ATV

Category: Lajme

  • Largohen lëmoshëkërkuesit nga rrugët në Prizren

    Largohen lëmoshëkërkuesit nga rrugët në Prizren

    Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Prizrenit.

    Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar një peron shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Ferizaj i cili është janë: H.A, i lindur më 1984, m/sh/k i cili është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme dhe sjellje arrogante në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

    “Personi është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës. Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Vazhdon dëshminë Sadik Halitjaha në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon dëshminë Sadik Halitjaha në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë po e vazhdon dëshminë dëshmitari i 36-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sadik Halitjaha (me kodin 04765), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj pyetjet trupi gjykues përmes gjyqtarit Christoph Barthe i cili u fokusua tek deklaratat për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

    Halitjaha tha se nuk është i sigurt nëse ka pasur një shërbim të tillë apo një drejtori të tillë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 14 mars 1999.

    “Nuk jam i sigurt që ka pas drejtori të zbulim-kundërzbulimit me 14.3.1999”, tha dëshmitari Halitjaha.

    Ndërsa për më vonë, Halitjaha tha se i akuzuari Kadri Veseli ka qenë i angazhuar në arë drejtori, mirëpo nuk ka qenë me staf dhe as e kompletuar.

    “Z.Veseli ka qenë i angazhuar për atë drejtori, por nuk ka pas staf, nuk ka pas kompletim të drejtorisë”, tha Halitjaha.

    “Adem Demaçi ka qenë përfaqësues politik dhe zyra e tij me stafin e tij ka qenë kompetent për politikat e luftës”, tha ai.

    I pyetur se Adem Demaçi a ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari tha ai e ka drejtuar atë.

    “Unë mendoj që ai e ka drejtu shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, politik, kështu mendoj dhe kështu edhe atëherë kam mëndu”, tha dëshmitari.

    Ai foli edhe për komandant Drinin dhe personin me emrin Halil Çadrakut. Për ‘Drinin’ dëshmitari tha se gjatë vitit 1999 e ka kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri më shumë se 30 herë.

    Përfaqësuesit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar thanë se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.

    Para fillimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se seanca e 17 shkurtit 2024 nuk do të mbahet me arsyen se është Dita e Pavarësisë së Kosovës.

    Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar me 13 nëntor dhe ka vazhduar edhe më 15 nëntor. Gjatë këtyre dy ditëve të dëshmive dëshmitari Halitjaha ka folur për vartës të ndryshëm të UÇK-së dhe për krimet e pretenduara.

    Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) më 15 nëntor 2023, dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.

    Halitjaha tha se në këtë seancë gjyqësore, pa praninë e tij është thënë se ky dëshmitar është pa relevancë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./ BetimipërDrejtësi

  • ​Ulet çmimi i naftës

    ​Ulet çmimi i naftës

    Çmimet e naftës u ulën të hënën pas vendimit për uljen e prodhimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj, të njohur si OPEC+, dhe pas frikës së kërkesës nga konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë, SHBA dhe Kina.

    Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent tregtohej me 78.10 dollarë për fuçi në orën 11:07 të mëngjesit me orën lokale, një rënie prej 0.99% nga çmimi i mbylljes prej 78.88 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të premten.

    Standardi amerikan, West Texas Intermediate (WTI), tregtohej në të njëjtën kohë me 73.37 dollarë për fuçi, 0.95% më pak nga mbyllja e së premtes me 74.07 dollarë për fuçi.

