ATV

Category: Lajme

  • Deputeti i Parlamentit Evropian: Raporti i BE-së për Serbinë është më negativi deri tani, ngjarja në Banjskë nuk është harruar

    Deputeti i Parlamentit Evropian: Raporti i BE-së për Serbinë është më negativi deri tani, ngjarja në Banjskë nuk është harruar

    Deputeti i Parlamentit Evropian Klemen Groshel tha në një bisedë me korrespondentin evropian N1 se raporti për progresin e Serbisë është më negativi deri më tani. Groshel përkujtoi se diskutimi në Parlamentin Evropian tregoi se perceptimi i Serbisë në institucionet evropiane për momentin nuk është shumë i mirë.

    “Ky raport është më negativi deri më tani për Serbinë. Në raportet e mëparshme, Komisioni Evropian ishte më simpatik ndaj Serbisë dhe kishte mesazhe pozitive. Në këtë raport, që do të thosha se është neutral, ngrihen disa pika, siç është dialogu me Kosovën. Është e rëndësishme të theksohet se ajo që shkruhet në Raport dhe ajo që Komisioneri Evropian tha në Parlamentin Evropian janë dy gjëra të ndryshme. Po ashtu, debati në PE tregoi se pozicioni i Serbisë nuk është tamam më i miri në qarqet e Bashkimit Evropian”, theksoi Groshel.

    Sipas tij, komentet pozitive të Qeverisë së Serbisë për raportin duhet të shihen në kontekstin e fushatës parazgjedhore që ka filluar.

    “Më duhet të theksoj për publikun serb se nëse nuk ka përparim në kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe lirinë e mediave, atëherë nuk ka hyrje në Bashkimin Evropian. Dhe kjo është mjaft e qartë, pavarësisht nga qëndrimi i Qeverisë së Serbisë”, nënvizoi Groshel.

    Ai paralajmëroi se pikëpamjet e komisionerit Oliver Varhelyi për gjendjen e shtetit të së drejtës dhe medias ndryshojnë nga qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian dhe se Varhelyi është në marrëdhënie të mira me presidentin hungarez Viktor Orban.

    “Të mos harrojmë se fjalën e fundit e ka Këshilli i BE-së. Me sa mund të shoh, qëndrimet e shumicës së vendeve anëtare janë mjaft të qarta dhe shumë më negative se ato të komisionerit Varhelji”, tha Groshel.

    Ai tha se në Bashkimin Evropian shtrohet pyetja nëse Serbia po shkon drejt Bashkimit Evropian, drejt Kinës, apo drejt Moskës.

    “As ngjarjet në Kosovë, në Banjskë nuk u harruan. Varësisht se si Serbia do të bashkëpunojë me atë ngjarje, varet se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Në prapavijë ende ka masa kufizuese, nuk do të them sanksione dhe tashmë është e qartë që Kosova tashmë i ka. Nëse Serbia nuk i përmbush pritshmëritë, do të ketë një politikë radikale të Bashkimit Evropian ndaj saj”, përfundoi Groshel.

  • QKMF-ja në Bardhosh bëhet me shërbim laboratorik

    QKMF-ja në Bardhosh bëhet me shërbim laboratorik

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare të rinovuar në Bardhosh, e cila do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.

    Rama në një postim në Facebook, ka shkruar se mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marrin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër Mjekësisë Familjare.

    Rama këtë vizitë e ka bërë me drejtorin e Shëndetësisë Dr.Izet Sadiku.

    Ndryshe, Qendra e Mjekësisë Familjare në Bardhosh punon 12 orë në ditë.

    “Aktualisht jemi duke i rinovuar 10 QMF, në mënyrë që stafit të Qendrave të Mjekësisë Familjare të ju ofrojmë kushte më të mira të punës e pacientëve ambiente më të rehatshme”, ka shkruar Rama.

  • Irani refuzon thirrjen e G7 për t’i dhënë fund mbështetjes për Hamasin

    Irani refuzon thirrjen e G7 për t’i dhënë fund mbështetjes për Hamasin

    Irani refuzoi sot thirrjen e G7-ës që i bën thirrje Teheranit të ndalojë mbështetjen e grupit palestinez Hamas dhe të marrë masa që “destabilizojnë” Lindjen e Mesme.

    Thirrja erdhi pasi Izraeli ka bombarduar pa ndalur Rripin e Gazës për një muaj, me synimin për të eliminuar Hamasin pas sulmit të paprecedentë që filloi kundër vendit më 7 tetor.

    Ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Tokio i kërkuan Iranit të mos mbështesë Hamasin dhe Hezbollahun dhe të mos bëjë asgjë që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme.

    Sot Nasser Kanani, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme iraniane, e “dënoi ashpër” këtë njoftim.

    Ai tha se Irani po bën “përpjekje të pandërprera për t’i dhënë fund sulmeve ushtarake të regjimit agresiv sionist kundër qytetarëve të pambrojtur” të Rripit të Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

    “Gjithçka që prisnim nga takimi i ministrave të jashtëm të G7 në Tokio ishte që ata të merrnin përgjegjësinë e tyre ndërkombëtare, kryesisht duke dënuar veprimet e regjimit sionist që shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar në Gaza”, shtoi ai.

