ATV

Category: Lajme

  • Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 712 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në 24 orë kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

    Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 15 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.

  • Zelenskyy zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk

    Zelenskyy zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk

    Të paktën 11 persona u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit rajonal, Vadym Filashkin.

    Pesë fëmijë ishin midis të vdekurve dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin lindor të Ukrainës, pjesërisht i pushtuar nga Rusia, raporton Euronews.

    Shërbimet e urgjencës besojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi rreth gjashtë persona të tjerë duket se janë nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.

    Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiyy tha se Rusia duhet të ndjejë pasojat e çdo sulmi të tillë, duke shtuar se “asnjë sulm i tillë nuk do të kalojë pa pasoja”.

    Granatimet goditën qytetin e Pokrovsk, rreth 50 km nga vija e frontit.

    Para luftës, ajo kishte një popullsi prej 60 mijë banorësh. Nëntë persona u vranë dhe 82 u plagosën në gusht nga bombardimet ruse.

  • Administrata Biden nuk ishte informuar për disa ditë se Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

    Administrata Biden nuk ishte informuar për disa ditë se Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

    Administratës Biden nuk iu tha për ditë të tëra se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ishte shtruar në spital, të paktën një zyrtar ka thënë kështu për mediat amerikane.

    Austin, 70 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” të hënën për shkak të komplikimeve pas operacionit.

    Një zyrtar i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS se Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar për këtë deri të paktën të enjten në mëngjes.

    Austin ka pranuar përgjegjësinë për mungesën e komunikimit.

    “Unë e kuptoj se mund të kisha bërë një punë më të mirë duke siguruar që publiku të ishte i informuar siç duhet,” tha ai në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

    Sekretari i Mbrojtjes qëndron me pozitë pak më poshtë presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane.

    Austin shtoi se ishte “e rëndësishme të thuhet: kjo ishte procedura ime mjekësore dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet e mia në lidhje me zbulimin”.

    “Jam shumë i lumtur që jam duke u përmirësuar dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Pentagon”.

    Ai mendohet se është ende në spital, por një zëdhënës i departamentit të mbrojtjes i cituar nga agjencia e lajmeve AFP tha se ai rifilloi detyrat e tij të plota të premten.

    Nuk është e qartë se sa nga përgjegjësitë e tij, Austin ka mundur të kryejë për shkak të sëmundjes së tij, as shkallën në të cilën zëvendëssekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks ndërhyri për të ndihmuar.

  • Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti

    Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti

    Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë Michel për mediat belge.

    Michel planifikon të lërë postin e tyij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje.

    Kjo nënkupton që liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill.

    Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet – një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.

  • Vuçiq: Europa po kërkon që ta njohim Kosovën

    Vuçiq: Europa po kërkon që ta njohim Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për pengesa të brendshme dhe presione nga jashtë në lidhje me Kosovën,

    Vuçiq në një paraqitje në TV Pink ka thënë se Europa po ia kërkon atij njohjen e Kosovës, përcjell Express.

    “Evropa po kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur, mos gënjeni se kjo nuk është e vërtetë, ajo në thelb po e kërkon këtë”, tha Vuçiq.

    Ai foli më tepër për punët e brendshme të Serbisë dhe për popullaritetin e tij pas zgjedhjeve të fundit paralementare.

  • Kina i kundërpërgjigjet me sanksione SHBA-së për shkak të Tajvanit

    Kina i kundërpërgjigjet me sanksione SHBA-së për shkak të Tajvanit

    Kina ka vendosur sanksione ndaj pesë kompanive amerikane të fushës së mbrojtjes, në përgjigje të shitjes së armëve nga Shtetet e Bashkuara në Tajvan dhe të sanksioneve amerikane ndaj kompanive dhe individëve kinezë.

    Sanksionet do të ngrijnë çdo pronë që kompanitë e sanksionuara kanë në Kinë dhe do t’ua pamundësojnë organizatave dhe individëve në Kinë që të bëjnë biznes me entitetet e sanksionuara, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze të lëshuar më 7 janar.

    Është e paqartë se çfarë ndikimi dhe nëse do të kenë ndikim sanksionet në kompanitë e sanksionuara: BAE Systems Land and Armaments, Alliant Techsystems Operations, AeroVironment, Viasat dhe Data Link Solutions.

    Sanksione të tilla shpesh janë simbolike, pasi në përgjithësi kompanitë amerikane të mbrojtjes nuk shesin produktet e tyre në Kinë.

    Ministria e Jashtme tha se vendimet e SHBA-së kanë dëmtuar sovranitetin e Kinës dhe interesat kombëtare, kanë minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe kanë shkelur të drejtat dhe interesat e kompanive kineze dhe individëve.

    “Qeveria kineze mbetet e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe integritetit territorial dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të kompanive kineze dhe qytetarëve”, u tha në njoftim.

    Sanksionet janë vendosur më pak se një java para se në Tajvan të mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat janë përqendruar se si Qeveria duhet të menaxhojë raportet me Kinën.

    Ministria kineze nuk specifikoi se për cilën marrëveshje të armëve apo për cilat sanksione amerikane Pekini po kundërpërgjigjej. Megjithatë, zëdhënësi i kësaj ministre, Wang Webin, kishte paralajmëruar tri javë më parë se Kina do të ndërmerrte kundërmasa, pasi Qeveria amerikane miratoi një paketën të ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 300 milionë eurosh. Këtë vendim, Uashingtoni e kishte marrë në dhjetorin e vitit të kaluar.

    Marrëveshja po ashtu përfshin pajisje, trajnim, pajisje për riparimin dhe mirëmbajtjen e aftësive komanduese të Tajvanit, të kontrollit dhe komunikimeve ushtarake.

    SHBA-ja ka thënë se kjo marrëveshje për shitjen e armëve do të ndihmojë modernizimin e forcave të armatosura të Tajvanit dhe mbajtjes së kapaciteteve mbrojtëse.

    Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile më 1949, por Pekini vazhdon të pretendojë se ishulli prej 23 milionë banorësh është territor kinez, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës që ta rimarrë atë.

    SHBA-ja nuk e njeh pavarësinë e Tajvanit, por sipas legjislacionit është e detyruar të sigurohet që Tajvani ka aftësi për të mbrojtur veten. /REL/

  • Arrestohen 2 vëllezër në Durrës, shpërndanin drogë në afërsi të shkollave

    Arrestohen 2 vëllezër në Durrës, shpërndanin drogë në afërsi të shkollave

    Dy vëllezër janë arrestuar në Durrës, pasi të dy dyshohet se shpërndanin drogë në afërsi të shkollave.

    Mësohet se ata shpërndanin kokainë, por në afërsi të shkollave edhe në lokale dhe ambiente të ndryshme, shkruan Abcnews.

    Tutje, policia bën të ditur se dy vëllezërve i janë sekuestruar 1 kilogram e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që dyshohet se e përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza si dhe dy automjete dhe katër celularë.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, dhe në Paketën për Sigurisë në shkolla, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Pjeza”.

    Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

    Sekuestrohen 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë.

    Vihen në pranga 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

    Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Pjeza”.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

  • Ekspertët thonë se trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët, e mohon mazhoranca

    Ekspertët thonë se trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët, e mohon mazhoranca

    Trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët në vendin tonë, e sipas ekspertëve të ekonomisë kjo po ndikon edhe në përformancën negative për bizneset, si dhe për rritjen ekonomike. Megjithatë për këtë ulje nuk pajtohen nga Qeveria dhe deputetët e LVV-së. Deri në shtator të vitit 2023, shkalla e investimeve kapitale ka arritur 35 për qind.

    Megjithatë gatë vitit 2023 niveli qendror ka realizuar investime kapitale 17 për qind, ndërsa ai lokal 22 për qind, gjithnjë duke ju referuar të dhënave të Institutit GAP për gjashtëmujorin e parë. Kështu, trendi i investimeve kapitale në pesë vitet e fundit ka shënuar rënie. Sipas këtij instituti, niveli më i ulët i shpenzimeve ka qenë në vitin 2022 me vetëm 9 për qind të investimeve kapitale ka shpenzuar niveli qendror, për dallim nga ai lokal që kishte 19 për qind.

    Përveç GAP-it edhe njohës të ekonomisë thonë se trendi i investimeve kapitale ka shënuar rënie, pavarësisht se më të nuk pajtohen deputet e LVV-së dhe Qeveria.
    Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri thotë se fokus i qeverisë kanë qenë ndihmat emergjente dhe jo investimet kapitale. Sipas saj, rënia e tyre po ndikon edhe në përformancën e bizneseve.

    Se buxheti nuk po shpenzohet në dinamiken që është paraparë me Ligjin e buxhetit e thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Sipas tij, duhet të ketë një planifikim më të mirë të projekteve dhe një parashikim më të mirë të implementimit të shpenzimeve kapitale.

    Ndërsa, këtë e kundërshtojnë mazhoranca. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja thotë për KosovaPress se trendi i investimeve kapitale është në rritje.
    Se ka rritje të investimeve kapitale e thotë edhe zëvendës ministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi. Sipas tij nuk ka rënie të investimeve në pesë vitet e fundit, por rritje.

    Sipas një raporti të Institutit GAP për janar-qershor, gjatë vitit 2021 shpenzimi i buxhetit për investime kapitale ka qenë 19 për qind nga niveli qendror dhe 26 për qind nga niveli lokal. Gjatë vitit 2020 këto investime kanë shënuar 11 për qind në nivelin qendror, 21 për qind në nivelin lokal.

    Po ashtu më 2019 investimet në nivelin qendror ishin 16 për qind, kurse në atë lokal 25 për qind. Derisa në vitin 2018 shpenzimi i buxhetit ishte 26 për qind në nivelin qendror, ndërsa në nivelin lokal 28 për qind. Ndërsa, nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress sa i përket shpenzimeve totale për investime kapitale më 2023.

  • Kurti uron Krishtlindjet ortodokse: Kjo festë udhëzon për dashuri e besim midis njerëzve

    Kurti uron Krishtlindjet ortodokse: Kjo festë udhëzon për dashuri e besim midis njerëzve

    Kryeministri Albin Kurti, ka uruar komunitetin serb për festën e Krishtilindjeve orotodoske.

    Kurti tha se Krishtlindja është rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët.

    Urimi i plotë i kryeministrit në gjuhën shqipe dhe atë serbe:

    Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen!

    Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve.

    Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit.

    Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë.

    Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!

    ***

    Našim građanima srpske zajednice koji slave prema Julijanskom kalendaru, želim srećan Božić.

    Ovaj hrišćanski praznik upućuje na ljubav i veru, dobrotu i mir među ljudima.

    Praznik još više obogaćuju i iskrene čestitke za harmonijom, blagostanjem i razumevanjem među ljudima, koje inspiriše i učenje Isusa Hrista.

    Pored slave, Božić je i podsetnik za razumevanjem, dobronamernošću, posvećenosti i službi dobru zarad drugih, i za društvom pravednim naspravam svih.

    Želim vam da srećno provedete Božić unutar vaših porodica.

  • Identifikohen tre autorët e dyshuar për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi

    Identifikohen tre autorët e dyshuar për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi

    Policia e Malit të Zi ka njoftuar se ka identifikuar tre personat e dyshuar për sulm ndaj tre shtetasve shqiptarë në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës.

    Sipas Policisë, shkak i ngjarjes ka qenë një incident trafiku.

    “Në orët e pasdites të së shtunës, përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur. Policia dhe efektivët janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të ndriçuar ngjarjen”, thuhet në njoftim.

    Sipas raportimeve në media të tre të rinj shqiptarë u dhunuan pa arsye nga disa persona me veshje ushtarake.

    Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministrit i i Malit të Zi, Milojko Spajiq, i cli postimi në rrjetin social “X, ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

    “Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, ka shkruar Spajiq.

    Kurse, Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare tha se tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi ndodhen në Shqipëri.

    Ata kanë kryer kontrollet e nevojshme në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë shoqëruar deri në kufi nga policia, për të shmangur çdo incident.

    “Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimave të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.