ATV

Category: Lajme

  • Detaje: Si u kap në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

    Detaje: Si u kap në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Oliver Spasovski ka treguar se si është arrestuar i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski.

    Spasovski informacionet i përcjell nga autoritetet turke, të cilët kanë kërkuar nga policia për të konfirmuar identitetin e personit të ndaluar.

    “Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falënderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë” tha mes tjerash Spasovski.

    Gjithashtu, nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes.

    Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles ditën e njëjtë.

  • Agjencia e OKB-së paralajmëron se kriza e urisë po përkeqësohet në Gaza

    Agjencia e OKB-së paralajmëron se kriza e urisë po përkeqësohet në Gaza

    Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se shpërndarja e ndihmave tani është “pothuajse e pamundur” dhe vazhdimi i konfliktit “vë në rrezik jetën e punonjësve humanitarë”.

    WFP theksoi se punëtorët humanitarë duhe të kenë “qasje të sigurt, të papenguar dhe të qëndrueshme” në Gaza, në mënyrë që ajo të “shpërndajë ndihmë për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin”, raporton BBC.

    “WFP bën thirrje për një armëpushim humanitar dhe u kërkon të gjithë liderëve të punojnë me urgjencën më të madhe për të gjetur zgjidhje politike që mund t’i japin fund vuajtjeve të familjeve nga të gjitha anët e këtij konflikti pikëllues”, thuhet në një deklaratë.

  • Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

    Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

    Ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim Townsend,ka folur për sigurinë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për atë se a mund të ketë një përsëritje të luftërave mes shteteve ballkanike.

    Townsend ka thënë se nuk mendon që do ketë një shpërthim lufte siç ndodhi në vitet 90-ta, teksa përmendi edhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë muajt e fundit.

    “Nuk konsideroj se do të përsëritet në formën si ndodhi gjatë viteve ’90 kur luftimet ishin me të vërtetë të tmerrshme. Ishim dëshmitarë të shumë tragjedive, shumë vdekjeve të civilëve. Nuk mendoj se do të ketë një shpërthim lufte siç ndodhi atëherë. Por, të gjithë jemi të shqetësuar që ende ka mundësi konflikti atje. Gjatë muajve të fundit kemi parë rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë në veçanti, dhe gjithashtu në Bosnjë ka trazira politike. Por ajo që ndryshon tani nga vitet 90-ta është prania e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me KFOR-in, në terren. Sot kemi mjete në dispozicion për ta menaxhuar konfliktin dhe për ta parandaluar shpërthimin e tij, që atëhere nuk i kishim. Vitet ‘90 ishin një periudhë gjatë të cilës bashkësia ndërkombëtare mësoi se çfarë lloj mjetesh na duheshin atje… Mendoj se mësuam nga ajo periudhë njësoj sikurse edhe vendet e Ballkanit. Konflikti gjithmonë ka mundësi të ndodhë, por tani kemi mjetet që të parandalojmë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 90-ta”, tha ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

  • Maraj: Për t’i ikur parave false, paguani biletën e Trafikut Urban me SMS

    Maraj: Për t’i ikur parave false, paguani biletën e Trafikut Urban me SMS

    Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka kërkuar nga qytetarët që të paguajnë biletat me SMS në mënyrë që t’u ikin kontaktit me paratë false.

    Për këtë arsye, Maraj ka thënë për Ekonomia Online, se qytetarët duhet ta përdorin metodën e blerjes së biletës përmes SMS-ve. Kjo sipas tij është lehtë e qasshme dhe nuk shkakton telashe te asnjëra palë.

    “Është një problematikë me të cilën ballafaqohemi si Trafik Urban për një kohë të gjatë. Nuk është problematikë që është shfaqur tash, është shfaqur që një kohë dhe është një problematikë që na shfaq probleme serioze financiare. U bëjmë thirrje udhëtarëve të cilët momentalisht nuk kanë asnjë opsion tjetër, le ta paguajnë biletën përmes SMS-ve, është një alternativë e re edhe është shumë e lehtë për t’u përdorur. Kështu që po besoj se mundet me lehtësuar punën e udhëtarëve edhe të kondukterëve të Trafikut Urban”, u shpreh Maraj, teksa këtë metodë e konsideron të lehtë të praktikueshme.

    “Është patjetër që është e mundur, secili udhëtarë mundet me u pajis me biletë përmes SMS, nuk është ndonjë problem. Ne ju bëjmë thirrje udhëtarëve që ta përdorin këtë mundësi, mirëpo e dimë që ka mundësi që ndonjëherë që nuk i kanë ato mjetet në telefon për ta blerë biletën dhe duhet pasur një mirëkuptim të përbashkët. Kontrolle e TU-së e bën punën e vet, po ashtu kondukteri duhet ta bëjë punën e tij dhe mirëkuptimi i të dy palëve duhet me qenë në të mirën e shërbimit edhe të udhëtarëve”, thotë Maraj.

    Ndonëse nuk kanë ndonjë metodë për verifikimin e parave, Maraj thotë se aktualisht po e përdorin magnetin. Maraj thotë se kanë shumë mjete në organet përgjegjëse për verifikim.

    “Momentalisht jemi duke parë mundësinë me këto udhëzimet që i ka dhënë në nëntor Banka Qendrore, që përmes disa procedurave të cilët janë të trajnueshme me u përdor. Një prej tyre është magneti, ne e kemi ditë për këtë edhe me procese tjera munden me u verifikuar. Kemi shumë para të cilat janë në organet përgjegjëse, të cilat janë duke u verifikuar nëse janë origjinale sepse ne punojmë me banka dhe bankat komerciale i marrin të hollat dhe prej tyre disa që nuk janë, duhet me u verifikuar te organet kompetente, gjegjësisht Policia e Kosovës, kjo është duke u bërë dhe tash kemi një fond shumë të madh të parave të cilat momentalisht nuk i dimë a janë false ajo”, thotë tutje Maraj.

  • Diskutohet ndikimi i liberalizimit të vizave për bizneset nga Kosova

    Diskutohet ndikimi i liberalizimit të vizave për bizneset nga Kosova

    Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mban konferencën “Ndikimi i liberalizimit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova’.

    Në këtë konferencë do të mbahen disa panele diskutimi, ku pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të nivelit të lartë politik sikur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ambasadori gjerman Jörn Rohde dhe përfaqësues të organizatave sikur IOM Kosova, GIZ, Friedrich Ebert Stiftung dhe të tjera.

    “Kjo konferencë organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me International Organization for Migration (IOM) dhe Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), si dhe Kantar (Index Kosova)”, njofton OEGJK.

  • Prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike

    Prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike

    Sot do të bahet prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

    Në takim fjalë hyrëse do të mbajnë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek.

  • PDK dhe LDK sot mbajnë konferencë për medie

    PDK dhe LDK sot mbajnë konferencë për medie

    Dy partitë opozitare, PDK e LDK, kanë njoftuar se sot do të mbajnë konferenca për media.

    Dy partitë nuk kanë treguar temat se çfarë do të diskutohet në konferencë.

    Sidoqoftë, LDK ka njoftuar se konferenca do të nis në orën 11:00 në selinë qendrore të partisë.

    Kurse PDK njofton se në selinë e partisë së saj konferenca do të nis nga ora 11:15.

  • Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

    Në Gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, dje dëshmitari i 38-të i ZPS-së filloi dëshminë.

    Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë.

    Sandra Mitchell gjatë dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se raportet që iu shkonin atyre si zyrtarë të OSBE-së, të cilat kishin të bënin me keqtrajtimet gjatë periudhës 19 qershor-1 korrik 1999, pretendoheshin se ishin kryer nga UÇK-ja.

  • Arrestohet në Turqi i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

    Arrestohet në Turqi i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

    I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është arrestuar nga policia e Turqisë.

    Informacionet e para thonë se Palevski është arrestuar në aeroport në Turqi.

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se do të ketë konferencë për shtyp në ora 22:30.

    Ditën e ndalimit të të dyshuarve tjerë, u lëshua fletarrest ndërkombëtar për Palevskin në INTERPOL dhe kishte informacione se shteti i parë i arratisjes ka qenë Serbia, pastaj ai kishte udhëtuar për në Bullgari edhe në fund ka përfunduar në Turqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Kujtojmë se Palevski është i dyshuari i pestë për vrasjen makabre të Panço Zhezhovski dhe Vanja Gjorçevska. Të dyshuarit tjerë janë të ndaluar dhe për ta është caktuar masa e paraburgimit.

  • Prishtinasit tani mund t’i adresojnë ankesat online

    Prishtinasit tani mund t’i adresojnë ankesat online

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Për të bërë adresimin e ankesave për lagjen ku banojnë, qytetarët e Prishtinës nuk do të kenë nevojë të shkojnë në komunë fizikisht.

    Ankesat e tyre mund t’i bëjnë fare lehtë, falë një projekti të lansuar nga komuna një javë më parë.

    “Kemi kriju platformën, ku përmes saj qytetarët do të kenë mundësi t’i paraqesin problemet e kryeqytetit. Ne jemi duke u marrë me këto informata dhe kemi fillu sanimin e tyre”, tha kryetar i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Projekti më së shumti i gëzoi qytetarët. Ata thonë se do ta kenë më të lehtë ta njoftojnë komunën me problemet me të cilat përballen.

    “Kjo është në të mirën e qytetarëve, se komuna nuk i di ndoshta probleme që ka nëpër qoshe e as nëpër vise rurale, e ky projekt është shumë i pëlqyeshëm”, tha Zef Shala, qytetar.

    Por, të tjerë mendojnë që platforma online nuk do të funksionojë.

    “Shumë projekt i qëlluar, por sa do të jetë komuna efektive me i realizu? Se ka shumë probleme në kryeqytet, shumë bërllok e rrugë të prishta”, tha Ismet Fazliu, qytetar.

    Komuna e Prishtinës, përmes këtij programi deri më tani ka pranuar mbi 300 ankesa.

    Më shumë detaje gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë: