ATV

Category: Lajme

  • Eksperti nga Brukseli: Tani është momenti që Spanja dhe katër shtet tjera ta njohin Kosovën

    Eksperti nga Brukseli: Tani është momenti që Spanja dhe katër shtet tjera ta njohin Kosovën

    Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), ka thënë se tani është një moment i shkëlqyer që pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

    Vogel në një postim në “X” ka shkruar se BE-ja duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.

  • Bora dhe stuhia krijojnë probleme në Kroaci: Disa aksidente në autostradën Zagreb – Beograd

    Bora dhe stuhia krijojnë probleme në Kroaci: Disa aksidente në autostradën Zagreb – Beograd

    Reshjet e borës që përfshinë Ballkanin krijuan probleme të mëdha në Kroaci, veçanërisht në autostradën Zagreb – Beograd, ku shërbimet dimërore po përpiqen që nga mëngjesi i hershëm të krijojnë kushte pak a shumë normale për vozitje.

    Mirëpo, për shkak të kushteve të rënda atmosferike, në autostrada janë shënuar disa aksidente trafiku.

    Siç raportojnë mediat kroate, aksidentet janë regjistruar në autostradën Zagreb – Beograd, ku në aksidente janë përfshirë edhe vetura e kamionë.

    Sipas raportit të agjencive shtetërore kroate, disa pjesë të autostradës A1 Zagreb-Ploçe-Karamatiçi ishin mbyllur për trafik mëngjesin e sotëm për shkak të erërave të fuqishme.

    Të dyja këto autostrada frekuentohen edhe nga mërgimtarët nga Kosova të cilët në këtë periudhë po kthehen në vendet ku jetojnë në Perëndim.

    Kushte të ngjashme të motit janë regjistruar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku trafiku në shumë seksione është i vështirë për shkak të borës.

  • U ndoq nga Policia në rrugët malore të Vitisë, Dogana sekuestron mjaltë për stimulim seksual në vlerë 40 mijë euro

    U ndoq nga Policia në rrugët malore të Vitisë, Dogana sekuestron mjaltë për stimulim seksual në vlerë 40 mijë euro

    Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

    Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme.

    Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.

    Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Doganës së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.

    Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Dogana e Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.

  • Spanja deklarohet rreth njohjes së pasaportës së Kosovës

    Spanja deklarohet rreth njohjes së pasaportës së Kosovës

    Ministria e Jashtme e Spanjës tha të hënën se qytetarët kosovarë do të hasnin në telashe ta vizitonin ligjërisht atë dhe vendet e tjera të zonës Schengen që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sikur ato të mos pajtoheshin për ta njohur pasaportën e zakonshme kosovare.

    “Të gjitha shtetet e [Zonës] Schengen që nuk e njohin [Kosovën] e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës”, tha për REL-in Elena Aljarilla Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle.

    Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

    Por, vetëm më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

    Cortezon theksoi për REL-in se Spanja e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë, “si një mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe kërkon ta kufizojë ndikimin e saj tek qytetarët”.

    Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.

    Vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportës e kanë përshëndetur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

  • Vranica: Gastronomia më e rrezikuara nga ikja e punëtorëve, bizneset kanë filluar t’i ndryshojnë kushtet dhe të marrin punëtorë të huaj

    Vranica: Gastronomia më e rrezikuara nga ikja e punëtorëve, bizneset kanë filluar t’i ndryshojnë kushtet dhe të marrin punëtorë të huaj

    Gastronomia po konsiderohet si ndër sektorët që mund të atakohet më së shumti me ikjen e punëtorëve jashtë shtetit. Kësisoj, ky sektor ka filluar të marrë punëtorë të huaj. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

    Ai ka thënë se Kosova qëndron më mirë se shtetet e rajonit sa i përket punëtorëve të këtij sektori por që rreziku, megjithatë nuk e sheh si të vetmin sektor që përballet me mungesë të punëtorëve.

    Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës e konsideron si normale këtë migrim siç u ballafaquan edhe shtetet tjera. Ai ka thënë se nuk janë përgatitur siç duhet për t’u përballur me këtë migrim, teksa konsideron se është rritur më shumë vlerësimi për punëtorë.

