ATV

Category: Lajme

  • Hetimet për përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës drejt fundit

    Hetimet për përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës drejt fundit

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nebahate Salihi tha se hetimet lidhur me përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës gati kanë përfunduar dhe se shumë shpejt pritet të përpilohet aktakuza.

    “Janë ndërmarrë shumë veprime, së shpejti do të bëhet edhe aktakuza, gati ka përfundu hetimi”, tha prokurorja Salihu për “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas prokurores Salihu, aktakuza pritet të ngritet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

    E pyetur lidhur me atë se në çfarë cilësie do jenë: Mërgim Lushtaku, Hekuran Murati, Besnik Bislimi dhe Bekim Haxhiu në aktakuzë, tha se për të gjitha këto do të njoftohemi me rastin e ngritjes së aktakuzës.

    Nga Prokuroria ishin intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Kurse, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku kishte shkruar në “Facebook” se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për ‘Sulm’.

    Ndryshe, po më 13 korrik, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend, ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast. Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

  • Luftimet në Gaza, Biden merr vendim ta vizitojë Izraelin

    Luftimet në Gaza, Biden merr vendim ta vizitojë Izraelin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën për të treguar mbështetje për luftën ndaj Hamasit.

    Kjo po ndodh pasi Uashingtoni tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte rënë dakord që të lejonte ndihma humanitare për banorët e Gazës.

    Sipas asaj që raporton Reuters, kamionët që transportonin furnizime jetike për Gazën, arritën në vendkalimin Rafah në Egjipt, e vetmja pikë aksesi në enklavë jashtë kontrollit të Izraelit.

    Një dëshmitar i kishte thënë Reuters se rreth 160 kamionë ishin larguar nga qyteti egjiptian Al-Arish, ku janë mbështetur ndërsa diplomatët përpiqeshin për ditë të tëra për të hapur rrugën.

  • Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler pritet me ceremoni nga homologu kosovar, Ejup Maqedonci

    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler pritet me ceremoni nga homologu kosovar, Ejup Maqedonci

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler, raporton Ekonomia Online.

    Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediet mund të marrin pamje.

    Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për medie.

    Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

  • Prishtinë: Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

    Prishtinë: Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

    Në një pompë derivatesh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë dje rreth orës 05:00 të mëngjesit një i dyshuar nën kanosjen e armës ka grabitur 70 euro.

    “Dy ankues meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë derivatesh kanë raportuar se një i dyshuar duke i kanosur ata me një armë ja u kishte grabitur 70 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë rajonin

    Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë rajonin

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, beson se ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi dhe se të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren duhet të shmangen.

    “Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedentë dhe paraqet një përshkallëzim të madh, i cili bie ndesh me thirrjet e përsëritura të Bashkimit Evropian për deeskalim në veri të Kosovës. Pasojat e këtij sulmi terrorist ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin. Ne po ashtu shohim se sulmi sigurisht ka rritur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës. De-përshkallëzimi dhe stabilizimi i shpejtë i situatës së sigurisë tani është më shumë urgjente se kurrë. Në pamjen më të madhe, rruga përpara nuk ka ndryshuar, në fakt është bërë më e nevojshme.

    Tutje Szunyog ka thënë që ata presin që Kosova dhe Serbia të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

    “Presim që Prishtina dhe Beogradi të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre përmes dialogut të udhëhequr nga BE. Kjo është një platformë ku ata mund të adresojnë çështje të ndryshme, të cilat rëndojnë marrëdhëniet ndërkomunale në Kosovë. Duhet të shmangen të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren.Në kohën kur Europa kërcënohet nga lufta ruse kundër Ukrainës, ne nuk duhet të lejojmë dhunë dhe destabilitet në Kosovë. Ne thjesht nuk mund ta përballojmë atë”, ta Szunyog për Kosovo-Online.

    Ai ka komentuar edhe vizitën që ia bëri javën e kaluar manastirit të Banjskës së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

    “Ne patëm një diskutim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për zhvillimet e fundit, me fokus në rolin që mund të luajnë liderët fetarë në nxitjen e marrëdhënieve paqësore ndërkomunale. E kuptoj që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë përfaqëson një pikë referimi dhe autoritet moral për komunitetin serb të Kosovës, duke ofruar mbështetje shpirtërore për shumë besimtarë. Në BE, ne gjithmonë kemi mbështetur lirinë e fesë dhe rëndësinë e të qenit në gjendje ta praktikojmë atë”.

  • Reagon NATO pasi u vranë 2 persona në Bruksel

    Reagon NATO pasi u vranë 2 persona në Bruksel

    Dy qytetarë janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

    Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.

    Lidhur me këtë ka reaguar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    “Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, Policia nis hetimet

    Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, Policia nis hetimet

    Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Gjakovë.

    Sipas organeve të rendit ai është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.

    Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

    “Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Ky është parashikimi i motit për sot

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

  • Vetëm një pacient me COVID-19 po trajtohet në Klinikën Infektive

    Vetëm një pacient me COVID-19 po trajtohet në Klinikën Infektive

    Vetëm një pacient është duke marrë trajtim në Klinikën Infektive i prekur me COVID-19, ka bërë të ditur, drejtori Arben Vishaj.

    Vishaj ka deklaruar për Ekonomia Online se gjendja e tij është e mirë dhe se nuk ka kërkesa për spitalizim.

    “Për momentin e kemi një pacient që është me COVID-19. Herë pas here kemi raste në mënyrë sporadike por nuk kemi forma siç i kemi pasur më parë forma shumë të rënda klinike dhe nuk kemi kërkesë për spitalizim çfarë i kemi pasur në periudhat tjera të viteve të kaluara”, u shpreh Vishaj për EO.

  • Macron në Tiranë, takohet sot me Begajn

    Macron në Tiranë, takohet sot me Begajn

    Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të takohet këtë të martë me homologun e tij nga Shqipëria, Bajram Begaj.

    Gjatë pritjes së Markron nga kreu i shtetit, do të interpretohen himnet kombëtare të të dyja vendeve për të vijuar më tej me prezantimet e ekipeve respektive dhe fotos zyrtare në hollin “Nënë Tereza”.

    Më pas në orën 08:35-09:05 dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

    Macron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e djeshme (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.

    Markon mbërriti në kryeqytet pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim të cilin e humbi për shkak të shtyrjes me disa orë të vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).

    Presidenti Makron e ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri duke i dorëzuar shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

    Ceremonia u mbajt te Pallati i Brigadave, ku Macron vlerësoi punën e Kadares, duke përmendur edhe disa nga veprat e tij. Ai e vlerësoi Kadarenë për rolin si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës dhe për lidhjen që mishëron mes Shqipërisë dhe Francës.

    Më pas, Makron u takua me Kryeministrin Edi Rama ku shkëmbyen vlerësime dhe deklarata miqësie në Pallatin e Brigadave, aty ku u zhvillua edhe ceremonia e pritjes së presidentit francez./rtsh.al