ATV

Category: Lajme

  • Federico Bernacca e merr detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

    Federico Bernacca e merr detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

    Në një ceremoni solemne në Kampin “Film City” n ë Prishtinë, e ka marrë detyrën Federico Bernacca, si zëvendëskomandant i KFOR-it.

    Detyrën ai e mori nga József Szpisjaka, që deri tash mbante këtë pozitë.

  • Azemi paralajmëron protesta në Prishtinë për shkak të mos realizimit të kërkesave

    Azemi paralajmëron protesta në Prishtinë për shkak të mos realizimit të kërkesave

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka konfirmuar për Ekonomia Online se janë në përgatitje të protestave në Komunën e Prishtinës për shkak të mos rritjes së pagave.

    Përderisa tha pas presionit të bërë në drejtim të Qeverisë kanë arritur që të ngriten pagat në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë për punëtorët teknik. Sipas tij, bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë ka qenë në nivelin e duhur.

    “Deri më tani me përjashtim që tani jemi në prag të protestave në raport me Komunën e Prishtinës. Të gjitha kërkesat që i kemi pasur në raport me Qeverinë e Kosovës gjithësisht me Ministritë përkatëse gjithësisht Ministrinë e Shëndetësisë saktësisht punëtoret që i kemi nëpër spitale dhe me punëtoret që i kemi tek Ministria e Arsimit, punëtorët teknik që punojnë në Universitetin Hasan Prishtina”.

    “…kemi gjetur një bashkëpunim përderisa tek punëtoret e spitalit paga e tyre nga 235 euro tash ka shkuara në 405 euro dhe tek punëtoret e Universitetit  të Prishtinës, ku në fakt kemi caktuar datën për të hyrë në  grevë kemi takuar zv.ministrin e Arsimit  dhe në fakt jemi dakorduar që kërkesat tona të realizohen po realisht  nuk kemi të bëjmë shume me koeficientin e pagave por është shume normale por edhe ne mendojmë sikur sindikata tjera sindikatat publike që koeficienti i pagës duhet të jetë 130 euro”.

    Edhe përkundër këtyre, ai u shpreh se nuk janë të kënaqur me realizmin e kërkesave nga ana e institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se ikja e të rinjve po vazhdon, raporton EO.

    “Nuk mund të themi se nuk kemi rezultate, por nuk po përmbushen aq sa e kemi pritur dhe sa kemi shpresuar se do të arrijmë rezultatet të caktuara sepse në kërkesat tona të arsyeshme të cilat gjithherë bazohen në ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëj në raport punëdhënës. Realisht kemi statistika për vitet 2022, 2021, 2020 edhe ma herët po nuk kemi statistika për vitin 2023 ende”.

  • Kurti: Shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë e gjakderdhje

    Kurti: Shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë e gjakderdhje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rikthyer sërish në temë shkëmbimin e terroriteve dhe së fundi është pyetur edhe nga një gazetar austriak në një intervistë. Kryeministri u shpreh që kjo ide nuk ka vdekur – çka tjetër deklaroi ai?

    Gjatë një intervistë për “ZIB 2”, kryeministri ka deklaruar se në zgjidhjen e situatës në rajon do të ndihmonte një balancë në të drejtat e minoriteteve.

    Sipas tij, shkëmbimi i territoreve është “një recetë për luftë e gjakderdhje”:

    “Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”.

    Ai u shpreh se gjatë administratës së kaluar amerikane, është përmendur ideja për shkëmbim të territoreve, ide kjo që sipas tij, është ende e gjallë në Beograd.

    “Është e vërtetë që në të kaluarën, sidomos gjatë administratës së kaluar amerikane, edhe Beogradi dhe disa politikanë në Prishtinë e në BE kanë përmendur idenë për shkëmbimin e territoreve. Ky project ka dështuar, e di që ideja është ende gjallë në Beograd duke shkaktuar disa fantazi në disa struktura në very të Kosovës, por nuk do të bëhet kurrë realitet….Kosova është Republikë, që qëndron e bashkuar”, u shpreh ai.

    Asociacioni?

    Nuk ka intervistë tashmë, as në media të huaja, ku kryeministrit Kurti s’i përmendet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Çështja, po konsiderohet urgjente edhe nga liderët kryesorë të Bashkimit Evropian, si dhe nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

    Shefi i Qeverisë edhe një herë theksoi që në Kosovë nuk mund të ketë Republikë Serbe, derisa Serbia po dëshiron “shtet brenda shtetit”.

    “Kam qenë unë që ofrova për të shkruar një draft statut për vetëmnaxhimin in lidhje me marrëveshjet e kaluara, por që respekton Kushtetutën e Kosovës. Vendimi i Kushtetuteses, ky asociacion nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive, nuk duhet të ketë një shtresë të tretë të pushtetit”, tha ai.

    Kurti e përmendi edhe një herë shembullin e tij të famshëm, atë me filxhan dhe me kafe, duke thënë se “nuk mund të ofrojë kafe, pa një filxhan”.

    “Por presidenti i Serbisë tha që nuk kam interes në këtë, ai në bazë nuk dëshiron ta njohë Kosovën, por të ketë një shtet brenda një shteti, unë këtë nuk mund ta pranoj, por gjithçka që është brenda Kushtetutës tonë, jam gati që ta diskutoj, e kam thënë në këto takime që nuk mund të jap kafe, pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.

  • Ministrja Gërvalla në takimin me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel

    Ministrja Gërvalla në takimin me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel

    Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

    Në fjalën e saj, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës.

    Në prag të këtij takimi, Ministrja Gërvalla po ashtu takoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.

    Në këtë takim, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe ndihmë konkrete për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

  • Ismaili: BQK-ja po i trajton me kujdes rreziqet, po punojmë për një sistem efikas bankar

    Ismaili: BQK-ja po i trajton me kujdes rreziqet, po punojmë për një sistem efikas bankar

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i kanë organizuar Forumin “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i  sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa, raporton Ekonomia Online.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili tha se ky projekt ndihmon në perspektivën ekonomike dhe të paturit një sistem financiar efikas.

    Ai tha se BQK-ja është e angazhuar të zhvillojë dhe krijojë mundësitë për qasjen në sistemin e pagesave të ofruesve të shërbimeve jo-bankare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe mundësimin e posedimit të IBAN-it, për të rritur qasjen në financa, në kuadër të konceptit të “llogarisë për pagesa”.

    Ismaili shtoi se BQK do të trajtojë me kujdes edhe rreziqet që paraqiten sikurse janë rreziku strategjik, reputacional, operacional, kibernetik dhe rreziku i pajtueshmërisë.

    “Nga perspektiva ekonomike, një sistem financiar efikas mbështetë zhvillimin e ndërmjetësimit financiar, të tregjeve financiare dhe ndikon pozitivisht në stabilitetin financiar. Avancimi i shërbimeve financiare drejt transformimit të pagesave elektronike do të kontribuonte në rritjen e gjithëpërfshirjes financiare, rritjen e konkurrencës, zvogëlimin e informalitetit dhe rritjen e efektivitetit, uljen e kostos si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve nga institucionet financiare si dhe integrimin e qytetarëve tanë dhe bizneseve me rajonin dhe vendet e BE-së”.

    “Në këtë drejtim BQK-ja është e angazhuar të zhvillojë dhe krijojë mundësitë për qasjen në sistemin e pagesave të ofruesve të shërbimeve jo-bankare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe mundësimin e posedimit të IBAN-it, për të rritur qasjen në financa, në kuadër të konceptit të ‘llogarisë për pagesa’. Për këtë qëllim, BQK do të zhvillojë projekte me rëndësi në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, ku do të investohet në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore. Duke investuar në këtë drejtim, do te sigurohemi se sistemet, pajisjet, njohuritë, aftësitë dhe mjetet e personelit mundësojnë transforimimin dhe janë relevante dhe efektive në mbikëqyrjen e rreziqeve të teknologjive të reja dhe modeleve inovative të biznesit”.

    “BQK-ja do të trajtoj me kujdes edhe rreziqet që paraqiten sikurse janë rreziku strategjik, reputacional, operacional, kibernetik dhe rreziku i pajtueshmërisë dhe do të punojë ngushtë edhe me institucionet akademike në realizimin e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore lidhur me fushën e qasjes në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha ai.