    Gjatë takimit të 36-të ministror të OPEC dhe jo-OPEC të mbajtur të enjten, prodhuesit e OPEC + miratuan vendimet e tyre të mëparshme për uljen e prodhimit, të cilat ishin rënë dakord të zgjateshin deri në fund të vitit të ardhshëm./AA

  • ​Rreth 1070 aborte në institucionet shëndetësore gjatë vitit të kaluar

    ​Rreth 1070 aborte në institucionet shëndetësore gjatë vitit të kaluar

    Dënim maksimal e meritor po kërkohet nga institucionet e drejtësisë për vrasësit e Liridona Ademajt. Policisë, prokurorisë e gjykatave po iu kërkohet edhe që të mos neglizhojnë rastet e dhunës në familje. Kështu u tha në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. Aty u bë e ditur se vetëm vitin e kaluar janë shënuar rreth 1070 raste të aborteve, ku u theksua se detyrimi i heqjes së fëmijës është vepër çnjerëzore.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shtoi se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta por vazhdojnë të jenë të shqetësuar me dhunën.

    Ajo përmendi vrasjen e Liridona Ademaj, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    “Rasti që ndodhi para disa ditëve ishte një krim i rëndë që tronditi shoqërinë tonë sërish. Pra një rast i cili duhet të marr dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Kjo tregon që edhe përkundër faktit që ne kemi ndërmarrë veprime të shumta si institucione, si qeveri, si Ministri e Drejtësisë për ta luftuar dhunën me bazë gjinore por edhe dhunën ndaj vajzave dhe grave, rasti që ndodhi para pak ditësh është dëshmi që kemi ende shumë punë për të bërë në shoqërinë tonë. Si ministre e drejtësisë, sigurisht që do të kryejë përgjegjësinë më të lartë të gjitha obligimet që kam, por gjithashtu ftoj të gjitha institucionet, me theks policinë, prokurorinë dhe gjykatat që mos të neglizhojnë rastet e dhunës në familje. Sepse neglizhenca e këtyre rasteve sigurisht që po inkurajon dhunuesit dhe ndërmarrja e veprimeve minimale ndaj dhunuesve po i shndërron ata në vrasës”, deklaroi Haxhiu.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi se është çnjerëzore detyrimi i heqjes së fëmijës femër.

    “Sot çdo grua në vendin tonë mund të përdor lehtësisht të gjitha shërbimet për të dalluar gjininë e fëmijës gjatë shtatzënisë. Por, ky mjet i shkencës për të ndihmuar jetën dhe shëndetin e njeriut, nuk mund të përdoret kundër vet njeriut, gruas në këtë rast. Është çnjerëzore detyrimi me çfarëdo forme në heqjen e fëmijës së gjinisë femërore. Jo pse ka zgjedhur një grua të abortojë por sepse partneri apo rrethi familjar është duke ju përshkruar vajzën e ardhshme të dytë, apo të tretë si një vështirësi apo si një disavantazh. Pavarësisht nga zgjedhja e dikujt, aborti me përzgjedhje gjinore është një rast i qartë i diskriminimit me elemente edhe të dhunës fizike por edhe të asaj psikologjike”, deklaroi Vitia.

    Tutje, shtoi se vetëm vitin e kaluar në institucionet e shëndetësisë janë shënuar rreth 1070 aborte.

    “Sa i përket abortit në vendin tonë, për shkak të arsyeve të ndryshme, fatkeqësisht nuk kemi të dhëna të sakta meqenëse aborti ende mbetet një sfidë dhe shumë herë me të dhëna të nën raportuara. Kurse për të dhëna të abortit selektiv nuk mund të flasim fare, meqenëse Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë lejon ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e 10, kurse përzgjedhja e gjinisë me këtë ligj është e ndaluar. Sipas të dhënave të vitit 2022, janë raportuar diku rreth 1070 aborte në institucione shëndetësore, shifër kjo që mund të jetë shumë herë më e lartë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.

    Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se gjatë fushatës globale u vra Liridona Ademaj, rast ky që tronditi Kosovën.

    “Për fat të keq jemi përsëri edhe sivjet në këtë fushatë globale ku ne u përballëm me një krim që tronditi Kosovën, ku një grua padrejtësisht në mënyrë kriminale dhe gjakftohtë u privua nga e drejta e saj për jetë. Dhe kjo e tregon se sa shumë është e rëndësishme aktivizimi, përgjegjësia, angazhimi i të gjithë neve, i gjithë shoqërisë por sidomos i institucioneve tona për të rritur vetëdijen për të drejtat që obligojnë që t’i respektojmë, për vetëdijesimin e vajzave dhe djemve tanë. Pra, ashpërsimi i masave të kriminelëve dhe për të krijuar mjedis të sigurt për vajzat dhe gratë tona”, u shpreh Nagavci.

    Nagavci shtoi se aborti selektiv është praktikë e cila ndikon negativisht në aspektin e përgjithshëm emocional të nënave.

    Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-s, Visare Mujko – Nimani tha se ndër vite ka pasur më shumë lindje të djemve se vajzave.

    “Të dhënat statistikore në Kosovë dekada me radhë kanë indikuar në diskrepancë të raportit të lindjeve të foshnjave vajza dhe djem në krahasim me atë global. Fondi për popullsi i Kombeve të Bashkuara që në thelb të saj i ka të drejtat e njeriut, promovimin e barazisë gjinore dhe luftimin e diskriminimit gjinor, është e angazhuar fuqimisht dhe në mënyrë aktive në iniciativa të ndryshme për të promovuar të drejtat dhe mirëqenien e vajzave dhe grave në mbarë botën. Megjithatë, çështja e diskriminimit gjinor dhe preferencës gjinore ndaj djemve na kujton se puna jonë nuk është e plotë. Ne nuk duhet të trajtojmë pasojat, por duhet të trajtojmë shkaqet rrënjësore të diskriminimit me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave”, përfundoi ajo.

    Fushata globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore” ka për qëllim eliminimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo fushatë do të përfundojë më 10 dhjetor. /KP

  • Bitcoin arrin vlerën rekord për këtë vit, kaq është rritur

    Bitcoin arrin vlerën rekord për këtë vit, kaq është rritur

    Çmimi i Bitcoin ka shkuar në mbi 40 mijë dollarë (rreth 38 mijë euro), për herë të parë këtë vit.

    Kriptovaluta më e vlefshme u rrit për më shumë se 4 për qind të hënën dhe u tregtua deri në 41,520 dollarë, bazuar në të dhënat e Coin Metrics.

    Kjo është hera e parë që nga maji i vitit 2022, që Bitcoin arrin këtë vlerë.

    Çmimi më i lartë i Bitcoinit ndonjëherë ka shkuar në 68,789.63 dollarë.

  • ​Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, ministri maqedonas shpalos detaje tronditëse për rastin

    ​Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, ministri maqedonas shpalos detaje tronditëse për rastin

    Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në konferencën e sotme shpalosi detaje nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi dhe 74 vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit. Sipas tij dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, një në bisedë informative dhe një jashtë shtetit.

    “Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74 vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski.

    Ministri Spasovski tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.

    “Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitojnë financiarisht”, tha Spasovski.

    Nga ana tjetër prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë të involvuarit në të dyja vrasjet janë identifikuar. Sipas tij 14 vjeçarja është vrarë 3 orë, gjegjësisht më pak se 3 orë pas zhdukjes së saj të hënën e kaluar./alsatm/

  • Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt: Deklarohen nga Prokuroria

    Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt: Deklarohen nga Prokuroria

    Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj tha sot se pavarësisht deklaratës fillestare të bashkëshortit të Liridona Ademajt se ka qenë ai që ka urdhëruar vrasjen e saj, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për të mos dëmtuar procedurën.

    Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën.

    Ulaj, në një deklarim për Euronews Albania të hënën, tha se dyshimet çojnë drejt një “vrasje të rëndë”.

    “Duhet të kemi parasysh se ndodhemi në fazën e fillimit të procedurës së hetimit dhe vetëm gjatë ditës së djeshme ka qenë seanca dëgjimore që është mbajtur në kuadër të aprovimit të kërkesës së prokurorisë. Dyshimet çojnë drejt një vrasje të rëndë me inskenim të grabitjes dhe nga dyshimet deri tani, këto veprime bashkëshorti i të ndjerës i ka kryer duke e inskenuar si grabitje dhe kishte premtuar shumën e të hollave prej 30 mijë euro. Në fazën që ndodhemi tani, prokuroria në koordinim dhe me policinë dhe institucione të tjera është duke punuar drejt ndriçimit të gjithë këtyre dyshimeve dhe për rokutë arritur ky rast një epilog përfundimtar,” u shpreh Ulaj.

