ATV

Category: Lajme

  • ​Projektligji për IVF-në, Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” me protestë para Kuvendit

    ​Projektligji për IVF-në, Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” me protestë para Kuvendit

    Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot ka organizuar aksionin protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

    Me pankartat “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Eman, mos rrej” , “Kush na mbron prej deputetëve” ,”Shkarkoni Duda Baljen”, “Kushtetuta, ku?”, kolektivi festoi para dyerve të kuvendit, të cilat i vendosen këto pankarta në dyert e Kuvendit.

    Blenda Asllani, anëtare e Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” u shpreh se disa deputetë janë duke e gënjyer publikun.

    “Sot mbyllem dyert e Kuvendit te Kosovës me një mesazh te fuqishëm: Deputet s’kanë mandat për te cenuar trupat tanë! Diskutimi i ditëve te fundit, brenda e jashtë Kuvendit mbi Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim t Asistuar Mjekësor ka qene dehumanizua ndaj grave te Kosovës. I njëjti, është përcjellë me propagande edhe me gënjeshtra nga deputetet, për qëllime patriarkale e elektorale. Ne jemi këtu sot, për te demantuar këto gënjeshtra, dhe për t’ua thëne me zë te larte emrat deputeteve patriarkale. Eman Rrahmani, Duda Balje, Albena Reshitaj, Visar Korenica e deputete të tjerë, e gënjyen publikun duke thëne se ky ligi e shkatërron familjen dhe e mundëson incestin. Krejt kjo, përderisa në spitalet private në Kosovë dhe jashtë Kosovës, janë duke u derdhur shuma të mëdha parash, për realizimin e fertilizimit të asistuar mjekësor nga gratë e qiftet që kanë nevojë për të. Deputetet tanë diskutojnë për skenarë absurde, abstrakte dhe nacionaliste, përderisa grave e qifteve në Kosovë i’u shteren hapat në spitale private, të pambrojtur”, tha Asllani.

    Asllani potencoi që ky shërbim duhet të ofrohet në institucione publike që të sigurohet mbrojtje e barabartë për të gjithë.

    “Këta deputete nuk i konsiderojnë gratë individë me aftësi për te marre vendime për veten dhe te ardhmen e tyre riprodhuese. Për ta, gratë janë individë me fuqi vendimmarrëse për trupat e tyre, vetëm nëse janë te martuara me një burrë. Duke u thirrur ne lirinë e fjalës e pozicionit personal, këta deputete, qe s’përfaqësojnë veten, por popullin, po shkelin mbi te drejtat e shëndetit riprodhues te grave dhe po i trajtojnë trupat tanë vetëm si makina riprodhimi qe përdoren për politika nataliteti, duke shkelur përmbi agjencinë tone trupore, si gra. Ne ua rikujtojmë se te drejtat e njeriut janë te pakontestueshme dhe te mbrojtura me kushtetutën, mbi te cilën ata janë betuar. Kushtetuta, i’a njeh te drejtën për te krijuar familje çokujt, e këtu përfshihen çiftet, por edhe individët, gjegjësisht gratë beqare. Gjuha e urrejtjes e përdorur këto dite nga deputetet e Kuvendit te Kosovës ka sulmuar thellësisht gratë beqare duke ua shkelur atyre te drejtën për te krijuar lirshëm familje dhe duke i quajtur te paqëndrueshme emocionalisht. Kjo gjuhë është seksiste, denigruese dhe nxite urrejtje ndaj grave. Ne dëshirojmë të theksojmë se familjet gjithmonë kane ekzistuar në forma te ndryshme. Ne besojmë në një koncept të familjes, që pasqyron diversitetin e përvojave njerëzore dhe te identiteteve të ndryshme. Tutje, ne dëshirojmë t’ia rikujtojmë publikut, që këta deputetë të cilët duken aq të shqetësuar për “familjen tradicionale” asnjëherë si kemi dëgjuar të flasin për hallet e nënave vetushqyese, shkallë kaq të lartë të dhunës me baze gjinore, martesat abuzive në të cilat rriten fëmijët, apo për fatin e fëmijëve nëpër strehimore. Krejt papritur, këta i shqetëson një pasojë e probabilitetit krejt të hamendësuar të incestit apo “përzierjes se gjakut të pastër shqiptar”. Realiteti i përditshëm tregon se mos votimi i këtij ligji, nuk e ndal dot procedurën e IVF-it, vetëm se i mundëson spitaleve private te vazhdojnë të përfitojnë financiarisht nga qiftet dhe gratë e beqare. Ne besomë që ky shërbim duhet të ofrohet në institucionet publike shëndetësore dhe të jetë i gatshëm për të gjithë, duke siguruar edhe mbrojtje të barabartë”, shtoi Asllani.

    Kërkesa e tyre është që të shkarkohet Dude Balaj nga pozita e kryetares për të drejtat e njeriut dhe se të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit përdorin gjuhë të urrejtjes.

