ATV

Category: Lajme

  • AKB-ja organizon javën e promovimit të produkteve vendëse – Shahini: S’ka ende prodhim të mjaftueshëm, mungojnë strategjitë

    AKB-ja organizon javën e promovimit të produkteve vendëse – Shahini: S’ka ende prodhim të mjaftueshëm, mungojnë strategjitë

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie, me ç‘rast prezantoi programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, raporton Ekonomia Online. Në konferencë u prezantuan produktet vendore si edhe bë thirrje që të përkrahen prodhuesit vendës.

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se moton e kësaj jave është “Unë konsumoj prodhime vendore, Po ju ?”. Ai me këtë rast theksoi se qëllimi i  kësaj javë është promovimi produkteve. Kjo ngase sipas tij, Kosova ende nuk ka prodhim vendës të mjaftueshëm, madje mungojnë edhe strategjitë në ndihmë të prodhuesve.

    “Shpalosi programit tradicional për javën e biznesit me moto ‘Unë konsumoj prodhime vendore, po ju’ duke rritur vetëdijen sepse prodhimi vendor është shpëtimi i vendit sepse me të do kemi edhe stabilitet ekonomik dhe qëllimi i javës së biznesit është promovimi i këtyre produkteve, sepse Kosova ende nuk ka prodhim vendor të mjaftueshëm sepse as nuk ka strategji ta mbështesim prodhuesin vendor ai theksoi se nuk mund të bëhemi faktorë ekonomik duke eksportuar por duke prodhuar”.

    “Kryetari theksoi edhe rolin e rëndësishëm të Diasporës si edhe të prodhimtarëve vendorë të cilët edhe pse nuk kanë shumë mbështetje nuk po ndalën. Liberalizimi i vizave është një shqetësim sepse të rinjtë po duan ta lëshojnë Kosovën dhe kjo është një thirrje për dialog mes sektorit privat dhe atij publik. Javët e Biznesit filluan sot dhe do mbarojnë me 17 shkurt të vitit”.

    Suad Berisha, nënkryetari i AKB-së, theksoi se produktet vendëse tash e mbulojnë mbi 50% konsumin he kjo sipas tij, falë promovimit nga AKB-ja.

    “Me aktivitetet që po fillon sot e do të vazhdojë edhe vitet e tjera do e përmirësojë gjendjen. Varet nga politikat që do t’i hartojnë Qeveria, sepse ata duhet që të promovojnë politika liberale që të rriten prodhimet vendore si edhe të rregullohet mire puna e energjisë elektrike sepse kjo na dëmton dhe duhet ndryshuar”.

    Lumnije Ajdini, shpalosi programin ku theksoi se “Javët e Biznesit Kosovarët 2023”, do këtë karakter promovues.

    “Do të marrim pjesë edhe në Samitin në Tiranë, do të mbahen konferencë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë si edhe do promovohen produktet vendore në Qendra Tregtare. Me 17 shkurt 2024 do mbyllet gjithë ky organizim dhe pastaj me 19 shkurt do mbajnë konferencë mbyllëse. Qëllimi kryesor është informimi i qytetarëve”.

  • Kontingjenti i 40-të i ushtarëve nga Kroacia arrijnë në Kosovë

    Kontingjenti i 40-të i ushtarëve nga Kroacia arrijnë në Kosovë

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq mori pjesë sot në dërgimin ceremonial të kontingjentit prej 40 ushtarëve kroatë që iu bashkuan misionit të KFOR-it në Kosovë.

    Ceremonia e ardhjes së tyre u mbajt në kazermën e Brigadës së III Gardiste “Kune” në Gjakovë.

    Anushiq tha se kjo ceremoni i zgjon kujtimet e ditëve të kaluara në ushtrinë kroate.

    “Unë jam krenar për atë periudhë, ashtu siç jam krenar që jam sot para jush si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes”, tha ai.

    Komandanti i Togës së Parë të Motorizuar të Kompanisë 40 të Motorizuar HRVCON, toger i parë i KFOR-it, Ivan Soldo, për të cilin ky është udhëtimi i tij i parë në operacion, theksoi se e sheh këtë operacion si një mundësi për të fituar përvoja dhe njohuri të reja dhe shkëmbimin e tyre me aleatët.

    “Është nder të jem pjesëmarrës në këtë kontingjent, të kryej detyrat e tyre dhe jam shumë krenar për familjen time, e cila është mbështetja më e madhe për mua në shërbimin ushtarak”, tha ai.

    Disa shtete evropiane kanë rritur prezencën në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash dhe Rumania ka dislokuar rreth 130 ushtarë në kuadër të KFOR-it pas përshkallëzimit të situatës në veri, përkatësisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ashtu ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të ushtarëve të saj në KFOR. Në linjë me zhvillimet aktuale edhe Sllovenia ka rritur numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të NATO-s. Aktualisht 90 ushtarë sllovenë janë në misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa numri pritet të rritet për të paktën 100.

    Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë kanë marrë pjesë në operacionin për mbështetjen e paqes të KFOR-it në Republikën e Kosovës që nga 16 qershori 2009, bazuar në vendimin e Kuvendit të Kroacisë nga korriku 2008

    Për vitin 2023 dhe 2024, është miratuar pjesëmarrja e deri në 160 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë me deri në dy helikopterë.

  • Prokuroria deklarohet rreth zjarrit në IML: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes

    Prokuroria deklarohet rreth zjarrit në IML: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes

    Zjarri që shpërtheu sot në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, bëri “shkrumb e hi” dy prej zyrave kryesore në këtë institut.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar, derisa ka shtuar se tashmë kanë nisur hetimet.

    E nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Telegrafin kanë bërë të ditur se ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes.

    “Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

    Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Prokuroria më tej ka theksuar se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.

    Ndryshe, është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët brenda këtij viti.

    Instituti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjekoligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.

    Detyrat e tij përfshijnë, po ashtu, sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, kryerjen e zhvarrosjeve, kryerjen e inspektimeve pas vdekjes dhe kryerjen e autopsive.

  • Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës

    Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po mban një takim me pesë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.

    Këto gra kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.

    Pas takimit, Osmani do të merr pjesë në ndarjen e “Çmimit për Guxim-Vasfije” për Shukri Gërxhaliun.

    Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 24-vjetorin e themelimit të saj. Të pranishëm janë familjarë të Gërxhaliut, të cilët do të pranojnë këtë çmim. Ai ka vdekur më 26 shtator dhe ka trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale. /KP

  • Pilotët e FSK-së nisin programin rifreskues të fluturimit në Shqipëri

    Pilotët e FSK-së nisin programin rifreskues të fluturimit në Shqipëri

    Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndjekin një program rifreskimi teorik dhe praktik të fluturimeve nën nikoqirllëkun e Forcave Ajrore Shqiptare.

    Për këtë ka shkruar në Facebook edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

    “Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

    “Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”.

  • ​Humbjet e ujit, ndëshkohen KRU “Hidrodrini” Pejë dhe “Hidroregjioni” Prizren

    ​Humbjet e ujit, ndëshkohen KRU “Hidrodrini” Pejë dhe “Hidroregjioni” Prizren

    Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë dhe “Hidroregjioni” në Prizren për shkak të humbjeve të ujit si pasojë e mos vendosjes së ujëmatësve në burimet e ujit.

    Drejtoresha e ARrU-së, Hajrie Morina, duke raportuar në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, tha se disa kompani rajonale të ujësjellësit kanë vlerësuar në baza paushallë për shpenzimet e ujit. Kjo sipas saj ka dëmtuar resurset ujore të vendit, andaj kanë marrë vendim për ta ndërprerë këtë dukuri, duke kërkuar nga të gjitha kompanitë rajonale të vendosin ujëmatës në të gjitha burimet e ujit.

    Ajo tha se momentalisht pjesa dërmuese e tyre kanë të vendosur ujëmatës, përveç në disa zona më thella ose kur ka prishje të tyre.

    “Ndryshimin më të madh sa i përket deklarimit dhe të dhënës së saktë të ujit të pa faturuar ka KRU Prizrenit dhe ajo e Pejës. Prizreni menaxhon ose i shfrytëzon diku 80 burime të ujit për t’i furnizuar qytetarët e regjionit të Prizrenit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ka pasur ujëmatës. Natyrisht, se ne kemi marrë masat ligjore që i kemi në dispozicion dhe kemi dërguar paralajmërim te Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni” për t’i ndëshkuar për këto veprime që kanë bërë deri tash. Jemi në proces të dënimit të tyre për këtë vepër dhe jo vetëm për Prizrenin, por edhe për të tjera ndërmarrje që kanë dërguar të dhëna të pasakta. Në Pejë tashmë kemi marrë vendim për ndëshkim. Rasti është në shkallën e dytë të ankesës, pra është në procedurë. Për “Hidroregjionin” kemi dërguar shkresën për paralajmërim, po ashtu edhe në Gjakovë dhe brenda dy dite e dërgojmë edhe për “Hidromoravë”. Qëllimi jonë është që këto dukuri të ndërpritet tash e tutje”, tha ajo.

    Shqetësuese këtë e konsideroi anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, i cili tha se në Prizren janë deklaruar 17 milionë litra kub të shpenzuar, ndërkaq pas instalimit të ujëmatësve ka dalë në pah se brenda periudhës së njëjtë janë deklaruar 29 milionë litra kub ujë.

