ATV

Category: Lajme

  • Uji i papijshëm, shtrenjtohen bidonët nëpër dyqane

    Uji i papijshëm, shtrenjtohen bidonët nëpër dyqane

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Gjysma e kryeqytetit vazhdon të mos ketë qasje në ujë të pijshëm.

    Vlerat e manganit vazhdojnë të jenë të larta, gjë që po e pamundëson përdorimin e ujit nga Liqeni i Badovcit.

    Ndaj në pamundësi që ta përdorin ujin për pirje e gatim, qytetarët po e blejnë atë.

    Por ata ankohen se pas njoftimit të IKSHPK-së për mospërdorim të ujit nga Liqeni i Badovcit, çmimet e ujit nëpër dyqane janë rritur.

    “Sidomos në këtë kohë të shtrenjtohet edhe uji që është element thelbësor, nuk është adekuate”, tha një qytetar.

    “Më herët kemi mundur me marrë 1.20 centë më së shumti, tani është bërë 1.60 centë”, tha një tjetër qytetar.

    Sipas tyre, bizneset i shfrytëzojnë krizat për t’i shtrenjtuar çmimet. Për këtë arsye, ata kërkojnë që të ketë më shumë inspektorë në terren.
    Për mosinspektim të çmimeve flet edhe aktivisti për të drejtat e konsumatorëve.

    “Ne e dimë situatën në vend dhe numrin e vogël të inspektorëve, por edhe ata që janë nuk po inspektojnë sa duhet nëpër markete”, tha Selatin Kaçaniku, aktivist për të Drejtave e Konsumatorëve.

    IKSHPK-ja në njoftimin e të hënës rekomandoi që uji nga Liqeni i Badovcit ende nuk mund të përdoret për pirje.

  • Muja: Ajo që pranuan Mustafa e Thaçi, është më keq se Bosnja

    Muja: Ajo që pranuan Mustafa e Thaçi, është më keq se Bosnja

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Muja, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar Asociacionin siç është menduar në vitin 2015, tha ajo çfarë kanë pranuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, është me keq se Bosnja.

    “Ajo çfarë ka pranuar Isa Mustafa me Hashim Thaçin është më keq se Bosnja. Pse? Sepse, nën një, Serbia e njeh Bosnjën, por nuk e ka njoftë Kosovën. Bosnja nuk është sfiduar si shtet nga jashtë. Në fakt Serbia e ka njohur de-jure Bosnjën, por nuk e ka njohur de facto. Ka dëshiruar me e defunksionalizu nga brenda. Në rastin tonë ka shkuar përtej. Jo vetëm që nuk e ka njoftë de juren, por ka dashur edhe de facton me e defunksionalizu nga brenda dhe kjo është parë në projektin e ndarjes së Kosovës.”, tha Muja. /atvlive.tv

  • Muja tregon a e ka parë draft-statusin e asociacionit dhe çka përmban

    Muja tregon a e ka parë draft-statusin e asociacionit dhe çka përmban

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Muja, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ai vetë nuk e ka parë draft-statusin e Asociacionit, por shtoi se ky draft nuk i prekë kompetencat ekzekutive të shtetit.

    “Ajo çfarë mund të them është ajo që edhe pa e parë një draft të tillë, mund të them që ku janë kornizat në të cilat është bërë beteja politike në dy vitet e fundit. Kosova e ka trashëgua një marrëveshje të vitit 2013-2015 e cila ishte shpallë jo-kushtetuese në elementet thelbësore të saj. Gjykata Kushtetuese kishte konkluduar që elementet ekzekutive një etnike, ato duhet të bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mirëpo kishte një insistim edhe nga Vuçiqi, edhe nga Lajçak, në ditët e para, tha që Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe ajo duhet të ndryshohet. Mirëpo, në dy vutët e fundit, beteja ka qenë që asgjë, asnjë milimetër e cila i prekë kompetencat ekzekutive të shtetit, nuk mund të preken”, tha Muja.

    Ai tha se deri në një konkluzion të këtij procesi, draft-statusi duhet të mbahet i kufizuar te krerët e shtetit.

    “Unë nuk e kam parë një draft të tillë. Në fakt ka qenë një kërkesë e ndërmjetësve që derisa të ketë një konkluzion të këtij procesi ose diskutimi lidhur me çështjen, ai duhet të mbahet i kufizuar zakonisht te krerët e shtetit edhe në raste të tilla të ngjashme si me marrëveshjen, ai iu komunikohet edhe liderëve opozitës, mirëpo unë s’e kam parë një draft të tillë”, tha Muja. /atvlive.tv

  • Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

    Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre, në të gjitha fushat.

    Duke i uruar z. Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, kryetari Konjufca vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i jap një shtysë të re këtij bashkëpunimi.

    Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, kryetari Konjufca tha se Kosovën dhe Shqipërinë e bashkon gjithçka, andaj mbi këtë premisë ai shtoi se ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin e shumëanshëm.

    Duke e falëndruar kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, ambasadori Malaj konfirmoi përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.

    Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e Kosovë, ndërsa u vlerësua se zgjerimi i bashkëpunimit paraqet interes reciprok për të dyja vendet.

    Ambasadori Malaj pason në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Kosovë ambasadorin e deritashëm, Qemal Minxhozi.

  • Nëntë anëtarët e familjes Hagjijaj bëhen me shtëpi, Kurti: Komunitete kanë nevojë për banim të dinjitetshëm

    Nëntë anëtarët e familjes Hagjijaj bëhen me shtëpi, Kurti: Komunitete kanë nevojë për banim të dinjitetshëm

    Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar vizitën e tij tekë familjet e komuniteteve jo-shumicë të cilat janë përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, raporton EO.

    Ai me këtë rast ka vizituar familjen e Sefer Hagjijaj, nga fshati Vitomericë e Pejës nga komuniteti rom, familje kjo përfituese nga kjo thirrje, për të cilën Kurti tha se kjo familje nëntë anëtarshe ka nevojë për banim të dinjitetshëm dhe për kushte të jetueshme.

    Ai ka shtuar se për dy jave kësaj familje i është vendosur kulmi dhe se janë mbetur edhe pak ditë që ata të fillojnë një jetë të re në shtëpin e re.

    “Sefer Hagjijaj i përket një familje nëntë anëtarshe dhe i përket komunitetit rom që ka nevojë për banim të dinjitetshëm për kushte të jetueshme për vetën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Për dy javë ditë i është vendosur kulmi kësaj shtëpie të re dhe tash dy ditë e gjysmë po vazhdon suvatimi dhe rregullimi i fasadës. Do të ketë edhe disa ditë punë në mënyrë të hyjnë në shtëpinë e re dhe ta fillojnë edhe jetën. Më lejoni ta falënderoj edhe ministrin Krasniqi për ndarjen e fondeve për ndërtimin e gjithsej 57 shtëpive në të gjithë Kosovën për komunitetet jo shumicë për familjet që në aspektin social i kanë nevojat më të mëdha”, tha ai

    Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, theksoi që nga kjo skemë kanë përfituar edhe familjet në veriun e Kosovës, sipas tij, vitin tjetër do të rrisin numrin e familjeve përfituese.

    “Gjithsej janë ndërtuar 57 shtëpi, skema ka qenë për komunitetet pakicë në komunë që i bie edhe në veri të vendit kemi ndërtuar 5 shtëpi në kuadër të së njëjtës skemë ndërsa të tjerat janë edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Peja ka numër të theksuar të komuniteteve edhe të gjitha komunitetet që jetojnë këtu kanë përfituar nga një shtëpi për ata që kanë aplikuar nga personat në nevojë. Skemë e jashtëzakonshme kemi 57 kërkesa me pak këtë vit, e në vitin tjetër do të rritet numri i shtëpive për persona me nevoja në Kosovë”, tha ai.

    Kryefamiljari Sefer Hagjijaj, u shpreh shumë i lumtur dhe mirënjohës për faktin që është bërë më shtëpi, ai theksoi faktin se shtëpia është ndërtuar brenda dy muajve.

    “Ndërtimi deri më kulm ka marr dy javë ditë kryesisht 14 ditë, fasada dy ditë e gjysmë brenda e jashtë dhe jemi të kënaqur”, tha ai.

  • Palestinezët, mirënjohës për solidaritet, por e kundërshtojnë ambasadën e Kosovës në Jerusalem

    Palestinezët, mirënjohës për solidaritet, por e kundërshtojnë ambasadën e Kosovës në Jerusalem

    Ambasadori palestinez në OKB në Gjenevë, Ibrahim Khraishi, në një bisedë për ATV-në, tha se i është mirënjohës popullit të Kosovës për solidaritet me popullin palestinez, por, vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, për ta është e papranueshme.

    Ai nuk përmendi nëse Palestina do ta njohë pavarësinë, por tha se fillimisht Kosova duhet ta zhvendosë ambasadadën për në Tel Aviv.

    “Ne e vlerësojmë që kosovarët po solidarizohen me popullin palestinez gjatë këtij gjenocidi kundër palestinezëve tanë, civilëve tanë në Gaza, por ne kemi një problem me Kosovën që vendosët ju, udhëheqja juaj për të hapur një Ambasadë në Jerusalem. Kjo tashmë është e pranueshme për ne. Është shkelje e legjitimitetit ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare. Pra, shpresoj se Kosova, lidershipi i Kosovës, do ta rishqyrtojë këtë dhe për ta mbyllur këtë Ambasadë në Jerusalem. Ne duam që ata të shkojnë në Tel Aviv dhe kjo do të na hapë dyert që të mendojmë ndryshe për Kosovën dhe popullin e Kosovës. Por, ne i urojmë kosovarëve gjithë paqen dhe qetësinë, sepse nuk duam të shohim asnjë luftë apo konflikt. Ne e dimë atë më shumë se kushdo”, tha Khraishi. /atvlive.tv

  • “Na ka marrë malli me shku n’punë” – I bien keq pishman serbët që u larguan nga institucionet e Kosovës

    “Na ka marrë malli me shku n’punë” – I bien keq pishman serbët që u larguan nga institucionet e Kosovës

    “Jemi bërë të padobishëm në shoqëri, të etur për të shkuar në punë, për t’u socializuar, për të ndier se po bën diçka të dobishme”.
    Me këto fjalë, një vit më vonë, një ish-punonjëse e sistemit gjyqësor në veri të Kosovës komenton për Radion Evropa e Lirë (REL) vendimin për dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

    Tri ditë pas vendimit për tërheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, më 8 nëntor 2022, ajo kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dhënë dorëheqje vullnetarisht, por se është detyruar ta bëjë këtë pas 20 vjetësh shërbim. Ajo pranoi të fliste vetëm në kushte anonimiteti dhe rrethanat nuk kanë ndryshuar as një vit më vonë. Identiteti i saj është i njohur për redaksinë e REL-it.

    Ajo ende pohon se vendimi për t’u larguar nga institucionet e Kosovës ishte “krejt i gabuar”.

    “Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar”, thotë ajo dhe vlerëson se ende nuk ka një plan për punëtorët që dhanë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022.

    Braktisja kolektive e institucioneve të Kosovës në katër komuna në veri – Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – u iniciua nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit.

    Arsyeja ishte “shkelja e të drejtave të serbëve” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo parti pati kërkuar që të anulohet vendimi i autoriteteve kosovare për riregjistrimin e veturave me simbole të lëshuara nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Përveç punonjësve në gjyqësor, dorëheqje kanë dhënë edhe qindra punonjës të policisë së Kosovës dhe administratës lokale. Shumica e tyre u integruan në sistemin e Kosovës në vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së parë të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

    Radio Evropa e Lirë foli me disa nga këta punëtorë, të cilët kryesisht shprehin pakënaqësi për vendimin për largim nga institucionet e Kosovës. Gjithashtu, të gjithë këmbëngulin që identiteti i tyre, të mos bëhet publik, prej frikës nga targetimi brenda komunitetit.

    Një tjetër ish-punonjëse e sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës thotë se është e pakënaqur me jetën e saj pasi që ka një vit që nuk ka shkuar në punë.

    Ajo thotë se e gjithë kjo situatë i ka “ndikuar në psikikën” e saj dhe në atë kontekst thotë se është “varrosur intelektualisht”.

    “Po mundohem të ngrihem dhe të merrem me punë private, që ngadalë por me siguri të arrij sërish majën, nga e cila u hodha dhe nuk e di se kur do të jetë kjo”, thotë ajo.

    Një qëndrim të ngjashëm e shpreh edhe një ish-punëtore në Policinë e Kosovës.

    “Kurrë nuk isha e kënaqur kur nuk punoja. Jam mësuar të fitoj para, të kontribuoj në shoqëri, të jem pjesë e komunitetit, të jem një person i dobishëm shoqëror”, thotë ajo.

    Ajo nënvizon se ndihet “krejt e padobishme”, ndonëse nuk ka probleme financiare.

    Beogradi zyrtar ka përkrahur largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Punëtorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqje, u janë dhënë kontrata në bazë të të cilave marrin pagë.

    Bashkëbiseduesit e REL-it konfirmojnë se këto të ardhura i marrin nga buxheti i Qeverisë së Serbisë, por theksojnë se kanë “kontrata të përkohshme” dhe se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen.

    Një ish-punonjëse e sistemit gjyqësor beson se marrja e rrogës nga Serbia për “të ndenjur në shtëpi” është një zgjidhje e paqëndrueshme.

    “Do të vijë koha kur do të ndalojnë së paguari njerëzit që rrinë në shtëpi dhe nuk bëjnë absolutisht asgjë. Ne kemi një kontratë pune dhe ajo mund të ndërpritet në çdo kohë. Unë, si dhe shumë të tjerë, jemi të pasigurt se çfarë do të ndodhë”, thotë ajo.

    Ajo shton se ka frikë për “statusin e saj financiar, sepse askush nuk garanton kthimin në institucionet e Kosovës”.

    Një tjetër ish-punonjëse e sistemit gjyqësor thotë se çështja e kthimit të tyre në institucionet e Kosovës është e diskutueshme dhe “pothuajse e pamundur”.

    Sërgjan Simonoviq nga organizata joqeveritare “Qendra Humane” në Mitrovicën e Veriut, beson se për kthimin e punëtorëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës është e nevojshme një “marrëveshje më e gjerë” në nivel të lartë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Në deklaratën e tij për REL-in, ai konstaton se vendimi për daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë i mirë, sepse pjesëtarët e komunitetit serb kanë mbetur “pa mbrojtje institucionale”.

    “Tani shohim se ka tentativa për t’u kthyer në ato institucione, por më pas shtrohet pyetja se pse janë larguar nga institucionet kur asgjë nuk ka ndryshuar?! Në përgjithësi, ai vendim ishte krejtësisht i gabuar”, thotë ai.

    Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës vitin e kaluar çoi në një sërë krizash në rajonin ku jeton popullata shumicë serbe.

    Përveç punëtorëve në gjyqësor, polici dhe administratë, dorëheqje kanë dhënë edhe katër kryetarë komunash në veri nga radhët e Listës Serbe. Më pas, në fund të majit 2023, në pushtet erdhën kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata vendase serbe, sepse sërish me ftesë të Listës Serbe, i bojkotuan zgjedhjet e prillit.

    Megjithatë, Lista Serbe në mes të tetorit ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës, edhe pse nuk janë plotësuar kushtet e mëparshme për kthim apo pjesëmarrje në institucionet e Kosovës.

    Përveç formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila duhet t’u sigurojë autonomi më të madhe pjesëtarëve të komunitetit serb, Lista Serbe paraprakisht ka kërkuar dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë nga komunat në veri, tërheqjen e njësive speciale të Kosovës dhe amnisti për të gjithë serbët e arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta.

    Ky ndryshim i qëndrimit të Listës Serbe pasoi ngjarjet në Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas në shkëmbimin e zjarrit u vranë tre sulmues serbë. /rel

  • Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet jozyrtare në Bruksel.

    Sipas burimeve, data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

    Kujtojmë se më 26 tetor, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën takime të ndara me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

  • Stuhia e madhe e borës godet Rusinë

    Stuhia e madhe e borës godet Rusinë

    Një stuhi masive e borës ka goditur rajonin e lindjes së largët të Rusisë të martën, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut në shumë qytete.

    Në televizionin shtetëror rus janë shfaqur pamje nga rrugët dhe makinat e bllokuara në qytetin e Khabarovskit.

    Shumë nga qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për autoritetet përkatëse duke thënë se po e neglizhojnë punën e tyre për pastrimin e rrugëve.

    Ministria e Emergjencave ka njoftuar se disa pjesë të autostradës janë mbyllur për automjete.

    Reshjet e dendura të borës pritet të vazhdojnë deri në mëngjesin e së mërkurës. /AP

  • ​Ushtarë të FSK-së certifikohen në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes

    ​Ushtarë të FSK-së certifikohen në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes

    Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, ka përfunduar trajnimi i pjesëtarëve të Forcës të Sigurisë të Kosovës (FSK) në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtje,

    Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka ka thënë se xhudo po lë gjurmë të pashlyeshme me punën e saj, ndërsa do të vazhdohet edhe më tutje me certifikimin e ushtarëve të tjerë.

    “Sot kemi kënaqësinë dhe privilegjin që në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos”, t’i certifikojmë edhe ne ushtarët e parë, por jo të fundit të ushtrisë sonë të lavdishme. Ne si sport i xhudos bëjmë hapa të lehtë, por ngado që shkelim, lëmë gjurmë të pashlyera dhe kjo sot, jam i bindur që do të mbetet gjurmë e përhershme”, tha Kuka.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky certifikim i ushtarëve të FSK-së është fryt i bashkëpunimit institucional dhe se kjo do t’i forcojë edhe më tutje djemt dhe vajzat e ushtrisë së Kosovës.

    “Përmes programit “Kosova shtet i xhudos”, përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukim dhe me shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen. Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tani kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon…Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë.”, ka thënë Kurti.

    Ndërsa trajneri Driton Kuka tha se ishte tejet i mahnitur me përkushtimin e ushtarëve të FSK-së për të mësuar teknikat e xhudos gjatë katër javëve stërvitjeje dhe se një punë e tillë do të vazhdojë edhe më tutje me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.

    “Xhudo përveç se është emblemë e sukseseve të shtetit tonë të Kosovës, por edhe mbarë popullit shqiptar, po shkon përtej asaj, ashtu siç e tha edhe kryeministri Kurti, që xhudo nuk është vetëm sport, xhudo është një ndër shtyllat kryesore të organizimit dhe forcimit te ushtrimeve të mbarë botës, e tani e tutje edhe të ushtrisë sonë. Kam qenë shumë i kënaqur me dy trajnimet dy javore, në total katër javë me ushtarët e litarë të cilët më kanë befasuar me përkushtim, atdhedashuri dhe dëshirë të madhe për t’u aftësuar…Xhudo si sport me suksese në rrafshin sportiv, do të jetë pjesë e pandashme e ushtrimeve të përbashkëta të njësive elitare të FSK-së, pro edhe të policisë sepse dua unë, por do edhe gjitha populli shqiptar që ushtrinë dhe policinë tonë t’i shohë në nivele çfarë kanë arritur sportistet tona”, ka thënë Kuka.

    Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.