ATV

Category: Lajme

  • ​ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit tjetër

    ​ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit tjetër

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e po ashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.

    Menaxhmenti i ShSKUK-së nëpërmejt një komunikate thekson se ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.

    Po ashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve.

  • Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë

    Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë

    Disa persona janë therë me thikë të hënën në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Kacallarët”.

    Sipas pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihet se në këtë përleshje janë të përfshirë disa persona dhe se ngjarja ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë.

    Sipas pamjeve shihet se një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.

    Policia e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.

  • ​Komisioni hetimor për rezervat shtetërore nuk arrin të miratojë planin e punës

    ​Komisioni hetimor për rezervat shtetërore nuk arrin të miratojë planin e punës

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore nuk ka arritur të miratojë planin e punës, në mbledhjen e sotme.

    Shkak për këtë u bë mospajtimet ndërmjet deputetëve të mazhorancës me ata opozitar.

    Për këtë arsye u vendos që në mbledhjen e radhës të harmonizohen kërkesat dhe të arrihet një kompromis.

  • Rivarroset në Rracaj trupi i Liridona Ademajt

    Rivarroset në Rracaj trupi i Liridona Ademajt

    Sot, nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.

    Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi u bë në Rracaj të Gjakovës.

    Kujtojmë se trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.

    Foto: T7
    Foto: T7
  • A ka mundësi që Suedia ta kërkojë ekstradimin e Naim Murselit? – flet avokatja Arlinda Loncari

    A ka mundësi që Suedia ta kërkojë ekstradimin e Naim Murselit? – flet avokatja Arlinda Loncari

    Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, tha se shteti suedez ka mundësi të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

    “Ka mundësi. Kjo nuk është folur aspak nëpër media”, tha avokatja Loncari. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

  • Avokatja Arlinda Loncari thotë se shteti suedez, fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj mund t’i vendosë në një familje tjetër

    Avokatja Arlinda Loncari thotë se shteti suedez, fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj mund t’i vendosë në një familje tjetër

    Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, tha se, fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj mund të merren nga qendra sociale suedeze, ata mund të vendosen në një familje tjetër.

    “Në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale, domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha avokatja Loncari. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

  • Mediat suedeze raportojnë se Naim Murseli ishte i punësuar në njërën prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Suedi

    Mediat suedeze raportojnë se Naim Murseli ishte i punësuar në njërën prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Suedi

    Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, duke komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, tha se mediat suedeze kanë raportuar se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, atje ishte i punësuar në kompaninë më të njohur të sigurimeve që quhet “Folksam”.

    “Dua dhe të ceku se këtu në media është folur se i dyshuari, domethënë bashkëshorti i viktimës, punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, që quhet Folksam, domethënë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, tha Loncari.

    Ajo tregoi se në Suedi, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë krona, që i bie rreth 850 mijë euro.

    Sipas saj, në rast se nuk do të zbardhej vrasja e të ndjerës Liridona Ademajt, paratë e sigurimit jetësor do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

    “Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha Loncari./atvlive.tv

    Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

  • ​KMDLNj reagon ashpër për ndalimin e vizitave e telefonatave për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    ​KMDLNj reagon ashpër për ndalimin e vizitave e telefonatave për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar ashpër lidhur me ndalimin e vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

    KMDLNj këtë vendim e ka cilësuar si shkelje që është ndërmarrë nga gjykata raciste për pengjet e Kosovës, teksa tha se mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies ka bërë që ZPS-ja sillet si “elefanti në dyqanin e qelqurinave “duke sajuar prova, bashkë me shtetin e Serbisë, duke joshur dhe duke blerë dëshmitarë.

    “Lëvizja e fundit e ZPS –së për të bërë përpjekje t’i penalizojë pengjet duke ua pamundësuar vizitat dhe kontaktet përmes transkripteve patologjikisht të redaktuara tregon se sa janë të interesuar për të drejtat e njeriut, standard “udhëheqës“ për këtë Gjykatë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

    Reagimi i plotë:

    Sipas informatave të KMDLNj –së, ndaj pengjeve që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, si të paraburgosur, duke u gjykuar dhe në vuajtje të dënimit, kohëve të fundit u ishin nënshtruar disa kufizimeve në fushën e informimit e që përfundoi me ndërprerjen e paparalajmëruar të vizitave familjare dhe personave të tjerë që kishin marrë pëlqimin nga autoritetet e Gjykatës Raciste Speciale për vizita. Edhe komunikimi tjetër ishte ndërprerë, pa dhënë ndonjë sqarim. Vizitat ishin ndërprerë krejtësisht në kohën e pandemisë mirëpo jo edhe komunikimet me familjarë dhe të tjerë përmes telefonit dhe formave tjera elektronike.

    Në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun.

    Kjo farë kryetare e pati lënë për një kohë tjetër vizitën për faktin se ishin paralajmëruar protesta ndërsa, tani e vlerëson se kushtet janë më të mira për ta realizuar këtë vizitë “informuese“. Se takohet me shoqërinë civile, është thuaja normale aq më parë që një pjesë të saj e kanë partner edhe para themelimit të Gjykatës përkatësisht nga Rasti i Burrelit apo “Shtëpisë së Verdhë“. Se një pjesë e madhe e shoqërisë civile ka pasur qëndrim anues dhe oportunist ndaj shkeljeve serioze të drejtave të njeriut që i ka bërë kjo Gjykatë në raport me pengjet nga Kosova është e ditur botërisht prandaj këta Trandafilova nuk e ka asnjë problem t’i informojë për punën dhe transparencën e kësaj Gjykate, tmerrësisht e mbyllur dhe tmerrësisht diskriminuese në baza etnike që identifikohet me mungesën e transparencës elementare, së paku deri më tani.

    Thuhet se kjo gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, injorantët dhe dashkëqinjt vërtet mendojnë ashtu ndonëse me asgjë nuk identifikohet me Kosovën përveç se në baza etnike arreston dhe dënon shqiptarë. Ata që kanë kryer krime masive në Kosovë (serbët dhe Serbia) nuk ndiqen për krimet e bëra, janë shndërruar në bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë të gjykatës për të cilën janë angazhuar që nga polici i trafikut i Serbisë e deri te presidenti i këtij shteti kriminel. Ekaterina Trandafilova është takuar edhe me civilistët dhe jocivilistët nga Serbia, do të ishte befasi po të mos takohej.

    LESP-i i Kosovës, njërin ndër kapitujt kryesorë për sukses në procesin e risocializimi të të dënuarve i konsideron vizitat familjare, miqësore dhe shoqërore, ruajtjen e familjes dhe krijimin e familjes së re, me një fjalë parasheh të ruhet dhe forcohet mjedisi social. Po të njëjtën gjë e parasheh Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe Rregullat e Nelson Mandelës që kinse i zbaton kjo Gjykatë, si standardin më të lartë të Kombeve të Bashkuara që rregullon të drejtat e personave të privuar nga liria.

    Shkeljet që iu bëhet në vazhdimësi pengjeve nga Kosova në Hagë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë duhet të trajtohen seriozisht nga Komiteti Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Degradues për faktin se askujt nga Kosova nuk i lejohet t’i vizitojë brenda hapësirës së burgut për të parë trajtimin e tyre dhe kushtet fizike. Kjo metodologji përdoret në të gjitha vendet e botës, hiç atyre diktatoriale dhe është thuaja praktikë uniforme e monitorimit. Ekaterina Trandafilova duhet të tregojë pse vetëm Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva dhe Ombudspersoni i Holandës kanë të drejtë t’i vizitojnë pengjet e Hagës dhe, deri më tani nuk kanë bërë asgjë në mbrojtje të drejtave të tyre.

    Pjesa më e madhe e deputetëve të Kosovës dhe politikanët e tashëm, jo që kanë ndonjë interesim për këta të syrgjynosur por po kërkojnë rrugë dhe mundësi si t’ua ndërprenë mbrojtjen ligjore dhe vizitat familjare përmes ndalimit të financimit. Të gjithë i përmendin se deri më tani janë shpenzuar për mbrojtje dhe vizita familjare 20 milionë euro kurse Kroacia vetëm për mbrojtjen e Ante Gotovinës i ka shpenzuar 33 milionë euro.

    KMDLNj –ë fuqishëm dënon shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë sikur edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës që, me dashje apo pa dashje janë vënë në krahë të kësaj Gjykate. Vizita e Ekaterina Trandafilovës në Kosovë për KMDLNj –ë është e papranueshme, e neveritshme dhe në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale dhe si e tillë duhet të bojkotohet dhe kundërshtohet.

  • Zhvarroset Liridona Ademaj, do të rivarroset në fshatin e saj

    Zhvarroset Liridona Ademaj, do të rivarroset në fshatin e saj

    Është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cernjan të Gjakovës trupi i pajetë i Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht të mërkurën në Prishtinë.

    Ajo do të rivarroset në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

    Rivarrimi do të bëhet në orën 14:00.

  • Sindikata e “Trepçës”: Përveç shantazhit, menaxhmenti po tenton ta zhbëj sindikatën duke ndalur dhe pagesat e anëtarësisë

    Sindikata e “Trepçës”: Përveç shantazhit, menaxhmenti po tenton ta zhbëj sindikatën duke ndalur dhe pagesat e anëtarësisë

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve kërkon nga Menaxhmenti i Trepçës që të paguaj rreth 80 mijë euro obligime që ka ndaj sindikatës së minatorëve. Në reagimin e sindikatës thuhet se ndalesa e kuotizmit është një formë tjetër shantazhi që menaxhmenti po bënë, me qëllim të zhbërjes së kësaj sindikate.

    “Të nderuar Minator janë bërë tani e sa vite që Menaxhmenti i Ndermarrjes Trepça Sh.A e pengon aktivitetin sindikal të Sindikatës së Minatoreve të Kosovës në forma të ndryshme, duke filluar nga përndjekjet, shantzhet, presionet, kërcënimet, suspendimet, largimet nga puna etj. Një formë tjetër pengimit të veprimit sindikal dhe përpjekjes për të zhbër sindikaten është ndalesa e kuotizimit apo antarësis sindikale. Duke penguar dhe pamundësuar aktivitetin sindikal vazhdimisht. Si rezultat i mostransferimit të këtyre mjeteve për disa vite obligimi tanimë duhet të jetë rreth 80.000 mij euro. E tmerrshme. Këto janë mjete të cilat ne i paguajm nga paga jonë, me djersen e ballit dhe të njejtat nuk na i transferojnë në llogarin sindiakle. Me tendencen e vetme përndjekjen e sindikalistëve, largimin e tyre nga sindikata dhe njëherit zhbërjen e saj”, thuhet në reagim.

    Sindikata po ashtu i ka bërë thirrje menaxhmentit që shuma prej 80 mijë euro të pëaguhet në afatin një javor, ndryshe do të merren të gjitha hapat deomoratik për realizimin e kësaj të drejte.

    “Turpi ju mbuloft. Ju se keni iden se çka është as demokratike e as ligjore. Por ta dini se Trepça nuk është pronë e bordit e as e një menaxhmenti total të padijshem. Trepça Sh.A parasëgjithash është e minatorëve dhe qytetarëve, e keshtu do të mbetet gjithmonë. Ne ju njoftojm dhe bëjmë thirrje që nëse brenda afatit një javor nuk paguhet vlera e plotë e kuotizimit sindikal (që është paguar nga djersa jonë/ nga gjepi ynë/nga kafashata e familjeve tonë), ne do të ndermarrim të gjithë hapat demokratik për të realizuar këtë të drejtë”, thuhet në eragimin e sindikatës.