    Alexander Albertine, drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID, tha se janë të përkushtuar të mbështesim rritjen ekonomike të Kosovës duke fuqizuar qasjen financiare.

    “BQK ka qenë e rëndësishme duke kontribuar në perfomacën e këtij sektori. Kosova ka pasur rritje të shpejt të Fintech që ka për qëllim ta rris kërkesën megjithatë mundësinë e mëdha janë që bashkëpunimi mund të vazhdoj. Ndihemi krenar me mbështetjen që kemi bërë për fidanit e granteve për mbështetje mikro të mesme dhe të vogla. Megjithatë mbete shumë për të bërë për t’i mbushur boshllëqet. USAD përmes këtij aktivitet do të mundësoj që Kosova ta plotësoj plotësisht pisazhin e saj. Jemi të dedikuar të mbështesim rritjen ekonomike të Kosovës duke fuqizuar qasjen financiare të saj. Përpjekjet tona të përbashkëta mund të qojnë në progres të madh”, tha ai.

    Aktiviteti i USAID-it për Promovim të Investimeve dhe qasje në Financa në Kosovë është një aktivitet pesëvjeçar i krijuar për të forcuar kapacitetin e sektorit privat për rritje të qëndrueshme ekonomike dike ndihmuar në arritjen e objektivave si tërheqjen e investimeve, rritjen e qasjes në produkte dhe shërbime të larmishme financiare. Aktiviteti përdor qasje të drejtuara kah sektori privat për të promovuar partneritete të qëndrueshme ndërmjet palëve të ndryshme private dhe publike të interesit. Duke përmbushur objektivat e lartpërmendura, aktiviteti synon të forcohen qëndrueshmërinë e sektorit privat, të krijojë vende pune produktive, të rrisë eksportet dhe të mundësojë firmave te adaptojnë teknologji dhe praktika të reja afariste.

  • Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja nga Suhareka, humb betejën me kancerin

    Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja nga Suhareka, humb betejën me kancerin

    Pas betejës me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë infermierja Fitore Zenelaj nga Suhareka.

    E ndjera ka vdekur teksa ishte duke u trajtuar në Francë.

    Lajmin e ka dhënë familja, me ç’rast kanë bërë të ditur se për ditën dhe orën e ceremonisë mortore do të njoftojnë me kohë.

    Njoftimi i familjes:

    Të nderuar familjar, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh, ju njoftojmë se më e dashura jonë Fitore Zenelaj pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023.

  • Gashi: Rritet numri i të prekurve me diabet në Kosovë

    Gashi: Rritet numri i të prekurve me diabet në Kosovë

    Numri i të prekurve me sëmundjen e diabetit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, krahasuar me vitin paraprak.

    Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi, në Ditën Botërore të Diabetit. Endokrinologu tregon se moshat më të prekura me diabet janë ato rreth 30 deri në 35 vjeç, derisa potencon se kjo sëmundje nuk zgjedh gjini. Ai shton se ndër shkaktarët kryesor të shfaqjes së diabetit konsiderohen të jenë mungesa e aktivitetit fizik, mosushqyerja adekuate, duke përfshirë edhe trashëgiminë familjare të sëmundjes.

    “Po në kohën e fundit kemi tendeca të rrijes me diabet, edhe pse në Kosovë dominon më tepër mosha e re. Sa i përket përqindjes së diabetit është më pak se në vendet e tjera, ku janë të moshës më të vjetra. Por, tendeca ka, shkon nga rritja e diabetit, zakonisht të Tipit 2… Moshat të cilat janë më tepër të rrezikuara prej diabetit janë ato mbi moshat 30 vjeçare… Nuk zgjedh as gjininë, ose gjininë mashkullore ose gjinia femërore, po ashtu janë të prekur… Në ndikimin e diabetit rëndësi të madhe ka, mos aktiviteti fizik, mos ushqyeshmëria adekuate, obeziteti është ai kryesori. Bile në disa raste thonë, nëse një pacientë ka mbi 10 kilogramë mbi peshën ideale, për 10 vite, dhe nëse anamneza familjare është pozitive, di të paraqitet diabeti në një përqindje shumë më të madhe se të tjerët… Obeziteti apo mbipesha është një prej arsyeve kryesore që ka diabeti… normal kohëve të fundit edhe stresi i ndihmon”, potecon Gashi.

    Në intervistën për KosovaPress, Bardhyl Gashi thekson se pacientët e prekur me diabet po gëzojnë disa beneficione në Kosovë, derisa përmendi marrjen e subvencioneve. Ai shton se kur vjen puna deri tek shkaktimi i invaliditetit nga kjo sëmundje, kërkesa për të shkuar në pension invalidor, është më e madhe.

    “Nëse ndalemi në disa vende ata që janë ataku me diabet i gëzojnë edhe disa beneficione të tjera, por me sa e di, këtu tek ne në Kosovë disa po i gëzojnë disa beneficione, po u japin disa subvencione apo diçka i japin, ata që janë të atakuar me diabet. Problemi tek ta është që i kemi komplikimet kronike të diabetit, apo ne që i themi komplikimet e vonshme. Sigurisht është dëmtimi i syrit, dëmtimi i veshkave, dëmtimi i këmbëve. Kur vjen deri tek invadiliteti, kërkesa është më e madhe që të shkojnë në pension ivalidor apo të gëzojnë një pension invalidor apo një ndihmë nga pala e tretë”, thotë endokrinologu.

    Sa i përket furnizimit me insulinë për të prekurit me diabet, Gashi ka thotë se kohëve të fundit nuk ka marrë ndonjë ankesë së kanë pasur problem me sigurimin e tyre nga ana e pacientëve.

    “Duke biseduar me pacientë, e kam parë që janë të kënaqur me furnizimin me insulina, sa i përket atyre që ata i përdorin. Unë nuk po shoh, as në këtë vit nuk kanë pasur problem, as vitet e kaluara nuk kanë pasur problem me furnizimin e insulinë. Pra, pacientët që janë në regjistër, të cilët marrin insulinë, të gjithë kohën me rregull janë të furnizuar me insulinë, ashtu thonë fjalët e pacientëve”, potencon Gashi.

    Ndryshe, diabeti është një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të glukozës në gjak, e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave. Më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 422 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet, shumica jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe 1.5 milionë vdekje i atribuohen drejtpërdrejt diabetit çdo vit.

    Si numri i rasteve ashtu edhe prevalenca e diabetit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadave të fundit. Përndryshe, më 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit.

  • Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

    Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

    Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se spitali më i madh në Gazë, Al Shifa “duhet të mbrohet”, pasi luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit, kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen.

    “Shpresa dhe pritja ime është që të ketë veprime më pak ndërhyrëse” nga forcat izraelite, tha Biden në Zyrën Ovale.

    Qe tre ditë, spitali Al Shifa ka mbetur pa rrymë dhe ujë, përderisa luftimet me armë zjarri dhe bombardimet jashtë ndërtesës së spitalit e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.

    “Ne nuk duam të shohim luftime në spitale”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

    Mijëra persona ishin strehuar në spitalin Al Shifa, por zyrtarët shëndetësorë në Gazë një ditë më herët njoftuan se shumë palestinezë janë zhvendosur nga spitali si pasojë e luftimeve.

  • Arrestohet taksisti në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

    Arrestohet taksisti në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

    Një taksist është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një pasagjere në Prishtinë të hënën në mbrëmje, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

    Në raportin e policisë theksohet se “viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën Taxi, i dyshuari, ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme dhe ka filluar ta prekë në pjesën e trupit”.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

    Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet rreth orës 19:30.

  • Digjet një veturë ne Leposaviq, raportohet se vetura është pronë e nënkryetares së komunës

    Digjet një veturë ne Leposaviq, raportohet se vetura është pronë e nënkryetares së komunës

    Është djegur një veturë në mbrëmjen e së martës në Leposaviq. Sipas mediave lokale, raportohet se bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

    Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

    Ai ka treguar se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS, ndërsa ka theksuar se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

    Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.