ATV

Category: Lajme

  • Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

    Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

    Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

    “Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

    Ndryshe, mbrëmë si pasojë e të shtënave ka humbur jetën edhe viktima E.H, rreth 30-vjeç.

    Raportohet se viktima E.H u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

    LEXONI EDHE:

    Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit – ndodhet në gjendje kritike

  • Osmani: Asociacioni për anëtarësim në KiE nuk është kusht në këtë fazë

    Osmani: Asociacioni për anëtarësim në KiE nuk është kusht në këtë fazë

    Presidentja Vjosa Osmani në një prononcim për media ka thënë se raporti i Dora Bakojanis, raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës, është pozitiv dhe se përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e KiE, raporton Ekonomia Online.

    Sot do të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakojanis.

    Osmani ka thënë se ajo që pritet që të ndodh sot është procedurë dhe se nuk mund të paragjykojnë rezultatin.

    Ajo ka theksuar se vendi ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim.

    “Raporti tashmë është pozitiv, përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës me të drejta të barabarta sikurse të gjithë anëtaret tjerë të KiE. Ajo çfarë do të ndodh sot është procedurë, kjo është një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit e cila është ftuar në mënyrë që ky raport të miratohet dhe pastaj të procedohet për Asamblenë Parlamentare të KiE. Ne nuk mundemi të paragjykojmë rezultatin, kjo është në vullnetin e deputetëve individualë të shteteve që marrin pjesë sot në Komitet. Mirëpo çfarë mund të them është se Kosova ka bërë çfarë do që është pritur nga ajo dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në mënyrë që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim dhe deputetët e këtyre shteteve ta përkrahin këtë anëtarësim. Në qoftë se sot gjithçka kalon me sukses atëherë në mes të prillit do të jetë mbledhja e gjithë Asamblesë Parlamentare të KiE ku edhe në qoftë se i marrim votat e nevojshme aty rekomandohet anëtarwsimi dhe ky rekomandim kalon prapë në Komitetin e Ministrave për muajin maj të këtij viti dhe aty vendoset për anëtarësimin përfundimtar. Janë disa hapa që kanë mbetur por ajo që mund të them është se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar me deputetët e Asamblesë Parlamentare por edhe jemi duke biseduar me shtet veq e veq si presidente në veçanti jam e angazhuar me liderët e shteteve. Presim sot rezultatin shpresë që do të mbështetë kjo kauzë e qytetarëve të Kosovës, të cilët mbesin të vetmit evropianë pa çasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kushdo që është pro të drejtave të njeriut, pro sundimit të ligjit dhe pro demokracisë si tri shtylla kryesore të Evropës i thotë po anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë ajo.

    Osmani ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është kusht për anëtarwsim por jo në këtë fazë në KiE dhe se në raportin e Bakojanis, sipas Osmanit, për asociacionin  flitet si një prej detyrimeve pos anëtarësimit.

    “Interpretimet që i jep zonja Bakojanis apo interpretimet që i japin deputetë individualë janë interpretimet e tyre. Mirëpo në qoftë se lexoni letrën e saj në veçanti paragrafi 11-të i raportit e qartëson që kur flitet për asociacionin  flitet si një prej detyrimeve pos anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit. Mos të harrojmë që për themelimin e Asociacionit është dhënë përkushtimi i plotë në vitin 2013 nëpërmjet ratifikimit por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, marrëveshjen bazike të 27 shkurtit 2023. Pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i marrëveshjes bazike të viti 2023. Ajo çka është më rëndësi që ka qenë edhe kërkesë e imja në letrën që e kemi dërguar e ka përfshirë një pjesë ku kërkohet që çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën Kushtetuese, ligjet e Kosovës me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kjo është korniza jonë dhe nuk dalim kurrsesi jashtë saj”, ka thënë ajo.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në Novobërdë, Policia nis hetimet

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Novobërdë, Policia nis hetimet

    Një burrë në Novobërdë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, njoftoi Policia e Kosovës.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Tentativë vrasjeje në Drenas/ Mosmarrëveshje mes 4 personave, njëri gjuan me armë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

    Tentativë vrasjeje në Drenas/ Mosmarrëveshje mes 4 personave, njëri gjuan me armë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

    Pasditen e së martës ka ndodhur një tentim vrasje në Drenas.