    “Kërkesat tona janë të qarta: Të votohet në Kuvend projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor duke mundësuar të ketë procedurë për qiftet dhe gratë e beqare. Të shkarkohet Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit apo në paraqitje publike përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve te caktuara, dhe t’u kërkohet minimum kërkim falja publike nga kryesuesit e Kuvendit, në pajtim me Nenin 65 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Deputetët nuk kanë të drejtë të cenojnë autonominë e trupave të grave. Kjo qeshje nuk ka kompromis. Rezistenca jonë do të vazhdojë! Në 8 marsin e këtij viti do të marshojmë edhe për ta mbrojtur të drejtën për të vendosur vet për trupat tonë”, përfundoi Asllani.

  • Haxhiu: Kurti duhet të jap llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni

    Haxhiu: Kurti duhet të jap llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministirn Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore, raporton EO.

    Haxhiu, ka kërkuar përgjegjësi për siç ka thënë dështimin në shëndetësi e degradimin në sistemin shëndetësor.

    “Sot Kurti duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do duhej të jep llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazinë, pakënaqësinë e pacienteve dhe profesionistëve shëndetësor. Njëri nga ata sot është në grevë urie tani e tri ditë. Skandale e hajni pa dhënë askush llogari, as kur shtatzëna vritet para Gjinekologjisë. As kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatriçen e spitalit të Pejës, as kur digjet pacienti në Klinikën e Psikiatrisë”, ka thënë ai.

  • Zemaj e quan dështake Qeverinë: Trevjetori i ardhjes në pushtet i VV-së, e gjeti shëndetësinë tmerrësisht keq

    Zemaj e quan dështake Qeverinë: Trevjetori i ardhjes në pushtet i VV-së, e gjeti shëndetësinë tmerrësisht keq

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës të jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend rreth Shqyrtimit të Propozim- rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë një Qeveri si kjo e Albin Kurtit, në krye me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Sipas tij 3 vjetori i ardhjes në pushtet i kësaj partie politike, e gjen shëndetësinë më keq se asnjëherë më parë.“3 vjetori i ardhjes në pushtet i kësaj partie politike, e gjen shëndetësinë tmerrësisht keq, më keq se asnjëherë më parë. Kjo qeveri, më saktësisht shëndetësia në krye me ministrin Vitia janë të paaftë, të paditur dhe dështuesit më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Në karrierën time politike kurrë skam parë, dëgjuar e as lexuar se një Qeveri mund ta shpenzojë 75% të kohës qeverisëse pa lëne asnjë shenjë pozitive, sikurse kjo Qeveri”, deklaroi Zemaj.

    Zemaj, tha se i duhet shumë kohë për t’i listuar dështimet e kësaj qeverie, por ai listoi disa nga esencialet.

    “Paaftesia në veprim e qeverisje është kryefjala e veprimit tuaj politik – shumë të paaftë u treguat edhe tek investimet kapitale, me vetëm 8% të buxhetit të shpenzuar nuk arritët të zgjidhni asnjë problem sektorit të shëndetësisë, kur dihen nevojat për investime kapitale gjithandej në spitalet e Kosovës. Në funksion të manipulimit me shifra, u lëvduat për buxhetin e vitit 2024, i cili buxhet e vazhdon sagën e mjerimit, sepse nuk adreson nevojat, nuk ka investime te reja, pjesa dërmuese janë vazhdim i viteve të mëhershme, nuk parashihet asnjë staf shtesë, infermierë, mjek apo staf teknik. 6 milionë euro tepruan nga buxheti për blerjen e barnave, ndërsa qytetarët e Kosovës po vuajnë për dorën e shtetit, listat e pritjes janë kthyer në ankth, sepse qeveria që nuk qeverisë, nuk merret me asnjë problem, vetëm krijon problem”, tha Zemaj.

  • Ministria e Drejtësisë dënon gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin ndaj IVF-së

    Ministria e Drejtësisë dënon gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin ndaj IVF-së

    Grupi ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe me bazë gjinore e ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF).

    Kështu bëri të ditur Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në Facebook.

    “Pas deklarimeve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit të shprehura në parlament dhe në medie, kundër projektligjit mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, si dhe kundër autonomisë trupore së grave, Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore shpreh reagim të njëzëshëm ndaj retorikës së tillë”, u shpreh Ministria.

    “Ne theksojmë nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave”.

    Ministria tha se përgjigjja e kësaj thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara.

    “Këto të drejta, janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlerat mbi të cilat qëndron Kushtetuta e vendit i ka vendosur në Nenin 7”, bën të ditur Ministria.

