ATV

Category: Lajme

  • Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

    Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vlerësuar thellë lidhjet e pandashme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në një ceremoni të zhvilluar në Prishtinë.

    Duke folur pranë shtatores së presidentit Bill Clinton, Hovenier hodhi dritë mbi marrëdhënien historike dhe të fortë që ka kultivuar SHBA me popullin e Kosovës, e cila ka qëndruar e palëkundur nga administrata në administratë.

    Ceremonia, e cila u zhvillua për të shënuar Ditën e Presidentit Amerikan, shërbeu si një platformë për të rikujtuar dhe vlerësuar përkushtimin e presidentëve të SHBA-së, duke filluar nga Clinton e deri te Biden, përfshirë Bush, Obama dhe Trump, ndaj lirisë dhe sovranitetit të Kosovës.

    Ambasadori amerikan theksoi ndikimin që liderët amerikanë kanë bërë për popullin e Kosovës, duke veçuar veprimet dhe mbështetjen që i kanë dhënë kësaj shteti në zhvillim.

    Ai gjithashtu pohoi se vlerat demokratike dhe aspiratat për liri që ndajnë të dy vendet janë një dëshmi e lidhjeve të pandarë që i bashkojnë ata.

    Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasqyroi në fjalët e saj respektin dhe mirënjohjen e thellë që Kosova ka për liderët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në historinë e vendit të tyre, por edhe si farë drite për demokracinë në të gjithë botën.

    Osmani përmendi veprimet vendimtare të ish- presidentit Bill Clinton gjatë konfliktit në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar SHBA në ndërtimin e institucioneve të reja të Kosovës.

    Ajo shtoi se demokracia është një proces që kërkon vigjilencë të pandërprerë dhe përkushtim, dhe se partneriteti i fortë SHBA-Kosovë është një dëshmi e vullnetit për të vepruar së bashku në shërbim të së mirës së përbashkët.

    Ngjarja u mbyll me një theksim të mirënjohjes për Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë pranë Kosovës jo vetëm gjatë luftës për pavarësi, por edhe në rrugëtimin e saj pasluftë, duke siguruar një legat të bashkëpunimit, mbështetjes dhe miqësisë që do të vazhdojë të fuqizojë lidhjet mes dy kombeve./Telegrafi/

  • Osmani: Janë duke vazhduar diskutimet për planin e tranzicionit të zbatimit të rregullores së BQK-së

    Osmani: Janë duke vazhduar diskutimet për planin e tranzicionit të zbatimit të rregullores së BQK-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë plan i tranzicionit të zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e ku do të merren parasysh shqetësimet e të gjithëve, raporton Ekonomia Online.

    Presidentja Osmani tha se nuk është e vërtetë që ka prishje të raporteve me ShBA-në për shkak të çështjes së dinarit. Ajo i bëri komentet për disa medie, pasi së bashku me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan, në një manifestim që u mbajt pranë statujës së Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

    Osmani ka thënë se ShBA-ja dhe aleatët e tjerë nuk janë duke kërkuar që të mos respektohet Kushtetuta, porse, sipas saj, është duke kërkuar një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së.

    Ajo ka theksuar se si presidente e vendit vazhdimisht ka inkurajuar institucionet (e tjera) të Kosovës që bashkëpunimin ta kenë në maksimum me aleatët.

    “Çështja nuk është çështja e dinarit, SHBA dhe aleatët tjerë nuk po kërkojnë ta mbajmë dinarin të jemi të qartë dhe nuk do duhej të krijohet një përshtypje që ndokush po kërkon prej nesh që të mos ta respektojmë Kushtetutën sepse nuk është e vërtete. Pra kemi një mirëkuptim të plotë dhe në fakt qëllim të përbashkët me aleat tanë ne veçanti me SHBA që Kushtetuta jonë të respektohet në plotëni. E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK, pra që nuk ka të bëjë me punën e BQK-së rregullorja mbetet ajo që është askush nuk po kërkon që rregullorja të ndryshoj e cila bie nën domenin e BQK-së, po institucionet që e zbatojnë atë. Institucionet ligjzbatuese sikurse edhe për çdo vendim tjetër ndërtojnë planë të zbatimit, edhe në këtë rast ende janë duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë plan i tranzcionit të zbatimit i cili do të i merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”.

    “Sikurse çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugën të gabuar kështu që si Presidente e vendit vazhdimisht i inkurajoj institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fort, dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani, dhe jam e bindur qe jemi në rrugë të drejtë, ky plan tranzicionit të arrihet me pajtimin e të gjithëve, dhe të jemi efektiv në tërësi por bashkë me aleatët tanë në zbatimin e Kushtetutës tinë në çdo cep të vendit”, ka thënë ajo.

