ATV

Category: Lajme

  • Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

    Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

    Një tërmet me fuqi 6.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi Afganistanin të enjten, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së.

    Tërmeti goditi rrethin Jurm të provincës verilindore Badakhshan në orën 09:20 me kohë GMT, tha agjencia e qeverisë amerikane.

    Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në të gjithë Pakistanin dhe në disa pjesë të Indisë dhe Kashmirit. Deri më tani nuk raportohet për dëme dhe viktima. /AA

  • Haradinaj nderon heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies

    Haradinaj nderon heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizitoi familjet e tyre në 40-vjetorin e rënies heroike.

    Haradinaj ka thënë se lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificës së Rexhës e Nuhiut, të cilët ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

    “Këto dy figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera e të shumta, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë. Emrat e tyre si dhe jeta e vepra e tyre, është pasuri për historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai.

    Haradinaj me kolegë gjithashtu vizituan kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ku u njoftuan me punën dhe të arriturat.

    “Të impresionuar, me energjinë e vitalitetin që posedon ushtria jonë! Të motivuar nga trimëria dhe guximi i heronjve si Nuhiu e Rexhepi dhe e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

    Ndryshe, ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Malaj 33-vjeç, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha, i cili asokohe ishte student 23-vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

  • Policia konfiskon 20 patentë shoferë për 24 orë

    Policia konfiskon 20 patentë shoferë për 24 orë

    Angazhimet policore në terren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet kanë vazhduar edhe sot.

    Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, në të gjitha rajonet e vendit kanë realizuar gjithsej 570 pika kontrolli për vetura.

    Për shkelje më të rënda në trafik, siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë.

    Policia serish apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore.

  • Vuçiq dhe Hill flasin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

    Vuçiq dhe Hill flasin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që pati sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Vuçiq ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se në bisedë kanë konfirmuar përkushtimin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Amerikës.

    “Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe zhvillimet gjeopolitike aktuale”, ka shkruar ai.

  • Shkoi për të marrë pensionin, ndërron jetë në zyrën postare i moshuari

    Shkoi për të marrë pensionin, ndërron jetë në zyrën postare i moshuari

    Një 72-vjeçar nga fshati Vërdovë, ka ndërruar jetë në ambientet e një zyre postare në Pogradec, ku kishte shkuar për të marrë pensionin.

    Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i moshuari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

    Trupi i tij u ransportua në morgun e qytetit ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijoj në punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 72-vjeçarit.

  • Heqja e vizave për në Dubai – ambasada e Kosovës në Emirate thotë se vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi

    Heqja e vizave për në Dubai – ambasada e Kosovës në Emirate thotë se vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi

    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Osmani, ka falënderuar homologun e saj në këtë vend për pranimin e propozimit të saj.

    E Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, ka deklaruar se për datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët do të informohen me kohë.

    “Sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë bartës të pasaportës së Republikës së Kosovës. Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbajë të informuar në kohë”, thuhet në njoftimin e amabsadës.

    Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka shtuar se deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse.

  • Edhe Supremja vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit që vrau vëllain dhe pastaj ia djegu kufomën

    Edhe Supremja vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit që vrau vëllain dhe pastaj ia djegu kufomën

    Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e G.K, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait të tij. Ankesa ishte paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës

    Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me burgim të përjetshëm, dënim që është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

    Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, precizohet se vet i akuzuari, “në mbrojtjen e tij, në deklaratën e dhënë në polici, nuk e ka mohuar kryerjen e veprës penale në drejtim të vëllait të tij, përkundrazi e ka përshkruar në detaje se si e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.K., pastaj se si e ka djegur kufomën dhe si e ka hedhur të njëjtën me qëllim që të fshihen gjurmët e vrasjes. Përveç kësaj, dëshmitarët e familjes së të dënuarit dhe dëshmitarët e familjes së tani të ndjerit, kanë vërtetuar se pikërisht i akuzuari G.K. është personi që e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B., prandaj konkludimet e gjykatës së shkallës së parë se i akuzuari me dashje direkte e ka privuar nga jeta të ndjerin janë të drejta dhe të arsyeshme dhe të bazuara në prova dhe shkresat tjera të lëndës.”

    Sipas Supremes, dënimi i gjykata e shkallës së parë, i vërtetuar edhe me aktgjykimin e shkallës së dytë, është i drejtë, i ligjshëm, dhe se i njëjti është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të dënuarit, dhe është në funksion të preventivës gjenerale dhe individuale dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit.

  • Kurti për ndalimin e mallrave serbe: S’ka masë tregtare por duam ta përmirësojmë situatën e sigurisë

    Kurti për ndalimin e mallrave serbe: S’ka masë tregtare por duam ta përmirësojmë situatën e sigurisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ekziston masë tregtare me Serbinë, kur u pyet për ndalimin e futjes së mallrave serbe por tha se “të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë”, raporton Ekonomia Online.

    Serbët janë ankuar se ka disa muaj që Qeveria e Kosovës e ka ndaluar futjen e mallrave serbe në vend.

    “Sa i përket kushteve të sigurisë në Kosovës, sa i përket kufirit tonë me Serbinë, nuk janë ende të mira. Sa i përket asaj se çfarë malli lejohet të importohet apo çfarë vetura, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana është adresa e duhur. Nuk dëshirojmë të ketë diskriminim dhe nuk ekziston asnjë masë tregtare me Serbinë, por të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë, e cila ne dëshirojmë që të përmirësohet dhe normalizohet”, tha Kurti.

    Këtë veprim të Qeverisë e pati kundërshtuar Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Një zëdhënës i Ambasadës pati thënë se meqenëse Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim evropian, duhet të ndërmarrin veprime “që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përtej kufijve të saj, jo veprime që e pengojnë atë”.

    Kurti pati thënë se ky vendim për të cilin nuk ka pasur njoftim zyrtar, ishte marrë për arsye sigurie dhe jo ekonomike.

  • Raportimi dedikuar Heroit Afrim Bunjaku, OSBE-ja ndan mirënjohje për autorin e emisionit “N’frekuencë me Robin”

    Raportimi dedikuar Heroit Afrim Bunjaku, OSBE-ja ndan mirënjohje për autorin e emisionit “N’frekuencë me Robin”

    Departamenti për Siguri dhe Rend Publik i misionit të OSBE-së në Kosovë ndau mirënjohje për autorin e emisionit “N’Frekuencë me Robin” të ATV-së, Robert Bojaj, për raportimin dedikuar heroit Afrim Bunjaku dhe familjes së tij, referuar zbulimit të “stolit përkujtues” në nderim të rreshterit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

    “Ishte transmetimi juaj, fjalët tuaja të mira, shpirti juaj që media është zëri i njerëzve për të gjithë njerëzit, në ngjarjen që i dha më shumë jetë zbulimit të stolit dhe respektit”, thuhet mes tjerash në mirënjohjen e nënshkruar nga drejtori i departamentit, Edward Thomas Anderson.

    Në mirënjohje, po ashtu, përmendet rëndësia e simbolikës së stolit në akademi, si një ulëse e cila do të shërbejë për kujtuar ata që, pavarësisht kushteve e rrethanave, sakrifikuan në detyrë me qëllimin që të tjerët të ndihen të sigurt.

     

  • Osmani pret në takim kryeministrin e Irlandës

    Osmani pret në takim kryeministrin e Irlandës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

    Mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit.

    Më herët gjatë ditës kryeministri, Varadkar është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.