ATV

Category: Lajme

  • VV-ja thotë se ka rënie të korrupsionit viteve të fundit – Opozita përmend ndërhyrjet e ligjet anti-Kushtetuese

    VV-ja thotë se ka rënie të korrupsionit viteve të fundit – Opozita përmend ndërhyrjet e ligjet anti-Kushtetuese

    “Ndikimi i korrupsionit politik në kulturën qeverisëse”, ishte temë diskutimi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u lansua edhe Studimi i Sistemit të Integritetit Kombëtar i njohur si NIS, pati akuza e kundërakuza në lidhje me korrupsionin në vend, raporton EO.

    Partitë opozitare akuzuan pushtetin për ndërhyrje në institucione e korrupsion të lartë në vend, ndërsa mazhoranca e bindur se është duke e luftuar korrupsionin.

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari-Lila, tha se raporti përmban një vlerësim objektiv mbi realitetin dhe sfidat që kanë institucionet në luftimin e korrupsionit.

    Ajo tha se në këtë raport, Kosova ka rënie të korrupsionit viteve të fundit, si shkak i angazhimeve institucionale. Si shembull kërkoi të merret gjendja në PTK.

    “Një prej storieve të suksesit është Posta e Kosovës e cila nga një ndërmarrje me keqmenaxhim të theksuar ka arritur në ndërmarrje me ndërhyrje të rritura në secilën degë, dhe që gjatë tri viteve të fundit ka pasur Bord të shkëlqyer, duke filluar edhe nga kuota gjinore e profesionalizimi”, tha ajo.

    E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, karakterizohet me vendime anti-kushtetuese.

    “Ka pasur tendencë të hapur për kapje të institucioneve dhe për pasojë duket se do të kemi një projektligj që synon kapjen e institucionit ligjor (Këshillin Prokurorial të Kosovës). Ligji i pagave, zvogëlimi i tyre në sektorin e drejtësisë më përpjekje për kërcënimin e institucioneve të pavarura, një përpjekje për ndryshim që se kemi parë deri më tani”, ishin disa nga vërejtjet e Deliu-Kodrës.

    Ajo përmendi edhe ndërhyrjet tek Ligji i KPM-së dhe gjuhën kërcënuese ndaj gazetarëve.

    “Prape po e them se çfarë kemi parë është vërtetë e dhimbshme dhe nuk e karakterizon integritetin e duhur institucional”, tha ajo.

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se kultura e qeverisjes se Kurtit është kulturë e presionit publik, duke thënë se nuk merr përgjegjësi edhe nëse i rrezikon themelet e shtetit.

    “Mund te themi se është qeveria që ka sjellë më së shumti ligje anti-Kushtetuese, ka zgjidhje por duhet të vendoset së pari gjendje e jashtëzakonshme, nuk mundet të pakësoj liritë ekonomike, e pastaj edhe kryeprokurorit të shtetit, me ndërhyrje direkte, kjo tregon tendencë direkte për ndërhyrje në institucione. Imponimi i vendimeve të deputetëve është problem i kësaj qeverisje e cila është e rrezikshme për stabilitet institucional”, tha Gashi.

    Gashi tha se Qeveria aktuale është qeveria që më së shumti që ka dhënë tenderë njëburimore, duke shtuar se kjo kalon numrin e mbi 350 sosh.

    E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se dëm

    “Me nepotizmin e bërë nga kjo Qeveri nuk ka dëm 4 vjeçar por më shumë se 15vjecar”, tha Tahiri.

    Tahiri përmendi po ashtu ndërhyrjet ne sistemin e drejtësisë, duke thënë po vazhdojnë ende.

    Por për këtë mori replikë nga Kusari-Lila e Vetëvendosjes.

    “Vazhdimisht po e akuzojnë qeverinë për ndërhyrje në organe të rendit, dhe ajo që po ndodh në sistemin legjislativ është miratuar një mori projektligjesh, si ajo e Vettingut, Financimi për partitë politike, ndryshime të mandatit të Agjencisë Anti-korrupsion”, tha ajo.

  • 8 Marsi, Gërvalla kërkon angazhim për një botë ku zëri i çdo gruaje dëgjohet e vlerësohet

    8 Marsi, Gërvalla kërkon angazhim për një botë ku zëri i çdo gruaje dëgjohet e vlerësohet

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u ka uruar 8 Marsin grave, duke kërkuar angazhim për një botë ku zëri dhe vlera e çdo gruaje dëgjohet dhe vlerësohet.

    Gërvalla ka thënë se sot festojmë forcën, rezistencën dhe arritjet e grave.

    Ajo ka uruar të gjitha gratë në të gjithë botën, duke përfshirë gratë e guximshme dhe frymëzuese.

  • 8 Marsi, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për të kujtuar kontributin e sakrificën e grave kudo në botë

    8 Marsi, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për të kujtuar kontributin e sakrificën e grave kudo në botë

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se 8 Marsi mbetet përjetsisht një ditë e rëndësishme për të kujtuar kontributin dhe sakrificën e grave për gjatë historisë, kudo në botë.

    Ajo tha se ndër shekuj gratë kanë luftuar për të drejta themelore të tyre, përfshirë të drejtën për votë, arsimim, punë, dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Nëpërmjet lëvizjeve të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore, gratë janë ngritur kundër diskriminimit dhe përfaqësimit të tyre në shoqëri.

    Tutje u shpreh se ngritja e tyre krahas burrave ka përmbysur regjime të diktaturave, e kanë çliruar popujt e tyre kundër kolonialistëve.

    Ministrja theksoi se roli i gruas ka qenë përherë i shumfisht. Nga angazhimi i detyrave familjare deri tek vetmohimi për avancimin e të drejtave dhe lirive.

    Ajo tha se do të përpiqen përherë, drejt barazisë, për një jetë të dinjitetshme, kundër dhunës dhe kundër stereotipeve patriarkale që diferencojnë rolin dhe të drejtat e grave në shoqëri.

    Postimi i plotë i saj:

    8 Marsi mbetet përjetsisht një ditë e rëndësishme për të kujtuar kontributin dhe sakrificën e grave për gjatë historisë, kudo në botë.

    Ndër shekuj gratë kanë luftuar për të drejta themelore të tyre, përfshirë të drejtën për votë, arsimim, punë, dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Nëpërmjet lëvizjeve të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore, gratë janë ngritur kundër diskriminimit dhe përfaqësimit të tyre në shoqëri.

    Ngritja e tyre krahas burrave ka përmbysur regjime të diktaturave, e kanë çliruar popujt e tyre kundër kolonialistëve.

    Përkundër gjithë sakrificës dhe përpjekjeve të pashterrshme, pozita e gruas ende nuk është në nivelin e dëshirueshëm, atë të barazisë.

    Roli i saj ka qenë përherë i shumfisht. Nga angazhimi i detyrave familjare deri tek vetmohimi për avancimin e të drejtave dhe lirive.

    Do të përpiqemi përherë, drejt barazisë, për një jetë të dinjitetshme, kundër dhunës dhe kundër stereotipeve patriarkale që diferencojnë rolin dhe të drejtat e grave në shoqëri.

    Të gjitha vajzave dhe grave, urime 8 Marsi!

  • Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” me marsh tradicional për 8 Mars – Bën thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë

    Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” me marsh tradicional për 8 Mars – Bën thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë

    Ka nisur marshi në Sheshin Zahir Pajaziti. Disa gra janë mbledhur aty për të marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, raporton EO.

    Ky tubim është organizuar nga kolektivi organizon marshin “Marshojmë S`festojmë”.

    Aktiviteti nisi në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu, tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

  • Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje ka vizituar ambasadën suedeze në Kosovë me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

    Nga atje, Osmani tha se ky hap e forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe atë evropiane.

    Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e falënderoi Osmanin për vizitën dhe për festën në ditën, siç e quajti ai, historike për Suedinë.

    “Zonja presidente, kënaqësia ishte e gjitha e imja. Faleminderit që festuat ditën historike të Suedisë me mua dhe kolegët e mi në ambasadën suedeze”, shkroi ai.

