ATV

Category: Lajme

  • Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për shkaktimin e aksidentit ku për pasojë vdiq një 22-vjeçar

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për shkaktimin e aksidentit ku për pasojë vdiq një 22-vjeçar

    Në seancën fillestare të së mërkurës në Gjykatën Themelore të Pejë, Dega në Klinë, i akuzuari Eraj Temaj, u deklarua i pafajshëm përballë akuzës për rrezikim të trafikut publik, ku si pasojë e aksidentit kishte vdekur 22-vjeçari J.T.

    Deklarimin lidhur me fajësinë, i akuzuari Temaj e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pas kësaj, gjyqtarja Sabrije Rraci, të akuzuarin Temaj dhe mbrojtësin e tij, avokatin Flamur Kelmendi i udhëzoi që kanë afat prej 30 ditësh për kërkesën e kundërshtimit të provave dhe hudhje të akuzës.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i akuzuari Eraj Temaj, po ngarkohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, sepse më 27 maj 2022, rreth orës 21:14 në fshatin Shtupel të Klinës, nga pakujdesia kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikoi jetën e njerëzve, e cila rezultoi me vdekjen e këmbësorit tani të ndjerit J.T.

    Në aktakuzë thuhet se derisa i pandehuri Temaj, ishte duke qëndruar në rrugë së bashku me shokët e tij, në një moment niset me automjetin e tij me qëllim që ta largojë veturën nga rruga, aty viktima J.T., njëri nga shokët e të pandehurit ishte ulur mbi bagazh të automjetit, i akuzuari Temaj nuk e vëren fare këmbësorin e ulur mbi bagazh të veturës së tij dhe gjatë lëvizjes së veturës J.T humb stabilitetin e tij fiksues dhe për pasojë rrëshqet dhe bie në sipërfaqe të fortë asfalt duke rënë me kokë, me ç‘rast pëson lëndime të rënda trupore, ku gjatë trajtimit mjekësor pranë QKUK-së, në Prishtinë, i njëjti ndërron jetë më datë 16 korrik 2022, si pasojë e aksidentit.

  • Del para gjykatës i akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviq

    Del para gjykatës i akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviq

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është sjellë i akuzuari për krime Lufte në Kosovë, Ekrem Bajroviq. Ky rast është i Prokurorit Special Ilir Morina nga departamenti për krime lufte.

    10 dëshmitarë janë paraqitur në sallë, të gjykatës për të dëshmuar në këtë rast, mirëpo për shkak të kohës do të ftohen ditëve në vazhdim, raporton RTKlive.

    “Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi për 16 persona të nacionalitetit shqiptar të vrarë nga policia serbe me 08.05.1999, ku ndër ta është edhe i akuzuari Ekrem Bajroviq ku mori pjesë në ekzekutimin këtyre viktimave “ka thënë Ilir Morina, prokuror special për këtë rast.

    Në orët e pasdites, do të dëshmojë vetëm dëshmitari Naim Elshani.

    Ndryshe i pandehuri Ekrem Bajroviq dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të pa identifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.

    Me datë 08.05.1999 në fshatin Saradran ishte sulmuar konvojin e popullsisë civile e cila po lëvizte nga komuna e Istogut në drejtim të Komunës së Klinës dhe kur arrijnë në fshatin Staradran, ndalen nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i dyshuari, Ekrem Bajroviq, ashtu që fillimisht i plaçkitin civilët e më pastaj i ndajnë burrat nga grat, e më pastaj i sulmojnë duke i vrarë rreth 18 civilë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt, me ç ‘rast ishin vrarë viktimat civile, me këtë ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.

  • Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Kolorado

    Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Kolorado

    Gjykata Supreme e Kolorados ka marrë vendim që ish-presidenti amerikan Donald Trump, nuk mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke e cituar një klauzolë kushtetuese për kryengritje.

    Gjykata ka marrë vendim që Trump nuk është kandidat i përshtatshëm, sepse është përfshirë në kryengritje, gjatë trazirave që kanë ndodhur në Kongresin amerikan, tre vjet më parë.

    Fushata e Trumpit e ka cilësuar vendimin si anti-demokratik dhe është zotuar se do ta apelojë atë.

    Kjo është hera e parë që interpretohet një pikë e Amadamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, për të diskualifikuar një kandidat për president.

