ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: Mbetet shembulli i veprimit guximtar për liri

    Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: Mbetet shembulli i veprimit guximtar për liri

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtaren e tij nga Dukagjini, Mervete Maksutaj në përvjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se Mervetja mbetet shembulli i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.

    “Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.

    I përhershëm kujtimi për Merveten!”, ka thënë Haradinaj.

  • Flakadanë dhe zjarr në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Gardën në Shqipëri

    Flakadanë dhe zjarr në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Gardën në Shqipëri

    Deputetët e opozitës në Shqipëri janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare atje.

    Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranonin me argumentin se ky kontroll është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

    Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.

    Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur flakadan ngjyrë portokalli. /Top channel

  • ​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

    ​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

    Këshilli i Ministrave miratoi të premten vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë (50 euro).

    Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

    Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare, shkruan ATSh, transmeton KosovaPress.

    Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë (250 milionë euro), të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë (300 milionë) me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

  • U raportua e zhdukur një shtetase malazeze, gjendet nga Policia e Kosovës

    U raportua e zhdukur një shtetase malazeze, gjendet nga Policia e Kosovës

    Një shtetase malazeze e raportuar e zhdukur, është gjetur nga policia përmes telefonit.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se është dërguar në shtëpi të sigurt.

    “Istog 02.12.2023 – 12:00. Lidhur me rastin pasi ishte kontaktuar përmes telefonit nga zyrtarët policor, me datë 03.12.2023 viktima femër me shtetësi të Malit të Zi është paraqitur në stacion policor dhe më pas e njëjta është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Grabitje e armatosur në Vushtrri, policia jep detaje

    Grabitje e armatosur në Vushtrri, policia jep detaje

    Në raportin 24 orësh të policisë raportohet se ka ndodhur një grabitje e armatosur në qytetin e Vushtrrisë.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

    Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.

  • ​Vidhet një veturë në Prishtinë, policia nis hetimet

    ​Vidhet një veturë në Prishtinë, policia nis hetimet

    Është vjedhur dje (e diel) një veturë në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se tani ka nisur hetimet për rastin.

    “Rr. Ali Pashë Tepelena, Prishtinë 03-04.12.2023 – 16:00-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i ishte vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në rrugën e cekur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • AKB: Rënia ekonomike në vitin e kaluar ishte 7%

    AKB: Rënia ekonomike në vitin e kaluar ishte 7%

    AKB në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2023 ka bërë disa studime hulumtuese rreth rritjes ekonomike, importeve, konsumit, rritjes së çmimeve të produkteve, prodhimeve vendorë dhe për gjendjen e sektorit ndërtues në Kosovë.

    Në bazë të këtij studimi kemi ardhur në përfundim dhe konstatimi se rreth 7% ka pas rënie ekonomike në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021,kjo ishte rënia më e madhe ekonomike e shënuar që nga pas lufta e këndej.

    Qeveria e Kosovës, duhet të rritë dialogun me sektorin private, të promovon sigurinë e investitorëve vendore dhe të huajte thjeshtësojnë procedurat e tenderimit dhe të rritë investime kapitale.

    Rezultat tjera të studimi do të publikohet në ditët në vijim.

  • E zurën panelet e drurit, vdes një person në Prishtinë

    E zurën panelet e drurit, vdes një person në Prishtinë

    Një person ka mbetur i vdekur pasi e kishin zënë disa panele druri.

    Në njoftimin e policisë thuhet se “viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”.

    Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • Sot mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore

    Sot mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore

    Sot në orën 13:00, do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

    Ata do të shqyrtojnë planin e punës dhe buxhetin për komisionin.

  • Policia po e ruan argjendarinë – pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen në Suharekë

    Policia po e ruan argjendarinë – pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen në Suharekë

    Zyrtarët policor, po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

    Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.

    Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.

    Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor.

    Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë.