ATV

Category: Lajme

  • ​FSK-ja tregon përgatitje të lartë profesionale në stërvitjet në Turqi

    ​FSK-ja tregon përgatitje të lartë profesionale në stërvitjet në Turqi

    Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Turqisë.

    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se stërvitjet po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojës ushtarake dhe ndërveprimit me shtetet partnere.

    “Ushtarakët tanë kanë përfunduar fazën e parë, ndërsa në fazën e dytë parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

  • Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e terrasve të lokaleve: S`lejohet uzurpimi i pronës publike

    Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e terrasve të lokaleve: S`lejohet uzurpimi i pronës publike

    Kryetar i Prishtinë, Përparim Rama, ka treguar për aktivitetin e Inspektorati i Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë të lokaleve.

    I pari i Prishtinës ka bërë me dije se këto ditë institucioni në fjalë është duke e liruar një hapësirë në afërsi të Pallatit të Rinisë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të lejojë uzurpimin e pronave publike.

    “Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike!”, ka shkruar Rama.

  • Presidentja Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është çështje kohe

    Presidentja Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është çështje kohe

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

    Megjithatë, Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe.

    Osmani tutje ka thënë e në këtë rrugë, Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.

    “Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike. I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”.

  • ​Nuk mund të ndalet anëtarësimi i Kosovës në KiE, thotë Gërvalla

    ​Nuk mund të ndalet anëtarësimi i Kosovës në KiE, thotë Gërvalla

    Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se vendi tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se anëtarësimi në këtë organizatë evropiane nuk mund të ndalet.

    Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Ministrja Gërvalla tha se vendimi për të lënë Kosovën jashtë agjendës së KiE është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë.

    Ajo tha se letra dërguar nga Qeveria e Kosovës në KiE për draft-statutin e asociacionit është bërë me qëllim të tejkalimit të bllokadës që kishte krijuar vendosja e parakushtit të fundit nga BE-ja për hyrjen e vendit në organizatën e madhe evropiane.

    “Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, ka thënë Gërvalla.

    Ministrja Gërvalla tha se dalja në krah të Serbisë dhe lobimit të saj kundër Kosovës në KiE nga disa vende anëtare të BE-së, ka privuar qytetarët e Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.

    “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasburg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër”.

    Gërvalla tha se anëtarësimi i Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë.

    “Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë. Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës”, ka përfunduar Gërvalla.

  • Kryediplomati i Hungarisë: Nuk e votojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Kryediplomati i Hungarisë: Nuk e votojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Szijjarto, që foli para nisjes së takimit të Komintetit të Ministrave të 46 vendeve anëtare të KiE-së, që zhvillon punimet në Strasburg të Francës, theksoi se për qëndrimin e Budapestit zyrtar ka njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Kosovës.

    “Ne kemi një qëndrim shumë të qartë, se ne nuk e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe këtu ne kemi një qëndrim parimor për të cilin i kemi njoftuar miqtë tanë në Kosovë, po ashtu. Ky pozicion parimor është kështu. Ne do të donim të shihnim finalizimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ne besojmë, po flas nga përvoja se sa herë Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, kjo ka qenë një prapakthim në dialog”, theksoi kryediplomati hungarez.

  • Lushtaku: Letra e Gërvallës për draft-statutin tregon një thyerje mes institucioneve, po i bëjnë dëm Kosovës

    Lushtaku: Letra e Gërvallës për draft-statutin tregon një thyerje mes institucioneve, po i bëjnë dëm Kosovës

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë për Ekonomia Online se ekziston një moskoordinim ndërinstitucional sa i përket përgatitjes së draft-statutit të Asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

    Lushtaku përmend letrën e kryediplomates Donika Gërvalla, e cila iu drejtua Asamblesë Parlamentare me një letër, ku thuhet se Qeveria është duke përgatit një draft-statut për ta dërguar në Kushtetuese. Ky fakt sipas tij tregon një thyerje ndërmjet Presidencës e Qeverisë që është në “dëm të Kosovës”.

    “E kemi parë edhe një papajtueshmëri e institucioneve, kemi parë edhe një deklaratë nga zyra e Presidencës ku ka qortuar edhe vetë të paren e diplomacisë së Kosovës nga Qeveria dhe këtu po tregon se ka një thyerje dhe moskoordinim në këtë pjesë dhe kjo nuk i bën mirë Kosovës”, tha Lushtaku, teksa këtë letër e sheh më shumë si politikë ditore.  Ai konsdieron se është e nevojshme bashkëpunimi, jo vetëm ndërmjet institucioneve por edhe ndërmjet pozitës dhe opozitës.

    “Kjo është e nevojshme që jo vetëm Presidenca dhe Qeveria të ketë një koordinim, por edhe  opozitë dhe pozitë me të mirë sepse është në interesin e Kosovës të jemi të anëtarësuar në çdo organizatë ndërkombëtare dhe sigurisht se kjo ishte një manovër sa për tu shfajësuar se ne kinse po mundohemi t’i plotësojmë kërkesat e BE-së, dhe konkretisht të partnerëve siç është Gjermania dhe Franca, por në realitet është vetëm sa për politikë ditore”, tha ai.

    Ndërsa, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Lushtaku tha se Qeveria nuk i ka marrë me seriozitet kërkesat dhe bisedimet e anëtareve të Gjermanisë dhe Francës dhe në një mënyrë apo tjetër ka manipuluar me opinionin publik.

    “Realisht ne nuk i gëzohemi këtij lajmi ne me shqetësim i kemi ndjek që nga fillimi ne e dimë shumë mirë që nuk është hera e parë që Kosova tenton të bëjë anëtarësimin kjo është hera e dytë që ka kaluar në Parlamentin Evropian, ndërsa në Këshill të Ministrave nuk kalon për arsye se kemi kërkesa çfarë i kemi dhe deri më sot kemi parë se Qeveria nuk i ka marrë përsipër me seriozitet bisedimet dhe kërkesat të anëtarëve kryesisht të Francës dhe Gjermanisë”.

    “… në këtë pjesë dhe sigurisht ka manovruar dhe ka manipuluar me opinionin publik derisa ka ardhur deri në një banalitet ku Qeveria ka deklaruar se po humb BE-ja se nuk po e anëtarëson Kosovën ndërsa Kosova nuk po humb asgjë dhe kjo është shqetësuese është fyerje e inteligjencës së qytetarëve të Kosovës sepse e dimë shumë mire së është e nevojshme edhe Kosova sikur në çdo organizatë ndërkombëtare të anëtarësohet edhe në këtë Këshill dhe sigurisht se në këtë pjesë më shumë ndjej keqardhje sesa që ndjehem i gëzuar në këtë pjesë sepse Kosova ka nevojë të anëtarësohet sa më shpejt në organizata ndërkombëtare”, tha Lushtaku.

  • ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të popullsisë

    ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të popullsisë

    Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet të publikohen brenda tre muajve.

    Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave (ASK), ka theksuar se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që sipas tij në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve

    Sipas tij, në ditën e fundit pritet të punohet me orar të zgjatur për të pritur fluksin e qytetarëve të cilët ende nuk janë regjistruar.

    Shala ka theksuar se ky proces ka qenë një nga projektet më të mëdha në vend dhe ka kërkuar angazhim të madh nga të gjithë palët pjesëmarrëse.

    “Qëllimi i regjistrimit të popullsisë nuk është vetëm numri i popullsisë, brenda këtij regjistrimi marrim shumë informacione tjera të cilat kanë me qenë shumë të leverdishme për komunat, qeverinë, Kosovën për ASK-në, për shkak që kemi shumë indikator që nuk kemi mundur me i dërguar në Eurostat pa u kryer procesi regjistrimit”, ka deklaruar mes tjerash Shala për RTK-në.

    Ai gjithashtu ka shtuar se teknologjia e përdorur mundëson daljen e rezultateve preliminare brenda muajit qershor dhe atë përfundimtar deri në fund të vitit.

    Megjithatë, Shala u ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që ende nuk janë regjistruar, duke potencuar se mosregjistrimi do të ndëshkohet me gjoba deri në 2000 euro për individ dhe deri në 20.000 euro për subjekte politike.

  • Kryediplomatja gjermane para mbledhjes së Komitetit të Ministrave: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën

    Kryediplomatja gjermane para mbledhjes së Komitetit të Ministrave: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën

    Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Gjermania të inkurajojë shumicën për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, ajo para gazetarëve ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

    Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është publikuar deklarara e Baerbock ku ajo kërkon që çdo kush që ka përgjegjësi në Kosovë duhet duhet të bëjë gjithçka që shumica e nevojshme në favor të Kosovës arrihet së shpejti.

    “Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në faqen zyrtare.

  • Naftëtarët drejt falimentimit i bëjnë thirrje Qeverisë të marrë masa për çmimet

    Naftëtarët drejt falimentimit i bëjnë thirrje Qeverisë të marrë masa për çmimet

    Shoqata e Naftëtarëve mbajti takim në të cilin shqyrtoi problemet në sektorin e derivateve në Kosovës, raporton Ekonomia Online. Shqetësimet më të mëdha ishin tek naftëtarët e Gjilanit ku tash e 2 vite nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve kontrollimit të çmimeve.

    Fadil Kryeziu nga Fama Petrol- Gjilan i ka bërë thirrje ministrisë së Tregtisë dhe kryeministrit që ti zgjidhin këto probleme të cilat qëndrojnë tash e dy vite dhe sipas tij, në qoftë se nuk zgjidhen do të shkojnë drejt falimentimit.

    “Problemet që i ka Gjilani janë bërë një lloj mode edhe për një pjesë tjetër të Kosovës. Që dy vite kemi probleme, që dy vite i kam lut insititucionet mu marrë. Sot e ka 1.16 hib-i, Adagasi 1.17 na 1.21. Çmimi sot në treg për momentin është 1.18, unë s’di qysh po furnizohen. Ju kisha lut ma s’pari ministrisë së Tregtisë, thirrje kryeministrit apet që të ndëmarrë diqka, jo jo po i mbyllim të gjitha. Te komusmatori hapi parë është pse po na vjedh. Ti e ki 1.22 e ata 1.16. Na Gjilani do të bëhemi për vitra, me humbje që dy vite. Ju kisha lut për këtë kryetar, këtë inciativë thirrem me bo një grup, komision me shku me fol gojarisht, au bo boll ajo. Ka edhe mënyra tjera LVV na vike kufi le të mirret dikush le ta zgjidh këtë problem. Sot është 1.21 e 1.18 e kom marr vet çka me bo me ato tre cent as bukën e punëtorëve sun e nxjerrë”, ka thënë Kryeziu.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se do të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e këtij problemi.

    “Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë problem. Nuk është mirë, ne do e bëjmë maksimumin”, ka thënë Berjani.

    Ndërsa Fadil Kryeziu nga “Fama Petrol” ka thënë se në qoftë se nuk zgjidhet ky problem duhet me u ndërmarrë diçka.

    “Në qoftë se nuk bëhet diçka brenda javës duhet me ndërmarrë diçka. Ju kisha lut me i ndihmu Gjilanit për tri kompani, ama këtu e ka fillu Adagasi, fundin ja dha Hib Petrol. Përkrahna ja sot ja hiq”, ka thënë ai.

    Edhe Musa Rexhepi nga “Albi Oil” shprehu pakënqësi të njëjta.

    “Na i kemi dhënë presion komisionit konkurrues. Kanë qenë në vizitë tek ne, na kemi shpresu që do të jenë sot këtu. U dasht me thirr dikë të ministrisë se Tregtisë në Viti, Ferizaj, Prishtinë. Çmimet e Adagas-it Hib Petrol-it dhe EuroMit janë 20 cent ma shtrejt nuk e di a janë insepektorët me i këqyr këto sene. Na që dy vite e kemi këtë problem, kemi problem edhe me myshterinjë që vijnë në pumpë. Nuk shkojnë këto punë kështu. Ose edhe na duhet ta bëjmë si këta. Nuk vjen në pumpë kërkush vijnë 200 -300 në ditë. Kënd me mbulu me 300 euro brenda 10 ditëve. I kom largu dy punëtorë nuk kam mundësi me i mbajt. Ju kisha lut me na ndihmu ma shumë. Kisha propozu ministrisë së Tregtisë me marrë dikend me ardh në Gjilan. Atje te pikat ku e kanë jo nëpër mbledhje nëse mundeni me na ndihmu”, ka thënë ai.

    Fehmi Rexhepi nga ” Burimi Petrol” ka thënë se të njëjtë e kemi naftën, e po shitet ma lirë me pakicë se me shumicë.

    “Të njëjtë e kemi naftën, është tu shit ma lirë me pakicë se shumicë. Na jemi tu e ble ma shtrenjtë se me shumicë. S’di kush na ndihmon, unë i kom bo tri herë kërkesa Ministrisë, kërkush nuk ka kthy përgjigje. Më kanë thënë nuk kemi çka me bo nuk e di kush na ndihmon neve. Puna ka ra më shumë se 80%”, ka thënë ai.

    Selajdin Beqa drejtor i Përgjithshëm i Autoritet Kosovar i Konkurrencës është kundërpërgjigjur naftarëve të Gjilanit ku ka thënë se jemi shumë të hapur për zgjidhjen e këtij problemi.

    “Ne jemi prezent në treg vazhdimisht po e monitorojmë, vazhdojmë të shohim sjelljet e akterëve që janë në treg. Në rastin e Gjilanit, shumë shpejt do të dalim me disa veprime tona sa i përket rastit të Gjilanit ne erdhëm t’ju dëgjojmë. Plot akuza, ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë nga ana juaj meqenëse jemi aleat autoritet kemi vështirësi po e kemi një insitucion që e mbikëqyr, jemi shumë të hapur të kërkoni autoritet dhe të vini të na vizitoni për secilën çështje”, ka thënë Beqa.

  • ​Tuchel i jep lamtumirën Bayernit: Nuk arritëm marrëveshje

    ​Tuchel i jep lamtumirën Bayernit: Nuk arritëm marrëveshje

    Asnjë hap prapa. Thomas Tuchel nuk do të jetë trajner i Bayernit sezonin e ardhshëm. Trajneri gjerman kishte shpallur lamtumirën e tij me klubin bavarez tashmë në shkurt, por javët e fundit disa thashetheme në lidhje me një ndryshim të mendjes ishin bërë të shumta. Megjithatë, në konferencën për shtyp, ish-lojtari i Chelseat dhe Paris Saint-Germain konfirmoi se ndeshja e së shtunës do të jetë ndeshja e tij e fundit në krye të Bayern Munichut.

    “Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munichut. Ka pasur kontakte, por ne nuk kemi arritur një marrëveshje dhe prandaj vendimi i marrë në shkurt mbetet”, ka thënë trajneri gjerman, përcjellë KosovaPress.

    Kështu tha trajneri, i cili do t’i thotë lamtumirë klubit në udhëtimin e së shtunës në Hoffenheim, pasi fitoi Bundesligën sezonin e kaluar dhe ishte një hap larg finales së Ligës së Kampionëve këtë vit.