ATV

Category: Lajme

  • Musliu: Kosova si asnjëherë më parë që nga shpallja e pavarësisë u përball me agresionin e sulmeve terroriste serbe

    Musliu: Kosova si asnjëherë më parë që nga shpallja e pavarësisë u përball me agresionin e sulmeve terroriste serbe

    Sulmi në Banjskë ishte me rrezikshmërinë më të lartë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe si i tillë mund të përsëritet. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas mbledhjes ku kishte raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

    Në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes, Musliu tha se siguria në vend për këtë vit ka qenë sfiduese si për institucionet ashtu edhe për qytetarët. Porse, siç tha ajo, falë punës profesionale të AKI-së është arritur që t’iu jepet epilog rasteve që cenuan sigurinë kombëtare.

    “Konstatuam se ka qenë një vit i vështirë dhe jashtëzakonisht sfidues për qytetarët e Republikës së Kosovës në përgjithësi e me theks të veçantë për institucionet e sigurisë në vend. Gjatë këtij viti, Kosova si asnjëherë më parë që nga shpallja e pavarësisë u përball me agresionin e sulmeve terroriste te organizuara nga aparatura shtetërore serbe. Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është një nga rastet e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë së shtetit të Kosovës dhe ky rast ende vazhdon në mënyra të veta të paraqesë rrezik për vendin tonë”, tha ajo.

    Por, krahas sigurisë kombëtare deputetja Musliu tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente edhe për çështje të tjera.

    “Si institucione të sigurisë nuk guxojmë në asnjë mënyrë të lëmë pa vëmendje edhe kërcënimet e tjera të sigurisë siç janë prezenca e madhe e lëndëve narkotike dhe shpërndarja tek grupmoshat e reja në theks të veçantë ose me fokus tek nxënësit dhe shkolla. Futja nga jashtë e Kosovës e monedhës dy euro false po ashtu në tregun financiar ekonomik po ashtu ka dëmtuar rëndë qytetarët e Republikës së Kosovës ka shkaktuar probleme financiar ne ekonomi edhe ashtu të varfër të Kosovës.

  • Ambasada gjermane me çokollata festive informon në Graçanicë e Prishtinë si udhëtohet pa viza

    Ambasada gjermane me çokollata festive informon në Graçanicë e Prishtinë si udhëtohet pa viza

    Ambasada gjermane i është bashkuar kampanjës zyrtare për informimin mbi udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

    Ambasadori Jorn Rohde ka thënë se informatat po i shpërndajnë bashkë me ëmbëlsi përmes disa çokollatave festive.

    “Sot, ambasada gjermane u bashkua me fushatën zyrtare informative për liberalizimin e vizave. Duke shtuar një shije festive, ne ndamë informacionin “si të udhëtoni pas liberalizimit të vizave” mbi çokollata, duke shpërndarë ëmbëlsi në Graçanicë dhe Prishtinë!”.

  • Molliqaj me parti vizitojnë familjen e Sali Mustafës

    Molliqaj me parti vizitojnë familjen e Sali Mustafës

    Gjatë ditës së sotme kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj së bashku me partinë e tij ka zhvilluar një vizitë në familjen e Sali Mustafës (Calit).

    Molliqaj tha se barra e rëndë për Calin në Hagë mundet me u kuptu edhe me lehtësinë me të cilën përjetohet secili lajm për UÇK-në këtu.

    ‘’Bashkë me aktiviste e aktivistë të PSD-së e kemi vizituar familjen e Salih Mustafës. Cali është dënuar me 22 vite burg krejt arbitrarisht. Cali ka qenë veprimtar e i burgosur politik edhe para fillimit të luftës. Sakrificën e bartë veç vetëdija e lartë.Barra e rëndë për Calin në Hagë mundet me u kuptu edhe me lehtësinë me të cilën përjetohet secili lajm për UÇK-në këtu. Rrethanat shoqërore janë rrethana politike. Cali është i vetëdijshëm për këtë, e mbaj mend nga vizita’’, ka shkruar Molliqaj.

    Sipas Molliqajt në vend të shpresave për vendimet e mira, Kosova duhet të gjejë rrugë për ta mbrojtur luftën dhe njerëzit.