  • Lloga: Tragjedi e madhe për vendin tonë, dënim maksimal për autorët

    Lloga: Tragjedi e madhe për vendin tonë, dënim maksimal për autorët

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka shpërndarë një postim rrjetin social Facebook për të shprehur ngushëllime të sinqerta dhe të thella për familjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit, dy adoleshentëve të cilët humbën jetën në një tragjedi të rëndë. Në postim, Ministri ka përshkruar ngjarjen si një nga tragjeditë më të mëdha në vend dhe ka shprehur trishtimin e tij për humbjen e dy jetëve të reja.

    Në lidhje me këtë tragjedi të rëndë, Ministri ka përcaktuar përgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë për të ndërmarrë hapa konkrete dhe për të siguruar një proces hetimor të drejtë dhe transparent. Gjithashtu, ai ka ftuar qytetarët të shprehin solidaritetin dhe përkrahjen e tyre ndaj familjes së të ndjerëve në këtë kohë të vështirë.

    Në fund, Ministri i Drejtësisë ka premtuar se do të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar sistemin ligjor dhe për të siguruar që raste të tilla të trajtohen me seriozitet dhe drejtësi, duke theksuar se një ngjarje e tillë nuk duhet të ndodhë përsëri në të ardhmen.

  • Ari shënon nivelin më të lartë që prej pandemisë

    Ari shënon nivelin më të lartë që prej pandemisë

    Çmimi i arit theu nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën në më shumë se 2,100 dollarë për ons, ndërsa agjentët e aksioneve bastuan për një ulje të normës së interesit të Fed në vitin e ri. Metali i çmuar arriti në 2,135.39 dollarë në tregtimin e hershëm aziatik.

    Ari tejkaloi nivelin e tij të mëparshëm të të gjitha kohërave në vitin 2020 gjatë pandemisë Covid-19.

    Në javët e fundit, investitorët janë grumbulluar drejt arit për të blerë aksione të sigurta që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

    Kjo prirje u përforcua nga një sërë të dhënash që tregojnë një ngadalësim të inflacionit për muajin tetor në Shtetet e Bashkuara, gjë që çoi në spekulime për një ulje të normave të interesit nga banka qendrore amerikane, Rezerva Federale (Fed). .

    Bastet për një ulje të normës rënduan më tej mbi dollarin, duke e bërë arin më të lirë për blerësit ndërkombëtarë.

    Tregtarët e këmbimit valutor filluan ta kthenin vëmendjen te metali i verdhë pasi shefi i Fed-it, Jerome Poëell tha të premten se normat kishin “arritur një nivel mjaftueshëm kufizues”, duke ushqyer shpresat se banka qendrore do të fillonte së shpejti të ulë normat e saj.

    Një kilogram ar tani kushton gati 60,000 franga zvicerane, krahasuar me pak më shumë se 15,000 franga në 2004.

  • Kërkesa për t’ia kufizuar kontaktet Thaçit, Veselit e Selimit – deklarohen nga Prokuroria në Hagë

    Kërkesa për t’ia kufizuar kontaktet Thaçit, Veselit e Selimit – deklarohen nga Prokuroria në Hagë

    Trupi gjykues ka miratuar disa nga masat që kërkoi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të kufizuar kontaktet dhe komunikimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi një sërë masash që kufizojnë kontaktet dhe komunikimet e tre prej të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Trupi Gjykues ka miratuar disa prej atyre masave.”

    Në njoftim thuhet se “ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët”.

    ZPS thotë se hetimet tregojnë që “tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara tek ata për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale.”