  • INDEP publikon “Indeksin e Tranzicionit të Energjisë Elektrike në Kosovë”

    INDEP publikon “Indeksin e Tranzicionit të Energjisë Elektrike në Kosovë”

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), të enjten ka publikuar punimin hulumtues “Indeksi i Tranzicionit të Energjisë Elektrike në Kosovë“. Gjatë publikimit të hulumtimit, INDEP paraqiti rekomandimet afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata brenda një kornize të politikave që synojnë të jenë udhërrëfyese për institucionet përgjegjëse, raporton EO.

    Në fjalën e tij, Udhëheqësi i Hulumtimit dhe Drejtori i Programit në INDEP, Dardan Abazi theksoi nevojën e përshpejtim të dinamikës së zbatimit të Strategjisë së Energjisë dhe përkushtimeve tjera të marra nga Kosova.

    “Ky publikim dhe kjo konferencë është edhe një thirrje e jona që dinamika e tranzicionit të ndryshoj dhe të përshpejtohet zbatimi i politikave dhe investimeve”, theksoi Abazi.

    Punimin e prezantoi eksperti i angazhuar, Naim Bujupi. Ai në fjalën e tij paraqiti gjetjet mbi gjendjen aktuale të Kosovës në fushën e tranzicionit, mundësitë dhe kapacitetet si dhe sfidat.

    Ai paraqiti rekomandimet e punimit dhe udhërrëfyesin për politika afatshkurtra, afatmesme dhe vizionin afatgjatë.

    “Nevojitet strategji afatgjate sepse tashmë, me dinamikat evropiane dhe globale, një strategji dhjetë vjeçare k

  • Deputetja e VV-së thumbon opozitën rreth sigurimeve shëndetësore

    Deputetja e VV-së thumbon opozitën rreth sigurimeve shëndetësore

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është paraqitur me mesazhe për opozitën, gjatë seancës Kuvend ku po diskutohej Propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

    Ajo në bluzën e saj kishte shënuar “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK. Qysh kem tu nejt veç kur i ka ndalë qeveria Kurti…”, thuhet në mbishkrimin në bluzën e saj.

  • Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

    Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. Ai tha se ky Fond s’ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore.

    Ai kritikoi edhe veprimet e qeverive të kaluara lidhur me funksionalizimin e këtij Fondi.

    “Ky Fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore. Aty vetëm është grumbulluar një bord, shpreh 30 milionë euro, rast i cili është në prokuroi dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor natyrisht. Qeveritë e kaluara janë përpjekur t’ia nisin edhe me mbledhjen e premiumeve pa asnjë përgatitje dhe pa bazë ligjore. Mbi të gjitha paramendojeni duke ia marrë paret qytetarëve nga paga e tyre edhe duke mos siguruar asnjë shërbim të ri, apo cilësi, rritje cilësie të këtyre shërbimeve. Ne kemi qenë kundër atëherë, për besë jemi kundër edhe tash”, ka thënë ai.

    Ministri i Kurtit, pati kritika edhe për qeverisjet e kaluara për sa i përket funksionalizimit të këtij Fondi.

    Sipas tij kanë qenë ish-ministrat që kanë bërë gara se cili do ta vë më shpejtë në funksion këtë Fond.

    “Po ua rikujtojë që në vitin 2019 ne si subjekt politik kemi thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk mund të funksionalizohet pa katër deri në pesë vite punë intensive. Subjektet tjera politike mbajë mend dhe ish-ministrat e tyre në fushatë duke anashkaluar faktin se edhe ata kanë qenë në pushtet dhe kanë qenë kontribuues të kësaj gjendje premtonin se Fondin do ta funksionalizonin për 18-24 muaj, bile bëhej garë se cili 18 e cili 24. Madje ju keni qenë edhe më të informuar sesa ne për gjendjen që ka qenë dhe e keni sjell Fondin, e se më pak mund të bazoheshim në të për sigurimet shëndetësore”, ka thënë ai.

    Vitia tha se kur e ka marrë detyrën e ministrit e ka gjetur gjendjen në Fond edhe më keq se sa e kishte menduar.

    “Besomëni me gjithë atë që kam menduar që kam qenë shumë mirë i informuar kur kam marrë detyrën si ministër gjendja brenda në Fond e kam gjetur edhe më keq dhe jam befasuar edhe për më keq”, tha ai.

    Tutje, ai u deklarua edhe mbi punën që ka bërë prej se është caktuar ministër. Vitia theksoi se një pjesë e mandatin i ka shkuar duke u marr me problemin e pandemisë Covid-19.