  • ​ASK-ja e gatshme për regjistrimin e popullsisë

    ​ASK-ja e gatshme për regjistrimin e popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është e gatshme për regjistrimin e popullsisë, që do të fillojë më 5 prill.

    Kështu tha kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për medie të premten, me rastin e hapjes së fushatës për komunikim dhe sensibilizim për regjistrimin e popullsisë.

    Ai tha se regjistrimi i popullsisë do të bëhet në tërë territorin e Kosovës dhe se objekt kryesor i regjistrimit janë popullsia, ekonomitë familjare dhe banesat/shtëpitë.

    “ASK-ja është e gatshme me shku në regjistrim të popullsisë. Deri te kjo gjendje sot ku jemi ka pasur shumë sfida. Pak a shumë ata që janë brenda këtu e dinë se procesi ka shumë faza dhe shumë sfida, por nuk do të thotë se ka mbaruar regjistrimi i popullsisë. Është faza kryesore grumbullimi i të dhënave në teren që është planifikuar në datën e caktuar…Pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, do të jetë online për me i pa pyetjet të gjithë qytetarët. Kanë qenë një fushatë intensivë për me finalizuar pyetësorin. Kur themi intensive dhe masive pasi ka përfshirë të gjitha institucionet qendrore, lokale, OJQ, bizneset dhe organizatat ndërkombëtare…Aktivitetet që janë të domosdoshme dhe të nevojshme janë kryer qind për qind. Janë disa aktivitete minore që kanë impakt me rritë kualitetin, por deri tani janë siguruar tabletë, laptop, pajisjet të shumta të tjera në fushën e IT-së, hartat janë digjitalizuar si dhe janë bërë shërbimet e nevojshme për regjistrimin e popullsisë. Njëra ndër to është edhe fushata që e keni gati për të lansuar”, theksoi ai.

    Kastrati shtoi se regjistrimi do të bëhet përmes tabletëve, ku mes tjerash do të regjistrohet edhe diaspora, përmes të afërmeve të tyre ose aplikacioneve online.

    Sipas tij, ASK-ja përmes këtij regjistrimi do të del edhe me raporte për strukturën e popullsisë, moshën, gjendjen civile dhe punësimin.

    “Gjatë regjistrimit janë tri objekte thelbësore që do të listohen. E para është popullsia, secili individë, qytetarë i Republikës së Kosovës, po edhe ata që janë në Kosovë, të cilët jetojnë në Kosovë edhe që nuk e kanë nënshtetësinë do të regjistrohen, përveç ata që janë të specifikuar në ligj, ambasadat, KFOR-i dhe një pjesë e EULEX. Por jo përfaqësues të organizata ndërkombëtare apo shoqërisë civile. Pra, në regjistrim do të listohen individë, popullsia, ekonomitë familjare si janë të organizuara dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet që janë fizike do të regjistrohen. Në formular do të jepen alternativa se për çka shfrytëzohen këto objekte”, tha Kastrati.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi tjetër i ASK-së, Yll Shala, tha se edhe në aspektin teknik janë gati për regjistrimin e popullsisë, derisa tregoi sa regjistrues dhe mbikëqyrës janë angazhuar për të finalizuar këtë proces.

    “Gjithsej i kemi të angazhuar 891 mbikëqyrës, prej tyre janë 677 aktiv dhe një pjesë e kemi planifikuar me qenë rezervë në këtë proces. Sa i përket mbikëqyrëseve e kemi bërë përzgjedhjen e listës preliminare, ndërkaq atë finale do të publikojmë në ditët në vazhdim. Sa i përket regjistrueseve po ashtu kemi një numër prej 3536 regjistruesve të përfshirë në këtë proces. Prej tyre aktiv i kemi 2697, ku janë përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.

    Regjistrimi i popullsisë është shtyrë disa herë përgjatë viteve të fundit në Kosovë.

  • ​Tentoi t’i fuste 20 mijë euro pa deklaruar në Shqipëri, i sekuestrohen të hollat kosovarit

    ​Tentoi t’i fuste 20 mijë euro pa deklaruar në Shqipëri, i sekuestrohen të hollat kosovarit

    Një qytetari të Mitrovicës iu sekuestruan 20 mijë euro nga Policia Kufitare në Shqipëri, pasi nuk i kishte deklaruar ato.

    Sipas Policisë së Shqipërisë, B. S, 40 vjeç, banues në Mitrovicë me automjet të tipit Benz, tentoi të fuste të hollat pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

    “Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar B. S., 40 vjeç, banues në Mitrovicë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në komunikatë.

    Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

    Derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • UNICEF: Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshtruar gjymtimit gjenital

    UNICEF: Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshtruar gjymtimit gjenital

    Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshkruar gjymtimit gjenital femëror, shumica prej të cilave jetojnë në Afrikë, u tha në një raport të publikuar më 8 mars nga Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

    Në të paktën tetë vjetët e fundit, afër 30 milionë persona u janë nënshtruar kësaj procedure, përmes së cilës organet gjenitale të jashtme hiqen pjesërisht apo plotësisht, u tha në raportim e UNICEF-it që u publikua në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Përqindja e grave dhe vajzave që përjetojnë gjymtim gjenital është në rënie, tha UNICEF. Por, kjo agjenci paralajmëroi se përpjekjet për ta zhdukur këtë praktikë janë shumë të ngadalshme duke pasur parasysh rritjen me shpejtësi të popullsisë.

    “Praktika e gjymtimit gjenital femëror po bie, por jo me shpejtësinë e duhur”, u tha në raport.

    Praktika, që gabimisht besohet se kontrollon seksualitetin e grave, mund të shkaktojë gjakderdhje të madhe dhe madje edhe vdekje. Vajzat janë subjekt i kësaj procedure nga mosha të ndryshme, duke nisur nga koha kur ato janë foshnja e deri në adoleshencë.

    Në aspektin afatgjatë, një praktikë e tillë mund të çojë te infeksionet e traktit urinar, probleme me ciklin menstrual, ulje të kënaqësisë seksuale dhe ndërlikime gjatë lindjeve, por mund të shkaktojë edhe depresion, vetëbesim të ulët dhe sëmundjen e stresit post-traumatik.

    Sipas raportit të UNICEF-it, afër 144 milionë gra dhe vajza u janë nënshtruar gjymtimit gjenital vetëm në Afrikë, pasuar nga Azia dhe Lindja e Mesme me 80 milionë, respektivisht 6 milionë. Somalia është në krye të listës së shtetet ku kjo praktikë është mbizotëruese me 99 për qind të popullatës femërore nga mosha 15 deri në 49 vjeç që u janë nënshkruar kësaj procedure.

    Ndërkaq, Burkina Faso ka shënuar përparimin më të madh, pasi në tri dekadat e fundit kjo praktikë është ulur nga 80 për qind në 30 për qind./REL

  • Ferit Idrizi e nis ditën me zyrtaret gra të Komunës

    Ferit Idrizi e nis ditën me zyrtaret gra të Komunës

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u ka uruar zyrtareve komunale 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Në një takim, kreu i Komunës i ka falënderuar për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

    “Ditën e fillova me zyrtaret e Komunës, të cilat i falënderova për punën e palodhur që bëjnë në shërbim të qytetarëve dhe njëherit ju urova 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, ka shkruar Idrizi, në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.

  • Ambasada e ShBA-së paralajmëron për një sulm ekstremist në Moskë

    Ambasada e ShBA-së paralajmëron për një sulm ekstremist në Moskë

    Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer një sulm.

    Ambasada amerikane, që vazhdimisht u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia, nuk dha detaje të tjera lidhur me natyrën e kërcënimit, por tha se njerëzit duhet të shmangin turmat.

    “Ambasada po monitoron raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncertet dhe shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”, u tha në mesazhin e Ambasadës të publikuar në ueb-faqen e saj.

    Lufta që Rusia nisi në Ukrainë më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962 dhe presidenti rus, Vlaidmir Putin, ka paralajmëruar se Perëndimi rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë.

    Kremlini ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe ka thënë se SHBA-ja po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainë me para, armë dhe inteligjencë./REL/