1 mijë e 604 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 12 më dëme materiale.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 14 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.


1 mijë e 604 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 12 më dëme materiale.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 14 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.


Janë arrestuar tre përsona në Leposaviq pasi të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar armë gjuetie, radiolidhje dhe thika.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se e ekipet e tyre dje gjatë ditës u kanë dalur në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar lëndime gjatë skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Në llogarinë e saj në Facebook, Shoqata tha se ata kanë ofruar ndihmë në 6 raste, me 8 të lënduar, ku përfshiheshin thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit apo alkoolit të tepruar.
Në fund, ata u uruan shërim të shpejtë të lënduarve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i katërt për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur më 25 janar në rrugën Gjilan- PKK Dheu i Bardhë.
Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Gjilan-PKK, Dheu i Bardh 25.01.2024 – 00:50. Në lidhje me rastin, me 28.01.2024 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.
Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një 28 vjeçar, ndërsa për rastin janë arrestuar tre persona të cilit nuk i kanë ndihmuar viktimës por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për herë të parë në histori, të hënën në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar – Talat Xhaferi.
Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media.
Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.

I dërguari special për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën të martën më 30 janar.
Kjo sipas transmetuesit publik të Kosovës, konfirmohet nga burimet mirë të informuara në Bruksel.
Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Një ditë me herët, përkatësisht të hënën më 29 janar, Miroslav Lajçak do ndalet fillimisht ne kryeqytetin serb, Beograd. Tashmë ka konfirmim zyrtar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Është kjo vizita e parë e të dërguarit të veçantë për dialog në këtë vit. Kjo vizitë, gjithashtu, po zhvillohet në periudhën kur procesi i dialogut është duke vegjetuar.
Pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime ne nivelin më të lartë politik në kuadër të dialogut. Ishte ky takim I cili njëkohësisht shfaqi tensionet mes kryeministrit të Kosovës dhe vet Lajçakut, të cilin ky i pari e akuzoi se e ka humbur neutralitetin.
Vizitat që do t’i bëjë Mirosllav Lajçak, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, do të jetë rast që sërish të kërkohet nga palët që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve përfshirë edhe aneksin e saj.

Sot pritet që të mbajnë takime tri komisione parlamentare.
Së pari pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Ata do të diskutojnë rreth buxhetit të komisionit dhe angazhimit të ekspertëve.
Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet sot me disa organizata joqeveritare.
Në anën tjetër, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot do të mblidhet për t’i shqyrtuar propozimet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Fakulteteve Juridike.

Disa protestuese kanë hedhur supë në drejtim të pikturës së Mona Lisa-s, e cila është e mbrojtur me mbështjellës prej xhami në muzeun e Luvrit në Francë.
Aksion simbolit protestuesit e kanë zhvilluar, duke bërë thirrje për të drejtën për “ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, raporton BBC, përcjell atvlivfe.tv.
Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në muzeun e Luvrit në qendër të Parisit.
Zyrtarë të muzeut thanë se vepra ishte me xham mbrojtës dhe nuk ishte dëmtuar. /atvlive.tv

Përgatiti: Driton Sadiku
Punën e kanë me rrezikshmëri të lartë.
Por, në rast të ndonjë lëndimi eventual, mjekimin duhet ta paguajnë vetë, meqë ende nuk kanë sigurim shëndetësor që ua mbulon shpenzimet.
Kjo edhe konsiderohet një nga arsyet kryesore që dita ditës, zyrtarët policorë po e lënë punën.
Andaj për një ish-drejtor policie, qeveria nuk po bënë asgjë për policët, ndonëse thotë se është nevoje e domosdoshme.
Megjithatë pak shpresë për policët dhanë nga partia në pushtet.
Sipas kryetarit të komisionit për siguri Enver Dugolli, policia shumë shpejt do ta ketë sigurimin shëndetësor.
Megjithatë pak lehtësira, jo për të gjithë, por vetëm për ata që shërbejnë në kryeqytet, ua mundësoj komuna e Prishtinës. Shërbimet shëndetësorë në këtë komunë do të jenë falas për të gjithë policët.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: