ATV

Category: Lajme

  • Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 737 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 24 me dëme materiale.

    Në 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 13 persona dhe 10 janë dërguar në mbajtje.

  • Për një ditë arrestohen shtatë persona për armëmbajtje pa leje

    Për një ditë arrestohen shtatë persona për armëmbajtje pa leje

    Policia e Kosovës, vetëm për një ditë ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në disa qytete të vendit.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të së dielës, në Mitrovicë veriore, në orën 23:27, një person është arrestuar pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një pistoletë pa municion.

    Megjithatë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt.

    Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Skenderaj në orën 03:09, ku një tjetër personi i është gjetur një pistoletë me gaz gjatë një kontrolli në automjetin e tij.

    Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, personi është liruar.

    Ndërkohë, në Majac të Podujevës, një tjetër arrestim ka ndodhur në orën 10:20, ku një person është kapur me një pushkë gjuetie dhe 4 fishekë. Pas konsultimit me prokurorin, personi është liruar me procedurë të rregullt.

    Të njëjtën ditë, në Bërnicën e Poshtme, një tjetër arrestim ka ndodhur në orën 12:00, ku një i dyshuar është gjetur me një pistoletë dhe 6 fishekë.

    Edhe në këtë rast, pas konsultimit me prokurorin, personi është liruar.

    Ndërsa, në Vragol të Fushë Kosovës, një i dyshuar është arrestuar në orën 12:15 me akuzën e shtënies me armë zjarri.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë konfiskuar një pistoletë dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, personi është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme.

    Gjithashtu, në Podujevë, në orën 17:30, një person është arrestuar pasi i janë gjetur dhe konfiskuar 70 fishekë të kalibrit të ndryshëm në një kontrolle të një automjeti dhe afër tij.

    Me vendim të prokurorit, personi është dërguar në mbajtje.

  • Camaj: Sfidë në ARC e kishim furnizimin me pasaporta e targa, kemi mungesë të stafit

    Camaj: Sfidë në ARC e kishim furnizimin me pasaporta e targa, kemi mungesë të stafit

    Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, ka thënë për Ekonomia Online se gjatë vitit 2023, sfidë kryesore e kanë pasur furnizimin me pasaporta dhe targa. Shkak për këtë kanë qenë ankesat e operatorëve.

    Sfidë tjetër në këtë institucion është pensionimi i punëtorëve, paçka po u sjellë telashe sidomos nëpër komuna.

    E fajin për vonesat e furnizimit me material, Camaj u’a lë procedurave të prokurimit ndonëse për tri vite e kanë të siguruar materialin.

    “Sfidat që u përballëm gjatë vitit 2023, Agjencia e Regjistrimit Civil zakonisht e ka rreth furnizimit për shkak të procedurës të prokurorimit që operatorët ekonomik kanë të drejtë ankese dhe të stërgjatën afatet e furnizimit kështu që zakonisht ARC-ja prej fillimit ka mungesë ose të targave ose të pasaportave por këtë vit e kemi menaxhuar situatën më mirë dhe kemi një kontratë që për tre vite janë të garantuara rreth furnizimit”, u shpreh Camaj.

    E kokëçarje ARC-së po u sjellë edhe pensionimi i stafit, sidomos nëpër komuna ku bëhet aplikimi me pasaportë dhe regjistrimi i veturave. Ndërsa imun nuk janë as nga migrimi i punëtorëve por jo në numër të madh.

    “Largimi i stafit zakonisht ka ndodhur me pensionim ose në ndërrim të vendit të punës kështu që në ARC nuk janë larguar për migrim jashtë dikund i kemi rreth katër raste por nuk është shifër e madhe mirëpo konkurse nuk kemi pasur dhe stafi ka filluar me dal në pension dhe kemi mungesë sidomos në aplikimin e dokumenteve nëpër komuna për pasaporta dhe regjistrim të automjeteve”, u shpreh ai.

  • Xhaferi: Qeveria po na bllokon, s’na ka përkrahur për projektet që do ta shkarkonin komunikacionin në kryeqytet

    Xhaferi: Qeveria po na bllokon, s’na ka përkrahur për projektet që do ta shkarkonin komunikacionin në kryeqytet

    Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, ka thënë për Ekonomia Online se kryeqyteti ka kërkuar përkrahje për disa investime nga niveli qendror, që përfshijnë disa projekte rrugore që do të ndihmonin në shkarkimin e komunikacionit.

    Por ai thotë se nuk kanë gjetur përkrahjen e duhur dhe se Komuna e Prishtinës duke parë këtë gjendje nuk pret më ndihma nga Qeveria e Kosovës, por që nga ta mund të presin vetëm bllokada siç kanë ndodhur me bartjen e mjeteve.

    Xhaferi tha se vlera e investimeve që ka ndarë Qeveria për komunën e Prishtinës është mbi 1 milion euro dhe që kjo shumë nuk është e mjaftueshme për projekte të cilat parashihen që të fillojnë në vitin 2024.

    “Ne kemi kërkuar që në rrugën A të na ndihmojnë, në nënkalimin e rrugës A më Veternikun, 1 milionë e 300-400 euro, vlera investimeve që e ka ndarë qeveria në vitin 2024 ne kemi diskutime të cilat i kemi bëre më Ministrinë e Infrastrukturës kanë thanë që kjo mundet me u zhvendos, mundet me ndryshua, se sa ndryshohet pritet pastaj të shohim. Në pjesën ku tani ekziston buxheti aq është vlera dhe ne duhet t’i besojmë numrave, në anën tjetër ne kemi kërkuar përkrahjen nga niveli qendror për rrugën Bajram Bahtiri, për Llukar, është një rrugë magjistrale e cila e lidhe hyrjen e Prishtinës në drejtim të Gollakut, dhe atë pjesë kemi kërkuar përkrahjen, kemi kërkuar edhe mbi Gorenje, është një tollovi jashtëzakonisht e madhe ku hynë në rrugën, Nekibe Kelmendi, aty kemi bëre projektin e rreth rrotullimit lidhet më rrugën regjionalë, dhe kemi kërkuar përkrahje që në atë segment të bashkë investojmë. Ne kemi të ndamë mbi 1 milionë euro edhe ata një 1 milion euro që të kemi një bashkë investim që ta zhvendosim kolonën, është rrugë e ministrisë për këtë arsye në nuk mund të ndërhyjmë në rrugë të ministrisë dhe kemi kërkuar bashkë investim edhe në atë projekt, edhe në unazën e qytetit kemi kërkuar, kemi kërkuar projekte të cilat i kemi bëre projektet, i kemi prezantuar para kryeministrit, dhe këto projekte nuk kanë marrë përgjigje e merituar”, tha ai.

    Drejtori Xhaferi tha se komuna ka një mori projektesh të cilat parashihet që të fillojnë në këtë vit, prandaj edhe nuk llogarisin në Qeverinë, raporton EO.

    “Prishtina nga niveli qendror nuk pret asgjë, pret bllokadë në stilin e bllokadave që i kemi përjetuar në bartjen e mjeteve, që nuk janë korrekte aspak. Ndërsa Prishtina pret zhvillim të projekteve të mëdha, përmbylljen e unazës së brendshme të qytetit, përmbylljen e rrugës A, përmbylljen e rrugës B, platforma nga pallati i Rinisë në drejtim të Lagjes Arbëria, ne e kemi planë investim në vitin 2024, e kemi tunelin Agim Ramadani, janë shumë projekte të mëdha dhe kemi shumë projekte të tjera të vogla të cilat do të zhvillohen”, tha ai.

  • Mbi 1orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar

    Mbi 1orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar

    Mbi një orë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

    Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, kolona e veturave që janë duke pritur për të dalë nga Kosova, në Merdar është 1 mijë e 200 metra.

    Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 30 minuta derisa kolona e veturave është 150 metra.

    Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje, ose mesatarisht hyrja dhe dalja përllogariten rreth 3-5 minuta maksimum dhe pa kolona të pritjes.

  • Reshje shiu e bore sot në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë

    Reshje shiu e bore sot në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

    Sipas njoftimit, parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore.

    Njoftimi i IHMK-së:

    E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndieshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/

    martë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

    E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

    E enjte – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-

    gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s,

    E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesiht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afersisht të ngjajshme me të ditës së enjte, si minamalet , ashtu dhe ato maksimalet

  • Rrugët e Fushë Kosovës përplot me gropa

    Rrugët e Fushë Kosovës përplot me gropa

    Përgatiti: Sara Shehu

    Rrugët me gropa janë bërë të zakonshme tashmë për qytetarët në qytetin e Fushë Kosovës.

    Hiç më e mirë situata nuk është as në rrugën “Dardania”.

    Qytetarët thonë se mbyllja e gropave dhe riparimi i rrugëve është një nevojë e kamotshme. Ata kritikojnë komunën që deri tash nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
    “Osht e tmerrshme qe 20 vjet komuna sen s’ka bo, kjo gjendje osht e tmerrshme, gropat janë bo moti, kurrë ma s’janë rregullu. Kështu vështirësohet qarkullimi, duhet me u përmirësu kjo gjendje”, thotë një qytetar.

    “Osht situate e keqe se gropa ka kamos duhet institucionet me rregullu se kështu po na dëmtohen edhe kerret, e po kushton”, thotë një tjetër qytetar.

    Megjithatë, zyrtarët komunal në Fushë Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim për ATV-në, kanë bërë të ditur se këtë vit do të intervenojnë në përmirësimin e kësaj gjendje.

    “Më në fund kemi arritur një kontratë me një kompani private e cila do të merret vetëm me mbushjen e gropave dhe riparimin e rrugëve. Kostoja e investimit do të jetë rreth 25 mijë euro. Në momentin e përmirësimit të kushteve atmosferike do të veprohet në teren”, thuhet në përgjigjen nga drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës.

    Ndryshe, riparimi i rrugëve dhe mbyllja e gropave nëpër rrugët e Fushë Kosovës hyn në pjesën e investimeve kapitale të planifikuara për këtë vit, për të cilat Komuna ka në dispozicion 4.7 milion euro. Ndërkohë që për këtë vit buxheti total i Fushë Kosovës arrin vlerën prej 16 milion e 285 mijë e 500 euro.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Festohet Krishtlindja Ortodokse

    Festohet Krishtlindja Ortodokse

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Duke kujtuar se Krishtlindjet janë festa që udhëzojnë dashuri, besim, mirësi e paqe mes njerëzve, liderë shtetërorë, ambasadorë dhe lider të partive politike ua kanë uruar festën të gjithë besimtarëve ortodoksë. Ata zgjodhën rrjetet sociale që urimet e tyre t’i transmetojnë te qytetaret.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, uroi të gjithë komunitetin ortodoks që shtëpitë e tyre të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë festë e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, derisa tha se Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri me njëri tjetrin.

    Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit janë ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.

    Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ka uruar Krishtlindjet Ortodokse të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Urimin e tij, Hovenier e ka përcjellë nëpërmjet platformës X.

    Urime për Krishtlindjet Ortodokse, pati edhe nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

    Për Krishtlindjet Ortodokse, urime pati edhe nga shumë personalitete të tjera të vendit.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, mërgimtarët në Merdare presin deri në katër orë

    Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, mërgimtarët në Merdare presin deri në katër orë

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Me pritje deri në katër orë u përballën të dielën mërgimtarët që shfrytëzuan pike kalimin kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova.

    Kolonat e gjata dhe pritja shumë orëshe nuk ishin aspak të lehta për ta.

    Por pavarësisht kësaj, për disa të tjerë krejt këto pritje ishin të arsyeshme.

    Për dallim nga pika kufitare në Merdare, situatë tjetër ishte në pikat kufitare Dheu I Bardhë, Muçibabë e Mutivodë. Në këto pikëkalime, pritjet për të dalë nga Kosova, nuk ishin më shumë se 10 minuta.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Importohen mbi 1400 ton cigare në 2023, kërkohet rritja e akcizës

    Importohen mbi 1400 ton cigare në 2023, kërkohet rritja e akcizës

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Mbi 4100 ton cigare u importuan në Kosovë gjatë 2023-tës.

    Sasia më e madhe e tyre u importua në muajt shtator, gusht, e maj.

    E gjitha kjo, në vlerë prej afro 300 milion euro.

    Ndërkohë, vlera e akcizës për duhanin, e importuar në Kosovë gjatë vitit të kaluar ishte mbi 222 milion euro.

    Por, që konsumi i duhanit të ulet në Kosovë, konsiderohet se vlera e akcizës duhet të rritet.

    “Edhe ne duhet me përcjell be për shkak se rritja e akcizës do të ndikonte në uljen e konsumit për shkak të rritjes së çmimeve”, tha Fidan Qerimi, ekonomist.

    “Për me pas ndikim në uljen e konsumit të duhanit duhet vlera e akcizës së paku të rritët për 10%…Kjo do të ndikonte të ulte konsumin për 4%”, tha Shkumbin Spahija nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim.

    Ndërkohë në sasinë e këtij importi, nuk përfshihen cigaret elektrike.

    Pikërisht ato, po vlerësohet se kanë ndikuar në konsumin më të lartë të duhanit.

    Direktiva e Bashkimit Evropian parasheh që akciza e duhanit për 1000 copë cigare të jetë së paku 90 euro.

    Ndërkaq në vend për 1 mijë copë cigare, sipas kalendarit për ngritjen e akcizës parashihet rritje graduale nga dy euro çdo vit, deri në vitin 2024.
    Në këtë vitit akciza pritet të jetë 55 euro.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: