ATV

Category: Lajme

  • ​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

    ​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Rama në konferencë për media, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, tha se me Planin e Rritjes për rajonin nga Bashkimi Evropian, të gjitha nismat rajonale, siç është Ballkani i Hapur tashmë janë ekspozuara si gjepura.

    Ai nënvizoi se pavarësisht problemeve politike të vendeve të rajonit duhet bashkëpunim për zbatimin e këtij plani të BE-së.

    “Integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal. Kjo s’ka aspak diskutim. Plani i rritjes e vulos një gjë të tillë. Prandaj të gjitha gjërat që deri tani kemi dëgjuar si Ballkani i Hapur dhe të tjera janë tashmë të ekspozuara si gjepura, sepse tashmë kjo është rruga. Tashmë me planin e rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët ku të gjitha gjashtë vendet kanë rënë dakord se kjo është diçka që duhet të bëjmë. Pra nuk ka rëndësi çfarë probleme politike kemi me njëri-tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë”, tha Rama.

    Sipas tij, Plani i Rritjes është një platformë e rëndësishme që do të përshpejtojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE.

    “Plani i rritjes është një plarformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë më Bashkimin Evropian. Është një instrument që do të bëjë të prekshëm ketë proces për njerëzit… Na jep mundësinë që të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë ndodhur kur vendet janë bërë vend anëtare, por tash po bëhem edhe ma qenë anëtare. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi dhe buxheti me i madh për vendet tona. Prandaj jam i kënaqur që jam ardhur në këtë pikë”, theksoi ai.

    Krahas kësaj, Rama tha se edhe nga bashkëpunimi rajonal do të kursehen miliona euro, duke larguar pengesat burokratike./KP

  • “Elektrosever” njofton se ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri

    “Elektrosever” njofton se ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri

    Kompania “Elektroseveri” ka bërë të ditur se nga e enjtja do të nisë me shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike në katër komunat veriore“,: Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Sipas njoftimit për media, qytetarët e këtyre komunave nuk do të paguajnë aq sa shpenzojnë, por faturën do ta marrim me çmim paushall prej 21.60 euro.

    Bashkë me atë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.

    “Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e ‘Elektroseverit’ do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim marrëveshjet për furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Prishtina mbulohet nga shiu me baltë si pasojë pluhurit saharian

    Prishtina mbulohet nga shiu me baltë si pasojë pluhurit saharian

    Reshje të shiut të shoqëruara edhe me baltë, si pasojë e pluhurit saharian, janë paralajmëruar për të enjten në Kosovë.

    Reshje të shiut të përzier me baltë gjatë ditës ka pasur në Prishtinë.

    Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publikRregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tijDuhet të mësohemi të jetojmë në një botë me konflikteShpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te InteriVesa Vllasaliu i përgjigjet ndjekësit teksa e pyeti nëse është në lidhje

    Ky nuk është fenomen i pazakontë, pasi reshje me pluhur ka pasur edhe viteve të tjera në Kosovë.

    Ndryshe, platforma meteorologjike “Meteo Kosova” ka njoftuar se në Rrafshin e Dukagjinit ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.

  • Hovenier i dëshiron mirëseardhje anëtarëve të rinj të KFOR-it në Kosovë

    Hovenier i dëshiron mirëseardhje anëtarëve të rinj të KFOR-it në Kosovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier i ka dëshiruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

    “I lumtur të marr pjesë në ceremoninë e transferimit të autoritetit në Komandën Rajonale të KFOR-it në lindje”, ka shkruar ai në X.

    Tutje ai ka përmendur se nga cilat garda kombëtare vijnë këta ushtarë.

    “Unë u shpreh një mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë anëtarëve të Gardës Kombëtare të Gjeorgjisë, Gardës Kombëtare të Luizianës, dhe elemente mbështetëse dhe i ofroj mirënjohjen time më të thellë Gardës Kombëtare të Teksasit, Gardës Kombëtare e Rhode Island, dhe elemente mbështetëse për shërbimin e tyre si pjesë e NATO-s misionin për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, ka shkruar ambasadori amerikan.

  • Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat

    Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat

    Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mospjesëmarrjes fizike të kryeministrit Kurti në Samitin Ballkani Perëndimor- BE që po mbahet sot në Tiranë.

    “Kryeministër, ku je? Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i perbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.”

    Krasniqi ka thënë se në vend që Kurti të marrë pjesë “ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla”.

    “Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla.”

    Ai ka thënë se Kurti sot e ka pasur vendin në Tiranë, në mesin e liderëve tjerë të Ballkanit Perëndimor e BE’së.

    “Kjo papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet e tij parësore si Kryeministër është e pabesueshme. Sot, Kryeministri i Kosovës vendin e ka pasur në Tiranë, në mesin e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.”

    Sipas Krasniqit “me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen”.

    Kreu i PDK’së e ka quajtur Kurtin kryeministër idhnak.

    “Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thelloj as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane. Kryeministër, kthjellu!”

  • ​Haxhiu: Kurti duhet të ishte prezent për të dhënë llogari për dështimet në shëndetësi

    ​Haxhiu: Kurti duhet të ishte prezent për të dhënë llogari për dështimet në shëndetësi

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se prezent në seancë sot do të duhej të ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti për të dhënë përgjegjësi para qytetarëve për gjendjen siç tha ai të keqësuar në shëndetësi. Madje, ai tha se në këtë qeveri është normale të abuzohet.

    “A ka çështje më të rëndësishme për Qeverinë, deputetët, sesa shëndeti i qytetarëve. Sot në këtë debat do duhej të ishte prezent kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili me 14 shtator, 2022, themeloi komitetin ekzekutiv për shëndetësi, sepse deklaronte se është pak, me ndreq shëndetësinë tonë, me udhëheq këtë punë veç një ministër. Sot Kurti do duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi, edhe si kryeministër dhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Do duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazisë e pakënaqësisë të pacienteve e profesionisteve shëndetësor. Njëri nga ata, sot është në grevë urie, tani e tre ditë, dhe ministria e shëndetësisë dhe qeveria lëre që nuk brengosen për kërkesat e infermiereve, profesionisteve shëndetësor, por as për shëndetin e Enliratit nuk brengosen që është tani e tre ditë në grevë urie. Skandale e hajni, korrupsion e keqpërdorime në shëndetësi pa dhënë askush llogari. As kur pacientja, gruaja shtatzënë vritet para gjinekologjisë, as kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatrricën e Spitalit të Pejës, dhe kur nuk ka përgjegjësi për raste të tilla, për këtë qeveri është normale të abuzohet ”, tha Haxhiu.

    Ai po ashtu ka thënë se lista e pritjes vazhdon të jetë brengë për pacientet, për çfarë tha se kjo listë ishte reduktuar vetëm në vitin 2019/20.

    “Jo vetëm që janë reduktuar shtretërit, por janë luftuar edhe profesionistet më të mirë që kanë qenë në kujdesin intensiv. Prandaj, jo rastësisht është rritur edhe shkalla e vdekshmërisë në kujdesin intensiv, dhe jo rastësisht e kemi ikjen e anesteziologëve nga kjo klinikë…Listat e pritjes, një brengë e madhe, dhe këto ishin reduktuar në vitin 2019/20”, tha Haxhiu.

  • ​Kollçaku: Ligj për shëndetësi pritet të procedohet shpejtë në Kuvend

    ​Kollçaku: Ligj për shëndetësi pritet të procedohet shpejtë në Kuvend

    Deputetja nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kritikuar opozitën për mos jetësimin e Ligjit për shëndetësi për vite të tëra.

    Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Kollçaku tha se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend, derisa këtë debat të sotëm e ka quajtur të përshpejtuar nga ana e opozitës.

    “Besoj se kolegu im deputet dhe me profesion, Dreshaj, tashmë je në dijeni se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend. Ky është një debat pak më i përshpejtuar, por nuk prish punë. Po ashtu, dua të falënderoj kolegun, i cili nuk na la shumë vend të kthehemi në të kaluarën, se në mënyrë shumë taksative i tregoi gjitha pengesat dhe gjithë çfarë nuk është bërë që sot ne nuk e kemi as nga implementimi i ligjit për sigurim shëndetësor, përkundër faktit se u tha që këtu janë formuar shumë grupe punuese për plotësim ndryshim, gjë që asnjëherë s’ka ndodhë dhe ligji aktual është në fuqi. Shtrohet pyetja, athu pse asnjëherë nuk është jetësuar ky ligj. Pra, nuk e kemi fondin të cilin e përmendi është formuar me një vendim, jo bazuar në ligj dhe fokusohet vetëm në trajtim jashtë vendit. Dhe çfarë kemi trashëguar, duhet të kthehemi fatkeqësisht në të kaluarën, 30 milionë euro borxhe, të pa barazuara që janë dhënë bazë zotimeve dhe asnjëherë nuk janë realizuar”, ka thënë Kollçaku.

    Ndërsa, ka shtuar se janë në fazën e kthimit të besimit tek institucionet jashtë vendit, pasi siç tha ajo, ky besimi ka humbur falë mos punës së opozitës, e po ashtu edhe rikthimit të borxhit.

    Kollçaku ka thënë se për herë të parë mjekët kanë rritje të pagës për 100 për qind.

    “Sot ne si Kosovë vuajmë, se zotimet tona si shtet tash nuk pranohen në shumë institucione jashtë Kosovës si një shtet fatkeqësisht që konsiderohet joserioz, se në të kaluarën nuk i ka përmbush zotimet. Pra, dhe jemi në fazën e besimit karshi institucioneve jashtë vendit, dhe rikthimit të borxheve. Me ligjin e ri për sigurim shëndetësor, do të themelohet Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe do të rregullohet funksionimi dhe financimi. Duke parë sfidat në sektorin e shëndetësisë, MSH ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor, sepse mund të pajtohemi gjithë se nuk kemi pas sistem, nuk e kemi trashëguar një sistem, i cili është i pa integruar. Është në përfundim të hartimit të strategjisë sektoriale si dhe do të zbatohet ligji edhe në kornizën legjislative në tërësi…rritja e pagave gjë që ka ndodhur për herë të parë një rritje për së paku për mjekët 100 për qind dhe profesionistë tjerë shëndetësor”, ka shtuar Kollçaku.

  • Publikohet raporti i ri i “Freedom House”, Kosova mbetet vend “pjesërisht i lirë”

    Publikohet raporti i ri i “Freedom House”, Kosova mbetet vend “pjesërisht i lirë”

    Organizata “Freedom House”, me seli në Washington, ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Shqipëria dhe Kosova mbesin vende “pjesërisht të lira”, pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

    Në indeksin e Lirisë Globale, Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Shqipëria po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.

    Në raport, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje.

    Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, tha për Zërin e Amerikës se situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga dinamika e zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Vitet e fundit Kosova ka shënuar përparim, çka pasqyrohet tek rezultatet, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, proceseve më të dobishme politike, që u kanë mundësuar qytetarëve pjesëmarrje më të lirë, dhe shoqërisë civile veprimtari më aktive. Këto gjëra gjithsesi kanë shënuar përparim vitet e fundit”, deklaroi Karppi.

    Viti 2023, sipas saj, ishte i vështirë për Kosovën.

    “Kemi parë rritje të dhunës në komunat veriore, çka mund të vërë në mëdyshje shumë procese, dhe mund shkaktojë trysni ndaj qeverisë që të sigurohet se po ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Karppi. “Këto janë procese afatgjata. Kjo është një situatë e stërzgjatur sigurie.”

    Sipas saj, “megjithëse ekzistojnë shqetësimeve për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, janë bërë përparime të mëdha në respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave fetare.”

    “Kosova mbetet një nga vendet udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor në disa nga shtyllat e rëndësishme dhe thelbësore të demokracisë.”

    Lidhur me Shqipërinë, Karppi theksoi si përmirësim procesin e vettingut, i cili, sipas saj, “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.

    Sipas Karppi, kjo do të thotë se në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase.

    “Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, shtoi ajo.

    Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri. Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.”

    “Përgjithësisht Shqipëria ka përparuar këtë vit duke u dhënë mundësi qytetarëve që serish të marrin pjesë në proceset demokratike duke iu përmbajtur angazhimeve për reforma të marra para Bashkimit Evropian”.

    Raporti që vlerëson përparimin e 195 shteteve dhe 15 territoreve gjatë vitit 2023, bazuar tek vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, e cilësoi gjendjen e përgjithshme globale të të drejtave politike dhe lirive të njeriut si, “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”.

    Sipas organizatës “Freedom House”, të drejtat politike kanë shënuar rënie për të 18 vite me radhë. Rënie është shënuar në 52 shtete, ndërkohë që vetëm 21 vende kanë shënuar përmirësim gjatë vitit 2023. Aktualisht nga 195 vendet dhe territoret e vlerësuara, sipas raportit, shumica e popullsisë së botës, rreth 80 për qind, jeton në vende që klasifikohen si pjesërisht të lira apo jo të lira.

    Në veçanti, organizata nënvizoi se zgjedhjet e manipuluara, si ato në Ekuador, Kamboxhia Poloni, Turqi dhe vende të tjera, dhe konfliktet e armatosura, disa të nxitura nga regjimet autoritare, si në rastin e Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe Rusisë ndaj Ukrainës, apo lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që ka shkaktuar viktima të shumta civile, kanë kontribuar tek regresi i përgjithshëm gjatë vitit 2023.

    Organizata “Freedom House” thekson se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë. Ajo është vlerësuar me 57 pikë, duke rënë tre pikë në kategorinë e të drejtave politike dhe lirive qytetare nga viti i kaluar. Serbia është po ashtu në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë.

    Sipas ekspertes Karppi, zgjedhjet e mbajtura në Serbi në fund të vitit 2023, të sfiduara nga partitë opozitare “ishin vetëm një nga arsyet e rënies.” Disa faktorë të tjerë, sipas zonjës Karppi, përfshijnë edhe mungesën e transparencës rreth prokurimit, projekteve në infrastrukturë dhe politikave të zhvillimit ekonomik, por edhe fushatat denigruese ndaj udhëheqësve opozitarë dhe kritikëve të regjimit të Beogradit.

    “Aktualisht ekziston frika e ndonjë lloj hakmarrjeje nëse kritikoni ashpër këtë qeveri. Pra, përgjithësisht, një pamje e përkeqësuar”, shtoi ajo. “Po shohim një hapësirë që sa vjen e ngushtohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu një zbehje të funksionimit të institucioneve demokratike”.

    Këtë vit, sipas raportit, rënien më të madhe e shënoi enklava e Nagorno-Karabakut, ku 120,000 banorë armenë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nën trysninë ushtarake të Azerbajxhanit.

    “Shtrirja dhe shkalla e përshkallëzimit është e gjerë dhe prek një të pestën e popullsisë së botës”, thuhet në raportin e organizatës. “Pothuajse kudo, zbehja e të drejtave është shkaktuar nga sulmet ndaj pluralizmit, bashkëjetesës paqësore të individëve me ide të ndryshme politike, fetare apo identitete etnike”.

    Në krye të listës së organizatës “Freedom House” renditet Finlanda me 100 pikë, pasuar nga Zelanda e Re dhe Suedia me 99 pikë./ VOA

  • Forumi ekonomik B2B, mundësi për sjelljen e investimeve nga Arabia Saudite

    Forumi ekonomik B2B, mundësi për sjelljen e investimeve nga Arabia Saudite

    Për herë të parë në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik B2B, ku po marrin pjesë rreth 60 biznese nga Arabia Saudite e 200 të tjera nga Kosova, për të parë mundësitë e të bërit biznes. Ky forum po organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite.

    Nikoqiri i këtij forumi, kryetari i Odës Ekonomike tw Kosovws, Lulzim Rafuna deklaroi se është ndërtuar një politikë fiskale e cila favorizon zhvillimin e sektorit privat. Tutje, theksoi se kjo politikë e bën Kosovën konkurruese për investime.

    “Kemi ndërtuar një politikë fiskale qe favorizon bizneset, favorizon qartazi zhvillimin e sektorit privat duke i dhënë prioritet krijimit të vendeve të punës para vjeljes së tatimeve. Kjo politikë e bën Kosovën një vend konkurrues për të investuar kapitalin tuaj në një vend që ofron mundësi të shumta dhe të larta kthimi si për banorët ashtu edhe për investitorët. Nga viti 2002 kemi adaptuar në përdorim euron si valutë të vetme në Kosovë, kjo ka reduktuar rrezikun inflancionatorë dhe atë të këmbimit valutor. Siç e ka cekur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportet e tyre ndër vite, Kosova nuk aplikon asnjë lloj kufizimi në lëvizjen e lirë të kapitalit”, deklaroi ai.

    Kryetari i Odës Ekonomike Saudite, Hassan Al tha se është nevojë urgjente që të thellohet shkëmbimi tregtar mes të dyja vendeve, meqë siç u shpreh ai janë shifra modeste.

    “Rritja e vëllimit të shkëmbimit tregtar mes dy vendeve është një hallkë e rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe një mbështetës i fuqishëm. Dëshiroj të dëshmojmë se shkëmbimi tregtar mes Arabisë Saudite dhe Kosovës është shumë modest dhe kufizohet vetëm me importet e Mbretërisë, e cila arrin vlerën 3.2 milionë dollarë dhe në fund të vitit 2022. Prandaj ekziston nevoja urgjente për intensifikimin e vizitave të delegacioneve të ndërsjella tregtare për të njohur komunitetin e bizneseve në të dy vendet dhe të ofruar më shumë bashkëpunim në forcimin e marrëdhënieve të sektorit qe i shërben interesave për të dyja vendet”, u shpreh ai.

    Edhe kryetari i Forumit të Bizneseve Kosovë-Arabi, Abdulrahman Al-Mufarreh u shpreh se ka nevojë për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

    “Sot në mesin tonë kemi një numër të madh të biznesmenëve, të cilët që prej 20 orësh që jemi bashkë në Kosovë, kemi parë se është një ekonomi modeste. Mirëpo ne në Arabinë Saudite përkundër se jemi një ekonomi botërorë, megjithatë mendojmë që të organizohemi dhe të jemi bashkë me shumë shtete tjera dhe të ju ndihmojmë në ekonomitë e tyre. Arabia Saudite festoj ditën e themelimit dhe pas një jave jemi në Kosovë duke kërkuar, hulumtuar për marrëdhëniet mes të dyja vendeve. Shpresojmë që kolegët e mi që të hulumtojmë dhe arrijmë qëllimet tona”, përfundoi ai.

    Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

  • Abazi: S’ka shiringa në Pediatri, asnjë premtim i kësaj Qeverie s’po realizohet

    Abazi: S’ka shiringa në Pediatri, asnjë premtim i kësaj Qeverie s’po realizohet

    Deputeti Haki Abazi, ka kritikuar qeverinë Kurti për gjendjen në shëndetësi. Ai iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë nuk ka shiringa, dhe me këtë rast, prindërit detyrohen t’i blejnë vetë ato, raporton Ekonomia Online.

    Abazi ka deklaruar se premtimet që janë bërë nga kjo Qeveri, asnjëra prej tyre nuk po realizohet.

    “Nuk mbrohet fakti që në Pediatri nuk ka shiringa, fëmija 6 muajsh me kancer duhet të presë që prindi të dalë t’i blejë shiringat, nuk është qasje strategjike kjo. Nuk është qasje e drejtë me dalë Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë me fol si me qenë fushatë elektorale. Tri vjet qeverisje gati katër të qeverisjes Kurti dhe janë 10 vite të ekzistencës së VV-së për analizat e dëmshme dhe mangësive që ka ky sektor. Premtimet që janë bërë, fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk po realizohet, mos e merr krejt barrën mbi vete sepse nuk ka plan për preventivë, sepse po vazhdohet të digjet qymyri e mbeturinat, po vazhdon të dëmtohet shëndeti publik”, ka deklaruar ai.

    Tutje, Abazi u shpreh se nëse një qytetar sëmurët, detyrohet të thërras dikë për të gjetur “të njohshëm” për me marr shërbim.

    “Nëse arrin deri te momenti kur jemi të sëmurë si qytetar, qoftë nga gripi, ne përfundojmë në thirrje telefonike të njerëzve të njofshëm për me marr shërbim, sot në vitin 2024. E keni pru parlamentin në ditë të zeza, e keni bo leckë”, tha më tej Abazi.