    “Kur i kemi disa shifra, këtu te Prizreni për shembull që janë deklaruar 17 milionë litra kub ujë, ndërsa pas instalimit të ujëmatësve janë 29 mijë litra kub ujë. Nuk po mendoj se është vetëm çështje e performancën për të treguar se cila KRU po del mirë në performancë”, theksoi Thaçi.

    Ndërsa, kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në bazë të raporteve ndërkombëtare Kosova është vendi më i varfër në rajon sa i përket resurseve ujore. Ajo shtoi se mungesa e ujëmatësve ka dërguar në një rangim jomeritor të kompanive rajonale të ujësjellësve.

    “Disa raporte tregojnë se ne jemi vendi më i varfër në rajon sa i përket resurseve ujore, por ka shumë gjasa që renditemi të parët në keqmenaxhim të këtyre resurseve, të cilat i kemi shumë në mungesë. Çështja e mungesës së ujëmatësve ka ndikuar në një rangim jomeritor të ndërmarrjeve, mirëpo prapa tij nuk është që qëndrojnë keqpërdorime financiare, pasi është uji që e kanë qitur në sistem dhe nuk kanë arritur ta faturojnë”, theksoi ajo.

    Në anën tjetër, Komisioni shtyu për javën e ardhshme shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit për vitin 2022.

  • Kurti promovon mësimin dual pasi me këtë ndihmojnë të rinjtë dhe ndërmarrësit

    Kurti promovon mësimin dual pasi me këtë ndihmojnë të rinjtë dhe ndërmarrësit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shteti dëshiron t’i ndihmojë ndërmarrësit, pasi koston që e paguajnë ata për aftësimin e punëtorëve, le ta marrë shteti për shkak se sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin dhe për shtetin.

    Kurti në lanësimin e fushatës “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijes në shoqëri, për ndikimin që ka Arsimi dhe Aftësimi Profesional, në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit

    Ai tha se popullsia e Kosovës e re është nga pasuria më të mëdha, andaj është detyrë dhe privilegj që t’i pajisur ata me mjetet, aftësitë dhe njohuritë për të arritur suksese në tregun dinamik.

    Ai dha detaje për rritjen ekonomike, duke thënë se rritjen ekonomike, këtë vit mund ta përmbyllin me 3.8 përqind.

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë një histori të qart në sektorin e arsaimit dhe prioritet i viteve të fundit ka qenë që t’i bëjmë të rinjtë të aftë për tregun e punës, duke i ofruar edukim cilësor dhe vende të punës.

    Sipas tij, për të qen të suksesshëm duhet që të gjithë të akterët të përfshihen siç është Qeveria dhe sektori i biznesit.

    Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci tha se arsimi dual ka qenë agjendë prioritare për MASHT-in, dhe deri më tani mbi 900 nxënës janë duke ndjekur arsimin dual në 12 profile të ndryshme.

    Aty u tha se edhe sektori privat është bërë pjesë e vetëdijesimit që duhet të investojnë në mësimin e punëtorit fillestarë.

  • Rohde për deklaratën e Stoltenbergut: Është e rëndësishme të ketë siguri në veri

    Rohde për deklaratën e Stoltenbergut: Është e rëndësishme të ketë siguri në veri

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se mandati i NATO-s nuk ka ndryshuar në Kosovë. Ai e ka quajtur qëndrim të fortë të NATO-s, deklaratën e sekretarit Jens Stoltenberg për mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë.

    I pyetur për këtë deklaratë, ambasadori Rohde ka thënë para gazetarëve se nuk i sheh deklaratat si diçka tjetër, veçse përkrahje për stabilitetin. Këto komente ai i bëri pas hapjes së fushatës “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”.

    “NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri”.

    “Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar”, raporton Eo.

    Një ditë më parë, sekretari i NATO-s u shpreh në Kosovë se përgjegjësit e sulmeve të majit dhe shtatorit duhet të ndëshkohen. Ai ka thënë se ato kanë ngritur shqetësimet për kthimin e një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor dhe se Aleanca është duke e shqyrtuar mundësitë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë.

  • Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi, dyshimet janë edhe më të mëdha

    Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi, dyshimet janë edhe më të mëdha

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

    Ai ka kërkuar që të dal me informata Ministrja e Drejtësisë lidhur me rastin teksa tha se dyshimet janë të pushteti aktual.

    Sipas tij mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi.

    “Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti. Mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik“, shkroi ai.

  • Prishtina fillon t’i dekorojë sheshet për festat e fundvitit

    Prishtina fillon t’i dekorojë sheshet për festat e fundvitit

    Prishtina po bëhet gati për festat e fundvitit.

    Kompanitë e kontraktuara kanë nisur dekorimin e shesheve të kryeqytetit, ku siç mëson ATV, për këto dekorime do të shpenzohen rreth 50 mijë euro.

    ATV ju sjell pamjet e para të nisjes së punimeve për dekorimin e sheshit. /atvlive.tv