    Tentime të ngjashme për të pamundësuar garën e Trumpit në Nju Jork, Minesota dhe Miçigan, kanë dështuar.

    Vendimi i së martës – i cili është vënë në mbajtje deri në vendimin e apelit, muajin tjetër – nuk vlen për shtetet tjera, përveç Kolorados.

    Ky vendim vlen vetëm për votimet fillestare të 5 marsit, kur republikanët të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për president, ndonëse vendimi mund të ketë ndikim në zgjedhjet e përgjithshme të SHBA-së, që mbahen në nëntorin e vitit të ardhshëm.

    Gjyqtarët kanë thënë se vendime të tilla nuk i marrin lehtë.

    “Ne jemi të vetëdijshëm për shkallën dhe peshën e pyetjeve që kemi përpara vetes”.

    Ky vendim përmbys një vendim tjetër të një gjyqtari në Kolorado, i cili ka vendosur se ndalesa që përmendet në Amendamentin e 14-të, nuk vlen për presidentët, sepse ata nuk përmenden aty në mënyrë specifike.

    I njëjti gjyqtar pati gjetur se Trump ka marrë pjesë në kryengritjen ndaj Kongresit.

    Mbështetësit e tij kanë kryer trazira më 6 janar të vitit 2021 në këtë ndërtesë, derisa ligjvënësit kanë qenë duke e certifikuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden. Përfaqësuesit e fushatës së Bidenit nuk e kanë komentuar vendimin e Kolorados.

    Aktualisht, Trump po përballet me katër raste penale nëpër gjyqe, përfshirë një rast federal, dhe një padi tjetër në shtetin e Xhorxhias, lidhur me dyshimet se ka bërë përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor./REL/

  • Presidentja Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë

    Presidentja Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë. Ajo tha se është ne kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.

    Kështu u përgjigj kryetarja e shtetit, teksa u pyet për sulme të mundshme.

    Ajo nga gazetarët është pyetur edhe për takimin me krerët e opozitës, ku tha se nuk ka pasur anulim të takimit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni kë i letë në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë. Por jo vetëm të diskutojmë por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t’i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës. Por kjo është zgjidhje e tyre. Natyrisht që kurdo që ata dëshirojnë që të takohemi në mënyrë që të unifikojmë qëndrimet për këto tema që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët tanë, për të ardhmen tonë, si presidente e vendit jam e gatshme t’i takojë”, deklaroi ajo.

    Kryetarja e shtetit bëri të ditur se janë në koordinim dhe kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë ne lidhje me sulmet e mundshme të Serbisë.

    “Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë, me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, deklaroi Osmani.

  • Kurti: S’ka asgjë më të rëndësishme se si Qeveri të përgatisim gjeneratat për zhvillim e udhëheqje të vendit

    Kurti: S’ka asgjë më të rëndësishme se si Qeveri të përgatisim gjeneratat për zhvillim e udhëheqje të vendit

    Kryeministri Albin Kurti, ka marr pjesë në Konferencën për Rininë 2023 të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online. Kjo konferencë është ngjarja përmbyllëse e këtij viti ku u prezantua politika e re qendrore karshi rinisë, dhe gjatë të cilës pati sesione interaktive, demonstrime dhe diskutime.

    Duke kujtuar Muajin e Rinisë në gusht të këtij viti, Panairin e Punës e sukseset e rinisë në film, art, sport, biznes e teknologji, kryeministri Kurti u shpreh se roli i shtetit është ta përcjellë talentin dhe potencialin me mbështetje direkte, siç është edhe Strategjia Shtetërore për Rininë.

    “Me Strategjinë Shtetërore për Rininë, kemi hartuar dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ku secila ministri e institucion ka përcaktuar rolin e vet. Përveç se është strategji që na orienton drejt zhvillimit, është edhe një mjet reforme për politikëbërje ndërsektoriale për rininë, për herë të parë në vendin tonë”, u shpreh kryeministri.

    Pavarësisht vështirësive dhe defekteve në sistemin arsimor, kryeministri tha se jemi duke punuar në reforma, siç është arsimi dhe aftësimi profesional, arsimimi falas në nivelin e lartë publik dhe dhënia e bursave për notë mesatare të lartë, pesë mijë bursave tjera për studime brenda dhe jashtë vendit, si dhe bursave për vajzat në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe të matematikës.

    Tutje, kryeministri përmendi se në fillim të vitit 2021 ishin 28 293 të rinj të punësuar, kurse në fund të korrikut sivjet 2023, numri i të punësuarve ishte 60 884, arritje kjo mundësuar edhe përmes platformës së punësimit SuperPuna, programit “Kosova Generation Unlimited”, dhe programit “Komunat për të rinjtë”. Ndërkaq Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren dhe Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bernicë i cilësoi hapësira të veçanta për kreativitet dhe inovacion.

    “Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare EYCA, do të sjellë benefite brenda dhe jashtë Kosovës për të gjithë të rinjtë tanë, pa dallim, nën moshën 30 vjeçare, tha kryeministri, teksa shtoi se me liberalizimin e vizave, dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, jemi në prag të mobilitetit të shtuar dhe lidhjes më të afërt me Evropën, e nëpërmjet programeve në shkolla publike, po bëjmë shtrirjen e artit, sportit dhe vullnetarizmit për gjeneratat e reja në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Skënderajt, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, Ferizajt dhe Kamenicës”.

    “Unë jam i bindur se nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëjmë si Qeveri se sa të përgatisim gjeneratën e ardhshme për zhvillim e për udhëheqje të vendit tonë”, përfundoi kryeministri duke u bërë thirrje të rinjve të kujdesen e të punojnë bashkë, për t’i ndihmuar vetës, njëri-tjetrit dhe shtetit.

  • Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes, Osmani: Ndajmë vlera të përbashkëta me ShBA-në

    Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes, Osmani: Ndajmë vlera të përbashkëta me ShBA-në

    Është bërë betimi i shërbimit për 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët do të japin mësim në shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë ndërsa gjashtë prej tyre do të punojnë në komuna përmes programit të zhvillimit organizativ të komuniteteve, raporton Ekonomia Online.

    Vullnetarët, u tha se kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit dhe zyrtarisht fillojnë shërbimin e tyre vullnetar për dy vjet në institucionet e Kosovës.

    Në këtë ceremoni presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për lidhjen e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çka ka thënë se vendet ndajnë vlera të përbashkëta.

    “Sot jam e lumtur që të mirëpres grupin sepse një ceremoni si kjo nuk është formale por gëzon aleancës mes Kosovës dhe ShBA-së. Tani jeni pjesë e komunitetit dhe jetës sonë. Impakti juaj do të matet edhe në buzëqeshjet e fëmijëve dhe mësimet që do t’i jepni ndaj komunitetit. Prezenca juaj është një shembull i një partneriteti të madh”.

    “Sinqerisht trashëgimia është ajo gjurma që ndihmon prezencën dhe bashkëpunimin mes të dyja shteteve. Kosova njihet për mirëpritje dhe që është mishëruar në kulturën dhe që vazhdon të na udhëzojë drejtë rrugës sonë”, u shpreh Osmani.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se deri më tani kanë shërbyer mbi 280 vullnetarë në Kosovë, duke falënderuar kosovarët që i hapën dyert për këtë të rinj.

    “Jemi mbledhur sot për një rast historik ku për herë të tetë do të jemi dëshmitarë të Korpusit të Paqes. Në vitin 2014 me ftesë të ish-presidentes Jahjaga, Korpusi i Paqes e hapi programin për herë të parë dhe që nga ajo kohë mbi 280 vullnetarë kanë shërbyer në Kosovë. Vërtetë duhen njerëz vlerësuar që i hapin shtëpitë e tyre siç kanë bërë për jeta vullnetarë e të cilët kanë mësuar gjuhën shqipe e serbe dhe përderisa kemi diversitet, do ta kemi më të lehtë për ta mësuar gjuhën që është goxha e vështirë sidomos për një të moshuar”, u shpreh Hovenier.

    Carolyne Siganda, drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Kosovë, tha se vullnetarët janë njohur me kulturën shqiptare dhe atë serbe dhe të njëjtit tani pas trajnimit mund të shkruajnë dhe komunikojnë në të dy gjuhët.

    “Unë e di nga ajo që kam dëgjuar për përparimin që të gjithë keni bërë gjatë 11 javëve intensive të një trajnimi para shërbimit që keni zhvilluar shumë aftësi, duke përfshirë aftësitë gjuhësore të përfshira në gjuhën shqipe dhe serbe, dhe keni kaluar kohë me komunitetet në Dragash dhe Prizren duke u zhytur në kulturën e tyre. Kam besim se secili nga ju do të punoni së bashku me homologët tuaj në atë që Presidenti Kenedy e pati vizion mbi 60 vjet më parë”, ka thënë ajo

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se vullnetarët janë humanistët e këtij shekulli dhe shekullit të kaluar të shtrirë në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën.

    “Sot jemi këtu për të dëshmuar që i ka thellë rrënjët mes njerëzve. Këtë mbështetje Korpusi e ka nga 2014-ta. Dihet që Korpusi i Paqes është themeluar nga ish-presidenti Kenedy para 60 vitesh. Vullnetarët janë humanistët e këtij shekulli dhe shekullit të kaluar e që janë të shtrirë në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën”.

    “Në MAShTI i kemi dhënë mbështetje dhe përkrahje mbështetje dhe përkrahje ndaj nxënësve. Ministria ka ndërmarrë masa për zhvillimin dhe avancimin e mësimdhënësve dhe rruga e Vullnetarëve është në linjë me këtë. Kosova deri më tani ka mirëpritur mbi 220 vullnetarë dhe me këtë rast dua t’i falënderoj familjet që i hapën dyert e tyre për këta vullnetarë”, tha Nagavci.

    Të pranishmit, i përshëndetën dy prej 17 vullnetarëve të rinj, të cilët falënderuan familjet kosovare, raporton EO.

    “Ne nuk do të harrojmë dhe ju falënderojmë që na ofruat dhe na ndihmuat të mësojmë gjuhën dhe kulturën që ndatë me neve, na mundësuat që të kalojmë mirë në Kosovë. Kur erdha. Ë Kosovë ishte e pabesueshme të mbaj në fjalim në gjuhën shqipe dhe ja ku jemi sot duke e mbajtur”.

    “Mikpritja e mysafirëve ishte e jashtëzakonshme dhe kemi mësuar se integrimi në një komunitet fillon me dëgjimin e historisë së njerëzve. Tani në shesh takohemi në shesh e pimë kafe e sidomos ne që jetojmë në Kosovë”.

    Kjo është ceremonia e tetë me radhë e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

  • Sveçla: Prokuroria dhe Policia pres të dalin me raport për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

    Sveçla: Prokuroria dhe Policia pres të dalin me raport për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pret që Policia dhe Prokuroria të dalin me raport mbi gjetjet për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kidnapimit të tre policëve. Kjo gjë, ai thotë se pret të ndodhë ditëve në vijim, raporton Ekonomia Online.

    “Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejtë do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejtë të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve”.

    “D.m.th përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre unë besoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prokuroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”.

  • Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, askush nuk mund të investojë jashtëligjshëm

    Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, askush nuk mund të investojë jashtëligjshëm

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që u morr nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e kwsja Agejncia, raporton Ekonomia Online.

    Sveçla ka deklaruar se kjo është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ai foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se destinimin final të këtij objekti do ta përcaktojmë ndërkohë.

    Ministri i Brendshëm ka shtuar se sa i përket menaxhimit të atij kompleksi është rezultat i bashkimit të dy ministrive MPB dhe ish-ministrisë së Administratës Publike.

    “Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj që është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë”.

    “Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë”.

  • Ky është numri i telefonit për marrjen e informacioneve rreth lëvizjes pa viza nga 1 janari

    Ky është numri i telefonit për marrjen e informacioneve rreth lëvizjes pa viza nga 1 janari

    Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen pa pasur nevojë të presin më para ambasadave të huaja për t’u pajisur me vizë.

    Lidhur me liberalizimin e vizave faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës javët e fundit ka dhënë informata të ndryshme, të nevojshme për qytetarët.

  • Deputetja Musliu ia refuzon dhuratën për fundvit kryeministrit Kurti

    Deputetja Musliu ia refuzon dhuratën për fundvit kryeministrit Kurti

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fundvit nga kryeministri Albin Kurti.

    Në një video të publikuar në Facebook, Musliu ka thënë se Kurti e ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimër.

    Ajo ka akuzuar Kurtin se i ka lënë pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shndërruar në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentojë të poshtërojë e denigrojë deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhurojë dhurata për vitin e ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën”, ka shkruar ajo në Facebook.