ATV

Category: Lajme

  • Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

    Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjeneral Bashkim Jasharin.

    Me Jasharin, Kurti ka thënë se kanë biseduar për arritjet, gjendjen aktuale dhe zgjerimin e ushtrisë me buxhet të dyfishuar.

    Kurti në Facebook ka thënë se përkundër që Jashari ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, ngritja dhe rritja e FSK-së është e papaarë në këta më pak se dy vjet e gjysmë.

    “Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

  • Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti jep detaje për vendimin

    Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti jep detaje për vendimin

    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

    Për këtë vendim sot ka njoftuar kryeministri Albin Kurti.

    “Kalimi në patent shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patent shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:

    -letërnjoftimin,

    -origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

    -certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patent shofer,

    -dëshmi të pagesës së taksës, dhe

    -origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj.”

  • Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

    Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin, në fshatin Mikovicë të Leposaviqit.

    Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me rastin, ku bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë”, njofton Policia.

  • Osmani takohet me presidentin e Liberisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Osmani takohet me presidentin e Liberisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Presidentja, Vjosa Osmani është takuar me presidentin aktual të Liberisë, Joseph Boakai.

    Gjatë takimit, Osmani tha se kanë diskutuar për thëllimin e bashkëpunimit në mës të dy vendeve.

    “Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me Presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, u shpreh Osmani.

  • Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritira të Lëvizjen Kombëtare për Çlirim

    Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritira të Lëvizjen Kombëtare për Çlirim

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim.

    “Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Haradinaj.

    ​26 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

  • ​Mbyllja e terminalit doganor në Ferizaj nuk sjellë dobi për shtetin dhe bizneset

    ​Mbyllja e terminalit doganor në Ferizaj nuk sjellë dobi për shtetin dhe bizneset

    Përfaqësuesit e bizneseve dhe njohësit e çështjeve ekonomikethonë se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtoj politikën për terminalet, pasi shtetëzimi i tyre nuk ka sjellë dobi, por vetëm përfitime për kompanitë transportuese që mbi 90% të tyre vijnë nga Serbia dhe shtetet e tjera.

    Terminali Doganor në Prizren është i fundit, të cilit i kishte skaduar licenca e operimit në vitin 2023. Ndonëse komisioni i caktuar nga ministria e Infrastrukturës, kishte rekomanduar që ky terminal i plotëson kushtet për vazhdim të licencës, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, dhe ky terminali u mbyll për t’u zhvendosur në Vermicë, si terminal shtetëror.

    Tani edhe terminalit Doganor në Ferizaj do t’i skadojë licenca më 24 qershor të këtij viti. Ndonëse terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, Komisioni për shqyrtim dhe vlerësimin e kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë terminal dhe ende nuk ka asnjë përgjigje.

    E afër 300 biznese dhe rreth 30 agjentë doganorë të cilët operojnë në terminalin e Ferizajt kanë nënshkruar peticione, të cilat u drejtohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku shprehin shqetësimin dhe pakënaqësinë e tyre në lidhje me mosvazhdimin e licencës së terminalit në Ferizaj. Ata kërkojnë që t’i vazhdohet licenca e operimit këtij terminali, pasi nuk kanë asnjë ankesë.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Televizionin Publik, se terminali në Vermicë, nuk i plotëson kushtet minimale për operim, madje as ato higjieno sanitare. Kjo ka bërë që bizneset dhe agjentët doganor në Ferizaj të alarmohen se e njëjta gjë do t’u ndodhë edhe atyre.

    “Unë jam i bindur se qeveria, në qoftë se e analizon situatën mirë do ta sheh se nuk është e dobishme që mos t’i vazhdohet licenca Terminalit Doganor në Ferizaj, sepse aty shërbehen të gjitha bizneset jo vetëm të rajonit të Ferizajt mirëpo shërbehen edhe bizneset e rajonit të Gjilanit, por edhe një pjesë e Komunës së Prishtinës bashkë me Lipjan, dhe kjo do t’i dëmtonte shumë këtu biznese dhe kish me ja u rrit koston shumë të madhe. Terminali i Prizrenit i cili ishte i fundit dhe nuk u veprua ashtu siç do të duhej të veprohej në mënyrë ligjore dhe për të gjetur një zgjidhje të vullnetit të mirë por edhe për të vepruar siç veprojnë terminalet në Pejë por edhe atë të Merdares, zhvendosja e oficerëve doganor dhe vendosja në një vend të improvizuar, kjo ju ka ndez alarmin agjentëve doganor dhe bizneseve në Ferizaj që tani do të ndodh një situatë e njëjtë dhe ata do të shkojnë në një vend ku nuk ka kushte elementare për ta bërë punën, nuk ka kushte elementare fito-sanitare, nuk ka kushte elementare të sigurisë. Shikoni, çdo terminal doganor duhet t’i ketë të gjitha kushtet e sigurisë, për arsye se një biznes, vlera e mallit e një biznesi i cili hyn në procedurë të doganimit në një terminal doganor mund të shkojë deri në 1 milion euro. Çka nëse zhduket, çka nëse merr një zjarrë, kush i kompenson bizneset, nuk ka siguri ju lutem, duhet me marrë me shumë seriozitet dhe duhet me kuptu ku është problemi, kështu që le të gjej qeveria çfarë do zgjidhje, çfarëdo kushtet le të kërkon por vetëm t’i siguron kushtet që kërkohen”, ka thënë Rafuna në RTK.

    Eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj i tha RTK-së se derisa bizneset me peticione kërkojnë që t’i vazhdohet licenca e operimit, kjo tregon se ato janë të kënaqura me shërbimet që i marrin dhe se nuk kanë asnjë ankesë. Ai kërkon që vendimet e qeverisë të jenë konform kërkesave të bizneseve.

    “Ka praktika të ndryshme, edhe në vendet në rajon por edhe në kuadër të BE-së, ku ka edhe terminale publike, shtetërore si dhe terminale private. Nxitja e konkurrencës ndërmjet publikes dhe privates, vetëm i sjellë dobi biznesit, por sipas bindjeve të mia dhe analizave që sot janë, biznesi nuk ka pasur asnjë ankesë në raport me terminalet doganore, edhe sa i përket shërbimeve por edhe çmimeve, prandaj tendenca për të shtetëzuar të gjitha terminalet private që sot ekzistojnë, nuk është politikë e drejtë dhe nuk shkon në harmoni me kërkesat që i kanë bizneset. Bizneseve u intereson çmime konkurruese dhe shërbime të shpejta. Në rastin e keq, shteti kurrë, jo vetëm në Kosovë, po në asnjë vend tjetër nuk është institucioni që kryen shërbime shpejt, prandaj binzesit i duhen shërbime të shpejta. Unë i bëj thirrje kësaj qeverie që ta rimendoj shumë mirë politikën e terminaleve doganore. Po jam që të ketë, një, dy, tri termianale shtetërore por të lejohen të afarojnë edhe bizneset private të cilat sot vetëm janë duke punuar. Në këtë rast, terminali doganor i Ferizajt ka kryer shërbime shumë të mira ndaj biznesit, dhe peticioni i biznesit tregon më se miri që këto biznese kanë pasur interes në raport me këtë terminal”, ka theksuar ish ministri Mulaj për RTK-në.

    Peticionet e bizneseve dhe të agjentëve doganorë janë dërguar edhe në Komunën e Ferizajt, derisa kjo e fundit i është drejtuar me një letër qeverisë duke kërkuar shqyrtim të drejtë, meritor dhe ligjor të ankesës së paraqitur nga palët. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ditë më parë ka thënë për Kosovapress, se çështja e vazhdimit të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe se do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera. Ai ka theksuar se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.

  • ​25 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

    ​25 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

    Në Gjakovë sot kujtohet 25 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

    Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

    Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

    Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje.

    Për nder të rënies heroike të dëshmorëve të Gjakovës, Brigada 137 Gjakova e UÇK-së organizon homazhe.

    Agjenda:

    Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve

    Ora 10:15 – Homazhe në varrezat e Martirëve në kodrën e Çabratit.

  • ​Dhjetë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës

    ​Dhjetë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës

    Sot mbushen dhjetë vjet nga vetë-rrëzimi i qeverisjes PDK-AKR, si dhe vetë-shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

    Koalicioni PDK-AKR ishte prishur me iniciativën e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, por jo edhe me pëlqimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Këta të dy, bashkë me liderin e LDK-së opozitare Isa Mustafa vendosën të shpërndahet edhe Kuvendi, pas takimeve me presidenten e atëhershme Atifete Jahjaga.

    Me 90 vota për 4 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës mori vendim më 7 maj 2014 që të shpërndajë vetveten.

    Me këtë vendim, Kuvendi vendosi që të çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014.

    Mocioni ishte ngritur nga një grup prej 57 deputetëve në bazë të marrëveshjes ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit.

    Arsyetimin e kishte prezantuar deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, i cili kishte thënë se me këtë vendim, Kuvendi hap procedurat ligjore për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

    Nisma e deputetëve ishte mbështetur më pas edhe nga grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, përderisa ata të AAK-së kanë prezantuar qëndrime të ndryshme.

  • ​26 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

    ​26 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi bie heroikisht Bahri Fazliu.

    Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila botohej nga LKÇK-ja.

    Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Për nder të 20 vjetorit të rënies sot tek lapidari i vëllezërve Fazliu do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tyre.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

    Në seancën e sotme e cila fillon në orën 10:00, pritet të dëshmoi dëshmitrari i 62-të. Kryetari i trupit gjykues të hënën ka theksuar se dëshmitari i radhës është me videolidhje.

    Të hënën e ka përfubduar dëshminë e tij dëshmitarit të 61-të.