    Policia ka njoftuar se gjatë një mosmarrëveshje mes katër personave, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin policor.

    Me urdhër të prokurorit rasti është hapur “vrasje e rëndë në tentativë” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë.

  • Vazhdon punimet sesioni i dytë i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

    Vazhdon punimet sesioni i dytë i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

    Të mërkurën u mbajt sesioni i dytë i punës së takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

    Progresi, sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kanë qenë temë në takimin e 11-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë sesion, deputetja Mimoza Kusari-Lila, tha se janë përfshirë edhe rekomandimet e pozitës dhe opozitës për tu hedhur në votim.

    “Deri më tani, kemi arritur në takimin e 11-të me rekomandimet që i diskutuam së bashku. Kemi pranuar amandamente nga deputeti, Besnik Tahiri dhe deputeti Avdullah Hoti”, tha Kusari-Lila.

    Amandamenti nga parlamentarët evropian, se 28% e qytetarëve të Kosovës janë duke menduar të migrojnë pas liberalizimit të vizave, ndërsa si shqetësim nga delegacioni i BE-së ishte deklarimi i Odës Ekonomike, sa i përket mangësisë së fuqisë punëtore që kosovarët të kenë në zonën shengen pa vizë. Ky amandament nuk kalon.

    Amandamenti që thërret shtetet tjera të përkrahin Kosovën për aplikim në Këshill të Evropës dhe ta përkrahin qëllimin e Kosovës të bashkohet në partneritet për paqe u miratua.

    Gjithashtu u miratua edhe amandamenti që thërret të gjitha shtetet e BE-së të mbështetin Kosovën për tu anëtarësuar në KE.

    Miratohet edhe amandamenti që i kërkohet BE-së, të kërkojë nga Serbia të dorëzojë kriminelët përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit dhe vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku. Po ashtu, thërret BE-në të finalizojë dhe të gjejë hetimet e sulmit terrorist në Banjskë.

    Një tjetër amandament që u miratua ishte edhe ai që thërret serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, nga Qeveria kërkohet të ketë dialog me serbët për një të ardhme të përbashkët.

    Amandamenti numër 8 është tërhequr nuk u votua.

    Amandamenti i radhës që thirret nga BE të lobojë nga Serbia për anëtarësimin e Kosovës. Marr parasqyshë se pesë shtete nuk e njohin Kosovën, Serbia nuk duhet ta përdorë për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës, nuk është miratuar.

    Përpjekjet e EULEX-it dhe KFOR-it që të japin mbështetje nëse është e nevojshme, miratohet.

    Tjetër amandament që insiston në përmbushjen e obligimeve të Kosovës në përmbushjen e kërkesave të popullatës me shumicë serbe, nuk është miratuar. Kishte 6 abstenime nga delegacioni kosovar.

    Amandamenti që thërret për përpjekje të mëtejme sa i përket të drejtave për arsim në përdorimin e dinarit, nuk ka kaluar për miratim.

  • Digjet një shtëpi në Shtime

    Digjet një shtëpi në Shtime

    Një person në Shtime ka bërë të ditur se i është djegur shtëpia.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

  • ​Kanosi zyrtarët policorë pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet një person në Pejë

    ​Kanosi zyrtarët policorë pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet një person në Pejë

    Është arrestuar një person në Pejë për shkak se i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka kanosur zyrtarët policorë.

    Policia njoftoi se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Pejë 26.03.2024-14:20.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Bllokohet qarkullimi pas një vetëaksidenti në rrugën Carralevë-Duhël

    Bllokohet qarkullimi pas një vetëaksidenti në rrugën Carralevë-Duhël

    Një person është lënduar në një vetëaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël.

    Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.

    “Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime dhe është në drejtim të emergjencës”, tha ai.

    Sipas tij, në vetëaksident është i përfshirë një kamion, kështu që rruga është e bllokuar derisa të largohet kamioni.

    “Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni. Policia janë në vendngjarje dhe po merren me rastin.”, shtoi tutje Bytyqi.