    “Në fushatën e vitit 2020 premtimi im kryesor i kësaj qeverisje të përgjegjshme ka qenë menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e qytetarëve mbi masën 60%, deri në fund të vitit 2021, gjë të cilën e kemi arritur me sukses të plotë. Deri në mesin e vitit 2022 e gjithë shoqëria dhe gjitha institucionet jo vetëm shëndetësore por edhe shëndetësore janë marrë kryesisht me menaxhimin pandemisë nga pikëpamje të ndryshme sepse të gjitha institucionet kanë qenë të varur nga ky menaxhim dhe vaksinimin e qytetarëve. Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që t’i rishohë lajmet e viteve 2020, 2021, 2022 për të kujtuar se në çfarë kemi kaluar deputetë të nderuar. Ne si qeverisje e përgjegjshme po e mbyllim mandatin katërvjeçar, por si qeverisje ne e kemi kaluar krizën më të madhe shëndetësore që jo vetëm Kosova por e ka parë edhe bota në një shekull”, deklaroi ministri.

    “Deputetë të nderuar asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore. Duhet ta pranojë që funksionalizimi i Fondit paraqet një kompleksitet të gjërave nga çdo këndvështrim dhe çdo dështim në përpjekje për ta funksionalizuar Fondin ashtu siç duhet mund të sjellë pasoja katastrofike dhe shtyrje të këtij procesi të rëndësishëm . prandaj nuk ka më eksperimente, nuk ka më tallje me qytetarë, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më të futen duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushte. A mund te ketë vonesa, po mundet por vetëm kur jemi të sigurt që të merren të gjitha masat do të veprojmë”, tha Vitia.

  • Lekaj: Qytetarët po ikin si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

    Lekaj: Qytetarët po ikin si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se Qeveria Kurti po merret me interesa partiake dhe ka harruar mirëqenien e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku po diskutohet për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore, Lekaj tha se kemi një ministri të Shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare dhe se pacientët nuk kanë ku t’ia mësyjnë institucioneve shëndetësore, dhe se sipas tij, “mund të themi lirisht që 60 për qind e pacientëve i kryejnë shërbimet në sistemet private”.

    “Sot kemi një seancë të jashtëzakonshme që lidhet me jetën e qytetarëve ndërsa në anën tjetër kemi Qeverinë Kurti që duke u marrë me interesat partiake e ka harruar mirëqenien e qytetarëve. Kemi një ministri të shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare, duke u nisur nga kjo mund të themi që 60 për qind e pacientëve që kryejnë shërbimet në institucione private, ja ku na ka sjellë kjo Qeveri”, ka theksuar Lekaj.

    Sipas Lekajt qytetarët po largohen nga Kosova si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

    “Për tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë ku sot me një matje reale Kosova nuk ka mbi 1 milionë banorë rezidentë. Pika më e dobët për ta janë sigurimet shëndetësore, se nuk e shohin Kosovën ambient të sigurt për pune e për jetë”, tha Lekaj.

    “Ja ku na ka sjellë kjo qeveri. Në tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë. Të gjithë kanë një arsye bazë se pse u larguan, e ajo është mungesa e sigurimeve shëndetësore, sepse s’po e shohin Kosovën si ambient për punë e jetë”.

    Lekaj tutje shtoi se për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, por është vet jeta.

    “Jemi në një situatë paradoksale ku kemi sigurime të automjeteve tona, por nuk kemi sigurime për njerëzit që janë në ato automjete. Paramendojeni, kemi sigurime për automjete, ndërsa për qytetarët nuk kemi sigurime shëndetësore. Ja ku është kjo qeveri. Turp le t’i vijë Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti Lekaj.

  • Deklarata e BE-së për vdekjen e Navalnyt nuk e merr mbështetjen e Serbisë

    Deklarata e BE-së për vdekjen e Navalnyt nuk e merr mbështetjen e Serbisë

    Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navaly.

    Kështu raporton Radio Evropa e Lirë duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.

    Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

    Raportohet se vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë pasur afat deri më 28 shkurt që t’i bashkohen kësaj deklarate. Deri në atë datë, Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur të njëjtën. Me deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.

    Burimet në Bruksel konfirmuan se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

    Serbia edhe në të kaluarën nuk ka përshtatur qëndrimet me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë. Përkundër thirrjeve nga BE, që secili shtet kandidat i cili synon integrimin në bllok të përshtatet me deklaratat dhe qëndrimet e BE-së, Serbia ka vazhduar t’i injorojë këto thirrje.

    Serbia po ashtu nuk u është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

    Ndryshe, Navalny, kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq më herët gjatë këtij muaji në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim të gjatë nën akuza për ekstremizëm.

    Familja e tij, bashkëpunëtorët dhe shumë qeveri perëndimore e kanë fajësuar drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e Navalnyt.

  • Rast i rëndë në Pejë, një person goditet me sëpatë në kokë

    Rast i rëndë në Pejë, një person goditet me sëpatë në kokë

    Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës një person është goditur me sëpatë në kokë.

    Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore.

    Rasti është klasifikuar si “vrasje në tentativë” dhe i dyshuari është arrestuar.

    Komunikata e plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime.

    Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

    Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

    I. i lindur 1983.
    Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë.