ATV

Category: Lajme

  • Ferizaj: Në gjendje të dehur kërcënoi një burrë, arrestohet e dyshuara

    Ferizaj: Në gjendje të dehur kërcënoi një burrë, arrestohet e dyshuara

    Një rast i kanosjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Ferizaj.

    Sipas raportit ditor të Policisë, një femër kosovare ka shkuar në gjendje të dehur me një palë gërshërë në oborrin e viktimës (mashkull Kosovar) dhe të njëjtin e kishte kërcënuar.

    Pas invervistimit e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ajo është dërguar në mbajtje.

  • Gjoshi i PDK-së: Rastësi jo e vogël djegia në IML pas intervistimit të Albulena Haxhiut

    Gjoshi i PDK-së: Rastësi jo e vogël djegia në IML pas intervistimit të Albulena Haxhiut

    Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka lidhur ngjarjen e sotme të djegies së dy zyrave në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ai ka kërkuar që “sa më parë” duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj.

    “Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

  • Rohde: Kosova po humb afërsisht 400 milionë euro investime

    Rohde: Kosova po humb afërsisht 400 milionë euro investime

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se përderisa Kosova ka mbetur e angazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nevojiten shumë më tepër përpjekje për të zbatuar marrëveshjet dhe për të vazhduar dialogun konstruktiv me Serbinë.

    Sipas tij, Gjermania në vazhdimësi ka ofruar ndihmë thelbësore për institucionet e Kosovës në zbatimin e reformave thelbësore të nevojshme për procesin e integrimit në BE, jo vetëm dypalëshe me rreth 800 milionë euro, por edhe me kontribute të konsiderueshme në programet IPA të BE-së.

    “Miratimi i strategjisë së E-Qeverisjes, zgjerimi i shërbimeve përmes E-Kosova dhe përpjekjet për uljen e barrës administrative po ua lehtësojnë jetën qytetarëve kosovarë”, tha Rohde.

    Ai ngriti si shqetësim edhe mos miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku tha se Kosova po humb afërsisht 400 milionë euro investime.

  • Ministria e Drejtësisë deklarohet për zjarrin në zyret e IML-së

    Ministria e Drejtësisë deklarohet për zjarrin në zyret e IML-së

    Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar djegien e dy zyrave të Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Sipas njoftimit nuk ka të lënduar dhe se ende nuk dihet shkaqet e zjarrit.

    “Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrfikëseve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Zjarrfikësit e lokalizojnë zjarrin në Mjekësinë Ligjore – Shkodra: Ka vetëm dëme materiale, çdo gjë është nën kontroll

    Zjarrfikësit e lokalizojnë zjarrin në Mjekësinë Ligjore – Shkodra: Ka vetëm dëme materiale, çdo gjë është nën kontroll

    Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në objektin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka konfirmuar për Ekonomia Online, Abdusamed Shkodra zv.komandat i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

    Ai ka bërë të ditur se çdo gjë është nën kontroll, dhe se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

    “Rreth orës 07:56 minuta Brigada e Zjarrfikësve ka pranuar lajmin se objekti i Mjekësisë Ligjore është i përfshirë nga zjarri. Për një kohë të shkurt është bërë lokalizimi i zjarrit, ekipet endet janë duke vazhduar në përfundim të zjarrit”.

    “Rrezik nuk ka çdo gjë është nën kontroll të lënduar nuk ka, është përfshirë një zyre ka vetëm dëme material”.

    Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës ku janë djegur dy zyre, raporton Ekonomia Online.

    Përderisa zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se janë djegur dy zyre.

    “Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.

    “Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

    Kjo nuk është hera e parë që është djegur gjatë këtij vitit ky institute. Në mars të këtij viti, kishte shpërthyer një zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku ruhen provat e vdekjeve të dyshimta, vrasjeve apo raste të tjera që janë nën hetim.

    Në lidhje me zjarrin e marsit, Policia kishte dhënë detaje, duke sqaruar se nuk kishte pasur persona të lënduar.

    “INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhej në raport.

  • Sulmohet fizikisht një punëtor i Shërbimit Korrektues brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren

    Sulmohet fizikisht një punëtor i Shërbimit Korrektues brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren

    Është sulmuar fizikisht një punëtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Sipas policisë ai është sulmuar nga një person që është në këtë qendër në mbajtje nga data 17.11.2023.

    Viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari.

    “Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren 20.11.2023 – 11:15. Viktima mashkull kosovar, punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është ne këtë qendër në mbajtje nga data 17.11.2023. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

  • Zyret e IML-së janë bërë shkrumb e hi, pamje nga brenda

    Zyret e IML-së janë bërë shkrumb e hi, pamje nga brenda

    Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.

    Dëmi i shkaktuar duket goxha i madh. Dy zyre janë bërë shkrumb e hi.

    Bashkë me orenditë dhe makineritë e punës, dyshohet se janë djegur edhe disa materiale të rëndësishme.

    “Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” thuhet në njoftimin e policisë.

  • Burri ushtron dhunë ndaj gruas në Prishtinë, ajo tenton të vetëvritet

    Burri ushtron dhunë ndaj gruas në Prishtinë, ajo tenton të vetëvritet

    Një grua në Prishtinë ka denoncuar burrin e saj për dhunë. E njëjta, sipas Policisë së Kosovës kishte tentuar të bëjë vetëvrasje.

    Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i Policisë:

    · Prishtinë 18.11.2023 – 03:30. Viktima femër kosovare raporton se burri i saj ka ushtruar dhunë ndaj viktimës si pasojë e kësaj viktima kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

  • Zhduket një 13 vjeçar në Fushë-Kosovë

    Zhduket një 13 vjeçar në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një 13 vjeçari në Fushë Kosovë.

    Rasti është duke u hetuar nga policia.

    “Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 16.11.2023 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali i tij i moshës 13 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

  • Sulmi në Banjskë, shtimi i trupave e shqetësimi për zgjerim të konflikteve në rajon, çka tha shefi i NATO-s në Prishtinë

    Sulmi në Banjskë, shtimi i trupave e shqetësimi për zgjerim të konflikteve në rajon, çka tha shefi i NATO-s në Prishtinë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje nuk ka dhënë shumë shpresa për anëtarësim të Kosovës në strukturat e aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, NATO, duke nisur nga Partneriteti për Paqe.

    Për këtë, sekretari i NATO-s tha se nevojiten votat e të gjithë anëtarëve.
    “Anëtarësimi në programimin për Partneritet për Paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtete anëtare. Nevojitet vendimi i të gjitha aleatëve nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë”, u shpreh Stoltenberg, teksa foli sërish për sulmin në Banjskë. Për këtë, tha se do të bisedojë nesër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Dhuna që e kemi parë në Banjskë kjo është arsyeja pse kemi rritur praninë tonë dhe që është vendosja me e madhe e KFOR për një dekadë. NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit për këtë arsye është Policia dhe EULEX. Këtë shqetësim do ta ngris nesër në Beograd dhe ata që qëndrojnë prapa sulmit të mbahen përgjegjës. Po e rishikojmë nëse duhet të ketë një rritje të përhershme të ushtarëve të NTAO-s në Kosovë”, tha ai.