ATV

Category: Lajme

  • ​Ademi tregon a do të ketë tifozë në ndeshjen Kosovë-Izrael

    ​Ademi tregon a do të ketë tifozë në ndeshjen Kosovë-Izrael

    Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    U raportua gjatë ditës se sotme se po vlerësohet situata e sigurisë në vend dhe se kjo mund të çojë në ndalimin e tifozëve në tribuna, por një gjë e tilla nuk do të ndodhë.

    “Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

  • Rzivanolli tregon se kur do ekzekutohet pagesa për minatorët

    Rzivanolli tregon se kur do ekzekutohet pagesa për minatorët

    Ministrja Artane Rizvanolli është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Sa i përket grevës së minatorëve, ministrja tha se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    “Nuk i kemi ditur organizatorët, numrin e grevistëve dhe shumë detaje tjera që bien ndesh me ligjin”, theksoi ajo.

    Ndërsa tha se 92 për qind e pages së minatorëve ekzekutohet sot.

  • Lajçaku publikon pamje nga takimet në Prishtinë për zhvillimet e fundit në dialog

    Lajçaku publikon pamje nga takimet në Prishtinë për zhvillimet e fundit në dialog

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasë në ditën e dytë në Kosovë.

    Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

    Lajçak, këto takime i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.

    “Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, shkroi Lajçaku.

  • Haradinaj: E lexuam draftin – i referohet Kushtetutës, s’ka kompetenca veç lehtësira për komunat

    Haradinaj: E lexuam draftin – i referohet Kushtetutës, s’ka kompetenca veç lehtësira për komunat

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me Lajcak ka thënë se ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi atë. Megjithatë nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër ndaras me Miroslav Lajcak. I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë.

    Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë i referohet Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të vendit.

    “Sapo përfunduam takimin me Lajcakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën”, tha Haradinaj.

    “Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe , kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asoc s’merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja”, ka shtuar ai.

    “Në hyrje të dokumentit thuhet që drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtutuese dhe të gjitha aktet tjera duhet të shqyrtohet nga MAPL dhe të aprovohen, miratohet nga Kushtetuesja. Duhet ta themi haptazi, me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e bën një hap të madh përpara. Është një kompromis i madh i Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

  • Haziri pas takimit me Lajçakun: Po mbahemi në terr për draftin e Asociacionit, s’kemi kohë për të humbur

    Haziri pas takimit me Lajçakun: Po mbahemi në terr për draftin e Asociacionit, s’kemi kohë për të humbur

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, u shpreh falënderues ndaj të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për siç tha takimet e rregullta që po i mban me opozitën, raporton EO.

    Përderisa shtoi se të gjithë po mbahen të terr për shkak të mospublikimit të draftit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti. Haziri ka thënë se në takim kanë kërkuar heqjen e masave të BE-së.

    Nënkryetari i LDK-së pohoi se nuk ka kohë për të humbur në dialog dhe se gjërat duhet të zgjidhen shpejtë, kjo për shkak të zhvillimeve në rajon e botë. Haziri ka shtuar se situata tani është kthyer siç ishte para disa jave dhe se Kosova po vazhdon të dënohet për shkak të siç tha ai “paaftësisë së Qeverisë”.

    “Ne u takuam për të disatën herë. Ndarja e kohës së tij është për tu vlerësua. Po mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit. Unë konfirmova angazhimin e LDK-së që dialogu nuk ka opsion dhe situata pas 24 shtatorit gjendja ka ndryshuar. Por Qeveria nuk ka arritur ta kthej imazhin e Kosovës”.

    “Ne nënvizuam largimin e masave dhe nevojë që Kosova vazhdon të dënohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Nuk kemi folur specifikisht për atë sepse është detyrë e kryeministrit, ka detyra kryeministri. Palët në këtë proces po ofrojë komente në këtë dokument, po e ruajnë procesin”.

    “Kosova e ka pranuar edhe planin e zbatimit edhe modelin evropian. Nuk ka shumë kohë, nuk guxon të humbim këtë moment. Çdo ditë rrezikojmë të humbim kohë, është çështje shumë e ngushtë kohore që lidhet me zhvillimet në rajon edhe në botë. Ai ka qenë i angazhuar, po përgatite për konventën e partisë”.

  • Edi Rama paralajmëron pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris dhe bisedime për luftën në Gaza

    Edi Rama paralajmëron pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris dhe bisedime për luftën në Gaza

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i cili do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor.

    Ai tha se gjatë këtij forumi do të diskutojnë “mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”.

    Rama ka shkruar në “X” se qëndron me Izraelin por se është i shqetësuar edhe për vuajtjet e civilëve në Gaza.

    Ai tha se pas sulmit të 7 tetorit, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin .

    Rama mbështet thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

    “Derisa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.”

  • Krasniqi: Lajçaku s’e prezantoi draftin e Asociacionit, jemi të shqetësuar – “dreqi” fshihet në detaje

    Krasniqi: Lajçaku s’e prezantoi draftin e Asociacionit, jemi të shqetësuar – “dreqi” fshihet në detaje

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ua ka prezantuar draftin për Asociacionin, raporton EO.

    Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.

    Krasniqi u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi” fshihet në detaje.

    “I dërguari i BE-së shprehu qëndrimin e BE-së, duke na thënë se është një draft në përputhej me Kushtetutën, nuk patëm mundësinë ta shohim tekstin integral. Në këtë kuadër është për të kritikuar qasja dhe mungesa e plotë e transparencës nga ana e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe ndaj përfaqësuesve politik”.

    “Sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet sidomos pas sulmit të 24 shtatorit ku ishte e përfshirë edhe Serbia. Shqetësimet janë prezent ngase nuk jemi të njoftuar në detaje e siç thotë një shprehje ndërkombëtare ‘dreqi’ fshihet në detaje, e neve na duhet t’i shohim detaje”.

  • Për herë të parë, disenjatori i njohur Philipp Plein po vjen nga Milano në Prishtinë, më 9 Nëntor në ALBI MALL!

    Për herë të parë, disenjatori i njohur Philipp Plein po vjen nga Milano në Prishtinë, më 9 Nëntor në ALBI MALL!

    Plein Sport, brendi lider i veshjeve sportive, ka hapur zyrtarisht dyqanin në Albi Mall.

    Disenjatori ikonë që qëndron pas brendit, Philipp Plein, do të marrë pjesë në ngjarjen e hapjes së madhe më 9 Nëntor 2023.

    Ky është një moment historik teksa Philipp Plein bën vizitën e tij inauguruese në Prishtinë.

    Pritja e tij për vizitën në Albi Mall dhe eventin e hapjes së brendit Plein Sport është shumë entuziazmuese.

    Të apasionuarit pas modës e kanë pritur me padurim këtë event dhe e gjitha do të ndodhë më 9 Nëntor 2023, duke filluar nga ora 18:30 në Albi Mall.

    Është një event që nuk duhet humbur nga adhuruesit e modës dhe admiruesit e z. Philipp Plein.

    Për ta bërë ngjarjen akoma më të veçantë, të ftuarit do të kenë mundësinë të takojnë personalisht z. Philipp Plein.

    Një motiv shtesë i kësaj ngjarje: 10 blerësit e parë gjatë eventit do të marrin një autograf ekskluziv, të personalizuar nga z. Philipp Plein.

    Bëhuni gati për të qenë pjesë e një momenti që po sjell risi në veshje sportive dhe modë, derisa Plein Sport bën debutimin e shumëpritur në qendrën më të madhe të modës në Prishtinë, pikërisht këtu në Albi Mall.

    Ju ftojmë më 9 Nëntor, në festën që do të lë gjurmë të përjetshme tek ju, me Plein Sport dhe z.Philipp Plein në Albi Mall!

  • “Jam distancuar nga deklarimet e mia” – Dedaj mohon që Thaçi e ka kërcënuar me vrasje

    “Jam distancuar nga deklarimet e mia” – Dedaj mohon që Thaçi e ka kërcënuar me vrasje

    Gjergj Dedaj ka vazhduar dëshminë e tij para Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale ku ka thënë se është distancuar nga deklarimet që i ka dërguar në Speciale në vitin e kaluar pasi sipas tij, ai i ka bërë në gjendje të rëndë.

    Në pyetjen e Prokurores lidhur me një dëshmi të tij në maj të vitit 2014.

    “Prokurori ju pyet, kush ju tha juve të shkoni lart në mal, ju u përgjigjët: Hashim Thaçi, ai më kishte kapur dorën, më kishte shtrënguar dorën dhe më kishte thënë se kur të mbërrini në Prishtinë unë do të duhej të hiqja dorë nga funksioni i Nënryetarit të Parlamentit të Kosovës dhe nga posti i Presidentit të Partisë Liberale të Kosovës. Unë i thash se nuk do të hiqja dorë nga asnjëri prej këtyre funksioneve dhe nuk heqa dorë. Hashimi më tha edhe nëse je i lirë tani, ne mund të vrasim në Prishtinë, sepse i kemi njerëzit tanë në Prishtinë dhe ngjitëm malit”, tha prokurorja.

    Dedaj ka thënë se ndoshta ka pasur idhnim dhe deklarimet e tij i ka cilësuar si revanshuese dhe ekzagjëruese e të tepërta, shkruan Paparaci.

    “Nuk më kujtohet dhe me Hashim Thaçin jemi përshëndetur burrnisht, jo si tani që përshëndeteshim në Covid, por jemi përshëndetë si burrat me dorë, si duhet, dhe tjetër nuk më kujtohet. Unë me këto deklarata që i kam dërguar vitin e kaluar jam distancuar komplet sepse kanë qenë deklarata të dhëna në gjendjen time të rëndë, në procesin e rivarrimeve, ndoshta kam pasur idhnim, idhnime kam pasë shumë të mëdha, për ju të pabesueshme, ishalla kurrë nuk i përjetoni, dhe ndoshta edhe revanshuese dhe ekzagjëruese, të tepërta dhe nga të gjithat jam distancuar dhe të më ktheni në këto ju vetëm po i hapni plagët e Kosovës dhe plagët e mia dhe po e pengoni procesin e pajtimit dhe të faljes.”, tha ai.

  • Kërcënoi të dashurën se do t’ia vrasë familjen, Policia në Prishtinë bastis shtëpinë e 22-vjeçarit

    Kërcënoi të dashurën se do t’ia vrasë familjen, Policia në Prishtinë bastis shtëpinë e 22-vjeçarit

    Një 23-vjeçare nga Prishtina ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Polici të dashurin e saj, nën akuzat për dhunë fizike e psiqike.

    Dyshohet se i dashuri i saj edhe e ka kanosur atë, duke kërcënuar se “ka blerë armë dhe do t’ia vrasë familjen”.

    Ndërkohë mësohet se Policia ka bastisur e shtëpinë e 22-vjeçarit, pas intervistimit të viktimës.

    Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili po e heton rastin. Ndërkohë pala e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.