ATV

Category: Lajme

  • Dita kundër dhunës me bazë gjinore, ambasadorët i bashkohen fushatës

    Dita kundër dhunës me bazë gjinore, ambasadorët i bashkohen fushatës

    25 nëntori është dita kundër dhunës me bazë gjinore e cila shënohet me fushatën “OrangeTheWorld”.

    Kësaj fushate i janë bashkuar ambasadorë të vendeve të ndryshme në Kosovë, raporton Klan Kosova.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së ShBA-së.

    “Shpresoj se të gjithë mund të riangazhohemi për të qenë aktivistë kundër dhunës me bazë gjinore. Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së ShBA-së për të promovuar demokracinë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe avancimin e barazisë gjinore”, ka shkruar Hovenier në plaftormën X.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se është përgjegjësi e gjithsecilit për ta luftuar dhunën me bazë gjinore.

    “Sot, ne qëndrojmë së bashku për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Mbani mend, na takon të gjithëve që të mbajmë qëndrim në jetën tonë të përditshme për të luftuar dhunën me bazë gjinore”, thotë ambasadori Rohde.

    Kësaj fushate i janë bashkuar edhe ambasadorë të ndryshëm prej vendeve anëtare të BE-së. Në mesin e tyre janë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori francez, Olivier Guerot, ambasadori italian, Antonello De Riu dhe të tjerë.

  • Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe

    Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar sot për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës. Krasniqi ka thënë se përgjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur.

    Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe.

    Kransiqi ka potencuar se është bërë regres.

    “349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!“, shkruan Krasniqi.

  • KQZ: Rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit në më pak se 24 orë

    KQZ: Rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit në më pak se 24 orë

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka pranuar rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit, në më pak se 24 orë nga funksionimi i shërbimit online për votuesit.

    Përmes kësaj platforme, votuesit mund të kryejnë këto dy shërbime: Ta mësojnë Qendrën e Votimit dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë atë, duke zgjedhur qendrën më afër vendbanimit të tyre, në mënyrë që aty të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

    “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit është një shërbim i përhershëm që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve”, thuhet në njoftim.

  • Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

    Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

    Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë.

    Siç njoftuan nga Policia, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë tre persona janë lënduar.

    “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Një burrë gjendet i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese në Pejë

    Një burrë gjendet i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese në Pejë

    Një burrë është gjetur i vdekur në rrethojat e shkallëve të një objekti banesor në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    ”Rr. Adem Jashari, Pejë 24.11.2023 – 02;50. Një femër kosovare-dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

    Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

    Sipas tij, me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjës që janë në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren.

    “Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa paisjet e obligueshme për sezonën e dimrit”, ka shkruar ai.

  • Hajnat vjedhin në ngrohtoren e Gjakovës kabllo me vlerë 6 mijë euro

    Hajnat vjedhin në ngrohtoren e Gjakovës kabllo me vlerë 6 mijë euro

    Të premten rreth orës 09:30, persona të panjohur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë vjedhur kabllo elektrike me vlerë prej 6 mijë eurosh.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, kabllot në fjalë shërbejnë për gjenerimin e rrymës.

    “Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 24.11.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare – inxhiniere e ngrohtores së qytetit, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur dy kabllo elektrike me gjatësi 10 metra (2×5 m) në vlerë rreth 6000€ që shërbejnë për gjenerimin e rrymës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

  • Reshjet e borës në kryeqytet, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme

    Reshjet e borës në kryeqytet, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po kujdesen që rrugët e kryeqytetit të jenë të pastra dhe lehtë të qarkullueshme, pas reshjeve të borës.

    Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes.

    “Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi! 🧣🧤”, ka shkruar Rama.

  • Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë

    Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë

    Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë-Kosovë, i cili më pas është dërguar në QKUK, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

  • Politikanja serbe pretendon se u fut ilegalisht në Kosovë për të mbajtur një “tubim kombëtar të serbëve”

    Politikanja serbe pretendon se u fut ilegalisht në Kosovë për të mbajtur një “tubim kombëtar të serbëve”

    Kryetarja e partisë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, ka publikuar një fotografi në rrjetin Social “X, ku pretendon se ka hyrë ilegalisht në Kosovë nëpërmjet maleve.

    “Menduan se edhe sonte do të më ndalojnë, por siç thash: Kush e di cakun, ai e di edhe rrugën, qoftë edhe nëpërmjet maleve. Përshëndetje nga fshati Reçicë!”, ka shkruar ajo.

    Ndërsa, ajo pretendon se është në fshatin Reçicë të komunës së Podujevës, duke mbajtur një “tubim kombëtar të serbëve”.

    “Prej vitesh më bllokojnë hyrjen në Kosovë me pretekstin se po e ‘cenojë rendin e tyre kushtetues’”, ka thënë ajo gjersa ka shtuar se për të është e rëndësishme që të “mbroj rendin kushtetues të Serbisë”.