ATV

Category: Lajme

  • ​Kurti në Ditën e Gruas: Synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë

    ​Kurti në Ditën e Gruas: Synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë

    Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Grave, është përmendur kauza e përbashkët e grave dhe vajzave që kanë kontribuar në ndërtimin e paqes, ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë së vendit.

    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka thënë se synimi i Qeverisë së Kosovës për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.

    Prandaj është shprehur se janë bashkë në përpjekjet për luftën për barazi.

    “Synimi jonë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë. Politikat feministe po e ruajnë dhe përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike sepse tash nuk ka dyshime se këto të dyja mund të ecin vetëm bashkë. Ky është shteti që punojmë për çdo ditë. Demokrat po, por edhe feminist gjithsesi”, tha Kurti.

    I pari i vendit ka përmendur shtesat për lehona dhe fëmijë, skema nga të cilat sipas tij janë përfituese rreth 40 mijë lehona dhe rreth 400 mijë fëmijë. Derisa sipas Kurtit mbi 90 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë.

    “Qeveria jonë ka qenë e përkushtuar që ndryshimin për barazi sociale ta nis edhe në sektorët e publikes me strategji specifike për përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve tona. Fuqizimi i pozitës së grave në shoqëri, veçanërisht fuqizimi i pozitës ekonomike të saj është njëra ndër ndryshimet thelbësore që qeveria jonë ka shtyrë përpara që nga fillimi i mandatit”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka përmendur se sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Kosova në vitin 2024 pritet ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

    Ai u zotua se do tu japin shtysë projekteve zhvillimore dhe mbështetjes sociale për jetesën e mirë dhe barazinë në republikë demokratike.

    Në QKUK për herë të parë mund të bëhet rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit ndërkaq mamografia si masë parandaluese dhe diagnostifikuese është falas për të gjitha qytetaret e republikës. Për herë të parë ofrohet vaksina kundër HPV-së për grupmoshën e caktuar si parandalues kundër kancerit të qafës së mitrës ndërkaq pajisjet për fertilizim të asistuar tashmë janë gati të funksionalizohen në QKUK”, shtoi Kurti.

    Gjatë konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, u tha se sot shënohet 20-vjetori i ligjit të parë për barazi gjinore.

    Ndërsa U.D. Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje ndaj të gjitha grave dhe vajzave kosovare pa dallim etnie që kontribuuan në ekonominë e vendit, në skemën politike e publike, në administratë, ndërmarrësi dhe në përpjekje të përhershme për ta balancuar jetën profesionale dhe atë private.

  • ​QKRMT me letër të hapur: Monumenti “Heroinat” të ketë mbrojtje ligjore

    ​QKRMT me letër të hapur: Monumenti “Heroinat” të ketë mbrojtje ligjore

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

    Në këtë letër kërkohet mbrojtja dhe mirëmbajtja e monumentit “Heroinat” në Prishtinë, kjo pasi ky monument aktualisht nuk është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje.

    “Theksojmë zëshëm dhe bindshëm se Heroinat është vlerë përkujtimore e rëndësishme e historisë së fundit në Kosovë”, thuhet në këtë letër, pasi “ky momument nderon kontributin dhe sakrificën e gjithashnme të grave gjatë kohës së luftës 1998-1999 si dhe të rreth 20 mijë grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë kësaj lufte”.

    “QKRMT dhe organizatat që mbështesin këtë letër të hapur apelojnë ndërmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen ligjore dhe mirëmbajtjen e këtij monumenti të rëndësishëm”, përfundon letra.

  • Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

    Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shënojnë arritjet e grave dhe vajzave si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

    Osmani tha se sot kujtojnë të gjitha ato gra e vajza që s’janë në mesin tonë, e të cilat sipas saj, u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

    “Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, shkroi Osmani.

  • 52 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa për kundërvajtje në 24 orë

    52 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa për kundërvajtje në 24 orë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar 2007 tiketa për kundërvajtje në trafik.

    Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej të cilave 15 janë më të lënduar, kurse 37 më dëme materiale.

    Tutje, Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar 9 persona dhe 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

  • Për 8 Mars, kryeministri Rama i dhuron grave lule dhe i uron me fjalë të veçanta

    Për 8 Mars, kryeministri Rama i dhuron grave lule dhe i uron me fjalë të veçanta

    Sot shënohet 8 marsi, i njohur ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

    Për ndër të kësaj date me rëndësi historike kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjitha zonjat, duke zgjedhur fjalë të veçanta.

    “Mirëmëngjes dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Tutje ai ka postuar dhe një video ku shihet duke i dhuruar lule disa grave.

  • Policja e Kosovës u dhuron lule grave në Shtime

    Policja e Kosovës u dhuron lule grave në Shtime

    Një gjest mjaft interesant dhe simpatik e ka bërë një police e Kosovës, në njërin nga linjat e autobusëve në Shtime, shkruan Insajderi.

    Ajo ka hyrë me lule dhe ua ka shpërndarë grave që gjendeshin në autobus.

    Kjo për nder të 8 marsit – Ditës së Gruas.

  • Vdes një fëmijë në aksident trafiku në magjistralen Pejë – Prishtinë

    Vdes një fëmijë në aksident trafiku në magjistralen Pejë – Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën një fëmijë, si pasojë e një aksident trafiku me datë 24 shkurt në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Grabanicë – Klinë.

    Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman.

    Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

    Por fëmiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe dje kishte ndërruar jetë.

    Policia njofton se me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

  • Sulmoi me thikë një grua, arrestohet i dyshuri

    Sulmoi me thikë një grua, arrestohet i dyshuri

    Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar me thikë një grua në Prishtinë.

    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    Tutje në njoftim thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa thika është sekuestruar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë-thikë viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin një thikë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin, dyshohet për xhelozi

    13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin, dyshohet për xhelozi

    Para pak minutash, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Gjirokastër, ku një nxënës është qëlluar me thikë nga një nxënëse.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, kur nxënësi A.T 15-vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13 vjeҫare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare “KOTO HOXHI” në Gjirokastër.

    Sapo nxënësi është qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital me makinë të rastit.

    Policia menjëherë ka kapur vajzën adoleshente agresore të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.

    Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjecare, e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë.

  • Sulmohet një polic në Vushtrri, pranon tretman mjekësor

    Sulmohet një polic në Vushtrri, pranon tretman mjekësor

    Është sulmuar fizkisht zyrtari policor nga një person në Vushtrri. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën Ismail Qemaili.

    I dyshuari për sulm ndaj policit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë që zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.