ATV

Category: Lajme

  • KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

    KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

    Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate.

    Sipas KQZ-së, arsyeja e pezullimit të këtyre dy partive politike vjen për shkak se ato nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore brenda afatit ligjor.

    Gjithashtu, sipas sqarimeve nga KQZ, partitë politike të regjistruara në Kosovë, e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

    Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Lëvizja për Bashkëveprim ka pasur për obligim që ta mbajë konventën/kuvendin zgjedhor deri më 8 dhjetor, ndërsa Partia Socialdemokrate deri më 15 dhjetor të këtij viti.

    “Sipas rekomandimit që do të shqyrtohet në KQZ, këtyre partive politike u jepet një afat shtesë prej 45 ditësh që ta mbajnë konventën/kuvendin e tyre zgjedhor”, ka thënë Elezi.

    Sipas tij, nëse partitë politike nuk mbajnë konventën/kuvendin zgjedhor as pas këtij afati shtesë, atëherë, sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ me vendim e çregjistron atë.

  • Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

    Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

    Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Ferizaj, njoftoi Policia e Kosovës.

    Sipas Policisë, të martën rreth orës 14:00, në emergjencën e Ferizajt është sjellë pa shenja jete një mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Aksident zinxhiror në Sllatinë

    Aksident zinxhiror në Sllatinë

    Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sllatinë, raporton KosovaPress.

    Në vendin e ngjarjes shihen edhe njerëzit të cilët kanë dalë nga veturat e tyre.

    Aty ka dalë edhe Emergjenca, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

    KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

  • Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Suharekë, dyshohet për sulm seksual

    Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Suharekë, dyshohet për sulm seksual

    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Suharekë pasi që dyshohet për sulm seksual.

    Rasti për të cilin dyshohet kishte ndodhur më 2 dhjetor të këtij viti.

    I arrestuari u dërgua në mbajtje pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njofton policia.

  • Shtyhet protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut

    Shtyhet protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut

    Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta e paraparë për datën 27 është shtyrë për datën 28.

    Sipas kësaj sindikate, gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, është përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat për rritjen e nivelit të pagave.

    “Ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë. Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

     

    Njoftimi i plotë i Sindikatës:

    Të nderuar kolegë në KEK,
    Duke ju informuar për zhvillimet e fundit në lidhje me kërkesat tona për ngritje të pagave, dëshirojmë të ju njoftojmë se protesta e paraparë për datën 27.12.2023 është shtyrur për datën 28.12.2023 në kohën e njejtë dhe vendin e njejtë.
    Gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, kemi përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat tona për rritjen e nivelit të pagave. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë.
    Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse.
    Ju inkurajojmë të vazhdoni mbështetjen tuaj, sepse bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto negociata. Përpjekjet tona për të siguruar një nivel të drejtë të pagave duhet të mbështeten nga të gjithë ne.
    Faleminderit për përkushtimin tuaj në këtë çështje të rëndësishme. Vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive për të arritur qëllimet tona për një mjedis pune më të mirë dhe për një kompensim më të mirë për të gjithë ne.
    Me respekt, Sindikata e Re e KEK-ut

  • Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm në Skenderaj, arrestohet pronari i një lokali

    Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm në Skenderaj, arrestohet pronari i një lokali

    Bixhozi i paligjshëm po sfidon shtetin. Aktivitete të tilla të organizimit të lojërave të fatit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

    Një rast i tillë është zbuluar dje në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj, ku në një lokal po organizoheshin lojëra të fatit.

    Burimet e sinjalit kanë bërë me dije se Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në lokal, ku kanë gjetur dhe sekuestruar televizorë, tiketa, kompjuterë e pajisje tjera që shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit, si dhe para të gatshme.

    Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit, ndaj 42-vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

  • Mbahet sot seanca për masën e sigurisë për Berishën, ish-kryeministri do të mësojë “fatin” e tij në protestë

    Mbahet sot seanca për masën e sigurisë për Berishën, ish-kryeministri do të mësojë “fatin” e tij në protestë

    Vendimi për zëvendësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të merret sot, në seancën e radhës, e planifikuar të nisë në orën 11:00.

    Seanca e një dite më parë u shty për sot, pasi pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë. Ish-kryeministri nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme, por dërgoi dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që e akuzojnë për njëanshmëri.

    Kjo seancë mbahet pas kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”, me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

    Ndërkohë, po sot, ish-kryeministri ka njoftuar protestë me demokratët.

    Disa ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Më 12 dhjetor në një shkresë drejtuar Kuvendit, SPAK kërkoi autorizimin për arrestimin e Berishës me argumentin se ish-kryeministri nuk kishte zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

    Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit./Top Channel/

  • Kurti mbledh ministrat, 39 pika në rend dite

    Kurti mbledh ministrat, 39 pika në rend dite

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbledh sot kabinetin e tij qeveritar.

    Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 12:00, teksa në rend dite janë gjithsej 39 pika për diskutim.

    Pas mbledhjes, Kurti bashkë me zëvendësen e tij dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të mbajnë konferencë për media.

  • “Ministër, sa të ka ardhë fatura e e rrymës?”, Çeku befason me përgjigjen

    “Ministër, sa të ka ardhë fatura e e rrymës?”, Çeku befason me përgjigjen

    Gjatë ditës së sotme kishte shumë qytetarë që u ankuan për fryrjen e faturave të rrymës, ku disa nga to edhe me vlera katër shifrore. Në anën tjetër, disa të tjerë thanë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në krahasim me faturat e muajit të kaluar.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, pasi u pyet se sa i ka ardhur fatura e fundit e rrymës, ai iu përgjigj duke thënë se fatura e fundit ka qenë më e lirë se muajin e kaluar.

    “Fatura më ka ardhë dhe ka qenë 35-36 euro. Fatura e kaluar ka qenë rreth 70 e diçka euro. Kam më pak”, ishte përgjigja e ministrit Çeku.

    Ai tha se pas ankesave të shumta për fryrje të faturave të rrymës, ka dëgjuar shumë qytetarë që i kanë thënë se faturat nuk janë në lartësinë që po thonë disa të tjerë.

    “Nuk po them se nuk po i besoj askujt, unë fola vetëm për veten time që në një familje katër anëtarëshe me dy fëmijë të vegjël ku ka mjaftueshëm edhe shpenzime tjera, në kemi qenë edhe të kujdesshëm në shpenzimin e rrymës dhe kjo është fatura që më ka ardhur mua. Aq sa ka pasur ankesa ditëve të fundit, po aq kam dëgju të tjerët që kanë thënë se nuk është në lartësinë që po e thonë disa të tjerë”, tha Çeku. /atvlive.tv

  • Çeku për sondazhin ku LV 48 për qind: Ne sot e kemi mbështetjen edhe më të madhe se në shkurtin e vitit 2021

    Çeku për sondazhin ku LV 48 për qind: Ne sot e kemi mbështetjen edhe më të madhe se në shkurtin e vitit 2021

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar sondazhin në të cilin Lëvizja Vetëvendosje doli të ketë mbështetje prej 48 për qind, tha se tani kjo parti ka mbështetje edhe më të madhe se ç’kishte në shkurtin e vitit 2021.

    “Ka dy vite që sondazhet që bëhen nga organizata të ndryshme në Kosovë e konfirmojnë këtë nivel të lartë të mbështetjes së qytetarëve të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje. Unë besoj se me rezultatet edhe të votës së mërgatës, edhe ata të papërcaktuarit, ne sot, me mbështetjen qytetare jemi më mirë se që kemi qenë në shkurtin e vitit 2021”, tha Çeku.

    Ai tha se opozita është në dijeni për këto rezultate, por sipas tij, reagimet e tyre për sondazh9in e fundit ishin për shkak se ky u bë publik.

    “Mendoj se ka pasur shumë reagim sidomos nga opozita, jo për faktin që nuk i kanë ditë këto shifra, por sepse janë bërë publike. Ne marrim rezultate të sondazheve rregullisht nga organizata të ndryshme edhe organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe bëjnë sondazhe për nevojat e tyre dhe ata kohë pas kohe na japin edhe neve. Unë i besoj kur metodologjia është profesionale dhe shkencore”, tha Çeku. /atvlive.tv