Mbi 20 vendime u morën nga Qeveria në mbledhjen e 188-të, që përkoi me datën e tre vjetorit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.
Në mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi miratoi tri vendime për shpronësim të pronave për interes publik, që kryesisht preken nga realizmi i disa projekteve infrastrukturore.
Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë u aprovuan edhe tri nisma për lidhje të marrëveshjeve me Malin e Zi. Për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, për zbatimin e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në çështjet penale dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim.
Teksa u miratua edhe Projektligji për Gjykatën Administrative, dritën e gjelbër e mori edhe nisma për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve në mes të Qeverisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mes tjerash presidentes Vjosa Osmani iu kërkua autorizimi për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për të nënshkruar amendamentimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2020.
Deputetët u vonuan një orë, por holli i Kuvendit nuk mbeti bosh. Ai u mbush më fëmijë që erdhën për vizitë.
Kur seanca filloi në sallë të Kuvendit nuk ishte i pranishëm askush nga kabineti qeveritar. E si rrallë herë pati vetëm votim jo edhe debate.
Në këtë seancë deputetët votuan një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë kësaj seance janë përzgjedhur edhe tre anëtarë vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim ndërkaq Remzie Zeqiraj u zgjodh Komisionere Parlamentare për FSK-në.
Derisa në shqyrtim ishin vetëm 4 pika të rendit të ditës, Kuvendi votoi edhe një anëtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike.
Kuvendi pritet të mblidhet edhe të enjten në dy seanca.
Mbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje përfundoi fushatën zgjedhore.
Përgjatë 30 ditëve që i paraprinë kësaj date, partia në koalicion me Listën Guxo, nëpër komuna pati dhënë 42 premtime të cilat u shndërruan në obligim meqë fitoi zgjedhjet me 52 për qind të votave, më 14 shkurt 2021.
3 vjet nga marrja e pushtetit, kryeministri Albin Kurti vlerëson se kanë kryer punë të mirë.
“Për këto tre vite dëshmuam që mund të punohet për interesat e qytetarëve…”, tha Kurti.
Megjithëse për njërin prej premtimeve kryesore atë të banimit social, iu deshën tre vjet.
Sidoqoftë, aktivistë të shoqërisë civile që monitorojnë punën e qeverisë, vlerësojnë se nuk u punua mjaftueshëm në realizimin e premtimeve parazgjedhore.
E premtimet që kanë mbetur sipas organizatave joqeveritare Çohu e Lëvizja Fol nuk do të mund të përfundojnë brenda viti të fundit qeverisës.
Por, disa qytetarë janë të kënaqur me punën e Qeverisë. Në trevjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, një qytetar i Podujevës, në oborrin e tij në fshatin Peran, ngriti shtatore të kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për kongresin zgjedhor të PS-së që do të mbahet në qershor dhe tha se ky kongres nuk ka të bëjë me mandatin e tij të katërt në krye të Qeverisë.
Ai tha se zgjedhjet janë ende larg, andaj për të folur për mandatin e katërt duhet ende kohë.
“Për të folur për mandatin e katërt duhet akoma kohë, sepse jemi ende vitin e dhjetë të qeverisjes, fillojmë vitin e njëmbëdhjetë në shtator dhe zgjedhjet janë ende larg për mua, sepse deri në qershorin e 2025-tës, do bëjmë akoma shumë gjëra dhe ka shumë punë që do të duhet t’i përmbyllim edhe të reja të bukura për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë.
Ai tha se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se e ka Shqipërinë, por sipas tij, sepse i ka edhe aleatët strategjik.
“Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo një entitet shtetëror që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë, por nga anën tjetër, mos të harrojmë asnjëherë dhe për këtë arsye duhet me i pasë parasysh të gjitha kur nganjëherë e kalojmë masën në raport me aleatët, se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka Shqipërinë, po sepse ka aleat strategjik, që i dimë fare mirë kush janë, pa të cilin Kosova s’do të ekzistonte sot si shtet dhe me të cilët Kosova mund t’i arrijë të gjitha ato që ne të gjithë duam që Kosova t’i arrijë. Kështu që, për këtë arsye duhet menduar çdo ditë për peshën dhe rëndësinë e aleatëve, edhe kur je në një paqe të plotë e jo më kur je në një proces si ky, kur ke nevojë për sa më shumë miq dhe kur të humbasësh miq apo të ftohësh zemrën e miqve është gjëja më e pakëshillueshme e mundshme”, tha Rama.
Ai thotë se, as që diskutohet që Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje.
As nuk diskutohet që Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje, nëse edhe, mos e dhëntë Zoti gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, po janë armët”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova duhet të dalë nga loja e Serbisë se kush e ka fajin.
Ai tha se Kosova duhet të tregohet e vetëdijshme për barrën e përgjegjësisë që ka si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare.
“Thelbi i gabimit strategjik që bëjnë të gjithë ata që mendojnë se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës dhe shtetnjohja përfundimtare e Kosovës do të vijnë përmes një procesi ku Kosova do bëjë garë me Serbinë se kush e ka më shumë fajin. Jo, në këndvështrimin tim dhe unë këtë e kam thënë gjithmonë, qasja jonë strategjike e shqiptarëve dhe në këtë rast flasim për Kosovën, por mendoj që kështu është edhe për Shqipërinë dhe kështu duhet të jetë për të gjithë shqiptarët, nuk është që të fajësojnë të tjerët, apo të hyjmë në lojën e fajësimit të njëri-tjetrit në sensin ‘jo shiko, dakord, ne jemi mbase këtë, po shiko ata’. Ne nuk kemi punë fare me ata, ne këto gjëra i bëjmë për veten tonë, e Kosova për veten e saj duhet të shkëlqejë në këtë proces. Kosova, për veten e saj duhet të tregojë ndërkombëtarisht një qenie e cila është plotësisht e vetëdijshme për barrën e flamurit që ka, për barrën e Kushtetutës që ka, për barrën e përgjegjësisë që ka, si një aktor i ri, si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare. Nuk është Serbia etaloni dhe nuk është Serbia standardi dhe nuk është Serbia pika e referimit”, tha Rama.
Ai tha se po të ishte vetë në këtë proces, do t’i kishte përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare, ku më pas Serbinë do ua kishte lënë në dorë të tjerëve që të merreshin me të.
“Unë e kam thënë kohë më parë, në rast se do të ishte për mua unë marrëveshjen do ta kisha firmosur në mënyrë të njëanshme, duke i përmbushur të gjitha detyrimet e mia në raport me këtë përpjekje për subjektivitet të plotë ndërkombëtar dhe duke ia lënë pastaj Serbinë në dorë tjerëve që të merreshin me të dhe jo të rrija unë e të merreshin me mua gjatë gjithë kohës, ‘pse e bën këtë, pse s’bën atë, e tjerë’”, tha Rama.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të krahasohet fare me Serbinë, por që duhet të mendojë për gjeneratën tjetër.
“Duhet të nxitojmë e të bëjë ç’është e mundur që të bëhet e denjët për gjeneratën tjetër si një shtet i njohur nga të tërë dhe për këtë mendoj që në politikën ndërkombëtare dhe në arenën ndërkombëtare, në kushtet e sotme, për vendet si ne, duke bërë të keqin, nuk fiton asgjë, dhe bërë të mirin, mund të fitosh diçka”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u zhvillua debati mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon vendimit për dinarin serb, ishte një mbledhje e pakuptimtë.
“Nuk është Këshilli i Sigurimit, ka kohë që s’është dhe që s’duhet të bëhet vendi ku diskutohet Kosova apo Kosova diskuton çështje e saj dhe kundërshtitë e saj me Serbinë. Kosova është si Serbia, një shtet i pavarur, do apo s’do Serbia, e njohin apo s’e njohin ata që ende nuk e njohin dhe çështjet që ka me Serbinë, Kosova i diskuton si e barabartë dhe duhet të diskutojë si e barabartë në tryezën e dialogut dhe t’i zgjidhë tryezën e dialogut”, tha Rama.
Sipas tij, kjo mbledhje ishte kthim mbrapa për Kosovën.
“Nuk ka asnjë kuptim që Kosova të thirret atje dhe të shkojë atje dhe të përplaset atje, si një realitet që ca e konsiderojnë shtet, ca nuk e konsiderojnë shtet. Është nonsens”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, lidhur me krikikat e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje, tha se Shqipëria do të përmbushë zotimet e marra në kuadër të NATO-s që të kontribuojë me 2 për qind të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake.
“Ne, këtë angazhim nuk e shohim si një angazhim që e kemi marrë ndaj një presidenti apo ndaj një presidenti tjetër, pos një angazhim të marrë në kuadër të NATO-s, ku kemi privilegjin të jemi pjesë dhe ku do të përmbushim me seriozitet, të gjitha angazhimet që merren në atë tryezë, në të cilën secili sipas madhësisë dhe sipas buxhetit duhet të kontribuojë me 2% të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake, si dhe në anën tjetër sigurisht që ne do të vazhdojmë të rrisim kapacitetet tona ushtarake, jo sepse po përgatitemi për ndonjë luftë në rajonin tonë, por sepse jemi pjesë e një aleance brenda së cilës ka angazhime dhe ka detyrime që ne duam t’i respektojmë një për një”, tha Rama.
Ai tha se Shqipëria e ka të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet angazhimeve të marra nga NATO.
“Ajo që ne bëjmë është brenda kontekstit të aleancës euro-atlantike, është brenda kontekstit të NATO-s, brenda detyrimeve tona dhe brenda kuadrit të seriozitet tonë si një vënë anëtar i NATO-s, i cili është një votë i vogël, që nuk mund të ndryshojë fatet e betejave të mëdha, në të cilat NATO përfshihet, por që ka të gjithë angazhimin dhe të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet në madhësinë e vet të gjitha angazhimeve të marra, duke filluar nga angazhimi i financimit të shpenzimeve ushtarake me 2% të buxhetit tonë”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se sulmi i Banjskës ka qenë një kthesë e rrezikshme për bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk kemi qenë asnjëherë po mirë, edhe pse pa diskutim nuk jemi pa probleme dhe nuk është se nuk kemi parë edhe në të shkuarën e afërt kthesa të rrezikshme dhe ajo lidhur me Banjskën ka qenë një kthesë vërtet e rrezikshme. Ka qenë një moment vërtet shumë dramatik në bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të sjellin rast ne jemi shprehur në mënyrë shumë të qartë”, tha Rama.
Ai tha se nëse problemet nuk adresohen me dialog, mund të jenë jo vetëm të rrezikshme, por sipas tij edhe fatale.
“Është e rëndësishme që të mos e humbasim fokusin se jemi më mirë se ndonjëherë, por gjithçka që është arritur mund të kthehet përmbys nëse ne e marrim për të mirëqenë dhe nuk i adresojmë me dialog, me konstruktivitet, me sensin e të ardhmes, ato probleme që potencialisht të përmbajnë edhe rreziqe pastaj, për kthesa që mund të jenë vetëm të rrezikshme, mund të jene edhe fatale”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken tregon se SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të rëndësishëm dhe ka një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon.
“Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria ka marrë një falënderim jashtëzakonisht domethënës nga përfaqësuesja e Shtetit të Bashkuara, ambasadorja në atë tryezë për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë sot në rajon dhe patjetër edhe me një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjitha shijet e lagjes sonë Ballkanike në mes të Evropës”, tha Rama.
Ai tha se Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar.
“Sot Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që ne kemi bërë në politikën tonë të jashtme, por edhe një sërë angazhimesh të paimagjinueshme, deri kur ka ndodhur, të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: