ATV

Category: Lajme

  • “Prej që e kom marr vaksinën nuk jam mirë?” – Kështu iu përgjigjet infektologu Ilir Tolaj dyshimeve të qytetarëve për efektet anësore të vaksinës anti-Covid

    “Prej që e kom marr vaksinën nuk jam mirë?” – Kështu iu përgjigjet infektologu Ilir Tolaj dyshimeve të qytetarëve për efektet anësore të vaksinës anti-Covid

    Infektologu Ilir Tolaj, në emisionin ALARM në ATV, i është përgjigjur dyshimeve të disa qytetarëve të cilët thonë se vaksina anti-Covid ka lënë pasoja tek ata.

    Ai thotë se në asnjë studim nuk është dëshmuar që vaksinat janë përgjegjëse për çfarëdo lloj simptomash ose shenja të ndonjë sëmundje.

    “Asnjë prej studimeve të deri tashme nuk ka treguar që vaksinat janë përgjegjëse për çfarëdo lloj simptomash ose shenja të sëmundjes për të cilat ankohen personat e vaksinuar”, tha Tolaj.

    Ai shpjegoi se pasojat të cilat mund t’i kenë disa persona, mund të jenë për shkak të Covid-it.

    “Është e vërtetë që Covid-i në persona të caktuar ka mundur që të lë pas vetes një gjendje e cila në disa raste emërtohet si “Long Covid”, Covid-i i gjatë, i cili mund të zgjatë me javë, me muaj por edhe vite. Ky etnitet tash klinik, ky Covid i zgjatur është duke u hulumtuar vazhdimisht. Të gjitha pasojat të një infeksioni me Sars Cov-2, nuk janë zbuluar ende dhe është një virus i cili pavarësisht se simptomat e para, shenjat dhe ndikimin e parë e ka pasur në rrugët e frymëmarrjes, në fakt po del që nuk ka lënë asnjë sistem pa e atakuar”, tha Tolaj. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të infektologut Ilir Tolaj në ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • Istogu në pulla postare të Kosovës

    Istogu në pulla postare të Kosovës

    Posta e Kosovës, nga sot vë në qarkullim emisionin e pullës postare “Qytetet e Kosovës – Istogu”.

    Qyteti Istog është i njohur edhe me emërtimin Burimi. Ndodhet në regjionin e Pejës, në veriperëndim të Kosovës. Është një qytet që ka ruajtur dhe synon të ruajë trashëgiminë e tij multikulturore.

    Komuna e Istogut ka 46 zona kadastrale me një sipërfaqe prej 453.84 km², me 51 fshatra dhe me dy qendra ndërurbane: Gurrakocin dhe Banjën.

    Ka një histori të lashtë, me gjurmë të qytetërimeve të hershme dhe objekteve arkeologjike. Është i njohur për trashëgiminë kulturore dhe historike, ku bëjnë pjesë edhe aktivitetet tradicionale, festivalet kulturore dhe manifestimet tjera dedikuar ruajtjes së trashëgimisë.

    Istogu radhitet ndër vendet më të preferuara në Kosovë për tu vizituar nga turistë të shumtë vendorë dhe të huaj. Peizazhet e tij tani shfaqen edhe në pulla postare, të cilat munden t’i blejnë koleksionistët, qytetarët dhe bizneset për t’i vendosur në zarfet e tyre që do të dërgohen brenda dhe jashtë vendit.

    Posta e Kosovës, përmes imazheve të pullave postare do të vazhdojë të prezantojë dhe të promovojë në gjithë botën vlerat dhe bukuritë natyrore që ka shteti i Kosovës.

  • Deputetja britanike: Një shtet ka kryer hetime për Banjskën

    Deputetja britanike: Një shtet ka kryer hetime për Banjskën

    Deputetja konservatore britanike, Alicia Kearns, gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron, tha se një vend i ka bërë hetimet për sulmin terrorist të Banjskës, por që nuk po i bën publik.

    Ajo tha se ky vend është anëtar i aleancës “Five Eyes” – një rrjet i inteligjencës i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re.

    “Unë e di që një vend tjetër – një vend i Five Eyes – ka me të vërtetë një hetim të tërë, por ata nuk janë të gatshëm t’i publikojnë ato rezultate. Kështu që, unë mendoj se në Mbretërinë e Bashkuar duhet të dalin me rezultate duke shpjeguar saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë sepse Vuçiq ende thotë se ajo që ndodhi atë ditë, nuk ka ndodhur”.

    Deputetja ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryediplomati britanik për konkluzionet e Londrës rreth Basnjskës. Por, Cameron vetëm ka bërë një përshkrim të asaj çfarë ka ndodhur duke thënë se po të mos ishte Policia e Kosovës, grupi i Banjskës i armatosur rëndë ka mundur të sulmojë stacionet policore dhe të vendosë barrikada.

    Kearns tha se BE dhe SHBA duhet të dalin me përgjigje për Banjskën meqë kanë vendosur masa ndaj Kosovës.

    “Në këtë fazë asnjë qeveri nuk ka ardhur të thotë kjo është ajo që ka ndodhur, këta janë ata që i kanë armatosur, nga kjo ka ardhur…Jam e interesuar të di pse s’ka pasë një përgjigje nga BE-ja dhe veçanërisht nga SHBA, që kanë vendosur masa ndaj Kosovës”.

    Kearns tha se NATO-ja i shpërfilli shqetësimet e saj vitin e kaluar kur deklaroi se armët po futeshin ilegalisht në Kosovë dhe po fshiheshin në kisha.

    Ndërkaq, për sulmin terrorist në Banjskë, Cameron tha se ishte një ndër incidentet më të rënda në Kosovë dhe “paraqiti një rrezik të madh” për sigurinë e rajonit.

    “Sulmi i Banjskës mund të ishte vërtet një ngjarje rrëqethëse”.

  • “1000 euro duhet me pasë pagën”- Qytetarët tregojnë pagën ideale që iu nevojitet për të jetuar në Kosovë

    “1000 euro duhet me pasë pagën”- Qytetarët tregojnë pagën ideale që iu nevojitet për të jetuar në Kosovë

    Tash e sa kohë, pagat janë një çështje diskutimi për qytetarët në vend pasi sipas tyre pagat aktuale nuk janë të mjaftueshme, për të kaluar muajin. 

    Disa qytetarë në Ferizaj kanë treguar pagën ideale që iu nevojitet për të jetuar në Kosovë.

    “Varet prej shkollimit, pra në bazë të standardit, diku rreth 500 euro mendoj”, u përgjigj një qytetar.

    “Ai që nuk ka shkollim, mendoj që duhet paguar 400-500 euro, ndërsa ai që ka shkollim mendoj që deri në 1000 euro do të ishte mjaftueshme”, tha një tjetër qytetar.

    Ndryshe, sipas qytetarëve pagat e ulëta e inflacioni i lartë janë disa nga arsyet, që po i shtyjnë të rinjtë të mendojnë, që të largohen nga Kosova dhe t’i drejtohen shteteve të Evropës./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • KRU “Prishtina” përfiton grant afër 62 milionë euro, përfitojnë katër komuna për trajtimin e ujërave të zeza e atmosferike

    KRU “Prishtina” përfiton grant afër 62 milionë euro, përfitojnë katër komuna për trajtimin e ujërave të zeza e atmosferike

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, të mërkurën ka bërë nënshkrimin e Konsulencës për Implementim (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike), raporton EO.

    Vlera e totale e këtij granti do të jetë afër 62 milionë euro, ku 42.3 milionë euro do të jenë grant nga Qeveria gjermane, ndërsa 20 milionë euro do të jetë granti i Bashkimit Evropian që implementohet në kuadër të IPA 2022.

    Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, deklaroi se periudha për implementimin e këtij projekti është pesëvjeçar, ndërsa pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna: Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin.

    “Në cilësinë e kryeshefit e bëmë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për shërbime të implementimit projektit për shërbime konsulente lidhur me projektin e trajtimit të ujërave të zeza. Periudha e implementimit të projektit do të jetë pesëvjeçar kurse në këtë projekt pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin. Është hapi i parë që fillon implementimi, pra me anë të shërbimeve konsulence dhe besoj që bashkë me konsulencën gjermane, Qeverinë e Kosovës bordin e drejtorëve po edhe të KW që ta realizojmë suksesshëm këtë projekt”, u shpreh Fetahu.

    E zëvendësministri i Ekonomisë, Getuar Mjeku, tha se vlera prej 200 milionë euro për pjesën e rrjetit të kanalizimit të kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura.

    “Po flasim për një grup projekte i cili do të i realizojë KRU ‘Prishtina’ si më e rëndësishmja prej kompanive në Kosovë si më e madhja dhe do të arrin vlerën 200 milionë eurove për pjesën e rrjetit të kanalizimit kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura dhe mund të jemi Kryeqyteti i fundit që realizojmë një impiant dhe ta bëjmë mënyrën më të mirë të mundshme sepse synimi është me i shërby qytetarëve edhe me mbrojt mjedisin ku jetojmë pra është një projekt shumë i rëndësishëm”, u shpreh Mjeku.

  • Nagavci e bindur që mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testimit

    Nagavci e bindur që mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testimit

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është e bindur që mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton nënshtrimin e testit me shkrim, raporton Ekonomia Online.

    Nagavci në eventin përmbyllës të Projektit QATEK, i cili ka për qëllim fillimin e një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të orientuar në cilësi, ka thënë se duhet të punohet në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

    “Synojmë që nga qershori i këtij viti do të nisemi edhe për prodhimin për licencë të avancuar për mësimdhënës si pas kritereve që janë përcaktuar mbi bazën e standardeve profesionale dhe jam e bindur që kemi mësimdhënës që janë të gatshëm të aplikojnë për këtë licencë”,, u shpreh Nagavci.

    “Jemi në finalizim të miratim të rregullores për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të stafit shkollor e cila standardizon procedurën në sektorin publik në sektorin e edukimit dhe besoj që do të shmang edhe sfidat e vonesat të shumta ne rekrutim të stafit të mësimdhënësve që kanë shkaktuar edhe humbjen e orëve mësimore, ndërkaq kemi filluar edhe rishikimin e teksteve mësimore tashmë i kemi tekstet e gjuhës shqipe dhe të matematikës klasa e parë deri te klasa e9-të pra për nivelin e obligueshëm shkollor të rishikuara dhe do të fillojmë shumë shpejt me rishikimin e teksteve”, deklaroi ministrja.

    “Projekti QATEK synon ngritjen e orientimin e mësimdhënësve në një mësimdhënie cilësore”, ka thënë ajo të merkurën. “Ne tashmë kemi miratuar pakon ligjore për licencimin e mësimdhënësve. Aty kemi licencën e avancuar për të cilën jam e bindur që ka mësimdhënës të cilët do të aplikojnë për këtë licencë”, ka shtuar Nagavci.

    “Angazhimi jonë duhet të jetë edhe pas rezultateve të PISA-së, për të cilën tashmë kemi bërë një bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit për analizimin e këtyre rezultateve”, ka thënë më tej ministrja Nagavci.

    Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, ka deklaruar se edukimi i mësimdhënësve të rinj duhet të fokusohet që përgatitjet e tyre të jenë në hap me ndryshimet bashkëkohore.

    “Ka dekada që flasim për mësimdhënës më ndryshe. Ndryshimi i mirëfilltë vije kur kuptohet problemi brenda institucionit. Edhe sot motoja është valide se Kosova ka nevojë të ndërpresë rrugën nga ajo që ka bërë deri më tani, duke pranuar studentë me numër të madh, por të fokusohet në edukimin cilësor të mësimdhënësve”, ka thënë Saqipi.

    Projekti QATEK është bashkëpunim i Fakulteteve të Edukimit në institucione publike të arsimit të lartë dhe i Universitetit të Talinit, Universitetit të Lubljanës dhe Universitetit të LUMSA në Itali.

  • 18-vjeçarja rrëfeu se daja e kishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare, shqiptari vret mikun në Greqi

    18-vjeçarja rrëfeu se daja e kishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare, shqiptari vret mikun në Greqi

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një qytetar me prejardhje shqiptare dyshohet se ka vrarë vëllain e bashkëshortes së tij, pasi zbuloi se 33-vjeçari kishte përdhunuar vajzën e tij për nëntë vite rresht.

    50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos, duke treguar edhe arsyet e krimit të rëndë.

    Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë vëllain e gruas, pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se daja e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.

    Sipas mediave greke, vajza ka rrëfyer se, daja e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.

  • Emërohet Bordi i Drejtorëve në “Trainkos”

    Emërohet Bordi i Drejtorëve në “Trainkos”

    Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Bordin e ri Drejtues të Ndërmarrjes Publike “TrainKos”, raporton Ekonomia Online.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti miratoi propozimin për emërimin e gjashtë anëtarëve të rinj të Bordit të “TrainKos”.

    Kryeministri Albin Kurti tha se mbi 90 persona kanë aplikuar për gjashtë pozitat brenda bordit.

    Bazuar në vendimin e qeverisë, Bordi i ri i “TrainKos” do të përbëhet nga: Jetmir Nuka, kryesues dhe anëtarë: Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti.

  • Subvencionet e dimrit: 11 milionë euro për pranuesit e skemave sociale dhe pensionale

    Subvencionet e dimrit: 11 milionë euro për pranuesit e skemave sociale dhe pensionale

    Për të ndihmuar qytetarët në nevojë për periudhën e dimrit, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 11 milionë eurove në mënyrë që të subvencionohen familjet e skemave sociale dhe pensionale.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 11 milionë euro do të shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe në disavantazh në periudhën e dimrit.

    Me 11 milionë euro parashihet të zbatohet masa e parë e Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

    Murati tha po ashtu se 5 milionë euro të tjera do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, e cila do të zbatojë masën 4 të Planit të Veprimit, i cili parasheh mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e pajisjeve shtëpiake eficiente dhe në sisteme të energjisë së ripërtëritshme.

    “Ne kemi pranuar kërkesë nga Ministria e Ekonomisë për ndarjen e 5 milionë eurove për Planin e Veprimit për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike”, tha Murati.

    Gjithsej, 16 milionë euro janë ndarë nga ekzekutivi për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike.

  • Krasniqi: Në tri komuna ka filluar rrjedhja e afatit për peticione nga 22 dhjetori, Zveçani është pesë ditë mbrapa

    Krasniqi: Në tri komuna ka filluar rrjedhja e afatit për peticione nga 22 dhjetori, Zveçani është pesë ditë mbrapa

    Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në konferencë për media ka folur për procesin e shkarkimit të katër kryetarëve të komunave në Veri të vendit përmes peticioneve të iniciuara nga qytetarët. Kransiqi ka thënë se për tri komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 22 dhjetor ka nisur rrjedhja e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve, raporton Ekonomia Online.

    Derisa ka sqaruar se procesi në Komuna e Zveçanit dallon nga këto tri komuna, meqë kryetarja e Kuvendit Komunal të Zveçanit nuk e ka procesuar kërkesën e qytetarëve në KQZ dhe kësisoj grupi i qytetarëve i janë drejtuar vetë MAPL-së dhe KQZ-së bazuar në Udhëzimin Administrativ.

    “Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që po mbledhin nënshkrime. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut , me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë që kanë iniciuar këtë Proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit. Ndërsa për komunën e Zveçanit kemi një situatë tjetër, pasi kryesuesja e Kuvendit s’e ka proceduar tek KQZ kërkesën e qytetarëve. Por siç është paraparë me udhëzim administrative, qytetarët i janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuesve në Zveçan dhe 20 % e duhur për të mbledhur nënshkrimet dhe për të procesuar me pjesën tjetër të udhëzimit administrativ”, ka thënë ministri Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se për Komunën e Zveçanit, afati për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Komunës ka nisur të rrjedh nga 27 dhjetori.

    “Data 27 dhjetor është kur kanë marrë informacione. Nga ai moment fillojnë të rrjedhin 30 ditë e kohës së paraparë për mbledhje të nënshkrimeve”, ka thënë Krasniqi.