ATV

Category: Lajme

  • Shkolla e vjetër në Doganaj të Kaçanikut, në gjendje të rëndë

    Shkolla e vjetër në Doganaj të Kaçanikut, në gjendje të rëndë

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Klasa pa ndriçim, të vogla e të ftohta. Në këto kushte mbajnë mësim 300 nxënësit e shkollës ”Ali Asllani” në Doganaj të Kaçanikut.

    Derisa Ministria e Arsimit i la anash, nxënësit janë detyruar të gjejnë alternativa të tjera për ta përballuar të ftohtin. Nga shtëpitë sollën këtë ngrohëse.

    “Shkollën e kemi në gjendje të keqe, pikon sa herë që bie shi, s’kemi as ndriçim, edhe është shumë ftohtë”, thotë Ylli Raka, nxënës.

    Zhvillimin e orës mësimore në këto kushte aspak të lehta, nuk e ka as mësimdhënësi, Xhevat Pojani.

    “Kjo shkollë i ka kushtet minimale për mësim. Ne vetëm në mesin e klasës e mbajmë mësimin se uji pikon, nuk e di ku është problemi po nxënësit po na pësojnë, se klasat e errëta e kushtet e rënda”, tha mësimdhënësi i Biologjisë, Xhevat Pojani.

    Drejtori i shkollës, Fitim Selmani, tha se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje pse janë ndërprerë punimet.

    “Ende nuk kemi marrë përgjigje, në mënyrë elektronike e kam përcjellë një kërkesë me ditë pse nuk kanë fillua punimet, por s’kam marrë përgjigje”, tha drejtori i shkollës, Fitim Selmani.

    Përveç që menaxhmenti i shkollës nuk është në dijeni për pezullimin e punimeve, arsyet MASHTI nuk ia ka treguar as Komunës e përgjigje nuk i ka kthyer as ATV-së.

  • ​Interpoli lëshon fletarrest për Milan Radojçiqin

    ​Interpoli lëshon fletarrest për Milan Radojçiqin

    Interpoli ka lëshuar fletarrest për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq, mëson KosovaPress nga burime brenda institucioneve relevante.

    Radojçiq u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit, ku qëndruan terroristët serbë, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

    Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojçiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

    Dy muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radojçiq për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radojçiq.

    Ndërkaq, hiç më larg se sot, është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radojçiqit.

    Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator. Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

  • Osmani: Vrasja e Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive

    Osmani: Vrasja e Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se fuqizimi i grave në jetën publike e politike dhe puna e tyre në interes të vendit ka bërë që të ketë më shumë sulem ndaj tyre, raporton Ekonomia Online. Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që dënimet ndaj dhunuesve të ashpërsohen.

    Osmani tha se institucionet e drejtësisë nuk janë duke dhënë dënimet e merituara ndajë dhunuesve dhe kjo sipas saj, është duke inkurajuar ata që të shkaktojnë dhunë.

    Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se vrasja e 30 vjeçares duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive.

    “Shumë grupe e shohim që me fuqizimin e gavre në jetën publike, themelet e tyre po shkunden. Shume vend e kanë menduar se arrihet për para nëpërmjet interesave te ngushta dhe metodave që nuk kanë qenë të mira. Rritja e përfaqësimit të grave, zëri i tyre, i ka bërë më arraogant ata që janë kundër integritete ne vendimmarrje. Duhet ta rrisim nivelin kundërpërgjigjes, duhet pa tjetër të marrim shembull në botë sa i përket defizofmitmi në baza gjinore. Duhet të sigurohemi që të ashpërsojmë dënimet për ata që kryejnë dhunë mbi baza gjinore dhe të punojmë bashkë”.

    “Ajo çfarë ndodhi pra disa ditës për vrasjen e Liridonës, duhet të jetë edhe një herë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive. Sepse për fat të keq ajo çka po ndodh është se po normalizohet dhuna. Është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë të mos të jenë të tilla që të mos inkurajojnë dhunuesit në sistemin tonë të drejtësinë nuk janë shpallur dënime të cilat parashihet me udhëzuesin e vetë sistemit tonë të drejtësisë, por shpallen dënime më të ulëta”, tha ajo.

    Ajo tha së është e rrezikshme edhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online, për këtë ajo tha se ka një propozim për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, raporton EO.

    “Absolutisht i jepa krah krimit në përmasa të jashtëzakonshme. Pjesa tjetër e shoqërisë që nuk pajtohet me këtë primitivizmit duhet të pajtohet. Shumë shpejt do t’i prezantojmë disa prej masave që po immendojm disa prej masave qe po i mendojmë për të pasur një sistem me efektiv”.

    “Një prej shteteve ka ndërtuar një njësi të veçantë brenda policisë që është e specializuar dhe merret ekskluzivisht vetëm me  dhunën onlinë, unë do të ja propozoj një gjë të tillë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Sepse mendoj që pikërisht dhuna online duke arsyetuar dhunën fizike, duke promovuar dezinformat, duke nxitur urrejtje, pastaj po rezultat me dhunë në shtëpi, në rrugë në punë, pra rezulton edhe me vrasje”, tha ajo.

  • Presidentja Osmani do ta ftojë opozitën në takim për draft-statutin e Asociacionit

    Presidentja Osmani do ta ftojë opozitën në takim për draft-statutin e Asociacionit

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, tha se t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, që javë më parë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti nga BE-ja e ShBA-ja, raporton Ekonomia Online.

    Ajo tha se me ta do të diskutoj në lidhje me komentet dhe vlerësimet sa i përket këtij drafti dhe se të gjitha ato komente të inkorporohen në përmirësimin e këtij drafti.

    “Atëherë ne do të presim në momentin që ata e publikojnë drafti nuk besoj që do të ketë ndonjë problem që të publikohen edhe komente e institucioneve. Në momentin që dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese, siç është paraparë në draft statut si president e vendit do t’i dërgojë komete të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminoj disa prej këtyre paqartësive. Së shpejti do ti thërras edhe partitë opozitare ne takim që të dëgjoj, pasi që e kanë marr edhe ata draftin se cilat janë vlerësimet e tyre, cilat janë komente e tyre cilat janë çështje që ata dëshirojnë që ata të sqarohen dhe do t’i inkorporoj edhe ato komente, natyrisht të gjitha ato më të cilat pajtohemi dhe kemi vlerësimin e njëjtë në mënyrë që të përforcohen dhe të bashkohen zërat tanë për të gjitha ato çështje që mendojmë që të përmirësohet ky draft”.

    “Tani për fund vite do t’i ftoj partitë opozitare për konsultime për këtë temë dhe shumë tema të tjera, që kanë të bëjnë me interesin nacional. Do t’i njoftoj edhe ata për çështjet që i kam identifikuar  edhe unë dhe kabineti im. Jam e bindur që përderisa e kemi qëllimi që të mos lejojmë ndonjë trup, i cili i shkakton probleme Kosovës atëherë do të kemi mundësi që të arrijmë atë nëpërmjet mekanizmave që ekzistojnë në Kosovë”, tha ajo.

  • ​Marrëveshja për refugjatët, nis diskutimi në Parlamentin e Shqipërisë

    ​Marrëveshja për refugjatët, nis diskutimi në Parlamentin e Shqipërisë

    Në komisionin parlamentar të sigurisë u diskutua projekt marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët në shqyrtimin e azil kërkimit në vendin tonë.

    Në emër të qeverisë shqiptare ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla tha se kjo qendër do të ndërtohet tërësisht me financimet e palës italiane dhe bëhet fjalë për një qëndrim të përkohshëm të emigrantëve në Shqipëri.

    “Emigrantët nuk do dalin asnjëherë jashtë zonave gjatë gjithë qëndrimin në Shqipëri, në rast se do lokalizohen do kthehen në zonë duke iu dorëzuar palës italiane që administron kampin. Të gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave, shpenzimet shëndetësore, shpenzimet për sigurinë do mbulohen 100 për qind nga pala italiane dhe çdo shpenzim tjetër të paparashikuar,” tha Balla.

    Mbledhja e këtij komisioni u bllokua nga deputetët e opozitës, të cilët u ulën në vendet e kolegëve të mazhorancës, duke bërë që mbledhja të shtyhet për t’u zhvilluar online.

    Këtë bllokim të këtij komisioni e udhëhoqi deputeti Flamur Noka, i cili tha se “ne duam të lulëzojë biznesi i ndershëm shqiptar, jo mafia. ne duam marrëveshje kundër krimit”.