     

  • Agani: Qeveria po synon që para themelimit të Asociacionit, ta shtrijë sovranitetin në veri

    Agani: Qeveria po synon që para themelimit të Asociacionit, ta shtrijë sovranitetin në veri

    Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po synon që ta shtrijë sovranitetin në veri të vendit para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Kjo sipas tij, ka ndodhur pasi nuk është bërë një analizë më në detaje të implikimeve të cilat mund të ndodhnin si shkak i implementimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Agani ka thënë se kryeministri Albin Kurti, duke u munduar që të shtrij sovranitetin në veri të vendit, me çështjen e dinarit ka bërë gabim në hapat që ka ndërmarr.

    “Është e qartë synimi i qeverisë që para se të vihet në fazën përfundimtare të rregullimit të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Fillimisht të rrumbullakohet më tepër sa është e mundur sovraniteti i shteti në veri. Tash çështja e dinarit edhe largimi i tij nga tregu ka të bëjë edhe me rrumbullakimin e sovranitetit financiar. Në fazën paraprake ka arrit një shkallë e konsiderueshme e sovraniteti në rrafshin e sigurisë në alokimin e trupave të shtuara të Policisë në vend dhe me shtimin e sundimit dhe rendit e ligjit në veriun e vendit”, ka thënë Agani.

    “Kjo përpjekje e qeverisë është e qartë dhe po tentohet që para se të procedohet në draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe para se të hyhet në themelimin e këtij obligimi të cilin tani më Kosova e ka marr qysh prej viti 2013, fillimisht shtrihet sovraniteti në masën maksimale në veri të vendit në të gjitha aspektet e rëndësishme. Por në gjithë këtë proces si duket është bërë një gabim në hapa dhe pa një analizë më në detaje të implikimeve të cilat mund të ndodhin”, ka thënë ai.

    Agani ka thënë se veprimi i qeverisë pa një analizë se si kjo rregullore do të reflektoj në jetën e qytetareve në veri ka bërë që vendi të vije në një situatë në të cilën është tejkaluar kufiri i ndjeshmërisë dhe i tolerancës së partnerëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të qeverisë, ku kanë pasur edhe reagimet e ashpra të tyre.

    “Se si kjo do të reflektoje në jetën e popullatës në Mitrovicën e veriut dhe tri komunat e tjera të veriut të vendit, atyre komuniteteve të margjinalizuara, bëhet fjalë për pensionistet dhe personat me aftësi të veçanta. Do të thotë kemi ardhur në situatën në të cilën është tejkaluar ai kufiri i ndjeshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtarë, i tolerancës së tyre ndaj veprimeve të qeverisë dhe kemi pasur një reagim të ashpër në lidhje me këto veprime të qeverisë”, ka thënë ai.

    Kryetari i PD-së ka thënë se reagimet që ka marr Kosova si shkak i kësaj çështje nuk e gëzojnë as kënd në vend, kjo pasi sipas tij, çdo gjë që ka arritur Kosova është falë ndërkombëtareve.

    Ai ka thënë se qeveria duhet që të ndërmarr masat të cilat do të korrigjon këto mos pajtime cilat kanë ndodhur.

    “Natyrisht as një qytetar të vendit kjo nuk e gëzon, duke pasur parasysh faktin se çdo gjë që ka arritur Kosova në dekadat e fundit, posaçërisht në tri dekadat e fundit ka qenë fal një bashkëpunimi tejet konstruktiv dhe bashkëpunimi sistematik me partneret ndërkombëtarë. Në radhë të parë ShBA-të dhe shtet e BE-së. Shpresoj që qeveria e ka kuptuar gabimin e saj në këtë aspekt ndërsa do të ndërmarr masat të cilat do të korrigjojnë këto mos pajtime cilat kanë ndodhur. Dhe ajo me më rëndësi do të ndërmerr masa të cilat në radhë të parë përmirësojnë cilësinë e jetës e qytetareve në veriun e vendit, pra kjo është me rëndësi që as një qytetarë në vend të mos jetë i kërcënuar dhe i rrezikuar për shkak të mungesës së mjeteve të tyre, të cilat është mësuar që ti merr më shumë se dy dekada në shtëpinë e tyre në mënyrën siç e kanë marr deri tash”, ka thënën ai.

  • Organizuan skema piramidale dhe bixhoz, arrestohet një person në Skenderaj

    Organizuan skema piramidale dhe bixhoz, arrestohet një person në Skenderaj

    Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.

    Gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy masa, si dhe letra që shërbejnë për printim.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi. Gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy maska, si dhe letra që shërbejnë për printim. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.