ATV

Category: Lajme

  • Protestojnë ish-punëtorët e ”Llamkosit”, kërkojnë 13 pagat e papaguara

    Protestojnë ish-punëtorët e ”Llamkosit”, kërkojnë 13 pagat e papaguara

    Ish-punëtorët e ish-fabrikës “Llamkos” në Vushtrri, kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prishtinë, për shkak siç thonë borxhit të pashlyer ndaj tyre.

    Ish-punëtorët për të cilën po kërkojnë të kompensohen 13 pagat e papaguara në periudhën 2008/2009 janë në shumë të përgjithshme prej mbi 3.5 milionë euro.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve “Llamkos”, Ragip Hasani tha se janë rreth 487 punëtorë të cilët nuk i kanë marrë pagat për të cilat kanë punuar, derisa disa prej tyre nuk jetojnë më e disa janë jashtë Kosovës.

    Hasani tha se kanë mbajtur takimin me përfaqësuesit e AKP-së, por të njëjtin nuk i janë përgjigjur në lidhje me mos pagesën e këtyre mjeteve. Ai tha se arsyetimi i AKP-së është se mjetet e ish-punëtorëve janë të bllokuar nga Dhoma Speciale.

    “Kërkesat tona të punëtorëve ish-“Llamkos” janë pagimi pagave 31 për qind nga borxhi ka mbet prej 13 pagave të papaguara. Kemi pas 13 paga, na kanë mbet prej vitit 2008 deri 2009 dhe ne kemi fituar, kemi vendimin që AKP-ja na ka dhënë, mirëpo nuk na i kanë paguar AKP-ja, çdo herë kanë neglizhuar se Dhoma e posaçme nuk po lejonin. Kemi qenë në Dhomën e Posaçme, kemi dërguar email-in, konfirmimin e AKP-së se kemi drejt me ndarë mjetet, mirëpo këta nuk po i ndajnë. Sot ishim dhe u ndamë të pakënaqur me përfaqësuesin e AKP-së, kemi menduar se diçka do të dalë në ndihmë por asgjë, u arsyetuan se kompania Bullgare i ka bllokua mjetet e AKP-së. D.m.th. i ka blloku vetëm për këta punëtorë të fabrikës, jo për rrogat e tyre që i arrin çdo muaj edhe kemi qenë te drejtori përfaqësuesi, Ardian Berisha dhe Ardita Loka dhe u ndamë të pakënaqur me fjalimet e tyre, sepse nuk na dhanë asnjë shpresë se duhet me u zhbllokuar në gjykatë xhirollogaria jonë”, u shpreh Hasani.

    Ai paralajmëroi se nëse nuk shlyhet borxhi ndaj ish-punëtorëve të “Llamkos” do të nisin një protestë më agresive, pasi që sipas tij, fabrika është mbyllur me fajin e AKP-së.

    “Ne i kemi vendimet, por nuk po duan me i paguar, punëtorët janë të lodhur, janë të vjetërsuar, të sëmurë ata të rinjtë kanë ikur, ne jemi mbet këtu me shpresë mos po na i japin ato 31%, qw i bie diku në mesatare 2300 euro për punëtorë edhe pse e kemi pas vendimin qw kemi punuar 25 muaj pa rroga. Vetëm se për 13 janë dhënë vendimet edhe këto nuk na kanë jap 13 paga, na kanë jap vetëm 69 pwr qind dhe 315 nuk po na i japin. 487 punëtorë jemi për një 100 janë vdekur, krejt janë në pension për një 5 ose 10 persona kanë ikur jashtë….02:28 Hapat tonë janë vetëm nëse mundemi me u nisë me një protestë më agresive ndryshe nuk u mbet, erdhëm të qetë edhe punëtorët e vjetër , nuk na lanë derë ndryshe edhe fabrikën faji fabrika që u mbyll është faji AKP-së, 2005 është privatizuar fabrika nga një kompani bullgare”, tha Hasani.

  • Arrestohet njё person në Deçan, për shitje të armëve

    Arrestohet njё person në Deçan, për shitje të armëve

    Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një person pasi tek i njëjti ka gjetur tri armë.