    “Realisht shumë sektor janë prekur nga liberalizimi i vizave si një mase lehtësuese e lëvizjes së lirë të njerëzve, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët normalisht që ka ndiku edhe pakëz  në rritjen e panikut në popull se është një përvojë e paprovuar në të kaluarën dhe tashti domethënë është hera parë  që ballafaqohemi me një realitet të ri por unë e konsideroj që është një rrjedhje normale siç i ka prekur të gjitha vendet tani po hyjmë në atë vlugun e popujve të cilët migrojnë dhe lëvizin por kjo normalisht do t’i ketë shqetësimet e veta sepse ne si vend nuk kemi përgatitur apo s’jem parapërgatitur mjaftueshëm  ashtu që këtë situatë ta amortizojmë në mënyrë të mirë të mundshme por realisht gastronomia është një ndër sektorët që do të preket nga ky lehtësim i lëvizjes bashkërisht me sektorin e shëndetësisë, me sektorin e ndërtimit të cilat do të ndikojnë jashtëzakonisht shume sidomos do të këtë një migrim të trurit të një kategorie demografike një rinie e cila po që se është aset tepër i madh për vendin tonë në kuptimin e vlerës së fuqisë punëtore”, ka thënë Vranica.

    Vranica pranon se gastronomia ka pranuar në punë emigrantë të shteteve të varfër.

    “Ka pasur edhe një lloj ankete e cila është bërë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës na që jemi pjesë sektoriale si shoqatë sektoriale në kuadër të OEK-ut normalisht që kemi qenë pjesë e këtyre anketave edhe normalisht që shihet sa kanë shfrytëzua domethënë subjektet private në kuptimin  e punëtoreve domethënë ose pranimi në punë të emigrantëve të huaj sepse non-stop standardi kërkohet nga një standard tjetër një popull më i varfër kërkon të migroj të një popull i pasur ashtu ka filluar por jo me një masë të mjaftueshme”, u shpreh ai.

    Ndonëse migrimi i punëtorëve nga ky sektor është duke vazhduar, Vranica ka thënë se qëndrojnë më mirë se shtetet e rajonit. Konsideron se vlerësimi ndaj punëtorit është rritur dukshëm.

    “Po them që jemi me një situatë jo të këndshme në kuptimin e përgatitjes por si do që të jetë nuk e kemi situatën si Shqipëria qysh e ka pas, si Kroacia si e ka se kemi megjithatë kemi një përfaqësi demografike edhe normalisht duhet ta kenë parasysh qytetarët se ne po tentojmë sa më realisht sa më sinqerisht ta sfidojmë edhe ta te reflektojmë ketë realitet të ri… këtë duhet ta kuptojmë që edhe vlerësimi ndaj punëtoreve është rritur zakonisht shumë nuk është siç ka qenë më herët normalisht  se ka një rritje të vetëdijes të të bërit biznes nuk është siç ka qenë para 10 viteve normalisht është rritur edhe oferta për punëtorë duhet me pa gjithmonë prizmin pozitive na i ofrojmë disa gjëra në aspektin edhe në legjislacioni fiskal disa përparësi në raport me vende të tjera perëndimore”, theksoi ai.

  • Nisin përplasjet e para serioze në Spanjë pas njohjes së pasaportës së Kosovës

    Nisin përplasjet e para serioze në Spanjë pas njohjes së pasaportës së Kosovës

    Arsyet s’ia shpjeguan askujt pse, por pasaportën kosovare shteti spanjoll përfundimisht e njohu dhe pranoi.

    Kjo në dritën e heqjes së regjimit të vizave për lëvizje të lirë në zonën Schengen për shtetasit kosovarë.

    “El Pais” dje e konfirmoi përmes ministrisë spanjolle të punëve të jashtme se Pasaporta e Kosovës – për herë të parë – është pranuar zyrtarisht.

    Kësisoji duke e mbyllur një kapitull kokëfortë refuzimi ndaj shtetit kosovar – shtet me të cilin jo shumë kohë më parë s’pranonte të ulej as në mjedise shumështetëshe e as forume të zakonshme.

    “Pyetur nga EL Pais, Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle ka konfirmuar pranimin e pasaportës së Kosovës në doganat spanjolle, edhe pse nuk shpjeguan arsyet që kanë çuar në këtë ndryshim”.

    U brohorit anekënd Kosovës për arritje të këndshme, dhe jo për pak kënd pikturoi një horizont optimist të vitnisjes 2024.

    Megjithatë kjo brohorimë gëzimi përbrenda arriti deri në titujt e mediave spanjolle; ku edhe veçse kanë nisur reagimet politike; dhe atë jo pak “të serta” për nga tonet.

    Partia më e madhe për nga numrat në zgjedhjet e fundit – Partia Popull0re (PP) – e ka denoncuar “ashpër” vendimin e shtetit spanjoll për njohjen e pasaportës kosovare, veprim të cilin e kanë interepretuar me “gogolin” e kahershëm ndërlidhës mes Kosovës dhe Spanjës: rastin e Katalonisë.

    Gazeta spanjolle ABC shkroi se PP ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Pedro Sanchez se ky vendim hap portën “që cilido vend tjetër të pranojë ndofarë pasaporte hipotetike katalonase në të ardhmen”.

    “PP-ja fajëson kthesën e re që ka marrë qeveria e Pedro Sánchez në politikën e jashtme, këtë herë duke pranuar pasaportat kosovare – diçka që e kundërshtoi vetëm nëntë muaj më parë – për varësinë që PSOE ka nga Lëvizja për Pavarësi Katalane për të kryer dekretet e saj në Kongresin e Deputetëve”, raportoi gazeta spanjolle.

    Burime të cituara nga ABC shkruajnë se vendimi për pranimin e pasaportave kosovare “është tundje e kokës në mirati ndaj lëvizjes indipendente”.

    “Kështu, PP e sheh si të mundshme që ndryshimi në lidhje me Kosovën të lidhet me një afrim me këtë shtet – i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe nuk njihet zyrtarisht nga Spanja, për sa i përket votimeve të javës së ardhshme e bëjnë më të lehtë për Junts të ndryshojë pozicionin e tij”, raportoi më tej gazeta.

    Kësisoj popullorët thonë se me njohjen e pasaportës kosovare – dokument ky shtetëror – Qeveria e Spanjës “dëmtoi edhe njëherë mbrojtjen ndërkombëtare të Spanjës kundër lëvizjes së pavarësisë (së Katalonisë)”.

    Pranimi i pasaportave kosovare hap dyert “në të ardhmen çdo shteti të pranojë një pasaportë hipotetike katalane”, besojnë ata.

    Çfarë ndodhi?

    Tashmë edhe zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës ka konfirmuar se pasaporta kosovare do të njihet dhe pranohet nga shteti spanjoll, në një përgjigje për gazetën prestigjioze “El Pais”; ndonëse në pyetjen se “pse?” kanë ndryshuar këtë qëndrim, autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë shpjegim.

    “El Pais” e citoi së pari Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, teksa thotë se njohja e pasaportës së Kosovës është konfirmuar në një përgjigje me shkrim për ta.

    Mes tjerash, gazeta spanjolle rikujton deklarimin – jo shumë kohë më parë – të Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares i cili shprehej se duke qenë se “Spanja ka një politikë mosnjohëse ndaj Kosovës” kjo edhe nënkupton rrjedhimnisht “mosnjohje të pasaportave të Kosovës…mosnjohje që e kemi mbajtur vazhdimisht”.

    “Pyetur nga EL PAÍS, Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle ka konfirmuar pranimin e pasaportës së Kosovës në doganat spanjolle, edhe pse nuk shpjeguan arsyet që kanë çuar në këtë ndryshim, i cili përfshin modifikimin e rregulloreve për dokumentacionin”, shkruan gazeta spanjolle.

    “Qeveria spanjolle vitet e fundit e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me një marrëveshje me Serbinë, por ka siguruar se kjo nuk do të pengojë afrimin e Qeverisë së Prishtinës me Bashkimin Evropian”.

    “Kështu, Qeveria spanjolle ka pranuar pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës në samitet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, por duke përjashtuar flamujt dhe shenjat dalluese të shtetit të Kosovës. I fundit nga këto samite u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel, nën Presidencën spanjolle të Unionit Evropian”, vijon artikulli.

    Kujtojmë se deklarimet shtetërore spanjolle ishin që edhe pas liberalizimit të vizave Spanja do të vazhdonte me mosnjohjen e pasaportave kosovare, për shkak se, siç thonin ata, Kosova për ta “është vetëm një territor me të cilidn BE ka marrëdhënie” dhe se do të qëndronin në linjën e tyre të kahershme mohuese dhe mosnjohëse.

  • Çmimet e larta, ekspertët kërkojnë politika më të mira fiskale që të bie inflacioni

    Çmimet e larta, ekspertët kërkojnë politika më të mira fiskale që të bie inflacioni

    Inflacioni gjatë vitit 2023 ka shënuar rënie, mirëpo çmimet nuk janë kthyer siç kanë qenë para kohës së pandemisë. Me një pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për një gjysmë muaji.

    Kështu vlerësojnë njohës te ekonomisë, të cilët kërkojnë nga qeveria që gjatë këtij viti të krijojë politika më favorizuese për bizneset të cilat ndikojnë tek rritja apo ulja e çmimeve. çmimet e konsumit shkuan në 2.9 për qind vjetore dhe -0.1 për qind mujore.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) çmimet janë rritur dhe është ‘rënduar’ për 2.9 për qind më shumë shporta e qytetarit gjatë muajit nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022.
    Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija thotë për KosovaPress se pavarësisht se vitin që lamë pas kishte rënie të inflacionit, çmimet nuk janë kthyer në nivelet e para të pandemisë dhe krizës së luftës në Ukrainë.

    “Ashtu edhe siç është pritur nga viti 2022, kemi parë një lehtësim deri diku të çmimeve dhe inflacionit, pavarësisht se kanë arritur në shifra rekorde, në vitin 2023 kanë parë një lloj stabilizimi, kjo gjë ka sjellë deri tek krijimi i një lloj qëndrueshmërie dhe financiare në vendin tonë. Megjithatë çmimet nuk janë ulur dhe nuk janë kthyer në nivelet e para pandemisë dhe para krizës së luftës në Ukrainë…”, thekson ai.

    Se inflacioni ka shënuar rënie e thotë edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, teksa shton se me një pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për një gjysmë muaji.

    Edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Nagip Skenderi thotë për KosovaPress se qeveria duhet të krijojë politika fiskale duke ua hequr barrën doganore bizneseve.

    Kujtojmë se, sipas raportit të fundit të ASK-së rritja kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët 19,4%, perimet 16,1%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 10,8 %, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 7,7%, prodhimet ushqimore 7,0%, veshjet dhe këpucë 6,0%, pijet alkoolike, duhani 5,9%, rekreacionet dhe kultura 5,3%. Po ashtu energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera u rriten 4,8%, buka dhe drithërat 3,5%, mallrat dhe shërbimet e ndryshme 2,7% dhe mishi (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,1 për qind në IHÇK-it./

  • Ndahet nga jeta zyrtari policor nga Dragashi, pësoi sulm në zemër

    Ndahet nga jeta zyrtari policor nga Dragashi, pësoi sulm në zemër

    Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gazmend Zejneli.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

    Familjarët e kujtojnë Gazmendin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit.

    Zejneli ishte nga fshati Zaplluxhë, Komuna e Dragashit dhe kishte shërbyer si polic në Prizren.

  • Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë ka prekur kufijtë e racizmit

    Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë ka prekur kufijtë e racizmit

    Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitet shqiptar në Luginë të Preshevës ka prekur kufijtë e racizmit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Ai thotë se jeta e shqiptarëve në këto tri komuna nuk i ngjason një qytetari të rajonit. Në intervistën për KosovaPress, ai deklaron se vetëm në Bujanoc, Serbia po investon 5.3 milionë euro në shkollat serbe. Një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në shkollat shqipe, për çka shprehet se janë në rrezik për mbyllje.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se çdo ditë e më tepër ka rënie të numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për shkak të migrimit masiv.

    “Diskriminimi i shtetit të Serbisë ndaj komunitetit shqiptar në Serbi i ka prekur kufijtë e racizmit. Për shkak që trendi i diskriminimit nuk është që po ndalon, por vazhdimisht po rritet…”, deklaron Lutfiu.
    Lutfiu thotë se nuk ka integrim të plotë të shqiptarëve në institucione, por tendencë për largimin e tyre nga puna.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar pohon se shqiptarët në të tri komunat e Luginës ndihen të rrezikuar të marrin edhe shërbime shëndetësore.
    “Ka hezitim të shqiptarëve të marrin shërbime shëndetësore në Luginë”, thotë ai mes tjerash.

    Në takimet me akterë ndërkombëtarë gjatë vitit të kaluar, Lutfiu tregon se me fakte ua ka paraqitur format e diskriminimit.

    “Jeta e qytetarëve shqiptarë nuk i ngjason një qytetari në vendet e rajonit”, thotë ai. Po ashtu, Nevzad Lutfiu përmend edhe mos-njohjen e diplomave të shqiptarëve të Luginës dhe pamundësinë për të punuar në vendin e lindjes. Ai konsideron se duhet të përpilohet një strategji kombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë se si t’i qasen interesave të shqiptarëve të Luginës.

  • Kanoset personi zyrtar në Mitrovicë

    Kanoset personi zyrtar në Mitrovicë

    Ka ndodhur një kanosje ndaj një zyrtari në Mitrovicë.

    Sipas Policisë së Kosovës një person zyrtar është provokuar disa herë derisa ishte duke shkuar në punë.

    Ky rast ka shkuar në hetime, raporton teve1.info

    “KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Mitrovicë / 07.01.2024 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policore ka informuar se për deri sa ishte duke shkuar në punë ishte provokuar disa herë nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.