ATV

Category: Lajme

  • Deputetja e LDK-së numëron dështimet e Qeverisë Kurti në periudhën 3-vjeçare

    Deputetja e LDK-së numëron dështimet e Qeverisë Kurti në periudhën 3-vjeçare

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka marrë mesazhe të rënda në histori nga ShBA-ja.

    Duke kritikuar Qeverinë në periudhën trevjeçare të Qeverisë Kurti, Krasniqi e ka quajtur shqetësuese gjendjen në marrëdhënien ndërkombëtare.

    “Në periudhën 3 vjeçare të Qeverisjes Kurti, Kosova ka marrë mesazhet me të rënda në historinë e saj nga SHBA-ja, situatë kjo e cila flet shumë gjendjen shqetësuese në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit”, ka shkruar ajo.

     

  • Polici dyshohet se në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Pejë, suspendohet nga puna

    Polici dyshohet se në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Pejë, suspendohet nga puna

    Është suspenduar nga puna dhe është ndaluar për 48 orë një zyrtar policor që shkaktoi aksident trafiku dje në Pejë.

    Sipas IPK-së, në momentin e aksidentit, polici ishte jashtë detyrës zyrtare, teksa konfirmuan se i njëjti ishte në gjendje të dehur.

    “Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar. Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të Pejës (në afërsi të terminalit doganor). Pas veprimeve hetimore dhe pas alkool testit me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se do të ndërmerren masa tjera në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

  • Kuvendi voton Remzie Zeqirajn komisionere parlamentare për FSK-në

    Kuvendi voton Remzie Zeqirajn komisionere parlamentare për FSK-në

    Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur komisionere parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqirajn. Pas dy raundeve të votimit, ajo ka marrë 49 vota, ndërkaq Fadil Hadergjonaj 43 vota.

    Mandati i komisioneres parlamentare është pesëvjeçar.

    Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha njoftoi për kandidatët e propozuar nga komisioni funksional.

    “Komisioni Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në pajtim me dispozitat e Ligjit numër 08L133 ka zhvilluar procedurat për zgjedhjen e komisionerit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në përfundim dhe sipas rezultatit vlerësues tre kandidatët më të suksesshëm për votim në seancën e kuvendit janë si në vijim: Sami Hajrullahu 89 pikë, Fadil Hadergjonaj 88 pikë, Remzie Zeqiraj 85 pikë”, tha ai.

    Deputetja Albana Bytyqi ka prezantuar numrin e votave për secilin kandidat për komision parlamentar të FSK-së.

    “Në votim kanë marrë pjesë 96 deputetë, të pavlefshme janë katër fletëvotime, ndërsa kandidatët Remzie Zeqiraj ka marrë 49 vota, ndërsa Fadil Hadergjonaj 43 vota”, ka njoftuar ajo.

  • Kurti pas deklaratës së O’Brien: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë duke u rrezikuar

    Kurti pas deklaratës së O’Brien: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë duke u rrezikuar

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë duke u rrezikuar. Ai ka theksuar se Kosova i është falënderuese ShBA-së për të gjithë kontributin tashmë e 25-vjet që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë.

    Kurtit sot u pyet për deklaratën e ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, për Rregulloren e BQK-së, për të cilën tha se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

    “Republika e Kosovës nuk ka partner aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, tha Kurti para gazetarëve sot në Prizren.

    “Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e rregullores BQK nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incidente duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i uni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”.

    “Unë jam kryeministër që nuk dëshiron që qytetarët të kenë më pak para por të kenë më shumë. BQK-ja ia ka dërguar një letër Bakës Tradicionale të Serbisë, shpresojmë që ata të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askënd, me kurrfarë masash mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion ashtu që të legalizohet e formalizohet çdo transaksion”.

    “Nuk besoj që qytetarët serbë këtë e shohin si problem, por Beogradi zyrtar që nuk na e pranon as pavarësinë e as krimet e kryera para 25-vjetëve, është ai që sjellë këso alarmimesh para apokaliptike. Si për BQK-në, si për shtetndërtimin tonë demokratik, si për sistemin tonë financiar ne i jemi falënderues ShBA-së që kanë kontribuar për gjatë këtyre, 25 vjetëvet të Kosovës së çliruar”, ka thënë Kurti.

  • Për një muaj, mbi 50 nxënës largohen nga shkollat e Ferizajt për shkak të migrimit

    Për një muaj, mbi 50 nxënës largohen nga shkollat e Ferizajt për shkak të migrimit

    Lëshimi i vizave të punës nga shtete të ndryshme por së fundi me liberalizim të vizave, edhe mundësia më e madhe për kontakte më të shumta, ka bërë që brenda muajit shumë nxënës të Ferizajt të kërkojnë fletë kalime, për ndërprerje të mësimit. 

    Lidhur me këtë dukuri, në një intervistë për emisionin “A LIVE”, ka folur drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Llabjani.

    Llabjani thotë se është shqetësues fakti që brenda vetëm një muaji, janë paraqitur 54 fletë kalime për ndërprerje të mësimit, derisa shtoi se janë 4 nxënës që kanë bërë kërkesë për vijimin e procesit mësimor, pas kthimit nga perëndimi në vendlindje.

    “Pasi Ministria e Arsimit ka kërkuar që të përcillet gjendja e nxënësve, të cilët janë të sistemuar nëpër institucione tona edukativo-arsimore, lidhur me lëvizjen e tyre për shkak të liberalizmit të vizave, ka rezultuar që në Komunën e Ferizajt nga të gjitha shkollat nga data 1 janar e deri më 31 janar, janë gjithsej 54 nxënës që kanë kërkuar fletë kalim për ndërprerje të mësimit dhe për këtë gjë, konsiderojmë se është një numër i madh dhe shqetësues”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Haradinaj për librin e Sejdiut: Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’u shërbejë brezave të ardhshëm

    Haradinaj për librin e Sejdiut: Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’u shërbejë brezave të ardhshëm

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri me autor ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

    Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shprhet se ky libër trajton angazhimin e presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.

    “Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijesimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë, si kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.

  • Zbulohet shtatorja e Albin Kurtit në Podujevë

    Zbulohet shtatorja e Albin Kurtit në Podujevë

    Mërgimtari Sabahudin Uka ka zbuluar sot përmendoren që ia ka përgatitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Përmendorja u zbulua në fshatin Peran të Podujevës.

    Kostoja e përmendores është 50 mijë euro.

    “Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores.

  • Murati e quan propagandë të Beogradit “prishjen” e raportit me ShBA-në

    Murati e quan propagandë të Beogradit “prishjen” e raportit me ShBA-në

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se “prishja” e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kryesisht propagandë me elemente të Beogradit, raporton Ekonomia Online.

    Ministri i Financave ka fajësuar Prokurorinë Speciale pse s’po forcohet argumenti para ndërkombëtarëve se Serbia me dinarët që i transferonte në Kosovë sponsorizonte edhe grupet terroriste.

    “Ne jemi partner të përkushtuar dhe i ndajmë të gjitha informatat e nevojshme me ta. Është një vendim i BQK-së i dhjetorit të vitit të kaluar. Ka qenë i planifikuar të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Ne koordinohemi, konsultohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë e mbështesin njëzëri qëllimin që do të arrihet përmes këtij vendimi, i vetmi dallim ka qenë te periudha tranzitore. Këto prishjet e raporteve janë propagandë të elementeve kryesisht nga Beogradi për një çështje që është tërësisht teknike”, ka thënë Murati në konferencë për media të mërkurën.

    “Sepse mungon një aktakuzë. Mungon veprimi i Prokurorisë. Si mund të presim nga partnerët tanë që të kenë urgjencë për sulmin në Banjskë, kur ka institucione në Kosovë që e marrin me shumë qetësi këtë far çështje. Të gjithë po presim që Prokuroria të lëvizë rastin e Banjskës dhe do ta përforconte argumentin tonë”, ka shtuar Murati.

    E dështimet për shumë premtime që i kanë bërë, Murati, i ka ndërlidhur me luftën në Ukrainë, pandeminë e mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës.

    Murati tha se implementimi i tyre nuk do të ndalet, pavarësisht vonesave.

    “Mund të them që në fillim kemi pasur një agjendë me ambicioze, ajo ka qenë në situatë pa kriza. Jemi ballafaquar me kriza që probabiliteti për t’u përballur me kriza është një herë në 10 vjet…  kishim edhe shkallë të inflacionit dy shifrore. Kishim disa krize që kanë ndodhur në tri vite qeverisje. Është dashur që të ballafaqoheni me to që t’u dalim në ndihmë qytetarëve. Kjo ka ndikuar që disa prej reformave që të shtyhen. Kemi pasur edhe disa vonesa në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Kanë qenë këto situata që e kanë shty implementimin e reformave në kohë, por implantimi i tyre nuk do të ndalet”, ka thënë ai.

  • Murati: Për tri vite, Qeveria Kurti ka bërë më shumë se të gjitha qeveritë së bashku

    Murati: Për tri vite, Qeveria Kurti ka bërë më shumë se të gjitha qeveritë së bashku

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se për tri vite, ekzekutivi ka bërë me shumë se sa gjitha qeveritë së bashku për punësimin e të rinjve e të rejave, raporton Ekonomia Online.

    Murati ka përmendur platformën “Superpuna”, për të cilën tha se kanë arritur të hapen 65 mijë vende të reja të punës. Ai përmendi edhe masat subvencionuese që kanë ndërmarrë si ekzekutiv.

    “Sot është një ditë e shënuar, përgjatë këtyre tri viteve jemi munduar që t’i qëndrojnë besnik sloganit ‘drejtësi dhe punësim’. Sa i përket punësimit, si Qeveri për këto tri vite kemi bërë më shumë se gjitha qeveritë bashke. Sa i përket masave, ‘Supërpuna’, për 11 muaj kanë arritur që të punësohen 9 400 të reja e të rinj edhe ndarja në bazë gjinore është 50-50. Masa tjetër e punësim direkt kishte të bënte me punësim e grave, nga masë 1.3 është mbështetur punësim i 5 mijë grave. Masa 1.7 ka pasur mbështetje të të rinjve që ka rigjeneruar mbi 1 mijë vende të punës. Nëse marrim vetëm këto mase që bëhet fjalë mbi 20 mijë vende të reja të punës. Ka edhe shumë masa tjera që kanë ndikuar që të rritet punësimi. Nëse shohim statistikat nga një shkurti i viti 2021, bëhet fjalë për 9 mijë vende të reja punës në sektorin e prodhimit të shtuara. Kemi 65 mijë vende te reja të punës”, tha ai.

  • Konjufca e nis seancën e Kuvendit me urim për deputeten e AAK-së

    Konjufca e nis seancën e Kuvendit me urim për deputeten e AAK-së

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca seancën e sotme e ka nisur me urim për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj.

    Kadrijaj sot ka ditëlindjen, e një urim nga i pari i Kuvendit nuk i mungoi.

    “Para se të filloj me seancë dua të bëj një urim të veçantë. Time Kadriaj e ka ditëlindjen. Urime Time, jetë të gjatë. E ki ditëlindjen me një datë shumë hisotrike por edhe romantike”, tha Konjufca.