ATV

Category: Lajme

  • Basha: Urime të përzemërta Talat Xhaferi – pa vizionin e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur

    Basha: Urime të përzemërta Talat Xhaferi – pa vizionin e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka uruar Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij si kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur.

    “Roli konstruktiv dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë përcaktues për anëtarësimin në NATO dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    “Maqedonia e Veriut dëshmoi sot një standard shembullor për bashkëjetesën ndëretnike dhe rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Duke i uruar suksese kryeministrit Talat Xhaferi, shpreh shpresën dhe besimin që rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë pa u ndalur”, ka shkruar Basha.

  • Krasniqi uron Xhaferin: Urime kryeministër!

    Krasniqi uron Xhaferin: Urime kryeministër!

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    “Urime Kryeministër, Talat Xhaferi! Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

    “Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”.

    “Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

    “Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.P unë të mbarë dhe suksese, mik. Urime të gjithëve!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

  • Talat Xhaferi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, reagon Haradinaj: Fillimvit i mbarë për shqiptarët

    Talat Xhaferi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, reagon Haradinaj: Fillimvit i mbarë për shqiptarët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

    Haradinaj e ka quajtur fillimvit të mbarë për shqiptarët zgjedhjen e Xhaferit kryeministër.

    “Një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se zgjedhja e Xhaferit kryeministër, përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shaiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    “Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj”, është shprehur Haradinaj.

    Duke e uruar Xhaferin për postin e kryeministrit, Haradinaj ka thënë se e ardhmj e përbashkët e dy vendeve është në BE dhe NATO.

    “Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar, ka përfunduar Haradinaj.

  • Me 65 vota pro, Talat Xhaferi zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

    Me 65 vota pro, Talat Xhaferi zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

    Me shumicë votash, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Talat Xhaferin për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

    Xhaferi ka marrë gjithësej 65 vota për dhe 3 kundër nga 120 deputetë të Kuvendit.

    Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

  • Fillon marshi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

    Fillon marshi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

    Ka nisur të mbahet marshi, i thirrur për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

    Marshuesit janë duke i nisur nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri te Komuna e Podujevës.

    18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

    Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

    Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.

  • Xhaferi: Sot jemi dëshmitar të një dite historike

    Xhaferi: Sot jemi dëshmitar të një dite historike

    Talat Xhaferi pak para se të nis seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të zgjidhet kryeministër i qeverisë teknike, një postim ia ka dedikuar Ali Ahmetit.

    Xhaferi ka shkruar në Facebook se njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori.

    “Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne”, ka shkruar ai.

  • Kurti kryen homazhe te varri i deshmorëve Memë dhe Prend Zef Lleshit

    Kurti kryen homazhe te varri i deshmorëve Memë dhe Prend Zef Lleshit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, bashkë me familjen Lleshi dhe me bashkëpunëtorë nga Gjakova, kanë bërë homazhe në fshatin Vraniq te varri i Memë dhe Prend Zef Lleshit me rastin e 25-vjetorit të rënies së tyre si dëshmorë.

    “Aty prehen në varre të katër bijtë e familjes Lleshi, dëshmorë të kombit, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në betejë të drejtpërdrejtë për lirinë e atdheut. Ata janë: Mark Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, Memë Zef Lleshi dhe Prend Zef Lleshi. Mema dhe Prendi ranë dëshmorë 25 vite më parë, më 28 janar 1999, në luftime me forcat e Serbisë në Goden të Hasit, kurse Marku me Kolën qenë përjetësuar si dëshmorë më 7 gusht 1998, në luftimet që kanë marrë emrin beteja e Markalleshëve”, shkroi Kurti.

    “Angazhimi dhe lufta totale e familjeve shqiptare sikur rasti i familjes Lleshi, e kanë shtruar rrugën nëpër të cilën është ecur deri te liria e Kosovës. E gjithë përpjekja dhe flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të popullit shqiptar, është e monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duam, që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë!”.

    “Lavdi dëshmorëve Memë, Prend, Mark dhe Kolë Lleshi, për luftën e tyre dhe jetën e dhënë për liri!”, shtoi kryeministri në Facebook.

  • Filloi seanca parlamentare për votimin e qeverisë teknike të RMV-së me Xhaferin kryeministë

    Filloi seanca parlamentare për votimin e qeverisë teknike të RMV-së me Xhaferin kryeministë

    Me një orë vonesë filloi seanca e Kuvendit të RMV-së, me një pikë të vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Me 66 vota për, nga 108 të pranishëm u miratua rendi i ditës me këtë pikë.

    Seanca mund të zgjasë deri në dy ditë nëse ka fjalime nga deputetët. Aktualisht mandatori për kryeministër teknik, Talat Xhaferi është duke folur për programin e propozuar të tij për qeveri teknike.

  • Bujar Osmani pak para zgjedhjes së kryeministrit shqiptar në RMV: Po shkruhet historia me dorën e Ali Ahmetit

    Bujar Osmani pak para zgjedhjes së kryeministrit shqiptar në RMV: Po shkruhet historia me dorën e Ali Ahmetit

    Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se sot po shkruhet historia, pak para se të nisë seanca parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku Talat Xhaferi do të bëhet kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj.

    Osmani ka publikuar sot një fotografi me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe shqiptare në RMV, Ali Ahmetin.

    “Po shkruhet historia”, shkroi Osmani.

    “Vetëm e 18 orë deri te nënshkrimi i historisë me dorën e Ali Ahmetit!”, shkroi mbrëmë kryeparlamentari shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Edhe në Qeverinë teknike që do të zgjidhet pas pak, Bujar Osmani do ta mbajë postin e kryediplomatit.

    Urime të gjithë shqiptarëve. Iu shkëlqejnë sytë të gjithë ministrave, deputetëve.

  • Digjet vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

    Digjet vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

    Është djegur vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq.

    Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

    “Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: ‘mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj’”, shkroi Vokrri.

    “Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në axhendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës”, tha mes tjerash ai në Facebook.

    “Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhëtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona”, shtoi zëvendësministri.