ATV

Category: Lajme

  • Haxhi Shala refuzon t’i komentojë akuzat

    Haxhi Shala refuzon t’i komentojë akuzat

    Ish-komandant Topi, Haxhi Shala ka refuzuar të komentojë mbi aktakuzën që i është konfirmuar.

    Ai refuzoi të deklarohet për fajësinë apo pafajësinë e tij, kështu duke e lënë për seancën tjetër.

    Në paraqitjen e parë në Hagë, Haxhi Shala tha se nuk mund të deklarohet lidhur me akuzat e tij, pa i marrë materialet nga Prokuroria

    I pyetur nëse ka çështje që dëshiron të diskutojë lidhur me arrestimin, transferimin dhe kushtet e paraburgimit, Shala tha se “gjithcka është në rregull”.

  • ​Policia shpall në kërkim Korab Gashin, i arratisuri në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

    ​Policia shpall në kërkim Korab Gashin, i arratisuri në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Korab (Zeqir) Gashi, i lindur më 1 mars 1982, i cili ndodhet në arrati, për shkak të grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor më datën 22 nëntor 2023 në një argjendari në Suharekë.

    Organet e drejtësisë kanë lëshuar fletarrest për Korab Gashin, i lindur në Prishtinë, me numër personal 1014599319.

    Për identifikimin dhe arrestimin e tij policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: [email protected]

    Ndryshe, Korab Gashi arriti të arratiset dy javë më parë nga aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. Gjatë konfrontimit me policinë, mbeti i vrarë vëllai i Korabit, Dukagjin Gashi.

     

  • Presidentja Osmani kërkon nga BE-ja heqjen e masave ndaj Kosovës

    Presidentja Osmani kërkon nga BE-ja heqjen e masave ndaj Kosovës

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përsëritur thirrjen për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në platformën X, Osmani ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesë për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

    Ata përmes kësaj letre kanë kërkuar që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen.

    Edhe Osmani ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen, për të cilat tha se janë të padrejta.

    “Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!”, ka shkruar Osmani.

  • Borrell: Samiti synon të krijojë lidhje të ngushta në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

    Borrell: Samiti synon të krijojë lidhje të ngushta në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

    Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

    Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, Borrell ka thënë se ky samit synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit.

    Sipas tij, zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet.

    “Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Samiti. Ky Samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit – anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së. Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Borrell.

  • Hill ua bën të qartë serbëve: Fati juaj varet nga vet ju, jo nga Pekini e Brukseli

    Hill ua bën të qartë serbëve: Fati juaj varet nga vet ju, jo nga Pekini e Brukseli

    Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha sot në takimin “Bota në 2024” në Beograd se serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin.

    Në hapje të konferencës ai theksoi se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.

    Viti i ardhshëm gjithashtu, theksoi ai, do të jetë “shumë, shumë” i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe Serbisë në një vend tjetër, duke shtuar se vërehet vullneti i mirë në Bruksel.

    “Për Serbinë, viti 2024 është një vit i rëndësishëm. Të gjithë serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre nuk është në Uashington, Bruksel, madje as në Pekin, fati i serbëve është te serbët”, tha Hill.

    Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet.

    Ai tha se ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt e ardhshëm dhe se në këtë kuptim beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë.

  • ​Hovenier: Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive

    ​Hovenier: Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me asociacionin.

    “Pozicioni i ShBA-së ka qenë i qartë, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hovenier duke theksuar se Asociacioni “nuk duhet të jetë nivel i tretë i pushtetit dhe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive”.

    Hovenier pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë ka thënë pra mediave se nuk duan edhe një Republikë Srpska dhe nuk duan diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës.

  • Prokuroria jep detaje për rastin në Shtërpcë ku një person vdiq si pasojë e rrahjes

    Prokuroria jep detaje për rastin në Shtërpcë ku një person vdiq si pasojë e rrahjes

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje rreth një rasti i cili ka ndodhur të premten e kaluar me datë 8 dhjetor në Shtërpcë.
    Si pasojë një person ka vdekur, nga lëndimet e marra për shkak të rrahjes.
    Organi i akuzës së Ferizajt ka thënë se viktima fillisht ishte trajtuar në Graçanicë e më pas edhe në spitalin klinik në Nish në Serbi.

    Në përgjigje thuhet po ashtu se lidhur me rastin është ndaluar për 48 orë, një person.

    “Sipas informatave të para, ju njoftojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në Shtërpcë, më 08.12.2023, ku kanë qenë të përfshirë dy persona-shtetas serb.Viktima në këtë rast pas lëndimeve të marra fillimisht është dërguar për trajtim në Graçanicë e më pas në spitalin klinik në Nish-Serbi dhe i njëjti ka ndërruar jetë më datë 12.12.2023.Ndërsa, i dyshuari në këtë rast, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” me pasojë vdekjen”, thuhet.

    Kurse, sot gjatë ditës, Prokurori i çështjes, ndaj të njëjtit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, për shkak të dyshimit të veprës penale të lartëcekur.

    Rasti në fjalë është në procedurë hetimore dhe për momentin nuk mund të japim detaje tjera.

  • Vendos Qeveria: Këtë muaj pensionistët marrin nga 100 euro shtesë

    Vendos Qeveria: Këtë muaj pensionistët marrin nga 100 euro shtesë

    Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme pritet të miratojë vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për pensionistët.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se krahas pensionit aktual që pensionistët marrin, ata do të marrin edhe këtë shtesë prej 100 euro këtë muaj, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës.

    “Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensionistët tanë. Do të përkujdesemi me një vendim tjetër në këtë mbledhje. Për të gjithë pensionmarrësit, për këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme do të miratojmë shtesën njëherësh prej 100 euro përveç pensionit të rregullt që marrin”, tha Kryeministri Kurti.

  • ATK-ja lanson tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit

    ATK-ja lanson tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, të mërkurën ka lansuar tri shërbime të reja elektronike, raporton Ekonomia Online.

    Këto tri shërbime elektronike do të ndihmojnë tatimpaguesit të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore, të bëjnë vlerësim të obligimeve tatimore, si dhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike.

    Avni Zogiani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se qëllim i Ministrisë është që të rriten cilësi er shërbimeve ndaj qytetarëve, e për këtë tha se kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 20 milionë euro.

    “Shërbimet kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve tatimorë që iu ofrohen qytetarëve si dhe i kontribuojnë reformave të brendshëm të ATK-së. Kemi nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 20 milionë euro, përmes së cilës parashihet rritja e sistemeve elektronike, mbrojtja e të dhënave si dhe rritja e numrit të shërbimeve të ofruar të institucioneve”, tha ai.

    Alexander Albertine, nga USAID Kosovë, tha se janë ATK-ja ndër vite ka arritura suksese dhe ka përmirësuar integritetin e saj.

    “Është shumë inkurajuese që përtej këtyre përfitimeve që janë bërë ATK vazhdon që të përmirësoj shërbimet për tatim paguesit. Jam i sigurt që ATK do të përfitoj shumë. Do të këtë përmirësim të integritetit. Ne si USAID kemi pasur kënaqësinë që kemi qenë partner ATK-në në përmirësimin e integritetit. Ju inkurajoj që të shërbeni si kampion të ndryshimit të ndërtuar mbi qeverisje të mirë”.

    Ilir Murtezaj, drejtor ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, tha se përkundër vështirësive ATK-ja vazhdon të rriss kualitetin e shërbimeve dhe të zgjerimin e gamës së shërbimeve, raporton EO.

    “Përkrahja e USAID në ngritje të kapaciteteve të ATK datojnë që nga themelimi i ATK. Përkundër vështirësive ATK vazhdon qe shtoj numrin e tatim paguesve, të rris kualitetin e shërbimeve dhe të zgjerimin e gamës së shërbimeve”.

    “Ne kujdesemi që edhe siguria e tatim paguesve të jetë në nivel gjë që ja kemi arritur në vazhdimësi. Rritja e të hyrave që kemi parë gjatë viteve të fundit është dëshmi e potencialit ekonomik që ka vendi ynë”, tha ai.

  • Kurti i shqetësuar: Rezultatet e PISA-s, dëshmuan për defekte kronike në arsim

    Kurti i shqetësuar: Rezultatet e PISA-s, dëshmuan për defekte kronike në arsim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehu i shqetësuar për rezultatet e arritura në testin PISA, duke thënë se kjo ka shpërfaqur defektet strukturore e kronike në sistemin arsimor, raporton Ekonomia Online.

    Kurti tha se rezultatet e dobëta në testet që i bën programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – PISA, treguan për “defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë”.

    Kurti tha se testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë.

    “Natyrisht që jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë, të cilat treguan për defektet strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe nuk do të mund të rregullohen shpejtë e as përnjëherë”.

    “Testi PISA po tregon se në fëmijërinë e hershme diçka nuk po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte më të mira për mësimdhënës, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që t’i motivojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, u shpreh Kurti.