    Grupi i shtatë vendeve të industrializuara (SHBA, Japonia, Franca, Britania, Gjermania, Italia dhe Kanadaja) gjithashtu bëri thirrje për shpalljen e “pauzave humanitare” dhe krijimin e “korridoreve humanitare” në Gaza për të mbrojtur civilët.

    Të paktën 1,400 njerëz u vranë në Izrael në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, ndërsa rreth 240 janë rrëmbyer nga grupi palestinez.

    Bombardimet e Izraelit kanë vrarë më shumë se 10,500 njerëz në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,300 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit./abcnews.al

  • Fillon dëshminë dëshmitari i 35-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, po dëshmon me masa mbrojtëse

    Fillon dëshminë dëshmitari i 35-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, po dëshmon me masa mbrojtëse

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 35-të (me kodin 4444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili po dëshmon me masa mbrojtëse.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari, i cili është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, do të zgjasë një ditë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjyqtari Smith III tha se ZPS ka paraparë një orë që të marrë në pyetje këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e viktimave ka paraparë 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 4 orë e gjysmë.

    Pyetjet për dëshmitarin ka filluar t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Mbaron dëshminë dëshmitari Dragan Ivanisheviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • ​Zbulohen rregulla të reja për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale

    ​Zbulohen rregulla të reja për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale

    Rregulla të reja janë zbuluar për të mbrojtur fëmijët në internet, të cilat përfshijnë kufizimin e mesazheve direkte dhe heqjen e tyre nga listat e miqve të sugjeruar.

    Ato janë pjesë e draft-kodeve të para të praktikës së Ofcom-it (rregullator i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar) sipas Aktit të Sigurisë në Internet, i cili u nënshkrua si ligj një javë më parë.

    Ai fokusohet në materiale të paligjshme në internet, të tilla si përmbajtja e kujdesit, mashtrimi dhe abuzimi seksual i fëmijëve.

    Platformave do t’u kërkohet me ligj që të mbajnë private të dhënat e vendndodhjes së fëmijëve – dhe të kufizojnë se kush mund t’u dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta.

    Ofcom do të publikojë më shumë rregulla në muajt e ardhshëm rreth sigurisë në internet dhe promovimit të materialit që lidhet me vetëvrasjen dhe vetëdëmtimin, me çdo kod të ri që kërkon miratimin parlamentar përpara se të vendoset.

    Ofcom shpreson se kodet e shpallura sot do të zbatohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Ofcom tha se shërbimet duhet të përdorin sisteme automatike të zbulimit për të hequr postimet e lidhura me informacionin financiar të vjedhur dhe për të bllokuar llogaritë e drejtuara nga organizata të ndaluara.

    Kompanitë e teknologjisë duhet gjithashtu të emërojnë një person përgjegjës, tha Ofcom, i cili raporton te menaxhmenti i lartë për pajtueshmërinë me kodin. /SkyNews

  • Sulmohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës në Stan Tërg

    Sulmohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës në Stan Tërg

    Sot është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 11:00, në vendin e punës.

    Ankuesi ka raportuar se në vendin e tij të punës, në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari. Viktima ka marr trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Sipas Zahitit, i dyshuari është duke u intervistuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me ngjarjen.

  • ​Shënohet rritje e qarkullimit të agjencive të udhëtimit

    ​Shënohet rritje e qarkullimit të agjencive të udhëtimit

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin gusht 2023.

    Krahasuar me gushtin e vitit 2022, në muajin gusht 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe te agjencitë e udhëtimit me 25,06% dhe hotelet me 16,76%.

    Aktivitetet ekonomike sipas NACE Rev-2

    Indeksi i qarkullimit të shërbimeve

    Indeksi i numrit të të punësuarve

    Në gusht 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje te transporti dhe magazinimi me 0,58% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

  • Mbaron dëshminë dëshmitari Dragan Ivanisheviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Mbaron dëshminë dëshmitari Dragan Ivanisheviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka mbaruar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Dragan Ivanisheviq në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Ivanisheviq, shkurtimisht është marrë në pyetje nga avokati i Jakup Krasniqit, Victor Baiesu, i cili këto pyetje i quajti më shumë sqaruese lidhur me deklaratat e dhëna sot nga dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fokusi i pyetjeve të avokatit Baieșu ishte tek njohja që kishte dëshmitari me Velko Markoviqin.

    I pyetur se a mund të konfirmonte se personi që kishte parë kur e rrëmbyen ishte Velko Markoviq, dëshmitari Ivanisheviq tha se nuk mund të thoshte atëherë me siguri që ishte ai.

    “Nuk mund të thoja atëherë me siguri që ishte Velko Markoviq, thjesht e përshkrova mbështetur në përshkrime dhe karakteristikat e tij, pastaj më vonë kur erdhi i ati për të më takuar mbërrita në përfundimin që bëhej fjalë për Velko Markoviq”, deklaroi Ivanisheviq.

    Dëshmitarit iu prezantua një hartë nga ZPS ku iu kërkua që të shënjezonte disa vende të cilat i kishte përmendur gjatë dëshmisë së tij. Pas shënjezimit ky dokument u pranua si provë materiale.

    Ivanisheviq u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues nëpërmjet gjyqtarëve, Christoph Barthe, Guenaël Mettraux dhe Fergal Gaynor.

    Gjyqtari Barthe e pyeti dëshmitarin se lidhur me deklaratën ku kishte thënë se ka pirë alkool në një lokal në Milloshevë, para se të rrëmbehej.

    “Kam pirë 4-5 gota raki. Nuk e di se si e quani ju këtë por janë gota që përdorin zakonisht për raki. Janë gota të vogla për raki… Unë gotën e fundit e kam pirë mbase nga gjysmë ore deri në 15 minuta para se të largohesha. Do kish qenë më mirë të thuhet gjysmë ore para se të largohesha. Kisha ngrënë më përpara. Kisha shkuar në shpi, kam ngrënë në shpi, jam larguar nga shtëpia dhe kam shkuar që të takohem me disa shokë”, tha dëshmitari Ivanisheviq.

    Ivanisheviq tha se e ndjente se ishte nën ndikim të alkoolit, por që nuk kishte problem që të ngiste makinën apo që të ecte.

    “Thjesht ndjeja pak ndikim alkooli, por nuk kisha problem që të ecja apo të ngisja makinën. Thjesht mund të kisha pak ndikim në trup”, tha Ivanisheviq.

    I pyetur se cila ishte arsyeja e rrëmbimit të tij, Ivanisheviq tha se për shkaqe etnike.

    “Nuk them dot gjë, thjesht e di që ka pasur raste rrëmbimesh edhe para se të rrëmbehesha unë dhe kanë ndodhur raste rrëmbimesh edhe pas i rrëmbeva unë. Janë kryer edhe raste vrasjes, arsyet ishin për shkaqe etnike. Këto kanë qenë arsyet. Përpara se më ndodhi ky rast mua, ka pasur vrasje, ka pasur rrëmbime edhe pas rastit tim kanë pasur raste kur janë vrarë njerëzit. Këto janë bërë për arsye etnike, për shkaqe etnike”, tha Ivanisheviq.

    Dëshmitari tha se nga kushëriri i tij kishte dëgjuar që eshtrat e Velko Markoviqit ishin gjetur dhe se për vendin e tyre kishte treguar UÇK-ja.

    “Dëgjova se ishin gjetur. E dëgjova nga kushëriri im i cili qëlloi që takoi një të afërm të Markoviqit dhe kur e dëgjoi mbiemrin nga kushëriri im, ai bëri lidhjen dhe e pyeti nëse kishte lidhje me mua dhe kështu e kuptuan që në fakt isha i afërmi i tij dhe i tha kushëririt tim që eshtrat e tij (Markoviqit) u gjetën dhe se UÇK-ja kishte treguar vendin ku ndodheshin eshtrat të cilat pastaj u dërguan në një qendër midis Merdares dhe Koshares”, tha dëshmitari.

    Sipas tij, më 200 apo 2001 u gjetën eshtrat dhe u dërguan në një qendër mjeko-ligjore.

    “Më 2000 apo 2001 u gjetën, shumë nga eshtrat që u gjetën i quan aty sepse aty kishin qendër mjeko-ligjore dhe aty vinin të afërmit për t’i identifikuar”, tha dëshmitari Ivanisheviq.

    Ndryshe, sesioni i pasdites i seancës së sotme do të vazhdojë me fillimin e dëshmisë së dëshmitarit të 35-të në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./BetimipërDrejtësi/

  • Të shtëna në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

    Të shtëna në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

    Një nxënës i një shkolle në qytetin gjerman të Offenberg ka plagosur me armë zjarri një shok klase, raporton “Bild”.

    Policia ka njoftuar rreth orës 13:00 se i dyshuari është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh në shkollën në Offenberg dhe se ai ishte një të mitur.

    Sipas gazetës gjermane, në aksion kanë marrë pjesë katër helikopterë policie dhe dhjetëra policë në terren.

    Rreth 180 nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa dhe iu dorëzuan prindërve të tyre.

    Aktualisht policia është në kërkim të ambienteve për autorë të tjerë të mundshëm apo sende të dyshimta.

    Sipas Bild, bëhet fjalë për një shkollë speciale për fëmijë me vështirësi në të nxënë.

  • Shcolz: KFOR-i në Kosovë duhet të jetë në pozicionin për të reaguar ndaj çdo zhvillimi

    Shcolz: KFOR-i në Kosovë duhet të jetë në pozicionin për të reaguar ndaj çdo zhvillimi

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për situatën në Kosovë gjatë një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin.

    Ai tha se tensionet e fundit e dëshmojnë sa e rëndësishme është prezenca e NATO-s në Kosovë dhe se misioni i KFOR-it duhet të jetë në pozicion për të reaguar.

    “NATO po ashtu është një garancion i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë, përmes KFOR-it. Gjermania po merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet e ditëve të fundit tregojnë sa e rëndësishme është prezenca aty. KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar si duhet në të gjitha zhvillimet atje”.