    Në një njoftim për media thuhet se rasti ka ndodhur më 31 tetor 2023. Stacioni Policor nё Deçan ka pranuar informacion se njё i dyshuar, armët tё cilat i kishte blerё dhe pёr tё njëjtat posedonte leje legale, i kishte shitur, nga i dyshuari ёshtё kёrkuar t’i prezantojë armёt, por i njëjti nuk ka mundur t’i prezantojë pasi tё njëjtat i kishte shitur: njё armё Glock 9×19 mm dhe dy armё Five Seven 7×28 mm.

    Hetuesit janё duke punuar intesivisht pёr gjetjen e armёve të shitura nga i dyshuari.

    Pas intervistimit tё personit tё dyshuar, me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.

  • Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë misionin “deri në fitore”

    Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë misionin “deri në fitore”

    Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për një luftë “të ashpër” dhe “të gjatë” përpara, pasi disa ushtarë të IDF u vranë gjatë luftimeve në Gazën veriore.

    Në një video të postuar në X, kryeministri izraelit foli për “humbje të dhimbshme”.

    “I gjithë kombi i Izraelit ju përqafon ju, familjet, nga thellësia e zemrave tona,” tha ai, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë misionin e tij “deri në fitore”.

  • Iu konfiskuan dy iPad-at e fëmijëve, Behrami i drejtohet me shkresë Speciales

    Iu konfiskuan dy iPad-at e fëmijëve, Behrami i drejtohet me shkresë Speciales

    Zyra e Prokurorit të Specializuar tash e tri ditë është duke zhvilluar bastisje në Kosovë.

    Cak i këtyre bastisjeve këto ditë kanë qenë ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj, Artan Behrami dhe Ismail Syla.

    E ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami banesa e të cilit u bastis dje nga ZPS-ja, ka treguar se gjatë kësaj bastisje iu konfiskuan edhe dy iPad-at e fëmijëve të tij.

    Ai ka publikuar një e-mail të cilin ia ka drejtuar Gjykatës Speciale derisa i ka pyetur se kur do t’ua kthejë iPad-at fëmijëve të tij.

    “Të nderuar, dje gjatë një aksioni të paprecedent për bastisje në banesën time, janë konfiskuar dy iPad-at e fëmijëve të mi, Teos (9) dhe Reit (7).

    Sot në mëngjes, Teo dhe Rei i kërkuan iPad-at e tyre, sepse iu duheshin për praktikat ditore në shkollë. Përmes këtij e-maili ju pyes: kur do t’ua ktheni iPad-at fëmijëve të mi”, shkruan në e-mailin që Behrami i ka drejtuar Gjykatës Speciale.

    Ndryshe kujtojmë se sot ZPS-ja ka bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla.

  • Arrin në 8 mijë e 796 numri i të vrarëve në Gaza, më shumë se gjysma janë fëmijë dhe gra

    Arrin në 8 mijë e 796 numri i të vrarëve në Gaza, më shumë se gjysma janë fëmijë dhe gra

    Numri i personave që u vranë në Gaza nga sulmet izraelite ka arritur në 8 mijë e 796.

    Nga ta 3 mijë e 648 janë fëmijë, ndërsa gra 2 mijë e 290, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

    Të plagosur janë 22 mijë e 219 njerëz, ndërsa gjithashtu janë 2 mijë e 30 persona të zhdukur.

    Nga të zhdukurit 1 mijë e 120 janë fëmijë të varrosur nën rrënoja.16 spitale (nga 35) janë jashtë funksionit, dhe 51 nga 72 klinika të kujdesit shëndetësor parësor janë mbyllur.

     

  • Abdixhiku për protestën e FIT: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

    Abdixhiku për protestën e FIT: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, para Qeverisë së Kosovës.

    Ai thotë se heronjtë e veriut, djemtë më të zot, janë të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

    “Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, shkruan Abdixhiku.

  • Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

    Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

    Në Rahovec kanë nisur sot (e mërkurë) punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore.

    Ky objekt do të jetë multifunksional, pasi që do të ketë shkollën e muzikës, bibliotekën, salla e madhe me 400 ulwse, parkingje nëntokësore dhe amfiteatër të jashtëm .

