ATV

Category: Lajme

  • ​Vizita e Bidenit nuk do të ndërlikojë apo vonojë sulmin e mundshëm tokësor në Gaza

    ​Vizita e Bidenit nuk do të ndërlikojë apo vonojë sulmin e mundshëm tokësor në Gaza

    Ushtria izraelite nuk pret që një vizitë e planifikuar nga presidenti amerikan, Joe Biden të ndërlikojë ose vonojë çdo pushtim tokësor të Gazës, tha një zëdhënës për CNN të martën.

    Zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Jonathan Conricus, i tha John Vause të CNN-it se ai beson se Biden mbështet fushatën e Izraelit për të mposhtur Hamasin.

    “Unë mendoj se presidenti tha gjithashtu se “Hamasi duhet të shkatërrohet” dhe ky është pikërisht qëllimi ynë ushtarak”, tha Conricus.

    Biden është planifikuar të mbërrijë në Izrael të mërkurën./CNN/

  • Kaq persona lindën dhe vdiqën në Kosovë gjatë muajit gusht

    Kaq persona lindën dhe vdiqën në Kosovë gjatë muajit gusht

    Në muajin gusht 2023 janë regjistruar 2 mijë e 273 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 199 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra, raporton kp.

    Ndërsa, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë regjistruar gjithsej 821 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 451 janë meshkuj dhe 370 janë femra.

    Gjithashtu sipas ASK-së gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 264 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 146 raste.

  • Lindi në banesë dhe vdiq në QKUK, drejtoresha e Neonatologjisë thotë se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë

    Lindi në banesë dhe vdiq në QKUK, drejtoresha e Neonatologjisë thotë se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë

    Një foshnjë ka vdekur në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ditën e hënë, foshnja ishte dërguar në klinikë pasi kishte lindur më datën 15 tetor në një banesë në Prishtinë.

    Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili ka thënë për Telegrafin se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Ju informojmë se foshnja e gjinisë mashkull është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë, po të njëjtën datë 15.10.2023 në ora 22:10 në përcjellje të nënës dhe dajës. Në pranim foshnja ka qenë në gjendje të rëndë e zbehtë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës, me kordon umbilikal të pa përpunuar profesionalisht. Foshnja reanimohet, intubohet, ventilohet dhe bëhet masazhe kardiake dhe vendoset në ventilim mekanik”, ka treguar ajo.

    Më tej, drejtoresha tha se përkundër masave që kanë ndërmarrë, foshnja ka vdekur më 16 tetor, një ditë pas pranimit në klinikë.

    “Gjendja klinike e foshnjës ka qenë shumë e rëndë, po ashtu edhe analizat laboratorike kanë indikuar gjendje të rendë (acidoze respiratore, metabolike, anemi dhe në ekzaminime plotësuese: echo e trurit- edeme trunore). Është bërë trajtimi sipas të gjeturave klinike dhe laboratorike. Përkundër të gjitha masave reanimuese foshnja exiton me datën 16.10.2023 në ora 06:15min”, theksoi Ismaili.

    Më tej, ajo deklaroi se foshnja është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në përcjellje të policisë, punëtores sociale, personelit neonatal dhe familjarëve.

    Lidhur me rastin sot ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    “Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

  • Gjykatësja vendos kufizime ndaj komenteve të ish-presidentit Trump

    Gjykatësja vendos kufizime ndaj komenteve të ish-presidentit Trump

    Gjykatësja federale që drejton çështjen gjyqësore të hapur ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuza për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, lëshoi të hënën një urdhër, i njohur si urdhër heshtjeje, që i ndalon ish-presidentit republikan të bëjë deklarata në lidhje me prokurorët, dëshmitarët e mundshëm dhe personelin e gjykatës.

    Urdhëri i Gjykatëses Tanya Chutkan merr rëndësi të veçantë në këtë fazë të procesit gjyqësor që akuzon ish-Presidentin Trump për konspiracion të paligjshëm për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

    Ekipi i Prokurorit të posaçëm Jack Smith është shprehur i alarmuar nga një vërshim deklaratash kundër prokurorëve, gjykatëses dhe dëshmitarëve të ardhshëm. Prokurorët thonë se këto komente, rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor dhe mund të frikësojnë personat që do të përzgjidhen për të dëshmuar, apo për t’u bërë anëtarë të jurisë gjyqësore.

    Gjykatësja Chukan tha se nuk do të ketë kufizime për deklaratat që kritikojnë Departamentin e Drejtësisë në përgjithësi, apo për deklaratat në lidhje me qëndrimin e ish-Presidentit Trump se procesi është i motivuar politikisht.

    Por, gjykatësja tha se zoti Trump nuk mund të bëjë “një fushatë njollosëse” ndaj prokurorëve dhe personelit të gjykatës. “Asnjë të akuzuari tjetër nuk do t’i lejohej të vepronte kështu, dhe unë nuk do ta lejoj për këtë çështje (gjyqësore)”, tha ajo.

    Avokatët e ish-presidentit kundërshtuan me forcë një urdhër heshtjeje të çfarëdo forme, duke thënë se kufizon në mënyrë jokushtetuese lirinë e fjalës në politikë. Një zëdhënës i ish-Presidentit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar për vendimin e gjykatëses.

    Duke kërkuar këtë urdhër të gjykatës, ekipi i Prokurorit Smith e akuzoi kandidatin kryesues republikan për zgjedhjet e vitit 2024 se përdor sulmet në internet për të dëmtuar imazhin e anëtarëve të jurisë.

  • Begaj pret Macronin: Të dënohen aktet e dhunës së Serbisë në veri të Kosovës

    Begaj pret Macronin: Të dënohen aktet e dhunës së Serbisë në veri të Kosovës

    Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, presidenti francez, Emmanuel Macron u prit nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj.

    Përgjatë takimit, Presidenti Begaj bisedoi me Macron për integrimin evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon.

    Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit.

    Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akses në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.

    Presidenti Begaj falenderoi Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës.

    “Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian”.

    Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike.

  • Vritet i dyshuari për vrasjen e dy tifozëve suedezë në Bruksel

    Vritet i dyshuari për vrasjen e dy tifozëve suedezë në Bruksel

    Policia në Bruksel ka njoftuar se ka qëlluar një burrë pas ishin vënë në kërkim të vazhdueshëm për personin e armatosur që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.

    Bëhet e ditur se burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale, shkruan BBC.

    Prokurorët belgë konfirmuan vrasjen e një personi, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.

    Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

  • Vdes një foshnje në QKUK, ishte lindur në banesë

    Vdes një foshnje në QKUK, ishte lindur në banesë

    Një foshnje ka vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë.

    Rasti ka ndodhur të hënën.

    Policia e ka intervistuar një dëshmitar se motra e tij kishte lindur në banesën e saj të dielen rreth orës 21:30 dhe më pas ishte dërguar në QKUK.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Policia ka nisur hetimet si “Hetim mbi vdekjen”.

  • E godet dhe e kanosë bashkëshorten, arrestohet nga Policia

    E godet dhe e kanosë bashkëshorten, arrestohet nga Policia

    Është arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij dhe ka kanosur me armë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Haxhaj” në kryeqytet dje rreth orës 16:00.

    “Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar: një armë të gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

  • Bëhen për spital për një veturë

    Bëhen për spital për një veturë

    Si pasojë e një mosmarrëveshje rreth shitjes së një veture katër persona janë përleshur mes veti e të cilëve u është ofruar tretman mjekësorë për shkak të plagëve që kanë pësuar.

    Policia më pas i ka arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qerim Muriqi” në Pjesë pasditen e së hënës.

  • Rama dhe Macron do të nënshkruajnë marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë

    Rama dhe Macron do të nënshkruajnë marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron, për herë të parë po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

    Ai e ka zhvilluar një takim me presidentin shqiptar Bajram Begaj.

    Pas kësaj takimi shefi i shtetit francez do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.

    Në këtë vizitë cila po cilësohet historike, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë.

    Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Rama dhe Macron do të mbajnë konferencë për medie.