ATV

Category: Lajme

  • Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin Ballkanit Perëndimor me BE

    Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin Ballkanit Perëndimor me BE

    Pjesëmarrësit në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë foton familjare, siç e përcakton edhe protokolli

    Të pranishmit, të kryesuar nga nikoqiri i takimit kryeministri Edi Rama, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre.

    Samiti po mbahet, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

    Pas fotos familjare, në orën 12:30 është përcaktuar edhe një konferencë për shtyp.

  • ​Pretendimet e Putinit: NATO po përgatitet për ta sulmuar Rusinë

    ​Pretendimet e Putinit: NATO po përgatitet për ta sulmuar Rusinë

    Rusia perëndimore duhet të “mbrohet siç duhet” pas zgjerimit të NATO-s për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën, thotë Vladimir Putin.

    Forcat e NATO-s “po përgatiten të godasin territorin tonë”, thotë ai, duke përdorur “forcat më efektive për ta bërë këtë”.

    Putin thotë se fati i çdo vendi që sulmon Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë me të cilën mund të përballet Rusia.

    “Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një veprim i tillë mund të “shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore”.

    “A nuk e kuptojnë ata këtë?” tha ai në fjalimin e tij.

    Putin thotë se vendet perëndimore mendojnë se janë “supreme”, por shton: “Rusofobia i verbon njerëzit dhe i privon ata nga aftësitë e tyre racionale”.

    “Pa Rusinë nuk ka paqe solide në botë,” i tha ai Asamblesë Federale.

  • Varhelyi: Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin

    Varhelyi: Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin

    Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, deklaroi gjatë Samitit mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se plani i rritjes ekonomike synon që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në 10-vitet e ardhshme.

    Varhelyi apeloi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor se nëse duan të përfitojnë nga ky plan do të duhet të aplikojnë dhe pranojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

    Ai në vijimin e reformave të kërkuara nga BE në mënyrë që se që të ecet përpara në aspektin e planit të ritjes ekonomike, shkruan Euronews.al.

    “Jam vërtet i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj se tashmë Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë gjithë vendet e rajonit për t’u bërë anëtare të BE. Ne po arrijmë në përfundim të mandatit tonë dhe duam të lëmë diçka të prekshme për të gjithë rajonin. Plani i rritjes është ambicioz, kemi gjysmën e kohës për ta vënë në dispozicion, por kemi besim të plotë se ju do t’i merrni të mirat që parashikohen. Ky plan do të ndihmojë të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BE-së në 10 vitet e ardhshme. Dyfishimi ekonomik do të thotë që disa vende që janë më pas do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vërtetë me shpejtësi dhe të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni dhe pranoni rregullat e Bashkimit Evropian. Dëshira ime e 3-të është për partnerët e institucioneve financiare ne kërkojmë që përveç 30 miliardë eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore”, tha Varhelyi.

  • Vitia: Po ndodh një keqkuptim me Projektligjin për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro

    Vitia: Po ndodh një keqkuptim me Projektligjin për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është duke ndodhur një keqkuptim i madh dhe një debat i ekzagjeruar sa i përket Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se ky ligj është i domosdoshëm pasi do të rregullojë mbikëqyrjen, ligjshmërinë edhe sanksionimin e atyre që mund të kenë problem në realizmin e këtyre procedurave.

    “Po ai është një keqkuptim i madh edhe një debat në një masë edhe i ekzagjeruar në këtë raport. Ka mungesë të informacioneve. Do të thotë ne po mundohemi që ta shtyjmë një ligj përpara i cili e rregullon edhe mbikëqyrjen edhe ligjshmërinë edhe sanksionimin e atyre që mund të kenë problem në realizmin e kësaj procedure. Që fatkeqësisht me udhëzimin administrativ aktual as njëra nga to nuk rregullohen”, ka Vitia.

    Vitia ka bërë të ditur se Projektligji për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro, siç janë duke ndodhur në Kosovë e jashtë saj.

    Gjithsesi na duhet ligji, nga leximi i parë kemi pranuar disa amendamente nga disa deputetët e pozitës e opozitës, natyrisht se disa i kemi vlerësuar dhe i kemi adaptuar për leximin e dytë. Mirëpo disa kërkesa që janë është problematike se i humb komplet edhe arsyeshmëria dhe gjithë atë që po mundohemi që ta bëjmë një ligj do t’u mundësonte shumë çifteve shumë grave në Kosovë që ta kenë një proces të mirë në sistemin publik e të mos harxhojnë më mijëra euro siç janë duke harxhuar sot si në Kosovë e jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

    Ai ka folur edhe në lidhje me seancën e thirru për sot, ku tha se do të jap llogari para deputetëve për të gjitha punët që kanë bërë.

    “Unë jam i lumtur që jam sot këtu për t’i dhënë të gjitha arsyet, për t’i dhënë të gjitha punët që i kemi kryer deri sot në raport me sigurimet shëndetësore. Dhe natyrisht si ministër i qeverisë së përgjegjshme unë jam këtu për të ju dhënë edhe llogari deputetëve dhe besoj që do të jetë një seancë ku do të kemi mundësin që të shpjegojmë në detaje të gjitha ato që kanë ndodhur më herët dhe ato që kanë ndodhur me sigurimet shëndetësore. Natyrisht se ka pasur (abuzime) përndryshe do t’i kishim sigurimet shëndetësore, d.m.th 20 vite pa sigurime shëndetësor”, u shpreh Vitia.

  • ​Varhelyi: Kemi një plan ambicioz, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro tjera

    ​Varhelyi: Kemi një plan ambicioz, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro tjera

    Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në punimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u shpreh se Plani i Rritjes është ambicioz.

    Në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varlehyi potencon se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kapitujt.

    Sipas tij, procesi ka të bëjë me integrimin e ekonomive dhe shoqëritë të rajonit në BE.

    Sipas Varhelyi, në mënyrë që të ecet përpara, një gjë duhet ta bëj edhe rajoni dhe të arrihen rezultate në reforma të cilat do ta bënin funksional planin.

    “Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, gjithsesi unë dëshiroj që të lëmë diçka pas serioze, e prekshme, e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për procesin e zgjerimit që procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapituj të ndryshëm të legjislacionit apo me mënyra të ndryshme administrative që ne i kemi apo me agjenci të ndryshme por është proces integrimi. Ky proces integrimi do të thotë se ekonomia e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë të integrohen në Bashkimin Evropian që do të thotë në vetvete gjithashtu që edhe Bashkimi Evropian duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Kjo është ideja që kemi ne dhe që sjellim me këtë plan të rritjes, në fakt si plan është plan ambicioz, por ne kemi gjysmën e kohës në dispozicion për ta vënë atë në zbatim, ai do të vazhdonte deri në 2027-tën, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vet me shpejtësi dhe kjo do të thotë të arrihen rezultate për ato reforma që në fakt e bëjnë këtë plan funksional, dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni rregullat e Bashkimit Evropian dhe i pranoni të gjitha këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar,” tha Varhelyi.

    Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve që përveç 30 miliardë eurove të ndara, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera në mënyrë që të arrihet niveli i fondeve strukturore i Bashkimit Evropian për shtetet anëtare.

    Varhelyi theksoi se institucionet financiare si BERZH dhe FMN duhet ta përshpejtojnë punën e tyre të cilat sipas tij do të ndihmonin në rritjen ekonomike të rajonit.

    “Dëshira që dëshiroj të shpreh këtu përpara jush, sot është një dëshirë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni edhe një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të Bashkimit Evropian për shtete anëtare, pra 19 për qind e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027, por ama këto duhet të bëhen pjesë e ekonomisë sepse bazohet tek ekonomitë e këtyre vendeve dhe jo thjesht për trashëgimin kulturore, por e kam fjalën për vendet e punës rritjen ekonomike dhe këto para do të arrijnë vetëm në rast se ju si institucione financiare tregoheni të shpejt që do të thotë Banka Evropiane e Investimeve, BERZHI, FMN, të gjithë tani duhet të përshpejtoni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoheni shumë më të shpejtë se sa që jeni treguar më parë”, tha ai në fjalën e tij.

  • Dreshaj: Jemi vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime shëndetësore, ngjashëm si Somalia

    Dreshaj: Jemi vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime shëndetësore, ngjashëm si Somalia

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

    Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore, Dreshaj e krahasoi Kosovën me Somalinë, vend që nuk ka sigurime shëndetësore.

    “Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat me vite me radhë në shëndetësi. Vazhdojmë që të jemi vendi i vetëm në rajon edhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa di unë, vetëm edhe Somalia është në një situatë të ngjashme. Ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024 por me miratim e këtij ligji, ma merr mendja se çdo gjë nuk është e përmbyllur. Arsyeja se ky ligj kërkon shumë rregullore dhe udhëzime administrative. Rregulloret kërkojnë kohë të mjaftueshme por edhe ekspertë të nevojshëm. Sa paku dy vjet kërkohet që të hartohen rregulloret e domosdoshme për nevojat e zbatimit të ligjit”, tha ai.

  • Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO, është kthyer kah agjenda ruse

    Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO, është kthyer kah agjenda ruse

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti është tkhyer “nga agjenda ruse”.

    Haradinaj tha para mediave se Kurti ka zgjedhur rrugën e “largimit të Kosovës nga NATO”.

    “Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohorë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO siç është samiti i këtij viti, samiti i 75-të. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer kah agjenda ruse”, tha Haradinaj.

    Ai tha se interesi i Kosovës dhe i Kurtit nuk përputhen.

    “Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”, tha Haradinaj.

  • Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar

    Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar

    Zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi, kanë vëzhguar nga afër ekipet inspektuese të ATK-së dhe IP-së teksa ato kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.

    Në njoftim thuhet se në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.

    “Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT”, thuhet në komunikatë.

  • Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

    Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

    Një i mitur në Prishtinë është arrestuar pasi ka kanosur dikë që të mos dëshmonte në gjykatë lidhur me një rast.

    Policia e ka iniciuar rastin si “frikësim gjatë procedurës penale”.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm”, thuhet në raportin e PK-së.

    Tutje, në raportin policor thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • ​Dita e dytë, Rama mirëpret pjesëmarrësit e Samitit të Tiranës

    ​Dita e dytë, Rama mirëpret pjesëmarrësit e Samitit të Tiranës

    Liderët rajonal dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë filluar të mbërrijnë në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë të Shqipërisë.

    Nikoqiri i samitit, kryeministri Edi Rama po mirëpret të gjithë liderët, ku të pranishëm u panë, kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhafer, përfaqësuesja nga Bosnja Hercegovina, Borjana Kristo, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por deri më tani mungoi kryeministri Albin Kurti.

    KosovaPress konfirmon se Kurti do t’i adresohet të pranishmëve përmes një video-lidhje.