ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj kërkon të përmbushen obligimet e dialogut, insiston për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Haradinaj kërkon të përmbushen obligimet e dialogut, insiston për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje të zbatohen obligimet e marra në dialog, raporton Ekonomia Online. Ai ka përmendur me këtë rast themelimin e Asociacionit, mirëpo mbi parimet kushtetuese.

    Haradinaj kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

    “Parimet që i keni pa janë të dakordume parimet për statut të Asociacioneve, por ende s’ka statut. Ajo që u publiku janë parimet nga të cilat fillon. Ne e kemi urgjentë me hy në NATO, e Kosova është mirë pra me kërkuar me hy në NATO”.

    “BE është proces më i ngadalshëm për tu anëtarësuar, OKB shkon më gjatë, lidershipi i NATO-së vendet që janë liderë të NATO-së janë edhe aleatë tonë, besoj që është mirë që Kosova  duke i përmbushur këto obligime ta kërkon anëtarësimin në NATO, atë anëtarësim me procedurë të shpejtë siç ka ndodh me Finlandën e Suedinë”.

    “Aleanca përkrah të ecim përpara  kryerjen e obligimeve po me anëtarësim në NATO, pra NATO është garanci jonë. Jemi dakorduar me i kryer obligimet tona ashtu siç i vlerëson edhe Gjykata Kushtetuese pra nëse drafti ka shkelje të kushtetuese. Gjykata jonë apeloj Gjykata të gjyqtarët që ta mbrojmë Kushtetutën. Këto parime ne i dimë. Këto parime ma merr mendja që janë 90 % e politikës së Kosovës. Ka mbi 2 vjet që këto parime qarkullojnë që nga vizita e parë e Escobar Lajçak që kanë deklaruar nuk të negociohet  integriteti sovraniteti dhe kushtetutshmëria këto janë parimet. Mirëpo do ishte gabim nëse Kosova implementon këto obligime pa e marrë një ftesë të qartë për NATO”.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së heroit.

  • Njësia më elitare e Policisë, proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

    Njësia më elitare e Policisë, proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

    Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar para Qeverisë së Kosovës.

    Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

    Pakënaqësi ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e Policisë.

  • ​Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

    ​Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të zbatohen obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit, mirëpo gjithmonë mbi parimet kushtetuese.

    Ai kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes.

  • Haradinaj bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 61-të të tij

    Haradinaj bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 61-të të tij

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajaziti, në ditëlindjen 61-të të heroit, raporton Eonomia Online.

    I shoqëruar nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, Haradinaj, tha se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.

    “Nderojmë heroin Zahir Pajaziti. Kush do që ka bë mund dhe sakrificë për liri meriton nderim dhe respekt. Janë disa që vërtetë na obligojnë gjithë jetën, janë themeluesit e UÇK-së. Sot nderojmë Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij të 61-të”.

    “…ishte ndër luftëtarët e parë, themelues i UÇK, udhëheqës i UÇK edhe frymëzues i yni i asaj kohe. Lavdia e tij do të jetojë për jetë e mot. Gëzuar për jetë kujtimin për Zahirin”.

    Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Orllan, të Podujevës, ndërkaq ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri.

  • Von der Leyen mbërriti në Presidencën e BeH, u prit nga Beqiroviç dhe Cvijanović

    Von der Leyen mbërriti në Presidencën e BeH, u prit nga Beqiroviç dhe Cvijanović

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Me të mbërritur në Sarajevë, ai u prit në aeroport nga Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

    Kjo është një vizitë në kuadër të vizitës së saj katër ditore në: Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

    Gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidentja e KE do të prezantojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si dhe udhërrëfyesin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

    Von der Leyen u takua me anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Cvijanoviq, transmeton Fena.

    Kjo do të pasohet nga një takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Borjana Krishto dhe vizita e Presidentit të KE-së në BeH do të përfundojë me një ceremoni të dorëzimit të apartamenteve të reja për 27 familjet në Vogoshqa që janë përfituese të Programit Rajonal të Strehimit, e cila kryesisht (80 për qind) financohet nga BE-ja.

  • Arrihet pajtueshmëria, Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët

    Arrihet pajtueshmëria, Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ka arritur pajtueshmëri me Komunën e Prishtinës për orarin e qarkullimit të furnitorëve në kryeqytet.

    Bëhet fjalë për dy orare sipas të cilave mund të furnizohen bizneset me mallra.

    Dhoma e Tregtisë njofton se orari i ri do të jetë:

    Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;

    Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00; Ndërsa, deri në atë kohë bëhet e ditur se nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.