    Noka u ul në karrigen e Nasip Naços, kryerat i Komisionit të Sigurisë. /tch

  • ​Shumica e bullgarëve miratojnë anëtarësimin e Bullgarisë në BE

    ​Shumica e bullgarëve miratojnë anëtarësimin e Bullgarisë në BE

    Parlamenti Evropian publikoi të mërkurën sondazhin e tij të Eurobarometrit për vjeshtën 2023, duke demonstruar mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve për BE-në dhe interesin më të madh për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

    Përqindja e bullgarëve që thonë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE është 57%, që e vendos vendin në vendin e fundit krahas Italisë (57%) dhe Austrisë (55%) dhe përfaqëson një rënie prej 10 pikë përqindjeje nga vendi tjetër, Qipro (67%).

    Arsyet kryesore të përmendura nga të anketuarit bullgarë janë mundësitë e reja të punës që sjell BE-ja (49%), përmirësimi i bashkëpunimit midis vendeve të BE-së (31%), me kontributin e BE-së në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë që mbetet në vendin e tretë me 25%.

    Prioritetet kryesore të Parlamentit Evropian sipas të anketuarve bullgarë duhet të jenë lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social (44%), mbështetja për ekonominë dhe krijimi i vendeve të reja të punës (39%), shëndeti publik (35%), si dhe temat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe e ardhmja e Evropës (të dyja me 23%).

    Veprimi për ndryshimet klimatike u njoh nga vetëm 11% e të anketuarve dhe migrimi dhe azili nga 9%.

    Të dhënat për Bullgarinë për standardet e jetesës janë afër mesatares së BE-së – 72% e të anketuarve (10 pikë përqindje më pak krahasuar me pranverën 2023) mendojnë se standardi i tyre i jetesës do të përkeqësohet vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, 59% e bullgarëve (më shumë se 20 pp mbi mesataren e BE) thonë se kanë vështirësi në pagesën e faturave ndonjëherë ose shumicën e kohës.

    Rreth 68% e të anketuarve të BE-së thonë se ka të ngjarë të votojnë nëse zgjedhjet e Parlamentit Evropian mbahen brenda një jave – një rritje prej 9 pp krahasuar me vjeshtën 2018. Ndërkohë, të dhënat për Bullgarinë tregojnë se vetëm 39% (2 pp poshtë krahasuar me vjeshtën 2018) e bullgarëve janë të interesuar për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe pak më shumë se gjysma e të anketuarve bullgarë (51%, 1 për qind më shumë në krahasim me vjeshtën 2018, 4 për qind më pak nga pranvera 2023) do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin brenda një jave. /BTA

  • “990 ditë mungesa pa arsye”, PSD-ja kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci pas rezultateve të Testit PISA

    “990 ditë mungesa pa arsye”, PSD-ja kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci pas rezultateve të Testit PISA

    Pas publikimit të rezultateve të Testit PISA, ku Kosova u radhit pothuajse në fund, Partia Socialdemokrate mbajti sot një aksion simbolik pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Anëtarë të PSD-së ngjyrosën në objektin e Ministrisë mbishkrimin “990 ditë mungesa pa arsye”, drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me ç’rast kërkuan edhe dorëheqjen e saj.

    “Në një rast normal, në një shtet normal, kritika ndaj pushtetit ishte dashtë me u drejtua drejt dështimeve të pushtetit, mirëpo këtu e kemi një rast special të një ministre e cila është 990 ditë në mungesë dhe këto mungesa i ka të paarsyeshme dhe është e pa përjashtuar nga kryeministri… Dje e morëm një rezultat shumë të dobët në PISA dhe e patëm një ministre që paturpësisht doli dhe gënjeu publikisht. Sipas organizatës që e organizon testin PISA, Covidi nuk është arsyetim i mjaftueshëm për dështimin e shteteve për këtë çështje”, tha Donjeta Demolli, anëtare e kryesisë së PSD-së.

     

  • Psikologia thotë se diagnoza me “probleme të shëndetit mendor”, nuk e shfajëson një vrasës

    Psikologia thotë se diagnoza me “probleme të shëndetit mendor”, nuk e shfajëson një vrasës

    Psikologia Antigona Qenaj-Sejdiu, në emisionin ALARM në ATV, shpjegoi se personat të cilët kanë probleme të shëndetit mendor, jo gjithmonë mund të bëhen vrasës.

    Tendenca për të përcaktuar si me probleme të shëndetit mendor një vrasës, sipas psikologes Qenaj – Sejdiu, është për me e shfajësua vrasjen. Ajo thotë se vrasësi nuk mund të shfajësohet duke marrë një diagnozë të tillë.