  • Rasti “Veteranët”, ish-anëtari i Komisionit thotë se numri i veteranëve luftëtarë mund të jetë rreth 31 apo 32 mijë

    Rasti “Veteranët”, ish-anëtari i Komisionit thotë se numri i veteranëve luftëtarë mund të jetë rreth 31 apo 32 mijë

    Avdi Raci, i cili ishte anëtar i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, gjatë dëshmisë së tij në rastin e njohur si “Veteranët”, tha se numri i veteranëve luftëtarë mund të jetë rreth 31 apo 32 mijë.

    “Muj me gabu në saktësi. Përafërsisht, janë kanë diku tri herë që kanë ardhë dokumentet në TMK. Mundet me kanë te 31 mijë- 32 mijë, muj me gabu në saktësi por e përafërt mund të jetë aty”, ka thënë dëshmitari Raci.

    Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Fillimisht, dëshmitari Raci ka qëndruar pranë të gjitha deklaratave të dhëna më parë, ndërsa ka pohuar se ka qenë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe se kjo e fundit është marrë me regjistrimin e veteranëve luftëtarë dhe me numrin e tyre.

    Raci tha se ka qenë anëtar i Komisionit nga fillimi deri para përfundimit të procesit, kur edhe kishte dhënë dorëheqje meqenëse tha se nuk ishte pajtuar me shumë gjëra.

    “Unë kam dhënë dorëheqje sepse ka fillu procesi i vlerësimit të ankesave. Kemi qenë një komision prej pesë anëtarëve dhe në fillim të shqyrtimit të ankesave e mospajtimi im ka qenë që mos me qenë anëtar të komisionit komandat i zonave, mos me qenë të pranishëm në vlerësim në mbledhjen e komisionit dhe kjo s’e ka gjet përkrahjen e komisionit dhe kjo ka qenë arsyeja që unë jam dorëheq”, ka thënë Raci.

    Sipas tij, aplikacionet janë shqyrtuar prej nënkomisioneve të zonave, ndërkaq komisioni i ka aprovuar.

    Dëshmitari theksoi se Komisioni nuk kishte mundësi për verifikimin e aplikacioneve një nga një për shkak të volumit të madh, por që këtë e kishte bërë nënkomisioni. Kurse, ka mohuar të ketë pasur ndonjë aplikacion në komision që është shqyrtuar apo diskutuar për emra të përveçëm apo të përgjithshëm derisa ai ka qenë në komision.

    Në fund, dëshmitari Raci ka thënë se listat beson që kanë qenë shumë të sakta dhe se sistemi i listave që ata kanë administruar në TMK, kanë qenë lista të ardhura nga zonat.

    Ndërsa, pas dëshmisë së tij, i akuzuari Faik Fazliu ka thënë se kjo që tha dëshmitari është diçka e re rreth listave të TMK-së, sepse në ato lista sipas tij nuk kanë qenë të përfshira asnjëherë Ministria e Mbrojtjes që ka qenë edhe pjesë e komisionit me ligjin.

    Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Rrahman Rama, i cili ka qëndruar pranë të gjitha deklaratave të dhëna paraprakisht, me ç’rast prokurori special Valdet Gashi nuk kishte pyetje të tjera.

    Kurse, duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, dëshmitari Rama ka sqaruar se ai ka qenë anëtar i komisionit vlerësues shtetëror nga fillimi deri në përfundim.

    Sa i përket vlerësimit të aplikacioneve të aplikantëve për përfitimin e statusit të kategorive të dala nga lufta, dëshmitari tha se për aq sa i kujtohet ata kishin bërë rregulloren e brendshme se si do të veprohet bazuar në ligj.

    “Secili prej nesh që ka qenë pjesëtar i UÇK-së, kemi pas për obligim m’i jep të dhënat personale, aktivitetet që i ka pas, shërbimet që i ka bo qoftë në zonë qoftë në nivele të ndryshme”, ka thënë dëshmitari Rama.

    Ai ka sqaruar se kishin hartuar aplikacionin dhe kategorizimin e kategorive veteran, luftëtar, pjesëmarrës dhe kontribues, duke dërguar më pas aplikacionet në të gjitha zonat në të gjithë Kosovën.

    Sipas Ramës, në mbledhje të komisionit me vendim ishte ndarë përgjegjësia tek zonat për të bërë vlerësimin dhe verifikimin. Ndërkaq, tha se komisioni nuk kishte shqyrtuar aplikacionet një nga një.

    “Për secilin aplikant jo, asnjëherë. Në moment që janë ba aplikacionet dhe janë shpërnda unë si komanadat i asaj zone i asaj kohe, unë kam kalu tani e kam ba verifkimin dhe vlerësimin me gjithë eprorët e mi dhe vartësit e mi. Në Qeveri i kemi ba në zyret e Qeverisë, ku pjesë e atij procesi ka qenë edhe sekretariati i atij komisioni”, ka thënë dëshmitari Rama.

    Ai ka mohuar të ketë pasur në zonën e Shalës aplikacione që në bazë të të dhënave personale kishte rezultuar që në kohën e UÇK-së ka qenë i mitur.

    Kurse, arsyeja pse ai kishte qenë edhe anëtar i komisionit shtetëror edhe anëtar për shqyrtimin e ankesave tha se ishte bërë për shkak se askush nuk i kishte njohur ata persona më mirë se ata.

    “Kjo ka qenë arsyeja sepse askush ma mirë se ne nuk i ka njohur ata njerëz ose edhe komandatat e tyre në të gjitha nivelet që i kanë njoft ma mirë në zonën ku ka vepruar ose njësinë ku ka vepruar”, ka thënë dëshmitari Rama.

    Sipas tij, secili individ që e ka ndjerë veten të pakënaqur me statusin që e ka gëzuar, ka pasur të drejtë ankese në komisionin qendror në Qeveri ose sekretariat dhe se totali i tyre ka qenë rreth 10% prej të cilave tha se janë aprovuar vetëm 1 apo 2%.

    Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri bëri të ditur se në këtë seancë ka qenë i ftuar në cilësi të dëshmitarit Sami Lushtaku, i cili e kishte pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

    Mirëpo, në fund të seancës Lushtaku është kontaktuar përmes telefonit nga i akuzuari Faik Fazliu, i cili ka thënë se për sot nuk kishte pranuar ftesë, ndërkaq ka konfirmuar pjesëmarrjen për seancën e radhës.

    Ndryshe, seanca e 16 dhjetorit 2022 kishte dështuar në mungesë të të akuzuarve Fazliu dhe Elezaj, ndërsa ajo e 15 marsit 2023, ishte anuluar me kërkesë të prokurorit Valdet Gashi.

    Seanca e 15 qershorit 2023, kishte dështuar për shkak se të akuzuarit Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Xhavit Jashari, nuk kishin angazhuar avokatë. Kurse, seanca e 18 shtatorit 2023 është anuluar për shkak se prokurori Valdet Gashi ishte në udhëtim zyrtar. Ndërsa, ajo e 28 shtatorit 2023 dështoi në mungesë të të akuzuarit Shukri Buja.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

    Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

    Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar 2021.

    Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.

    Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

    Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

    Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

    Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.

  • ​Shefat e Mbrojtjes Ushtarake të NATO-s takohen më 17 dhe 18 janar

    ​Shefat e Mbrojtjes Ushtarake të NATO-s takohen më 17 dhe 18 janar

    Autoriteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të takohet personalisht më 17 dhe 18 janar 2024 në Bruksel.

    Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, ku do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologu i tyre i ftuar nga Suedia.

    Atyre do t’u bashkohet gjenerali Christopher Cavoli, komandant suprem i aleatëve për Evropë (SACEUR) dhe gjenerali Philippe Lavigne, komandant suprem i aleatëve për transformimin (SACT).

    Takimi i Sesionit të Komitetit Ushtarak të Shefave të Mbrojtjes të NATO-s (MCCS) do t’u mundësojë shefave të mbrojtjes të takohen dhe të diskutojnë çështje me rëndësi strategjike për Aleancën Veri-Atlantike.

    Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana do të bashkohet me Komitetin Ushtarak në seancën hapëse për të trajtuar prioritetet dhe sfidat kryesore të Aleancës.

    Në sesionin e parë gjeneralin Cavoli nga SACEUR do të informojë shefat e mbrojtjes mbi përparimin e bërë drejt zbatimit dhe ekzekutimit të familjes së planeve të mbrojtjes që u miratua në Samitin e Vilnius në korrik 2023.

    Diskutime më të gjera do të mbahen gjithashtu për mbrojtjen industriale kapaciteti, planifikimi operacional dhe mundësimi.

    Gjenerali Lavigne nga SACT, do të informojë në sesionin e dytë dhe do të përditësojë transformimin luftarak të NATO-s.

    Shefat e mbrojtjes do të diskutojnë gjithashtu udhërrëfyesin për përshtatjen ndaj kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme.

    Në sesionin e tretë, shefat e mbrojtjes do të diskutojnë mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore për të përmirësuar gatishmërinë, gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë në kohë paqeje, krizash dhe konfliktesh.

    Në sesionin e katërt shefat e mbrojtjes do të japin udhëzime shtesë mbi parandalimin ushtarak dhe prioritetet e mbrojtjes të NATO-s, me fokus në kërkesat kyçe të aftësive përpara vendimeve të Samitit të Uashington në korrik 2024, njofton NATO.

  • Zeqiri e quan konstruktiv e shpresëdhënës takimin me Sveçlën: E kuptojmë që kërkesat s’mund të realizohen menjëherë

    Zeqiri e quan konstruktiv e shpresëdhënës takimin me Sveçlën: E kuptojmë që kërkesat s’mund të realizohen menjëherë

    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se diskutimet kanë qenë konstruktive dhe shpresëdhënëse.

    Sipas tij, me ministrin janë pajtuar që të gjitha kërkesa dhe pakënaqësitë të realizohen me dialog, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, janë dakorduar që kërkesat do të analizohen në detaje nga MPB-ja dhe në takimin e ardhshme të vendosen se cilat do të kenë prioritet.

    Zeqiri ka thënë se edhe Sindikata e kupton se që të gjitha këto kërkesa, nuk mund të realizohen menjëherë. Ai tha se takimi i ardhshëm pritet të ndodhë në janar të viti të ardhshëm.

    “Të bëhem shumë i sinqertë që biseda ka qenë jashtëzakonisht konstruktive edhe nga ministri Sveçla edhe normal nga drejtori i Policisë pasi që ishte prezent edhe ai aty. Gjatë tërë bisedës janë biseduar të gjitha kërkesat që i kemi parashtruar. Janë 14 kërkesa për të cilat kemi fol dhe bisedë e sipër në realitet nuk është marr ndonjë vendim. Është marr vendim që këto kërkesa të analizohen në detaje dhe në takimin e ardhshëm të vendosen se për cilat do të vendosen prioritete”.

    “Është shumë normale që të gjitha këto kërkesa, edhe ne po deklarohemi që nuk mund të realizohen menjëherë. Mirëpo ne kërkuam edhe u dakorduam bashkë me ministrin që në takimin e ardhshmen të vendosim se prioritete për të cilat kërkesa janë të mundshme që të realizohen për Policinë e Kosovës. Ka qenë një bisedë konstruktive dhe shpresë dhënëse të gjitha këto kërkesa dhe pakënaqësitë të realizohen me dialog. Unë po shpresoj se kështu do të rrjedh edhe situata në vazhdimësi dhe në takimin e ardhshëm do t’i vendosim prioritet për cilat kërkesa mund të realizohen tani e cila nuk munden”, tha ai.

  • Vendet e BE-së pajtohen për t’i ashpërsuar rregullat për azil

    Vendet e BE-së pajtohen për t’i ashpërsuar rregullat për azil

    Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar që t’i ashpërsojnë procedurat e azilit, në kuadër të reformës evropiane për sistemin e azilit.

    Qëllimi i marrëveshjes është që të zvogëlohet shkalla e migrimit në BE.

    “Kemi bërë rrugë të gjatë për të arritur këtu. Por, ia kemi dalë. Evropa është më në fund e përkushtuar ndaj migrimit”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një postim në X – platformë e njohur deri më tani si Twitter.

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se kjo ditë e mërkurë “do të hyjë në histori”.

    “Dita kur BE-ja ka arritur marrëveshje për rregulla të reja për menaxhim të migrimit dhe azilit”.

    Reforma është diskutuar qysh prej vitit 2015, kur një numër rekord migrantësh kanë arritur në BE.

    Ndonëse shtetet me qeveri të krahut të djathtë, sikurse Hungaria, kanë qenë në të mirë të ashpërsimit të rregullave aktuale, organizatat për ndihmë dhe partitë politike të së majtës në Evropë, kanë shprehur shqetësim për degradim të të drejtave të njeriut.

    Reforma “do të garantojë që ekziston përgjigje efektive evropiane për këtë sfidë evropiane”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    “Kjo do të thotë se evropianët do të vendosin se kush vjen në BE, dhe kush mund të qëndrojë këtu, jo kontrabanduesit”, ka thënë ajo.

    Reforma parasheh rregulla më të ashpra për njerëzit që arrijnë në territorin e BE-së nga vendet që konsiderohen relativisht të sigurta.

    Deri sa të merret një vendim ligjor për ta, azilkërkuesit do të strehohen nëpër disa qendra, nën rregulla strikte.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka mirëpritur reformën dhe ka thënë se ajo do të stabilizojë situatën në disa shtete.

    “Kjo marrëveshje do të kufizojë migrimin ilegal dhe do të lehtësojë barrën në disa shtete që preken në veçanti, përfshirë Gjermaninë”, ka thënë ai.

    Për herë të parë, vendet e BE-së do të obligohen për të marrë pjesë në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti, për t’i shpërndarë migrantët.

    Kjo nënkupton që nëse një shtet nuk pranon të marrë refugjatë, atëherë ai shtet duhet të ofrojë mbështetje për vendet tjera në mënyrë tjetër, shembull, përmes kompensimit financiar.

    Marrëveshja ende duhet të marrë konfirmimin final në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe të nënshkruhet nga vendet anëtare të BE-së, proces që konsiderohet tejet formal./REL/

  • Haradinaj kujton Lulzim Morinën: Kombi ynë ndihet krenar me kontributin e tij

    Haradinaj kujton Lulzim Morinën: Kombi ynë ndihet krenar me kontributin e tij

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin Lulzim Morina në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta.

    Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Lulzim Morina shquhej për heroizmin e rrallë.

    “Lulzim Morina, i njohur si komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Komandantit Lulzim Morina, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, bashkë me luftëtarë dhe kolegë, shprehëm nderimin tonë në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

    Lulzim Morina, i njohur si komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta.

    Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të Lulit.

  • Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë për paqe në Ballkanin Perëndimor

    Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë për paqe në Ballkanin Perëndimor

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë, si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Këtë ai e tha në fjalimin e tij të fundvitit, ndërsa falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë, për gjithë shërbimin në mbrojtje të paqes.

    ”Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai mes tjerash.Në fund të fjalimit të cilin ai e ndau përmes platformës X, ai uroi të gjithë për festat e fundvitit.”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona #NATO. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”.

  • Berisha paralajmëron protestë para SPAK-ut

    Berisha paralajmëron protestë para SPAK-ut

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës.

    “Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. Ata ose kanë marrë reston ose kanë marr urdhëra për të fshehur të vërtetën. Cilido që të jetë çmimi ne do të bëjmë çdo gjë. Këto nuk mjaftojnë dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit nuk vjen kurrë. Para këtij institucioni që funksionon si dikur hetuesit e shtetit, që ka në gjirin e vet ish-xhelat, që shuajnë çdo ligj për të mbrojtur ata që ju plaçkisin juve. Duhet të zgjohemi”- tha Berisha.

    Ai bëri thirrje për një protest para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë.

    “Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do e drejtoj drejt fitores këtë opozitë. Edhe ne do e thërrasim. Për dijeni në botë protestohet para organeve të drejtësisë. Thirren të protestojnë në mbrojtje të interesit publik. Protesta është e vonuar. Është koha të veprojmë.

    Slogani është se sot ne jemi pas opozitës ruse bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit opozita e pestë në botë e arrestuar dhe kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, si çdo përpjekje tjetër do të dështojë edhe kjo, sot të paktën ka opozitë, se ka u morën këto masa, beteja me idealet është shumë e vështirë. Intenerarin nuk e caktoj unë. Ne ecim me një program diskret, në kohën e duhur do ta merrni vesh, nëse xhelatë të ligjit dhe të së drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro të zhdukura, apo ai tjetri e çojnë për hetim, konflikt interesi, ata e meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të së drejtës”– tha Berisha./TopChannel/