    Kryteari i Komunws së Rahovecit, Smail Latifi tha se kjo qendër do t’i dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit.

    Kryetari Latifi tregon se ky projekt kap shumën mbi 2 milionë euro dhe pret të përfundojnë punimet në vitin 2025.

    “I dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit. Ka hapësira për parkingje nëntokësore gjithsej 34, dhe garazha, hapësira për parkingje të jashtme plus 20 , salla universale, rreth 400 salla, salla e madhe e koncerteve, korridore me mjedise të bukura të përshtatshme, skena dhe prapaskena, zhveshtore, salla për prova e të tjera. Gjithashtu do të ketë edhe shkollë të muzikës me studio për kërcim, klasa, ushtrimore individuale dhe në grupe, për balet, orë instrumentale. Do të ketë qendër për inovacion dhe teknologji me përmbajtje si laboratori, punëtori, sallë për trajnime, zyra të hapura dhe të ndara. Një bibliotekë ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozim i librave dhe sallë për kompjuterë. Një kafiteri me kuzhinë dhe terraca e jashtme. Vlera e kësaj kontrate është rreth 2 milionë e 82 mijë euro. Është paraparë që ky objekt të ketë edhe hapësira të përshtatshme për vendosjen e galerisë së arteve”, tha Latifi.

    Ai ka shtuar se projekti do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

    “Ministria e Kulturës përkatësisht vet ministri Çeku ka thënë se asnjëherë në Ministrinë e Kulturës nuk ka ardhur një projekt kaq i mirë dhe kaq i kompletuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme që ne kemi marrë një zotim nga ana e ministrit Çeku që të mbështetet financiarisht ky projekt. Kur të miratohet buxheti ndoshta dhe detyrohemi të ndryshojmë panon, sepse do të jemi në bashkëpunim Komuna e Rahovecit me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Besoj që ky punim do të përmbyllet me sukses në vitin 2025”, tha ai.

    Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina tha se ky projekt ka hapësira të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

    “Kemi hapësira jashtëzakonisht të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe Shkollën e Muzikës Profesionale. Krejt kjo është bërë për shkak te angazhimit të kërkesës që ka qenë për të rinjtë tanë dhe dedikon mundësitë më të mira e të mëdha për qytetarët tanë. Besoj që deri në vitin 2025 të përfundoi ky objekt”, tha Dina.

    Ndërkaq drejtori i Shkollës së Muzikës në Rahovec, Naser Vula tha se për komunën e Rahovecit është projekt më modern dhe më i përsosuri. Ai ndihet i lumtur që për stafin e shkollës të muzikës do të ketë një hapësirë të mirë për punë.

    “Kam një ndjenjë të veçantë dhe emocionale, sepse ky është një investim shumë i qëlluar për kulturë. Për komunën tonë ky është projekti më modern dhe më i përsosuri. Unë si drejtor i Shkollës së Muzikës gëzohem shumë për stafin tim që do të kemi një hapësirë për shkollë të muzikës”, theksoi Vula.

  • Memli Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

    Memli Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me protesën e Njësitit Special Intervenues dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive para Qeverisë.

    Krasniqi ka thënë se këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë.

    “E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”, ka shkruar Krasniqi.

    Kryetari i PDK-së ka thënë se përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.

  • Këto janë kërkesat njësisë elitare të Policisë

    Këto janë kërkesat njësisë elitare të Policisë

    Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT sot ka protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë, të marrë javën e kaluar.

    Protesta e tyre ishte paqësore, derisa përmes një letre shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat.

    “Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.
    Rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, janë dy kërkesat e tyre.

    Më poshtë letra e tyre drejtuar kryeministrit Albin Kurti:

  • Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin s’përkon me propozimin evropiano-amerikan

    Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin s’përkon me propozimin evropiano-amerikan

    Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa media si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    Ai ka shkruar në Facebook se ai dokument nuk përkon absolutisht me propozimin evropiano-amerikan.

    “Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

    Ndërkohë ai iu është drejtuar edhe mediave.

    “Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyrën e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut”, ka përfunduar ai.