    “Nuk ekziston ndonjë gjen i cili lidhet direkt me tiparet e një vrasësi. Ka tipare të caktuara, të cilat përshkruajnë një vrasës, siç është psikopatia, personi mundet me shfaqë simptoma të neuroticizmit, shfaqë vështirësi për me pasë empati ose nuk ka fare empati, nuk arrin me e ndje tjetrin, nuk arrin me i kuptu ndjenjat e tjetrit, nuk përjeton dhimbje ose nuk i vjen gjynah. Pra, këto janë vetëm tiparet e një vrasësi, por jo gjithmonë këta persona mund të bëhen vrasës. Etiketimet se persona të këtillë kanë probleme të shëndetit mendor, frikësojnë njerëzit të cilët përjetojnë realisht probleme të shëndetit mendor, dhe e dyta, tentohet që përmes etiketimit të tillë me u shfajësua kriminelët, e që në asnjë formë, nuk shfajësohet një person që është vrasës duke tentuar me marrë një diagnozë të tillë për me e arsyetua vrasjen”, tha psikologia Qenaj – Sejdiu.

    Duke komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ajo tha se me intervenimin e shpejtë të organeve të drejtësisë, qytetarëve iu është rritur ndjenja e shpresës dhe besimit në institucione.

    “Hajnat nëse i marrim, ata thjeshtë ekzistojnë edhe kriminelët e tjerë ekzistojnë edhe nuk nënkupton që ndonjë hajn ka probleme të shëndetit mendor. Kështu që Ligji vlen për të gjithë, Ligji duhet me qenë aty për t’i mbrojtur viktimat, sepse e pamë në rastin e fundit kur organet e drejtësisë e marrin situatën nën kontroll, të gjithë ne e rritëm ndjenjën e shpresës edhe të besimit, përkundër frikës që përjetuam secili prej neve, sepse secili kemi fëmijë, familjarë, vëlla motër, edhe patëm një ndjenjë të frikës që mund të na ndodh gjithsecilit, por kur organet reaguan me shpejtësi, të gjithë ne e përjetuam një ndjenjë të çlirimit, një ndjenjë shprese në institucione”, tha Qenaj – Sejdiu. /atvlive.tv

  • Lajçak përkrahet nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun Kosovë- Serbi

    Lajçak përkrahet nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun Kosovë- Serbi

    Emisari special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka treguar se është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

    “Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    “Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

    Lajcak ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

  • TikTok dhe ChatGPT, fajtorë për dështimin në “PISA”, sociologu jep alarmin

    TikTok dhe ChatGPT, fajtorë për dështimin në “PISA”, sociologu jep alarmin

    Sociologu Jeton Brajshori, në një prononcim për ATV-në, duke komentuar rezultatin e dobët të nxënësve të Kosovës në “PISA”, tha se një trend i tillë i rënies së rezultateve shihet të jetë prezentë edhe në gjithë Evropën.

    Ai përmend se rrjtet sociale, ndër ta TikTok-u dhe Intelegjenca Artificiale ChatGPT, janë ndër shkaktarët kryesor të rënies së interesimit të nxënësve për të mësuar.

    “Është e vërtetë që rezultatet kanë qenë shumë të dobëta, pra ato rezultate të cilat i kemi parë dje, mirëpo realisht në qoftë se i shohim në të gjitha vendet e Evropës, ka në përgjithësi në gjithë Evropën rënie të rezultateve, për arsye se shumica, edhe tek ne por edhe më gjerë, fëmijët sot nuk është që merren shumë me lexime, mirëpo më shumë kalojnë kohë në tiktok, pra merren me rrjete sociale dhe tanimë e kemi edhe ChatGPT-në, e cila është një formë e mirë e ndihmesës së nxënësve për të arritur diçka, të ketë pista të reja të hulumtimit, mirëpo edhe të keq përdoret dhe të përdoret vetëm për gjëra të tilla, atëherë e shohim në praktikë se rezultatet janë të dobëta”, tha Brajshori.

    Sipas tij, për të shënuar progres në këtë drejtim, duhet të zhvillohet më shumë mendimi kritik, duke filluar nga familja e pastaj të vazhdojë edhe nëpër shkolla.

    “Çka nënkuptojmë me analfabetizëm 80 për qind funksional, analfabetizëm funksional është kur personi di shkrim lexim mirë, por nuk di të mendojë. Nuk e kemi të zhvilluar mendimin kritik, gjë të cilën duhet ta fillojmë që nga familja, në shkollë dhe të vazhdojmë tutje t’i zgjerojmë njohuritë tona vetë”, tha Brajshori. /atvlive.tv