  • Von der Leyen fiton mbështetjen për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

    Von der Leyen fiton mbështetjen për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka fituar mbështetjen e partisë së saj të qendrës së djathtë gjermane për një mandat të dytë, duke e vënë atë në një pozitë të fortë për të siguruar pesë vjet të tjera drejtimin e organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian.

    Në një takim të udhëheqjes së partisë, Kristian Demokrate e opozitës gjermane i dhanë mbështetjen e tyre von der Leyen për të qenë kandidati i tyre për president të Komisionit, raporton Reuters.

    Ai konfirmon një supozim të përhapur se von der Leyen do të kërkonte një mandat tjetër.

    Ish-ministri gjerman i mbrojtjes 65-vjeçar tani ka gjasa të bëhet kandidati i grupit ombrellë pan-evropian të qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP), në një kongres në Bukuresht në mars.

    “Po marr një vendim shumë të vetëdijshëm dhe të mirëmenduar. Unë do të doja të kandidoj për një mandat të dytë në detyrë dhe i jam shumë mirënjohës CDU-së që më emëroi si kandidatin kryesor për PPE-në sot”, tha von der Leyen në një konferencë shtypi pas takimit të partisë në Berlin.

    Në prill 2022, ajo ishte ndër liderët e parë evropianë që vizitoi Kievin dhe në qershor ajo njoftoi se Ukraina ishte një kandidate për anëtarësim në BE, pasi kapërceu skeptikët brenda komisionit, si dhe kryeqytetet kombëtare.

  • Osmani e Hovenier shënojnë ditën e Presidentit amerikan

    Osmani e Hovenier shënojnë ditën e Presidentit amerikan

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan, raporton EO.

    Ky manifestim u mbajt në Prishtinë pranë statujës së Presidentit Bill Clinton.

    Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Presidentëve, që u bë fillimisht festë kombëtare në vitin 1879 për nder të ditëlindjes së Presidentit të parë amerikan, George Washington, më 22 shkurt.

    Afro një shekull më pas në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj sipas së cilit disa festa kombëtare nuk do të shënoheshin në data të caktuara, por të hënave duke u dhënë kështu mundësi qytetarëve të kishin tre ditë rresht pushim.

    Fillimisht, Dita e Presidentëve festohej vetëm në kryeqytet, por në vitin 1885 ajo u shtri edhe në pjesën tjetër të vendit.

  • Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të një fabrike të prodhimit të dyerve e dritareve në Gjilan

    Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të një fabrike të prodhimit të dyerve e dritareve në Gjilan

    Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, të Komunës së Gjilanit, “EDI Fenster”.

    Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti shprehu kënaqësinë e madhe që ishte aty bashkë me investitorin Arsim Hashanin, për tëc ilin tha se “po kthehet në vendlindjen e tij pas 22 vjetëve që të investojë në një fabrikë e cila do të bëjë prodhimet të dyerve, dritareve, e të roletave”.

    “Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me tre fëmijë dhe si investitor i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë”, u shpreh Kurti.

    Kurti u zotua se kjo fabrikë do ta ketë mbështetjen e institucioneve.

    “Prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve”, tha Kurti.

    Fabrika, e ndarë në katër sektorë, do të bëjë prodhimin e dyerve, dritareve, roletave dhe përpunimin e materialit të xhamit. Investimet në këtë fabrikë, përfshirë logjistikën, parashihen të arrijnë vlerën deri në 10 milionë euro, kurse 95% e prodhimit planifikohet që të ketë për destinacion tregun e jashtëm.

    “95% e prodhimit do të jenë për eksport, dhe siç na u shpjegua edhe nga arkitekti do të jenë kushtet e mira të punëtorëve për shkak se do të ketë edhe ndriçim zenital. Pra jo vetëm nga anash por edhe nga kulmi, nga sipër”, tha ndër tjerash Kurti.

    “Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me tre fëmijë dhe si investitor i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë për çfarë i dëshiroj shumë sukses dhe natyrisht që do ta ketë mbështetjen e institucioneve tona. Sepse ekonomia e vendit sa ma shumë zhvillohet aq më i lartë është punësimi, eksporti, kontributi në buxhet dhe zvogëlimi i mbështetjes sociale që ka nevojë t’ia bëjë shteti qytetarëve të vetë. Pra sa më shumë punësim, prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve”, shtoi ai.

  • Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon arsyet e largimit të avokatit nga ekipi mbrojtës në Hagë

    Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon arsyet e largimit të avokatit nga ekipi mbrojtës në Hagë

    Shqipe Mehmeti Selimi, deputetja dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit ka dhënë detaje lidhur me njërin nga avokatët e tij, i cili është larguar nga ekipi mbrojtës.

    Ajo ka sqaruar në Facebook se një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young.

    “Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores. E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrojte të Rexhës”, ka shkruar ajo.

    Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, gjendet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës që përfshiu krerët më të lartë të shtetit.

    Sipas aktakuzës, ish-pjesëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet për veprat penale të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjeve e zhdukjeve me forcë të personave midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

    Krimet pretendohet se janë kryer në Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe në fshatin Cahan të Hasit.

  • Haxhiu: Kosova ka progres në sistemin e drejtësisë, jemi të përkushtuar për gjyqësor të pavarur

    Haxhiu: Kosova ka progres në sistemin e drejtësisë, jemi të përkushtuar për gjyqësor të pavarur

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën “E ardhmja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

    Para ministrave të Ballkanit Perëndimor si dhe atyre nga Ukraina, Turqia, Gjeorgjia dhe Moldova, përfaqësuesve nga BE, Haxhiu thotë se rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional.

    “Theksova se në rrugën reformuese, Republika e Kosovës tashmë ka filluar të shënojë rezultate në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut. Në veçanti, adresova faktin se përpjekjet tona synojnë garantimin e pavarësisë, llogaridhënies, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të sektorit të drejtësisë në vendin tonë”, ka thënë Haxhiu.

    Tutje, thotë se “Përmenda të gjitha reformat që kemi ndërmarrë që nga fillimi i mandatit dhe progresin e arritur me theks ato që ndërlidhen me vetingun në sistemin e drejtësisë, pakon ligjore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, adresimin e krimeve të luftës dhe veprimet që kemi ndërmarrë me qëllim të adresimit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore”.

    “I njoftova të pranishmit se Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe detyrime që dalin nga PKZMSA dhe se nga këto detyrime, 28 masa janë zbatuar plotësisht dhe se për 7 detyrimet e tjera, po punohet intensivisht drejt finalizimit dhe realizimit të tyre. Kjo Konferencë regjionale po mbahet në Zagreb-Kroaci, organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Kroacisë në bashkëpunim Komisionin Evropian”, njoftoi ministrja Haxhiu.

  • O’Brien lavdëron Qeverinë aktuale të Malit të Zi: Ka shumë mundësi për të shkuar drejt integrimit më të thellë

    O’Brien lavdëron Qeverinë aktuale të Malit të Zi: Ka shumë mundësi për të shkuar drejt integrimit më të thellë

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, tha se pret më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga ShBA-ja pas takimit me Ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien.

    Sipas tij, tema kryesore e takimit ishte ekonomia.

    “Ne vlerësojmë miqtë amerikanë që ishin konstruktivë në dialogun Amerikano-Mali i Zi. Presim rezultatet e atij dialogu dhe që Amerika të interesohet për tregun tonë. Plani i rritjes për Malin e Zi është shumë i rëndësishëm. Kemi rreth 90 reforma që do t’i zbatojmë. Kjo po ndiqet me vëmendje në Uashington” – tha Spajiq.

    Kurse O’Brien tha se me këtë Qeveri ka mundësi për të shkuar drejt integrimeve më të thella evropiane dhe transatlantike.

    “Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë është një arritje e madhe e kësaj Qeverie. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne jemi të kënaqur që mund të bashkëpunojmë me Malin e Zi dhe jemi të kënaqur që Mali i Zi përmbush detyrimin për të ndarë dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto (BPV) për mbrojtjen” – tha O’Brien.

    Kur bëhet fjalë për BE-në, shton ai, është duke u përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet të reduktojë kostot financiare dhe të përshpejtojë transportin.

    “Shpresojmë se do t’ua lehtësojë jetën të gjithëve. Qëllimi i dialogut Amerikano-Mali i Zi është që Mali i Zi të hapë dyert dhe ky është imazhi që duam t’ua përcjellim njerëzve nga komuniteti i biznesit” – tha O’Brien.

  • Kurti: Me vendet aleate jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

    Kurti: Me vendet aleate jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit,ku, veç investimeve nga mërgata, ka folur edhe për situatën në vend, veçmas në raportet mes Kosovës dhe vendeve aleate.

    “Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, deklaroi Kurti.

    Ai, lidhur me vendimin e BQK-së për dinarin serb, tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së, derisa shtoi se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të mira.

    Ndërkaq lidhur me takimin mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq, kryeministri Kurti tha se nëse BE (v.j.),i thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes, padyshim që shkon.

    “Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha Kurti.

  • Ramush Haradinaj shkon për ta ngushëlluar Halil Kastratin të cilit i vdiq motra

    Ramush Haradinaj shkon për ta ngushëlluar Halil Kastratin të cilit i vdiq motra

    Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek Halil Kastrati, të cilit i vdiq motra disa ditë më parë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se ishte i shoqëruar me kolegë nga Aleanca.

    “Bashkë me kolegë nga Aleanca dhe miq, i shprehëm ngushëllimet tona më të sinqerta mikut tonë, Halil Kastrati, për shkuarjen në amshim të motrës së tij, Nashides”, ka shkruar kreu i AAK-së.