    Ky Vendim është marrë në takimin e fundit të zhvilluar në mes të Grupit Punues të Bizneseve ku
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Grupit Punues të Komunës së Prishtinës.

  • Sulmi vdekjeprurës izraelit trondit kampin më të madh të refugjatëve në Gaza

    Sulmi vdekjeprurës izraelit trondit kampin më të madh të refugjatëve në Gaza

    Një sulm izraelit në kampin e dendur të refugjatëve Jabalya në Gazën veriore vrau një numër të madh njerëzish dhe ka lënë dëme katastrofike, sipas dëshmitarëve okularë dhe mjekëve në enklavë.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretenduan se sulmi vrau komandantin e Hamasit Ibrahim Biari, i cili ishte një nga udhëheqësit e sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael, sipas zëdhënësit të nënkolonelit Richard Hecht, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Hamasi megjithatë mohoi fuqishëm praninë e një prej liderëve të saj në kampin më të madh të refugjatëve të enklavës, tha zëdhënësi Hazem Qassem. Ai akuzoi Izraelin për përpjekje për të justifikuar atë që ai e përshkroi si një “krim të urryer kundër civilëve, fëmijëve dhe grave në kampin Jabalya”.

    Ambasadori Riyad Mansour, Vëzhguesi i Përhershëm i Shtetit të Palestinës në OKB, tha se sulmi ishte një krim dhe i kërkoi Gjykatës Penale Ndërkombëtare të merrte masa.

  • Kurti: Kosova një Republikë e të gjithëve, jo veç e shumicës

    Kurti: Kosova një Republikë e të gjithëve, jo veç e shumicës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit, kanë ndarë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

    Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë vitit 2022, qeveria ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve.
    Sipas tij, ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës.

    Kurti thekoi sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.

  • Vuçiq shpall 17 dhjetorin si datë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi

    Vuçiq shpall 17 dhjetorin si datë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

    Sipas vendimit zgjedhjet do të mbahen të dielën e 17 dhjetorit, raporton Danas.

    Në të njëjtën di të do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në 65 qytete serbe, gjë për të cilën është bërë e ditur sot.

    Vetëm dy ditë më parë qeveria i ka bërë thirrje, Vuçiqit që ta bëjë shpërndarjen e parlamentit.

  • Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore

    Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore

    Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve me qëllim që të parandalojnë abuzimet, sikurse shmangien e taksave për eksportin e mallrave kryesore bujqësore, tha Qeveria përmes një rezolute të publikuar më 1 nëntor.

    Ukraina është një prej prodhueseve dhe eksportueseve më të mëdha në botë të ushqimit, por zyrtarët vlerësojnë se një e treta e mallrave të destinuara për eksporte blihen me para të gatshme pa paguar taksat e nevojshme.

    Një problem shtesë është fshehja ose vonesa e paligjshme në dërgimin e pagesave në monedha të huaja në llogaritë jashtë Ukrainës.

    Sipas procedurës së re, me eksport mund të merren vetëm kompanitë që janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror Agrar, paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe nuk kanë borxhe tatimore.

    “Qëllimi i këtij pilot-projekti është të krijojë kushte për të parandaluar abuzimet dhe shkeljet e ligjit gjatë eksportit të mallrave”, tha Qeveria ukrainase.

    Ukraina, që ka nevojë shumë për para për të financuar luftën kundër Rusisë, edhe më herët kishte tentuar të ashpërsonte kontrollet e eksportit të drithërave dhe në gusht, në rajonin jugor ukrainas të Odesës, që ka porte në Detin e Zi dhe në lumin Danub, hyri në fuqi një mekanizëm për kontrollin e eksporteve të drithërave.

    Mekanizmi lejon që anijet të ngarkohen me mallrave vetëm pas analizave preliminare të ligjshmërisë së origjinës së drithërave.

    Sipas të dhënave të Qeverisë ukrainase, në tetor eksportet e drithërave ishin 2.15 milionë metrikë tonë krahasuar me 4.22 milionë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Ukraina këtë vit ka eksportuar në total 8.9 milionë tonë drithëra, që është shumë më pak se vitin e kaluar, kur kishte eksportuar 12.9 milionë.

    Shoqatat e fermerëve dhe të tregtarëve kanë thënë se bllokada e porteve ukrainase në Detin e Zi dhe sulmet ruse ndaj porteve në lumin Danub janë arsyet kryesore për rënien e eksporteve./REL/