufi, raporton Ekonomia Online.

    Ata po kërkojnë që të ndahen mjete më të mëdha financiare në mënyrë që të shkurtohet tranzicioni i FSK-së.

    Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, tha se tranzicioni i FSK-së është duke shkuar përtej parashikimeve, me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, armatimit e trajnimeve.

    Madje sipas tij, FSK-ja është ushtri në tranzicion ajo ka marr pjesë në shumë trajnime, e misione paqeruajtëse që sipas tyre është një avantazh për të.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazën e tranzicionit, ngritjes se kapaciteteve njerëzore edhe materiale, gjegjësisht edhe infrastrukturës, armatimit, trajnimeve për shkak të kuadrove të reja. Mendoj që në këtë drejtim është bërë një avantazh i shkëlqyeshëm edhe krejt kjo po shkon në konditat e parashikimeve përtej asaj. Mendoj që FSK-ja gjithashtu ka marr pjesë edhe në misione paqeruajtëse, përveç atyre humanitare në të kaluarën, kjo tregon një avantazh të shtuar”, tha ai.

    Ibishi tha se konformë rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat po ndodhin, niveli politik edhe institucional duhet që të veprojnë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit rajonal.

    “FSK-ja po ngrit kapacitete dhe tash mbetet në çështjen e integrimeve rajonale, përshembull karta e Adriatikut, ka mbetur çështja e kësaj fazës të partneritetin për paqe është një domosdoshmëri e kalimit para anëtarësimit në NATO, e cila konformë rreziqeve dhe kërcënimeve çfarë janë, duhet që edhe niveli politik edhe institucional të veprojmë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit edhe rajonal, dhe pjesëmarrja në manovrat e organizuara nga NATO”.

    “Në një situatë hipotetike mendoj që është e gatshme të kryej detyrat ashtu si është e parashikuar me ligjet ekzistuese dhe Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se Qeveria e Kosovës duhet që ta shtojë  buxhetin që të shkurtohet faza e tranzicionit të FSK-së deri në vitin 2026 e jo sic është parashikuar në vitin 2028, raporton EO.

    “Mendoj që tani në planin gjithë përfshirës të FSK-së që do të duhet ta përmbyllte në 2028, do të duhet që të shikohet në aspektin edhe financiar që në vitin e ardhshëm buxhetor të kemi edhe një shtim më të madh të pjesës financiare për të ngushtuar, apo shkurtuar pjesën e tarnzicionit që do të duhet që të jetë deri në 2028 po tani duhet ta bëjmë deri në 2026”, tha ai.

    Shala tha se FSK-ja është treguar jashtëzakonisht profesionale, ku kjo sipas tij, po dëshmon faktin që është aletet e denjë e NATO-s.

    “FSK-ja është treguar deri më tani ne kontekstin e asaj të aspektit të balancimit apo ngritjes së kapaciteteve sipas standardeve të NATO-së është treguar jashtëzakonisht profesionale dhe kjo pe dëshmon faktin që NATO-ja ka partner serioz për FSK-në. Sipas asaj që vërehet deri më tani jemi në stazhin dhe drejtimin e duhur”, tha ai.

  • Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohet i dyshuari

    Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Suharekë, i cili dyshohet se ka dhunuar një grua.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, derisa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    “Suharekë 06.10.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

  • AUV: 30 persona janë helmuar në një “fast food” në Mitrovicë, mbyllet lokali

    AUV: 30 persona janë helmuar në një “fast food” në Mitrovicë, mbyllet lokali

    Në Mitrovicë 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një dyqan të përgatitjes së ushqimit të shpejtë.

    Në një njoftim zyrtar nga AUV thuhet se Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës. Ata fillimisht kanë vizituar pacientët në Emergjencën e Mitrovicës nga të cilët kanë marrë edhe emrin e restorantit ku janë shërbyer me ushqim.

    Nga informacionet e marra nga të helmuarit, është mësuar se operatori ekonomik ku kanë marrë ushqim ka qenë “On Top Food” në qytetin e Mitrovicës.

    Sipas AUV, është ndaluar menjëherë puna e këtij ‘fast food’ dhe se gjendja higjieniko-sanitare në momentin e inspektimit s’ka qenë e mirë.

    Në komunikatë tregohet se janë marrë mostrat në ambientet e përgatitjes, duart e kuzhinierit dhe në produktet që kanë ofruar dhe se lokali do të mbetet i mbyllur deri në nxjerrjen e analizave finale.

    Ndërkohë është paralajmëruar se ndaj këtij operatori do të ndërmerren të gjitha masat në bazë të të gjeturave përfundimtare./Insajderi

    Njoftimi i plotë:

    Pas lajmërimit nga IKSHPK zyra në Mitrovicë se disa paciente kanë kërkuar ndihmë mjekësore nën dyshimin për helmim me ushqim. Inspektorët Sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në raste bashkë me Policinë. Fillimisht janë vizituar pacientet në Emergjencën e spitalit në Mitrovicë. Nga pacientet e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim. Inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’ On Top Food’’ Rr. Skënderbeu Mitrovicë.

    Hapi i parë është ndaluar puna dhe ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Janë evidentuar të gjitha informata mbi procesin e punës dhe gatimit. Kryesisht ushqimet e gatuara kanë qen: Hamburger, doner, tost etj. Përgatitja e mishit shkrirja në vaskë,  deri të gatimi i final është bërë aty për disa produkte, disa të tjera janë furnizim nga mishtorja. Gjendja higjienike- sanitare në momentin e inspektimit nuk ka qen e mirë. Sidomos në hapësirën e përgatitjes se mishit për doner.  Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer DDD.

    Janë marrë strishot nga mjetet e punës, tavolinat e shërbimit, pjata e servimit dhe duart e kuzhinierit. Janë marrë mostra të produkteve ushqime: doner, pleskavicë, sallatë majoneza dhe sosa. Të gjitha mostrat janë përgatitur sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientet deri me tani (30) qe kanë marrë trajtim mjekësorë janë liruar për shtëpi. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacienteve.

    Ndaj operatorit ekonomik do të ndërmerren të gjitha masat ligjore konformë të gjeturave  përfundimtare raporteve të analizave laboratorike. Jemi ende në teren bashkë me mekanizmat tjerë shtetërorë, për të marrë veprimet të nevojshme për mbrojtjeje të shëndetit të qytetareve.

  • Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të narkotikëve

    Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të narkotikëve

    Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 gram marihuanë.

    Më pas, banesa e tij është bastisur, ku janë gjetur edhe 14.5 gram marihuanë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 14.5 gram substance narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.